13.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6579

Shqiptari kapet me 1.360 kg hashash

0

Gjykata e Ibazas në Spanjë ka lënë në burg shtetasin shqiptar me iniciale H.F 36 vjeç.

Shqiptari që shihni edhe në foto u arrestua duke transportuar sasinë rekord të 1360 kilogram hashash.

Në fakt, shqiptari ishte në kërkim si dëshmitar në kuadër të hetimeve për një organizatë kriminale shqiptare që merrej me grabitjen e shtëpive luksoze në Kosta del Sol.

Por se autoritetet më tej morën informacion se nga Ibiza në Barcelonë kishte kaluar një kamion që kishte brenda sasi të madhe droge.

Policia ia bllokoi rrugën kamionit dhe zbuloi se personi i cili ishte përgjegjës për transportin e aasiësë së drogës ishte pikërisht shtetasi H.F. /Albeu.com/

Çani tregon pse i puth në buzë mysafiret e tij (Video)

0

Moderatori i emisionit ‘Zonë e Lirë’, Arian Çani tregon se femrat në emisionin e tij i puth vetëm pse në vendet shqipfolëse kjo konsiderohet jashtë normës.

Arianin, të gjithë e njohin si person i cili i zë ngusht me pyetje mysafirët, por femrat e ftuara nuk i lëshon pa i puthut.

I ftuar në EliteZone, ka treguar arsyen e kësaj duke shpjeguar se përse vepron kështu duke mos e mohuar se e bën pak për show e pak për t’i shijuar puthjet e tyre.

Demaçi kaloi rrethin e parë për Nobel

0

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e parë për çmimin NOBEL për PAQE 2016.

Këshilli iniciues për çmimin Nobel 2016, për këtë çështje është njoftuar sot, 7 maj, nga Sekretari i Komitetit Norvegjez për NOBEL, Olav NOJSTAD.

Këtë vit për çmimin Nobel për Paqe kishin konkurruar 376 kandidatë nga vende të ndryshme të botës. Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez, dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, kanë aplikuar për ketë çmim me dy kandidatë për dy çmime: Në Norvegji për Adem Demaçin për çmimin Nobel për paqe, ndërsa në Suedi për Rexhep Qosjen për çmimin Nobel për letërsi.

Sa i përket kandidatit të dytë çmimi Nobel për letërsi, Rexhep Qosja, nga Komiteti i Çmimit Nobel nga Suedia , pritet që brenda muajit maj ose qershor të ipet një konfirmim zyrtar, duke pasur parasysh se për Çmimin Nobel për Paqe, është pritur konfirmimi i rezultateve në fund të marsit, por ka arritur vetëm dje, ndërsa për çmimin Nobel për letërsi është dashur të vinte në fillim të këtij muaj, mirëpo ekziston mundësia të vonohet për shkaqe të ndryshme procedurale.

Çmimi Nobel është çmimi më fisnik në botë, çmimi më prestigjioz, sepse ky çmim i ndahet trurit dhe mendjes së intelektualëve botëror dhe mbetët ëndërr e çdo krijuesi, zbuluesi, fizikani, humanisti. Është nder se pari për tërë popullin shqiptar që është arritur të kalohet rrethi i parë.

Ndryshe, në muajin tetor, në Oslo mbahet ngjarja e ndarjes së çmimit NOBEL për Paqe 2016

Leicesteri feston titullin e parë

0

Skuadra e Leicester Cityt ka arritur të mposht Evertonin në “King Power” për të shijuar titullin kampion për herë të parë në histori të Anglisë.

Rezultati i takimit ishte 3 me 1, ku golat për ekipin e Ranierit i shënuan dy Vardy dhe një King, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mirallas.

Leicester dhuroi shou për tifozët duke shënuar tre gola dhe duke luajtur një lojë të shkëlqyer.

Kështu Leicesteri me 80 pikë kryeson Premireligën ku ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund, ku “Dhelprat” do të udhëtojnë në Chelsea për ndeshjen e fundit

Krasniqi: Vetëvendosja duhet të na bashkohet në protestë

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se partia e tij nuk ka vendosur vija të kuqe për koalicion qeverisës me asnjërën parti politike, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, subjektin nga e cila u shkëput dikur. Sipas tij, qeverisja me qytetarët do të ishte më e rëndësishme, por nëse zgjedhjet mbahen shpejt, atëherë “vija të kuqe nuk ka”.

Krasniqi po ashtu ka folur edhe për largimet e fundit të disa nëndegëve të “Nismës”, të cilat, sipas tij, kanë qenë jodemokratike. Ish-kryeparlamentari kosovar thotë se anëtarët të cilët janë larguar i kanë shërbyer më shumë partive të tjera sesa partisë amë. Sipas tij, këto largime mund të quhen edhe kontrabandime dhe manipulime me njerëz. Por, siç thotë Krasniqi, partia e tij nuk ka dashur të merret me “Vetëvendosjen”, partitë tjetër opozitare, edhe pse të ikurit e “Nismës” i janë bashkuar LVV-së.

ZËRI: Si e shihni protestën e 14 majit, a besoni se do të keni sukses pa një parti tjetër opozitare?

Krasniqi: Edhe partia tjetër opozitare do të duhej t’i bashkohej kësaj proteste sepse protesta i ka kërkesat e njëjta si më herët si opozitë e bashkuar. Kauzat nacionale ka edhe shumë probleme tjera për të protestuar. Një nga to janë keqpërdorimet me pronat shoqërore, me pronat komunale, tjetërsimi i pronave, mosfunksioni i ligjit, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, këto janë problemet për të cilat duhet të protestohet jo vetëm për kauzat nacionale.

Po ashtu kapja e shtetit është shumë e dëmshme, ku kemi edhe korrupsion dhe izolim dhe janë shenja ku kjo qeverisje duhet të dorëhiqet. Pushtetin nuk duam ta marrim me dhunë, por qytetari të vendosë për të ardhmen e tyre.

Bayerni kampion

0

Bayerni i Mynihut është shpallur zyrtarisht kampion kampion për sezonin 2015-16.

Ekipi i Guardiolës fitoi me vështirësi 2-1 në transfertë ndaj Inglostadt, ndërkohë që Dortmundi u thye në duelin ndaj Frankfurtit.

Të dy golat për Bayernin u shënuan nga polaku Robert Lewandowski, ndërkohë që Aigner mposhti verdhezinjtë.

Bayerni ka 85 pikë në krye e ndjekur nga Dortmund me 77, teksa mbetet edhe një javë për të zhvilluar.

Familja Rexha përkujton komandant ‘Drinin’

0

Nesër (e diel) në Prizren, shënohet 16 vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës – komandant ‘Drini’.

Familja Rexha ka njoftuar se fillimisht në ora 10:00 do të vizitohet varri i tij në Landovicë, ndërsa në 12:00 në shtëpi do të presin mysafirë eventual.

Ekrem Rexha – komandant ‘Drini’, u vra me 8 maj të vitit 2000 në Prizren në një atentat, autorët e të cilit deri më sot nuk janë zbuluar, me gjithë faktin se u zhvillua edhe një proces gjyqësor, por pa rezultate.

Pas përfundimit të luftës, komandant ‘Drini’ zhveshi uniformën ushtarake, punoi në Departamentin e sigurisë pranë Kuvendit Komunal në Prizren. /PrizrenPress.com/

Ekrem Rexha-njoftimi perkujtues

Zidane: S’di a rri në Real

0

Zinedine Zidane ka thënë se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij si trajneri i Real Madridit, për sezonin e ardhshëm, por gjithçka qo të qartësohet pasi të jetë luajtur Finalja e Champions League.

Ai ka pohuar se ende nuk ka fituar asgjë dhe po mendon vetëm si ta përmbyllë sa më mirë këtë edicion.

“Nuk kemi fituar asgjë dhe po mendojmë vetëm të japim maksimumin në ndeshjet e fundit”.

“Kemi edhe tri ndeshje dhe duhet të koncentrohemi”.

“Pas ndeshjes me Atleticon, do të shihni se çfarë do të bëjmë”, ka deklaruar Zidane në konferencë për media.

United kthehet në garë për pozitën e katërt

0

Manchester United ka shënuar fitore minimale kundër Norwich Cityt 1:0, për të hyrë seriozisht në garë për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm dhe të fitores për Unitedin në këtë ndeshje e shënoi spanjolli, Juan Mata.

Pas kësaj fitoreje Unitedi mbetet në vendin e pestë me 63 pikë, një më pak se sa Manchester City, që nesër luan kundër Arsenalit.

Prezantuesja e njohur: Ja kur refuzoj të bëj seks me burrin

0

Prezantuesja e njohur britanike, Claudia Winkleman i befasoi të gjithë kur tha se refuzon të bëjë seks me bashkëshortin kur ai vishet keq.

Ylli britanik tha se i shoqi, Kris Thykier, 44 vjeç, duket i pështirë kur i zgjedh vetë rrobat.

Nëna e tre fëmijëve, po ashtu 44 vjeç, tha: “Kur ai më thotë se do të veshë atlete dhe kapele bejzbolli, i them: Mos e bëj, nëse do të bësh seks me mua”.