12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6582

Prokurori Bajram Hamitaga: Shoferin nuk e dërgova unë (Video)

0

Prokurori i Krimeve të Rënda Bajram Hamitaga, është shfaqur i habitur kur ekipi i “Drejtësia në Kosovë” i ka prezantuar pamjet filmuara ku shihet shoferi i tij duke negociuar me familjen Paçarizi rreth lëndës të cilën është duke e hetuar Hamitaga.

Në edicionin e sontëm, Hamitaga ka mohuar ta ketë dërguar shoferin e tij te familja Paçarizi për të negociuar për lëndën, ndërsa nuk ka dhënë shpjegim të qartë për arsyet pse shoferi i tij ka ditur për veprimet e prokurorit.

Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk ka biseduar me shoferin Luan Delili për punën e tij si prokuror.

Hamitaga ka deklaruar se ndaj shoferit duhet të ndërmerren masa nëse ai ka keqpërdorur emrin e tij në takimin me familjen Paçarizi.

Shoferi i prokurorisë së Prizrenit Luan Delili është filmuar gjatë takimeve me familjen Paçarizi ku janë diskutuar çëshjet rreth aktakuzës së prokurorisë për Granit Paçarizin.

Takimi i shoferit me familjen është mbajtur pak ditë pasi Granit Paçarizi gjatë një seance gjyqësore akuzoj prokurori Hamitaga për mitëmarrje.

Njëri nga aktorët kryesorë të negociatave, shoferi Luan Delili nuk ka pranuar të flasë rreth takimit të tij me familjen Paçarizi.

Rrëfehet Granit Paçarizi nga Prizreni: M’i kërkuan 5 mijë euro! (Video)

0

Familja Paçarizi ka rrëfyer në emisionin “Drejtësia në Kosovë” për ofertat për mitëdhënie për mbylljen e rastit të tyre. Emisioni ka sjellë edhe pamjet e filmuara të takimeve të familjes Paçarizi dhe shoferit të prokurorisë Luan Delili gjatë negociatave për të heshtur akuzat për mitëdhënie.

I akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë Granit Paçarizi, ka rrëfyer për emisionin “Drejtësia në Kosovë” momentin dhe arsyet pse ai e ka akuzuar për mitë-marrje prokurorin nga Prizreni Bajram Hamitaga.

“Jam qu në këmbë dhe i kam thënë prokurorit se nuk je i drejtë, sepse ke kërkuar pesë mijë euro”, ka thënë Paçarizi për “Drejtësia në Kosovë”.

Ai ka shpjeguar reagimin e prokurorit pas akuzës e po ashtu reagimin e gjykatësit të rastit.

Familja Paçarizi ka rrëfyer në emisionin “Drejtësia në Kosovë” për ofertat për mitëdhënie për mbylljen e rastit të tyre. Emisioni ka sjellë edhe pamjet e filmuara të takimeve të familjes Paçarizi dhe shoferit të prokurorisë Luan Delili gjatë negociatave për të heshtur akuzat për mitëdhënie.

Prokurori Bajram Hamitaga edhe pse ka pranuar se ka qenë pjesë e një takimi me familjen Paçarizi ka thënë se nuk i ka kërkuar para asnjëherë kësaj familje. Ai ka deklaruar se akuzat e familjes Paçarizi kanë për qëllim që ta shpëtojnë të akuzuarin Granit Paçarizi nga përgjegjësia penale.

Negociatat e korrupsionit në Prizren (Video)

0

Në një hulumtim ekskluziv, i cili është transmetuar të premten, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar pamjet e filmuara të negociatave në mes shoferit të prokurorisë dhe Familjes Paçarizi, ku janë diskutuar mundësitë që familja Paçarizi të mos i bëjë publike ofertat për të dhënë mito për prokurorin e Prizrenit, Bajram Hamitaga.

Shoferi i Prokurorisë së Prizrenit Luan Delili, është filmuar nga kamerat e sigurisë tek diskuton me familjen Paçarizi për lëndë të cilat janë duke u hetuar nga kjo prokurori.

Në një hulumtim ekskluziv, i cili është transmetuar të premten, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar pamjet e filmuara të negociatave në mes shoferit të prokurorisë dhe Familjes Paçarizi, ku janë diskutuar mundësitë që familja Paçarizi të mos i bëjë publike ofertat për të dhënë mito për prokurorin e Prizrenit, Bajram Hamitaga.

Në diskutimet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shoferi Delili flet në emër të prokurorit Hamitaga, duke kërkuar nga familja Paçarizi që të ndalë akuzat publike për korrupsion ndaj prokurorit.

Në anën tjetër siç ka transmetuar “Drejtësia në Kosovë”, prokurori Bajram Hamitaga i ka mohuar akuzat për mito të familjes Paçarizi. Ai e ka mohuar të ketë kërkuar para nga anëtarët e kësaj familjeje.

Takimi në mes familjes Paçarizi dhe shoferit të prokurorisë ka zgjatur rreth 30 minuta dhe i njëjti ishte aranzhuar pas akuzave publike për korrupsion të cilat i akuzuari Granit Paçarizi i kishte bërë në Gjykatën e Prizrenit.

Kush është deputeti i PDK-së që shkon me Iva Alikon

0

Rreth 45-ës është mosha e deputetit kosovar me të cilin këngëtarja Iva Aliko pretendon se ka lidhje prej 5 muajsh.

Ajo tha se ai është me flokët kafe, por nuk jep emrin e tij.Ajo për herë të parë rrëfeu se deputeti në fjalë është me partinë Demokratike të Kosovës. Sytë janë gjithashtu me ngjyrën kafe, trupi me gjatësi pak më shumë se mesatarja.

Iva rrëfeu se ai është trup normal edhe sa i përket shëndetit.

Gjithcka është shumë e vërtetë në këtë histori – tha Iva – duke shtuar se nuk ka arsye përse të gënjejë.

Ajo tha se të gjithë e kanë pyetur për emrin e deputetit por deri tani nuk e ka thënë.

Mesazhi prekës i Britney Spears

0

Britney Spears ka shkruar një letër tepër prekëse për djemtë e saj disa ditë para Ditës së Nënës në Amerikë, e cila është më 8 maj.

Këngëtarja u ka shkruar një letër djemve Sean Preston 10-vjeç dhe Jayden James 9-vjeç si pjesë e “Letters From Mom” për revistën “Time”.

“Jayden dhe Preston, ju jeni kryevepra ime,

Që nga dita që pash sytë tuaj të çmuar, besova në mrekullitë e botës. Zoti më ka dhuruar një dhuratë të mrekullueshme, duke zbuluar bukurinë e botës tuaj çdo ditë. Lutem si nënë që forca dhe pasioni të jenë shoqëruesit tuaj në betejat që do të përballeni. Shumicën e betejave do ta fitoni me forcën tuaj. Lutem që të realizoni ëndrrat tuaja.

Zoti gjithmonë vjen pranë nesh duke na pëshpëritur diçka të vogël. Lutem që ju gjithmonë ta kuptoni pëshpërimën e tij dhe të kuptoni zërin që fshihet brenda jush. Gjithmonë besoni në veten tuaj dhe mos harroni se çdo gjë është e mundur.

Shpresoj të mësoni si t’i luteni Zotit në momentin që ndiheni vetëm dhe të kuptoni që ju kurrë nuk jeni vetëm, Ai është gjithmonë aty me ju. Lutem që buzëqeshja dhe dashuria t’ju shoqërojë në çdo hap të jetës”, shkruan Britney.

Zjarr në një shtëpi, vdes babai me gjashtë fëmijë

0

Babai dhe gjashtë fëmijë e tij kanë vdekur në një zjarr në shtëpinë e tyre në Gaziantep, në juglindje të Turqisë, bëjnë të ditur mediat turke.

Mehmet Emin Bakir dhe fëmijët e tij prej 2 deri 15 vjet, kanë vdekur nga zjarri që ra në shtëpinë e tyre mbrëmë. Nëna e fëmijëve është dërguar në spital me lëndime serioze.

Policia pretendon se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë pasi që në këtë pjesë i përdorin në vend të rrymës.

Rolling Stones refuzon Trumpin

0

Rock-grupi britanik, Rolling Stones, ka kërkuar nga miliarderi amerikan, Donald Trump, të ndalojë përdorimin e këngëve të tij gjatë fushatës për President të Shteteve të Bashkuara.

Bendi ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se Trump nuk ka leje për të përdorur muzikën e tij.

“Rolling Stones nuk i ka dhënë kurrë leje fushatës së Trump për të përdorur këngët e tij dhe kërkon që të ndalojë përdorimin e tyre menjëherë”, ka thënë bendi britanik.

Trump ka luajtur këngët e Rolling Stones nëpër tubime për muaj të tërë.

Hiti i vitit 1969 “You Can’t Always Get What You Want” është përdorur veçanërisht.

Në muajin shkurt, edhe këngëtarja britanike, Adele, është distancuar nga Trump, pasi ai kishte përdorur këngën e saj “Rolling In The Deep” gjatë fushatës së tij.

Reagon familja Kqira nga Prizreni: Gjithë pasurinë e fituam me mund

0

Familja Kqiraj nga Prizreni, që në një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës iu sekuestruan prona dhe para të gatshme që kapin vlerë deri në 3.5 milionë euro, në një reagim dërguar në redaksinë e Gazetës Express pretendojnë se raportimet për familjen e tyre janë tendencioze dhe me qëllim të njollosjes së tyre.

Sipas tyre, pasuria që ata kanë ndërtuar e gjitha është krijuar me punë nga vitet 1960 në Zagreb të Kroacisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarr sot në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar pasuri, para të gatshme dhe prona të familjes Kqira. Vlera e tyre arrijnë në 3.5 milionë euro. Bëhet fjalë për një hotel (448 m2); një restorant (327 me2); veranda (92 m2); një objekt (24 m2) parcelë tokë (6664 m2).

Ky është reagimi i plotë i familjes Kqira:

Po qarkullojnë shumë lajme lidhur me konfiskimin e pasurisë së familjes Kqira. Për të disatën herë po e përmendim se gjithë pasuria e familjes tonë është krijuar me shumë mund, punë e sakrificë e këtë e dijnë të gjithë ata që i njohin familjen Kqira. Këtë e vërtetojnë edhe tokat bujqësore dhe fermat që i posedon familja jonë.

Pasuria nuk u krijua tash po kjo pasuri rezulton qysh nga vitet 1960 fillimisht e krijuar nga të parët e familjes Kqira me disa biznese në Zagreb të Kroacisë, e pastaj vazhdon me disa objekte hoteliere, kafiteri, argjendari e tekstil të gjitha këto në Prizren, për të cilat e dijnë të gjithë banorët e qytetit tonë.

Në gjithë këto vite janë të punësuar me dhjetra punëtor që sigurojnë mbijetesën e familjeve të tyre.

Vëllezërit Kqira po mbahen në paraburgim që 12 muaj por ne si familjar kemi shpresë se shumë shpejt ata do të lirohen sepse besojmë në drejtësi prandaj drejtësia edhe në rastin tonë do të triumfoj. Ky reagim vjen pas disa shkrimeve nga gazeta të ndryshme, për t’iu bërë me dije opinionit për të pavërtetat që fliten për familjen Kqira, se këto shkrime janë tendencioze, e kanë për qëllim njollosjen e familjes tonë.

Jemi në pritje të fjalës së drejtësisë e kjo mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Me respekt familja Kqira.

Allegri rinovon kontratën

0

Trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2018.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi, ndërsa ky rinovim i kontratës për trajnerin e njohur vjen pas triumfit të radhës në Serie A, ku Juventus u shpall Kampion për herë të pestë radhazi.

Kosova ka potencial në futboll

0

Kosova kanë potencial për t’i befasuar shumë skuadra. Kështu është shprehur ish-futbollisti i Crystal Palace dhe Swansea Cityt, Shefki Kuçi në një intervistë për BBC-në.

39-vjeçari nga Vushtrria është shprehur i lumtur që Kosova është bërë anëtarja e 55-të e UEFA-s në fillim të kësaj jave dhe beson në potencialin që ka në futboll.

“Njerëzit në Kosovë janë shumë të pasionuar për futbollin e tyre. Kosova është një vend i vogël, por ka numër të madh të talenteve në tërë Evropën”, ka theksuar Kuçi për BBC, përcjell RTKlive.com.

BBC në tekstin e saj rikujton se mesfushori i Watfordit, Valon Behrami dhe mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri kanë lindur në Kosovë, por luajnë për Zvicrën. BBC nga burimet e saj ka kuptuar se ekziston një mundësi e madhe që FIFA t’u japë dritën e gjelbër futbollistëve kosovarë që luajnë për ekipet e tjera kombëtare për t’iu bashkuar Kosovës. Rreth kësaj çështje, Kuçi është shprehur: “Ata (Shaqiri e Behrami, v.j.) luajnë për Zvicrën dhe kanë qenë pjesëmarrës në Botëror dhe në Evropian.

Nuk është e lehtë t’ia kthesh shpinën. Kjo është një zgjedhje personale. Disa prej futbollistëve mund të duan të luajtur për Kosovën, kurse disa do të duan që të vazhdojnë aty ku janë”.