12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 6581

Në Vërmicë arrestohet shtetasi shqiptar me urdhërarrest belg

0

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, dje në orën 15:00, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë ndaj të cilit kishte urdhërarrest nga Belgjika.

“Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga shteti i Belgjikës, është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje në qendrën paraburgimit. /PrizrenPress.com/

Ushtarët turq vrasin 5 persona që po tentonin të kalonin në Siri

0

Ushtarët turq kanë vrarë 5 persona dhe kanë arrestuar 5 të tjerë pasi po tentonin të hynin në Siri ku do të bashkoheshin me Shtetin Islamik.

Ngjarja ndodhi në provincën juglindore turke të Gaziantepit, ndërsa lajmi është konfirmuar të premten nga zyra e guvernatorit të provincës.

Gaziantep kufizohet me provincën Kilis, e cila është goditur shpesh gjatë kohëve të fundit me raketa nga territori Sirian, që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

Emrat e viktimave dhe shtetësitë e tyre nuk janë bërë të ditur.

Kufiri mes Turqisë me Sirisë është një nga rrugët kryesore që është përdorur nga personat që i janë bashkuar Shtetit Islamik gjatë këtyre kohëve.

Edhe një shqiptare në Amerikë nis karrierën e saj (Video)

0

Bebe Rexha ditë më parë ka publikuar videon e këngës së saj të re, ‘No Broken Hearts’.

Gjatë 2016-ës, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe ka shfaqur një ndryshim rrënjësor në imazhin e saj. Nga një vajzë cool që këndonte rock dhe elektronike, me flokët e saj natyralë, Rexha tani ka imazhin e një artisteje tipike pop.

Bebe Rexha është këngëtarja që tashmë është duke arritur sukses në karrieren e saj në Amerikë.

https://youtu.be/8EWsy2bYO0Y

Lepurushja: Dua 2 mijë euro të heq penisin

0

Lepurushja, është pseudonimi i një djali, me një histori të veçantë.

Ai tashmë është kthyer në djalë, dhe është “promovuar” në emisionin “Zonën e Lirë” në “Tv Klan”.

Në vigjilie të ditës ndërkombëtare të LGBT, transeksualja “Lepurushe” është ende me organe gjenitale të mashkullit, dhe i duhen 2 mijë euro për të hequr organin gjenital mashkullor në mënyrë që të kthehet në vajzë.

Duke sfiduar paragjykimet, “Lepurushja” me emrin e djalërisë “Xhesi”, vendosi të ndjekë ndjenjat e saj, atë të qenit një femër.

I përjetova sulmet e katër policive sekrete, secila me kriminale se tjetra!

0

Nga Jakup Krasniqi

Në jetën time politike mbi dyzet vjeçare, i përjetova në forma të ndryshme sulmet e katër policive sekrete të nëntokës. E para ishte UDB-a serbo/jugosllave. Arsyeja e të parës ishte pse u anëtarësova në organizata të fshehta për të vazhduar e përhapur idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të zi më Nënën Shqipëri. UDB-ashet na quajtën më epitete të ndryshme si: “nacionalistë, irredentistë, shovinistë, armiq të socializmit e vëllazërim – bashkimit e epitete të tjera. Për këto akuza, banditët jugosllav dhe bashkëpunëtoret e tyre shqiptarë me dënuan dy herë (siç dënuan edhe shumë shqiptarë të tjerë), herën e parë në gusht të vitit 1981 (14 vjet) dhe një vit më vonë (1982), ma shqiptuan dënimin prej 15 viteve, nga të cilat i mbajta mbi 10 vjet burg.

Sulmin e dytë, e pata nga Shërbimi Sekret i LDK-së (i edukuar dhe i specializuar nga UDB-ja jugosllave). Po pse bëheshin këto akuza dhe kur filluan?

Vërtetë është vështirë të thuhet pse bëheshin këto akuza. Akuzat serbe bëheshin kundër lirisë e çlirimit tonë. Po pse bëheshin këto të UDB-ës së LDK-së? Këta me akuzonin pse kisha marrë guximin pa e pyetur sulltanin e LDK-së, që t’i merrnim në duar armët për çlirimin e Atdheut. Këta e mohonin prezencën time në Malet e Kosovës e më qitnin shpesh në Shqipëri ku” kisha marrë ndonjë thikë prapa shpine”. Shpesh me nxirrnin në Evropë në ketë e atë qytet, madje ma “shëtitnin nëpër Evropë me një Mercedes Benc të zi, djalin tim”, e që aso kohe ishte vetëm katër vjeçar. E lloj – lloj akuza të tilla që përhapte nëntoka e LDK-së. Ketë propagandë të ndytë nuk e pushuan as pas Luftës Çlirimtare, gjithnjë me qëllimin për të madhëruar e himnizuar politikën e nënshtrimit të kreut të LDK-së?! Dallimi në mes kësaj të dytës më atë të paren ishte, se kjo nuk pati mundësi të me dërgonte në ndonjë burg. Por, gënjeshtrat e kësaj të fundit ishin më të paskrupullta sesa ato të UDB-ës?!

Sulmin e tretë, më të sofistikuar dhe banal e mora nga Shërbimi Sekret i PDK-së, kuptohet i intensifikuar pas largimit tim nga kjo parti edhe pse ai kishte filluar edhe para “aferës Pronto”, por që u intensifikuar pas kësaj duke i shfrytëzuar mediat, portalet dhe rrjetet e ndryshme sociale. Dirigjimi i kësaj fushate të egër vinte nga kreu i saj, Thaçi. Ky sulm me lloj-lloj gënjeshtrash, sharjesh e denigrimesh përveç rrjeteve sociale e portaleve të ndryshme, vazhdonte edhe gojë më gojë, kudo ku arrinte, nuk kurseheshin as njerëzit e afertë të cilët josheshin më oferta të ndryshme financiare e të punësimit, krejt kjo bëhej që të me lenin “si peshkun në zall” dhe deri diku ia arritën qëllimit, por jo aq sa deshën. Për të me mundur, në Drenicë e në fshatin tim derdhen para të shumta, mashtruan me vende të shumta pune e gënjeshtra të tjera, për të thënë: “Ja ketë (Jakupin) nuk e mbështesin as në fshatin e tij”. Ndonëse angazhimi im politik ishte bërë për komb e atdhe e jo për ndonjë fshat a komunë të veçantë! Ana më negative e kësaj fushate ishin: sharjet e fyerjet më primitive të mundshme, gjë që nuk i kisha dëgjuar as nga dy UDB-të e para. Përgatitjet e tyre ishin më të avancuara sesa ato të Serbisë e të LDK-së, të avancuara për ligësi, shpifje e sharje. Diçka nga ato e dinë edhe opinioni publik. Dhe këto i bënin kundër meje, ani pse isha themeluesi dhe organizatori kryesor i PDK-së?! Dhe ata i mbanin familjet e tyre, po nga ajo PDK që kisha investuar shumë.

Tani, në radhë është sulmi i katërt i një lufte tjetër speciale. Ai sulm po vjen nga individë të VV-së, sidomos pas ikjes nga NISMA të Xhevat Bislimit (i cili u ushqye për dy vjet nga Nisma e punoj kundër saj pa pushuar), i cili duhet të jetë i koordinuar nga “specialci” i këtyre gjerave të liga, Dardan Mulliqi i VV-së dhe kisha dëshiruar që gjithçka të mbetej brenda këtij numri. Kulmi i luftës së këtyre të fundit që është intensifikuar, pas një takimi të rastësishëm që patëm në një koktej të organizuar nga Zyra e BE-së në Hotelin Sviss Diamand, me Hashim Thaçin i cili erdhi në tryezën tonë, natyrisht i pa ftuar. Këta e shfrytëzuan ketë takim për të më linçuar, sikur unë të isha kthyer në gjirin e Thaçit e të PDK-së? Po të doja, do të kthehesha pa i marrë leje askujt! Jam i bindur se këta njerëz -hijena, janë shumë herë me të gatshëm të hynë në gjirin e PDK-së që ka degraduar gjithçka në jetën tonë politike e institucionale! Këta njerëz të sëmur pas pushteti, nuk i pengon takimi im më Thaçin ashtu si u bë dinakërisht, por i pengon këmbëngulësia e autoriteti im i ndërtuar kujdesshëm për më shumë se 40 vjet për të qenë në shërbim të kombit e të atdheut. Por, edhe për faktin se po donë të shiten si opozitarët e vetëm në Kosovë. Nëse kështu na qenka opozita, me gënjeshtra e mashtrime, vaj halli për Kosovën kush paska mbetur opozitar?!

Ne e kishim një luftë çlirimtare, por ku ishin këta trimosh kur luftohej për jetë a vdekje në qytetet e fshatrat, në fushat e malet e Kosovës? Atëherë ata e kishin moshën më të përshtatshme sesa unë për të luftuar! Ku e kishin futur kokën atëherë këta hardhuca të pa gjak? Në zallin e cilit det e kishin futur kokën? Pse nuk ua mësynë çetave të lirisë e të bashkimit kombëtar atëherë kur ishte koha për luftë? Apo donë të na thonë se me ata fillon e mbaron historia e shqiptarëve? Këtyre tipave psikopat, nuk ju duhen aleatë që dinë të mendojnë me kokë të vet, por njerëz që i pranojnë urdhrat e tyre verbërisht, si kuadrot e “reja” të zhveshura nga çdo dinjitet e integritet. Ata gënjeshtarë, shpifës ordiner, po menduakan se unë duhet që t’ju marrë leje se më ke do rri e do të bisedoj?! Këta njerëz, që pa asnjë fije pushteti sillen në ketë mënyrë, si do të silleshin duke qenë në pushtet?! Kjo propagandë e tyre, pas një takimi të rastësishëm, është propagandë e tipit gebellsian! Një propagandë e tillë, e njerëzve të pa pushtet, duhet të jetë e frikshme për çdo njeri normal! Si do të silleshin po të kishin pushtet?!

Unë, nuk kam frikë nga cerberët e tillë, se me diçka të tillë nuk është hera e parë që përballem, për ketë farë të keqe jam më se imun. Por kjo logjikë e të vepruarit nuk duhet të gjejë në mesin tonë as kohë e as hapësirë veprimi. Njerëzimi dhe ne shqiptarët, ketë politikë e kemi kaluar para dekadash, prandaj ketë frymë “shpëtimtare” duhet mbyllur në kafaz?! Nga kjo frymë banditësh, kombit dhe atdheut nuk mund t’i vije asnjë e më asnjë e mirë, veç riciklimit të fatkeqësive?! Ky popull nuk ka nevojë për fatkeqësi të reja e as për “çlirimtarë“ të rinj e psikopatë!

Unë ndjehem mirë që kontribuova në PDK-në. Nuk kontribuova që Thaçi të sillej si monark. E kundërshtova dhe për atë, si mora leje askujt! As Dardanit e Xhevatit e sojit të tyre! Thaçi, vendit e popullit i krijoj shumë vështirësi e probleme, por asnjëherë me miratimin tim. Natyrisht, që nuk ndjehem aspak mirë që gati u gabova për t’u bërë bashkë me ata që nuk njohin asnjë vlerë kombëtare të krijuar nder shekuj e vite, veç demagogjisë nacionaliste të tyre. Ata nuk kanë e as njohin asnjë mirëkuptim a kulturë njerëzore. Jam më se i lumtur që mësimi i parë i marrë në PDK, nuk me lejoj ta bëja të dytin, se nuk do të kisha kohë që ta korrigjoja.

E shfrytëzoj ketë rast që t’ua tërheq vërejtjen njerëzve të mirë, vajzave e djemve të rinj, të mashtruar nga propaganda gebellsiane e këtyre tipave, të distancohen e largohen nga njerëzit e tillë të cilët gënjeshtrën e denigrimin e njerëzve dhe të bashkëpunëtorëve e bashkëluftëtarëve e kanë “parim”! Këta njerëz, janë si hajni që të “hynë në shtëpi e të bëjnë vishkull”! Kujdes nga ta!!! VV-ja duhet t’i tregoj opinionit a i mbështet këta njerëz që pikëpamjet e tyre i përhapin përmes portalit “bashkimi kombëtar” apo është metodë e tyre e punës?! “Bashkim i fortë kombëtar” apo jo?!

Sinqerisht ndjehem shumë i lehtësuar pse u lirova nga kjo farë e keqe!

Milan ka gjetur trajnerin e ri

0

Drejtuesit e Milanit e kanë gjetur trajnerin e ri për edicionin e ardhshëm dhe ai do të jetë trajneri italian, Vincenzo Montella.

TuttoMercato shkruan se, Montella në fund të këtij edicioni do të largohet nga Sampdoria për të marrë drejtimin e Milanit.

Drejtuesit e skuadrës milanezë nuk janë të kënaqur me punën që po bënë Brocchi dhe janë të bindur që Montella mund ta kthejë skuadrën në krye të futbollit italian.

Montella-firentina

‘Nëse nuk luani mirë ju vras’

0

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka kërkuar nga futbollistët e tij që të jenë profesional dhe të luajnë ndeshje serioze kundër Evertonit.

Leicester tashmë e ka siguruar titullin, por Ranieri dëshiron fitore dhe kërkon seriozitet.

“Do t’i vras me duart e mia. Puna jonë është që të luajmë. U kam dhënë atyre një ditë më shumë pushim dhe nga ajo që kam parë në stërvitje, ata janë shumë mirë”, tha Ranieri gjatë konferencës për media.

Riciklimi i Hoxhajt, skandal politik

0

E kaluara në MASHT dhe MPJ e ndjek nga pas ish-ministrin. Analistët janë tepër kritikë për riemërimin e Enver Hoxhajt, sepse, sipas tyre, ai nuk bëri asgjë, kur ishte në Qeveri, për t’i ndalur abuzimet, siç ishte rasti me aferat milionëshe të teksteve shkollore, apo degradimi i shërbimit diplomatik të Kosovës

Vendimi i kryesisë së PDK-së për rikthimin e deputetit Enver Hoxhaj në pozitën e ministrit të Jashtëm, pas lirimit të kësaj pozite nga Hashim Thaçi, pavarësisht rezultatit të tij të dobët në qeverisje për dy mandatet e kaluara, ish-ministër i Jashtëm dhe ministër shumë i dështuar i Arsimit, po befason për të keq jo vetëm deputetët e partive politike, brenda dhe jashtë koalicionit qeverisës, por edhe analistë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan Kosova Sot.

“Diplomacia e Kosovës me vite ka qenë e dështuar dhe vazhdon të jetë e tillë. Edhe me herët, Ministria e Punëve të Jashtme, edhe para Thaçit, gjatë mandatit të tij, por besoj edhe tash, nuk e ka arsyetuar aspak rolin e saj. Kanë qenë shumë të pakta njohjet që ka sjellë Ministria e Jashtme e Kosovës. Thaçi e përfundoi mandatin me një njohje të vetme, të cilën mezi e solli. Mendoj se do të vazhdojë situatë e njëjtë. Përndryshe roli i MPJ-së është esenciale për politikën e jashtme të shtetit dhe sjelljen e njohjeve. Mendoj se në të ardhmen, jo vetëm kryeministri, por edhe Kuvendi duhet ta vlerësojë performancen e MPJ-së dhe të kërkojë nga kryeministri që të ndërmarrë veprimet e duhura për ta përmirësuar gjendjen në këtë ministri”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”.

Vjen Radiohead

0

Radiohead ka lansuar këngën më të re “Daydreaming”, që është pjesë e albumit të tyre më të ri – i nënti me radhë – dhe që bendi ka lajmëruar se do të dalë në treg më 8 maj.

Kënga është publikuar së bashku me klipin e punuar nga Paul Thomas Anderson.

Spoti nis me frontmenin e Radiohead, Thom Yorke, që ecën nëpër një seri vendesh të ndërlidhura – apartament, parking, spital, shtëpi, lavanderi, plazh, për të vazhduar nëpër një bjeshkë të mbuluar me borë dhe për të përfunduar në një shpellë.

“Daydreaming” është kënga e dytë e publikuar, pasi vetëm para pak ditësh bendi ka lëshuar singlin e parë “Burn the Witch”. /Politiko.net/

Veseli sot zyrtarizohet në krye të PDK-së

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do ta mbajë Konventën Zgjedhore, në të cilën do të zgjedhet kryetari i partisë dhe Këshilli Drejtues.

Kadri Veseli, i cili para disa ditëve ka shpallur kandidaturën për kryetar partie, deri më tani nuk ka asnjë kundërkadidat. Pjesë e rendit të ditës së kësaj konvente do të jetë edhe plotësimndryshimi i statutit të PDK-së.