26.6 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6586

Prizreni shënoi Ditën e Dëshmorëve

0

Në Prizren është shënuar sot Dita e Dëshmorëve. Nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, tha se “dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm”.

“Vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit”.

Kabashi tha se 15 shtatori si datë duhet të jetë e veçantë në tërë komunën për t’i përkujtuar të gjithë ata që u flijuan në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Ndërkaq, Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi,tha se dëshmorët janë ata që i japin kuptim angazhimeve të të gjithë neve për të jetësuar amanetin e tyre, për një vend të përparuar.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, aktualisht edhe këshilltar i Kuvendit të Prizrenit, Alush Shala, gjithashtu tha se do të angazhohet që 15. shtatori të jetë ditë e veçantë, kur duhet të përkujtohen të rënët për lirinë e atdheut nga komuna e Prizrenit,transmeton TVPZ.

Edhe pse sot është parë një numër i madh i pjesëmarrësve në shënimin e ditës së dëshmorëve të komunës së Prizrenit, numri i familjeve të dëshmorëve ishte vetëm 14 që morrën pjesë në homazhe, nga mbi 150 familje sa i’a kanë falur bijtë e tyre çlirimit të Kosovës nga komuna e Prizrenit.Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe para Monumentit të Lirisë dhe shtatorëve të komandatëve, Remzi Ademaj, Ismet Jashari, Xhevat Berisha dhe Pal Paluca/PrizrenPress.com/

Rrokulliset një veturë në Dragash

0

Një veturë është rrokullisur në Dragash. Sipas policisë, vetura është rrokullisur për shkak mospërshtatjes së shpejtësisë.

“I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën Citroen duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi veturë, me ç’rast rrokulliset”, njofton PK-ja.

“ Si pasojë e aksidentit vozitësi i veturës pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar”./PrizrenPress.com

Nis Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec

0

Mes datave 15 e 17 shtator, për herë të parë në Rahovec organizohet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i cili mëton të mbledhë poetë e dashamirë të letërsisë në një vend.

Në Rahovec pritet të vijnë nga Turqia , Franca, Malta, Irani, e vende të tjera, por pa lënë anash edhe ata shqiptarë që janë Xhevdet Bajraj, Imer Topanica, Fjolla Spanca, Naime Beqiraj, Basri Çapriqi, Xhevat Latifi Miradije Ramiqi, Zvonko Karanovic e Ibrahim Berjashi.

Përveç leximit të poezive nga poetët e pranishëm, në këtë edicion të parë të festivalit do të bëhet edhe prezantimi i librit “The Winekeeper” të poetit amerikan William S. Peters.

Hapja zyrtarë bëhet më 15 shtator, me fillim nga ora 15:00, në hotelin “Esra Pallace”.

Prokurorja Hajdari: Kolegët e mi më shumë kujdesen për pamjen se hetimin e krimit

0

Prokurorja speciale Drita Hajdari është shprehur se Prokuroria ndihet e turpëruar nga disa kolegë që më shumë kujdesen për pamjen e tyre se sa për hetimin e rasteve kriminale.

Hajdari është shprehur e shqetësuar me numrin e madh të rasteve të errëta të korrupsionit, njofton Klan Kosova.

Ajo këto fjalë i tha gjatë shpalosjes së hulumtimit të opinionit publik në lidhje me korrupsionin nga lëvizja FOL.

O’Connell: I turpshëm raporti i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

0

Një hulumtim i Lëvizjes Fol ku qytetarët janë pyetur për tri problemet kryesore, rreth 52.80 për qind e tyre del se problem kryesor e konsiderojnë papunësinë, rreth 39 për qind e tyre mendojnë se korrupsioni është njeri nga problemet kryesore si dhe rreth 34 për qind e qytetarëve mendojnë që performanca e dobët e Qeverisë është një nga problemet kryesore në vend.

Sa i përket pranisë së korrupsionit në institucione, qytetarët mendojnë se ai është më i përhapuri në Qeveri me rreth 40 për qind , 27.90 për qind mendojnë që korrupsioni është më së shumti i shtrirë në partitë politike, kurse 26 për qind mendojnë që korrupsioni është i përfshirë në sistemin gjyqësorë.

Nga hulumtimi del se për shumicën e qytetarëve sjelljet korruptive janë te papranueshme me rreth 78 për qind, raporton lajmi.net.

Rreth 32 për qind e qytetarëve kanë pranuar se kanë dhënë para apo dhurata për të marr shërbime në institucionet publike.

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se zyrtarë të institucioneve të Kosovës janë deklaruar për luftë kundër korrupsionit, por rezultatet nuk tregojnë progres.

“Rezultatet e raportit janë të turpshme dhe të papranueshme, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik. Qeveria e Britanisë është e interesuar që Kosova të jetë shtet i qëndrueshëm dhe ligjor”, tha ai.

Sipas O’Connell, Kosova nuk ka dëshmuar rezultate konkrete në luftën e dukurive negative.

“Luftimi i korrupsionit duhet të fillojë nga brenda institucioneve. Është e pa tolerueshme përfshirja e zyrtarëve në skandale dhe mos marrja e masave. E ardhmja e Kosovës varet nga sundimi i ligjit”, tha O’Connell. /lajmi.net/

SBASHK-u edhe njëherë kërkon plotësimin e kërkesave

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit me anë të një reagimi ka reaguar ndaj institucioneve të Qeverisë për injorimin që sipas tyre po u bëjnë punëtorëve të arsimit.

“Me këtë reagim publik po i tregojmë edhe një herë ministrit Arban Abrashi dhe gjithë kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Isa Mustafa se nëse nuk bëhet planifikim buxhetor për realizimin e kërkesës që të vihet në jetë Ligji mbi skemat pensionale të financuara nga shteti dhe nëse vazhdohet me praktikën e injorimit të viteve 90-99, atëherë SBASHK-u do të reagojë me gjithë mundësitë dhe mjetet e lejuara sindikale”, thuhet në reagim.

Sipas SBASHK-ut institucionet lokale dhe drejtoritë komunale, por edhe institucionet tjera bashkë me kryetarët e komunave nuk janë duke dhënë as edhe një sinjal se po angazhohen për të zgjidhur çështjen e udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë dhe çështjen e 3 pagave për të punësuarit në arsim me rastin e pensionimit të tyre.

Siç thuhet në komunikatë, ata arsyetohen se nuk ka mjete, por ky “arsyetim nuk vlen as pesë para sepse si mund të ketë mjete për këto dy kërkesa nëse ato me kohë nuk planifikohen në buxhetin për vitin vijues. Duke mos bërë planifikime buxhetore për realizimin e këtyre kërkesave qeveritë lokale sikur pëlqejnë të ndodhin greva në institucionet arsimore dhe nëse vazhdohet kështu greva do të ketë”.

Rekrutimi i paharmonizuar i drejtorëve të shkollave në komuna

0

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave i shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit, që është kontestuar nga Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vënë në pah mungesën e harmonizimit të legjislacionit dhe procedurave në nivel vendi për rekrutimin e drejtuesve të shkollave fillore dhe të mesme.

Në bazë të hulumtimit të EC Ma Ndryshe del se kjo çështje është duke u zvarritur prej muajsh, ndërkohë që institucionet kompetente ende nuk kanë gjetur një definimin të qartë nëse drejtorët janë shërbyes profesional apo shërbyes civil.

MASHT përmes një shkrese ka njoftuar se shpallja e konkursit për drejtor dhe zv.drejtor të shkollave në Komunën e Prizrenit, në formën dhe përmbajtjen si është bërë është e kundërligjshme. “MASHT është njoftuar në lidhje me këtë konkurs nga drejtori i DKA-së në Prizren dhe Inspeksioni i Arsimit menjëherë ka dërguar vendimin për anulimin e konkursit. Ky vendim është apeluar edhe në shkallë të dytë dhe përsëri MASHT ka nxjerr vendim për anulim të konkursit”, thuhet në përgjigjen e marrë nga MASHT-i. Ky dikaster qeveritar sqaron se dispozitat e Ligjit për Arsimin Parauniversitar përcaktojnë se drejtorët e institucioneve arsimore dhe aftësuese zgjidhen në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe kritereve të përcaktuara nga MASHT-i me akt nënligjor, derisa kandidatët që aplikojnë për pozitën e drejtorit të një institucioni arsimor duhet të posedojnë licencën si mësimdhënës të kualifikuar.

Zyra e Personelit në Komunën e Prizrenit përmes një shkrese ka njoftuar se Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim për anulimin e konkursit në fjalë, porse i njëjti nuk është zbatuar meqë ky organ nuk është mbikëqyrës i shërbimit civil. Kjo Zyre ka bërë të ditur se në lidhje me këtë çështje nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ekzistojnë 2 vendime, në bazë të cilave rrjedh se drejtorët dhe zv.drejtorët e shkollave duhet të trajtohen në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil dhe Rregullores për procedura të rekrutimit në shërbimin civil. “Kërkesat e MASHT-it janë që konkurset dhe procedurat e rekrutimit të zhvillohen në bazë të ligjeve dhe udhëzimeve të MASHT-it, gjë që është e kundërt me vendimin e KPMSHCK-së”, thuhet në përgjigjen e marrë nga ZP. Kjo Zyre ka ofruar dëshmi se ka marrë opinion ligjor nga Ministria e Administratës Publike në bazë të cilit drejtorët në institucionet e arsimit parauniversitar gëzojnë statusin e nëpunësit civil dhe ka nënvizuar se ka përfillur katalogun për vendet e punës si dhe ka marrë autorizimin për shpallje të konkurseve nga MAP, derisa kërkesa për shpallje të konkursit ka ardhë nga DKA-ja.

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka pohuar se para shpalljes së konkursit ka kërkuar interpretim ligjor nga MASHT-i dhe meqë i njëjti nuk ka ardhur me kohë, Zyra e Personelit ka shpallur konkursin sipas listës që ka marrë nga DKA-ja, por pa u mbështetur në Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin për Arsimin në Komunat e Kosovës, por vetëm në Ligjin për Shërbyesit Civil. “IA dy herë e ka anuluar konkursin dhe MASHT e ka quajtur të jashtëligjshëm, ndërsa Zyra e Personelit me 28 gusht ka rishpallë konkursin, duke mos e marrë parasysh sugjerimin e MASHT-it. Andaj ne si DKA nuk jemi në gjendje të deklarohemi, pasi kjo çështje tani i takon MASHT-it dhe MAP-it, që të merren në mes vete dhe të zhbllokojnë këtë situatë”, thuhet në përgjigjen e DKA-së.

KPMSHCK në përgjigjen zyrtare ka bërë të ditur se në të gjitha vendimet dhe rekomandimet e dhëna, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave, i ka trajtuar si nëpunës civil, me të cilin qëndrim janë të njoftuara komunat, Ministria e Administratës Publike si dhe Ministria e Arsimit.

“Ministria e Arsimit, deri më tani nuk ka kërkuar ndonjë udhëzim apo koordinim me Këshillin, duke përjashtuar takimin e fundit të datës 25.08.2015, në mes të Ministrisë së Administratës Publike, Këshillit dhe Ministrisë së Arsimit, ku nga Këshilli dhe nga Ministria e Administratës Publike, është përsëritur qëndrimi që “drejtorët dhe zëvendësdrejtorët” janë nëpunës civil”, thuhet në përgjigjen e KPMSHCK.

Këshilli thekson se në vendimet e deritanishme, për të gjitha rastet kur ka pasur autorizim nga Ministria e Administratës Publike për shpalljen e konkursit, i ka njohur përjashtimet në procedurën e rekrutimit të përcaktuara me dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 08/2014 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo arsimor dhe aftësues.

Ndërkohë MASHT ka theksuar se në të gjitha komunat tjera, përzgjedhja e drejtorëve dhe zv.drejtorëve realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për arsim. MASHT ka përkujtuar se Ligji për Arsimin Parauniversitar ka hyrë në fuqi më 31 gusht 2011, derisa Ligji për Shërbimin Civil ka hyrë në fuqi më 14 qershor 2010 dhe se në nenin 50 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 50, shfuqizon të gjitha dispozitat tjera ligjore që janë në kundërshtim me këtë ligj. “Për MASHT janë të papranueshme këto shkelje dhe ne do të marrim masa në përputhje me autorizimet ligjore. Çfarëdo procedimi me këtë çështje në kundërshtim me ligjet është i pavlefshëm dhe dëmton rëndë cilësinë e arsimit në Prizren”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it.

EC Ma Ndryshe ka gjetur se Komuna e Gjilanit më 7 shtator 2015 ka shpallur konkursin për drejtorë shkollash n? bazë t? Ligjit për Arsimin n? Komuna, Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Udhëzimit Administrativ 08/2014. Komuna e e Ferizajt, më 15 korrik 2015 ka shpallur konkursin për drejtorë shkollash në mbështetje të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, Ligjit për Arsimin në Komuna, Ligjit të Punës dhe UA-së 08/2014 të MASHT-it. Komuna e Prishtinës më 26 shkurt 2015 ka shpallur konkursin për drejtorë shkollash në bazë të Ligjit për Arsimin në Komuna dhe UA të MASHT-it 08/2014. Komuna e Gjakovës, më 3 shkurt 2015 ka shpallur konkursin për drejtorë shkollash në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, Ligjit të Punës dhe UA-së 08/2014 të MASHT-it. Komuna e Mitrovicës së Jugut më 11 qershor 2015 ka shpallur konkursin për drejtorë të shkollave në bazë të Ligjit për Arsimin n? Komuna, Ligjit për Arsimin Parauniversitar, Ligjit për Shërbimin Civil, UA-së 08/2014 të MASHT-it dhe pas autorizimit të marrë nga MAP/DASHC.

Duke i marrë për bazë këto të gjetura EC Ma Ndryshe konstaton se institucionet e nivelit qendror duhet që në afatin sa më të shkurtër kohor të harmonizojnë legjislacionin dhe procedurat, si dhe t’i ofrojnë udhëzime të qarta e të përpikta nivelit komunal për zgjedhjen e drejtuesve të shkollave fillore dhe të mesme. Vonesat në këtë drejtim mund të jenë të dëmshme për shkollat, meqë viti shkollor tashmë ka nisur, ndërkohë që në Prizren ende nuk janë përzgjedhur drejtorët e shkollave.

EC Ma Ndryshe rekomandon që harmonizimi dhe udhëzimi t’i eliminojë të gjitha ndërhyrjet e mundshme politike e partiake në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve, marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë ata në menaxhimin e shkollave, por edhe gjatë procesit elektoral. /PrizrenPress.com/

10 kryeministrat shqiptarë të dënuar me vdekje

0

Në 101 vjet shtet Shqipëria numëron 33 kryeministra, që me një llogari të thjeshtë i bie një kryeministër për 3 vjet. Po të heqësh 27 vitet e Mehmet Shehut dhe 9 vitet e Adil Çarçanit, Shqipëria rezulton shteti më i pastabilizuar në Evropë.

Por nga se dallohen kryeministrat e shtetit shqiptar? Është një histori që të lë pa gojë.

Së pari janë 7 kryeministra të vrarë në atentate. Një histori kaq e trishtë që nis që me kryeministrin e parë Ismail Qemal Vlorën, të cilin e helmua në hotelin

“Brufoni” në Perugia të Italisë.
Dhe që vijon më parë me vrasjen në atentat të Esad pashë Toptanit, të Hasan Prishtinës, Idhomeno Kosturit. Apo të Maliq Bushatit të pushkatuar si armik i popullit apo i Kostaq Kotës që vdiq në burgun e Burrelit nga torturat.
Por edhe më e rëndë është vrasja në detyrë apo vetevrasje sipas versionit zyrtar të Mehmet Shehut.
Shifrat vijojnë më tej edhe më të rënda: 10 kryeministra në historinë e shtetit shjqiptar janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre.
Më poshtë disa statistika të përgatitura për DITA nga gazetari Roland Qafoku

7 KRYEMINISTRA TE VRARE
Shtatë kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë. Ata janë Ismail Qemali i helmuar, Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi (në foto) i vrarë në atentat, Kostaq Kota vdekur në burgun e Burrelit nga torturat, Maliq Bushati i pushkatuar si armik.

10 KRYEMINISTRA TE DENUAR ME VDEKJE
Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.
Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë duke pretenduar që fuqitë e mëdha do ti dorëzonin.
Mes 10 të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg.
Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri­tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur

Zogu erdhi sërish në pushtet.
3 KRYEMINISTRA TË DËNUAR ME BURG
Janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg.
Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.

27 VJET, REKORD GUINNES NE DETYRE
Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu.
Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet.
Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.

KRYEMINISTËR 8 VJET, BERISHA REKORDMEN PAS ‘90
Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar.
Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990.
Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.

1 DITE KRYEMINISTER
Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi.
Ai qendroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.

27 VJEÇ KRYEMINISTER
Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël.
Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.

81 VJEÇ KRYEMINISTER
Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë.

Pas tij është Pandeli Evangjeli i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.
2 METER KRYEMINISTER
Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar.

Aksident i rëndë në Suharekë (Video)

0

Në orët e hershme të mëngjesit raportohet të ketë ndodhur një aksident në rrugën transit në Suharekë.

Aksidenti është kapur nga kamerat e sigurisë, dhe ka ndodhur afër pikës së derivateve ‘Ard Com Oil’, raporton Telegrafi.

Në këtë aksident thuhet se ka edhe persona të lënduar.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1175472902469084/

Gara për president nxehet në janar

0

Gara për presidentin e ri të Republikës së Kosovës pritet të nxehet në “ditët e ftohta” të janarit. Deri në atë kohë, pavarësisht se nuk kanë mbetur shumë muaj në dispozicion, nuk do të bëhen publike të gjitha kandidaturat për të parin e shtetit.

Kandidaturat më të favorizuara për president janë të liderëve partiakë, që arrijë të sigurojnë me 30 nënshkrime të deputetëve, të cilët nënshkrime vështirë mund t’i sigurojnë kandidatët e pavarur, nëse nuk përkrahen nga subjektet parlamentare, shkruan ‘Zëri’.

Kosova si Republikë Parlamentare, duke u bazuar në Kushtetutë, është në përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës që ta zgjedhë presidentin e shtetit me votim të fshehtë. Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës, pika 2, thotë se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që i bie se Kosova duhet ta zgjedhë shefin e ri të shtetit më së largu më 7 mars të 2016, një muaj para se presidentes aktuale, Atifete Jahjaga, t’i përfundojë mandati. /Zëri/