5.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6591

Mos e përjetoftë kush atë që përjetova unë!

0

Erdhi edhe një ditë e re. Çdo ditë lindë diçka e re, e unë çdo ditë e më shumë po plakem në shoqërinë e kujtimeve të vjetra. Çdo ditë lexoj diçka dhe në çdo libër gjej diçka që m’i ngacmon plagët, e që mbesin me vite të hapura. Dje lexova një libër interesant, por që i vetmi deri tash shtjelloi të njëjtën histori me atë që përjetova dikur. Për këtë arsye vendosa të publikoj rrëfimin tim, me të vetmin qëllim që edhe një njeri pas meje mos ta përjetojë atë që përjetova unë dikur, shkruan për Portalin tonë, “Kosovarja”, V, nga Prishtina.

Po filloj…

Isha vetëm 17 vjeçe kur për herë të parë përjetova ndjenjat e dashurisë, e kur për herë të parë më rrahu zemra tingëllueshëm, si kurrë më parë. Gjithherë tallesha me vajzat që vuanin për dikë, që qanin pareshtur për dashuri. Por, jo kot thonë se “kush qesh edhe e veshë”.

Me Luanin u takuam në një dasmë, te dajallarët e mi. Ai ishte shok i djalit të dajës. Atë mbrëmje nuk isha mirë me shëndet dhe isha në dilemë të shkoja apo jo. Por, fati qe ashtu i shkruar dhe unë atë natë kalova natën më të paharrueshme në 17 vitet e mia.

Ai që nga fillimi më kishte përcjellë, por nuk e kisha vërejtur. Dikur, teksa vallëzonim, ma kapi dorën. Atëherë, për një çast më rrahu fort zemra. Ishte diçka që s’e kisha përjetuar më parë, por edhe diç që s’dija si t’ia vë emrin. Më shikonte vjedhurazi, e unë kokulur vazhdoja të vallëzoja.

Luani ishte shumë pashëm, i gjatë, syzi e vetulla të trasha, sharmant. E unë, në krahasim me të, dukesha si një vajzë e gjorë. Thënë të drejtën, nuk i kishim mirë punët financiarisht, gjë që shihej edhe nga dukja ime. Por, pavarësisht kësaj, unë atëherë isha shumë e pastër shpirtërisht dhe moralisht, por edhe e sinqertë.

Kisha frikë ta shikoja Luanin, ngase kisha përshtypjen se do më shikojë me dhembshuri. Në fakt, ishte më ndryshe.

Por, edhe te ai ishte zhvilluar një ndjenjë e veçantë në momentin kur më kishte parë. Këtë ma tha djali i dajës derisa po ktheheshim në shtëpi. U entuziazmova edhe më shumë. Atë natë nuk fjeta fare…
Në anën tjetër, gjërat kishin rrjedhur shumë shpejt. Luani ishte interesuar shumë për mua dhe e kishte siguruar numrin e telefonit të shoqes sime, Arditës, meqë unë në atë kohë ende nuk kisha telefon.

Takimi i paharruar

Të nesërmen, derisa ishim në klasë, Ardita insistonte vazhdimisht t’më tregonte diçka. Unë as idenë më të vogël s’e kisha se për çfarë po bëhej fjalë. Kur më tha se më ka kërkuar një djalë me emrin Luan, unë humba, u stepa dhe nuk dija as ku jam. Ajo më tregoi ngadalë se çfarë e si kishte ndodhur. Më vonë Luani e thirri përsëri Arditën dhe çdo gjë ishte spontane. Por, edhe unë vendosa t’i lë gjërat të rrjedhin ashtu siç ishte e shkruar… Në takimin e parë Luani erdhi te shkolla e më mori. Shkuam në një restorant në periferi të Prishtinës, në Hajvali. Ishte hera e parë që po dilja me një djalë. Por, që herën e parë edhe më puthi. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme. Fill pas fillova të qaja nga ajo që përjetova dhe nga mendimet e shumta që ma turbullonin kokën.

Me Luanin vazhduam të takoheshim çdo ditë. Takimet ishin të ëmbla, të këndshme, të hareshme…

Ah, sikur të kthehesha tash vetëm një moment në ato çaste! Dashuria për njëri-tjetrin shtohej çdo ditë e më shumë, kurse unë për pak kohë ndryshova me gjithçka. Nuk mësoja, kaloja shumë kohë jashtë shtëpisë, madje edhe shumë shpesh flija te Ardita, vetëm për biseduar me Luanin në telefon. Por, dikur edhe kjo u zgjidh. Luani dhuratën e parë që ma dha ishte një telefon. Atë e mbaja fshehur nga familja ime. Shumë herë më blinte edhe rroba e gjëra elementare që më duheshin, sepse Luani ishte i përkushtuar shumë pas meje.

Surprizën e parë e kujtoj edhe sot. Ishte ditëlindja ime dhe në orën 24 kishte ardhur te dritarja ku flija. Më uroi ditëlindjen dhe më solli një tortë, e cila ishte në formë zemre, e në të ishte një unazë që shkëlqente. U gëzova shumë…

Edhe sot, në sirtar të dhomës sime e mbaj unazën e veçantë dhe shumë të çmuar për mua. Ajo është diçka e paprekshme. E ruaj si sytë e mi. Nga ana tjetër, lidhja jonë kishte nevojë për rifreskime të reja, andaj edhe iu dorëzova Luanit pa menduar gjatë. Isha në gjendje të bëja gjithçka për të, pavarësisht pasojave. Dhe, me këtë lidhja jonë u forcua edhe më shumë…

As familja ime, e as ajo e Luanit nuk dinin gjë për ne të dy. Ne festuam edhe përvjetorin e parë të lidhjes sonë dhe shumë pak njerëz dinin për ne.

Një ditë të bukur dolëm në piknik, në Gërmi. Asnjëherë nuk e prisja një moment të tillë, sepse kurrë s’më kishte ndodhur as të grindesha me Luanin e lëre më për diç tjetër. Atë ditë ai kishte vënë në qafë një zinxhir me kryq. U tremba nga trishtimi dhe ethet më kapen. Në atë moment ma kujtoi se prindërit e mi ishin shumë të dhënë pas fesë myslimane. Ishte momenti më i rëndë për mua. Por, edhe për Luanin përkatësia fetare ishte preokupimi i vetëm që e kishte bërë atë gjatë gjithë kohës njeri të humbur. Luani më tregoi se ishte i besimit katolik… E, në atë moment m’u duk sikurse morën fund edhe rrahjet e zemrës sime…

Po atë ditë Luani u kishte treguar për mua familjes së tij, të cilët kishin shprehur habinë e tyre se si mund të dashurohej në një myslimane. Kjo kishte bërë që atë ta kritikonin dhe t’ia gjenin menjëherë një vajzë të besimit të tyre për fejesë. Dhe, pas një jave Luanin tim e fejuan. Ndërsa, mua m’u shtua edhe një dhimbje: po ato ditë kuptova se isha shtatzënë… U solla e u pështolla dhe pas një muaji vendosa

Të abortoja. E bëra në spital, përkundër dëshirës sime, por që nuk gjeja zgjidhje tjetër…

Dhe, tash, edhe pse ka kaluar një kohë, unë jetoj vetëm dhe pa të dashur, sepse në shpirt e kam frikën se mund të dështoj përsëri… V. /Kosovarja/

Në Suharekë i vihet zjarri dyshemesë së shkollës

0

Të dyshuar të panjohur kanë hyrë nga dera kryesore në objektin e një shkolle dhe ia kanë vënë zjarrin dyshemesë, transmeton Indeksonline.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, thuhet në raportine policisë

Kosova pranohet në UEFA

0

Pritjes së gjatë të kosovarëve për të qenë pjesë e shtëpisë së madhe të futbollit në Evropë, UEFA sot i ka ardhur fundi.

Në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest, anëtarët e këtij kongresi të UEFA-s votuan pro pranimit të Kosovës me të drejta të plota, duke bërë që të dështojë beteja e Serbisë për të bllokuar Federatën e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja më e re e institucionit më të lartë futbollistik në Evropë, raporton Koha.net.

Për Kosovën votuan pro 28 shtete, ndërsa 24 votuan kundër, përfshirë Serbinë dhe Rusinë, kurse dy ishin abstenime. Kosovës i duheshin vetëm 28 vota për pranim në UEFA.

Që nga 13 janari i vitit 2014, Kosovës i ishin lejuar miqësoret për përfaqësuesen dhe për klubet, por me disa kushtëzime, kurse që nga sot ajo do të trajtohet e barabartë nga UEFA me shtetet e tjera të botës.

UEFA sot votoi kundër ndryshimit të statutit të saj që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura, megjithatë u votua sot për Kosovën.

Pas pranimit të FFK-së në UEFA, më 13 maj do të mbahet edhe Kongresi i FIFA-s në Meksikë, me ç’rast do të votohet për pranimin ose jo të Kosovës në këtë shtëpi të futbolli.

Në rast se merret vendim pozitiv për Kosovën edhe në Kongresin e FIFA-s, atëherë përfaqësuesja do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.

Nën ethet e Budapestit

0

E gjithë ekspedita e Kosovës që ndodhet në Budapest, është nën ethe të pritjes se vendimit të Kongresit te UEFA-së për Kosovën.

Krerët e zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës bashkë më 20 gazetarët e akredituar janë duke pritur momentin kur UEFA do të diskutojë për kërkesën e FFK-së për pranim në UEFA.

Optimizmi nuk mungon dhe gjithë njerëzit nga Kosova janë duke pritur momentin historik për futbollin e Kosovës.

Vjedhje e rëndë në Suharekë, arrestohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni rajonal i Prizrenit, ka njoftuar se pas një pune intensive të hetuesve të policisë në Suharekë, është arrestuar një i dyshuar i cili kishte kryer vjedhje në kafenenë ‘’Ura’’.

Përveç arrestimit policia rajonale e Prizrenit, njofton se të dyshuarit i janë gjetur edhe gjësendet të cilat ishin vjedhur e që kryesisht të jenë pije alkoolike dhe jo alkoolike, cigare të llojeve të ndryshme dhe një sasi e parave.

Në raport thuhet se i dyshuari pasi përfundoi intervistimin, prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij nën masen e arrestit policor

Prizren, vozitësi i dehur përfundon në ambientet e një marketi

0

Një qytetar nga Shqipëria ka përfunduar me veturën e tij në ambientet e një marketi në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:55, në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

Qytetari, përderisa po e drejtonte automjetin e tij të llojit “Ford Focus” duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përfunduar në ambientet e marketit.

Pronari i dyqanit, siç citon policia e Kosovës në raportin e saj ka thënë se i janë bërë dëme me vlerë rreth 5000 euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat hetimore. I dyshuari nuk është intervistuar sepse ishte nën ndikim të alkoolit me mbi katër promilë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalët në mbajtje për të vazhduar me procedura të më tejme.

“Pazari” i PDK-së dhe AAK-së në Prizren në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave

0

Dy partitë politike (PDK – AAK) në Prizren, kanë bërë “pazar” në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore. Pavarësisht se konkursi për këto pozita është hapur nga Zyra e Personelit të Komunës, zgjedhja e drejtorëve të rinj, është bërë në zyrat e këtyre dy partive politike, të cilat janë pjesë e koalicionit të Qeverisë “Muja”. Emrat e drejtorëve të rinj të 14 shkollave fillore, me disa përjashtime, janë anëtarë të PDK-së dhe AAK-së.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it brenda PDK-së, bëjnë të ditur se zgjedhja e drejtorëve është bërë pas një debati që PDK-ja dhe AAK-ja, kanë zhvilluar para shpalljes së rezultateve.

“Paraprakisht janë diskutuar emrat, pastaj janë shpallë edhe publikisht rezultatet nga Zyra e Personelit ”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.
Sipas të njëjtit burim, PDK-ja dhe AAK-ja, “pazarin” e drejtorëve të shkollave e kanë bërë qysh në kohën kur është nënshkruar koalicioni për bashkëqeverisje.

“ Tash janë biseduar vetëm emrat dhe ndarja e shkollave”.

Kuvendarja e VV-së në Prizren Drita Millaku thotë se shumica e drejtorëve të zgjedhur nuk i plotësojnë kushtet për këto poste.

“Jo vetëm mësimdhënësit që po pranohen pa kurrfarë kriteri, tani edhe drejtorët që janë pranuar shumica prej tyre nuk i përmbushin kriteret elementare për këto pozita”,shprehet Millaku.

Ajo ka komentuar edhe zgjedhjen e bashkëshortes së drejtorit të Urbanizmit, Nijazi Kryeziut, si drejtoreshë e shkollës.

“ Vetëvendosje vazhdimisht ka reaguar për këto keqpërdorime. Nijazi Kryeziu është njeriu që po e betonizon qytetin, dhe si duket nuk i mjafton, tani me vendosjen e gruas së vet si drejtoreshë të shkollës po vazhdon që të betonizojë edhe arsimin”.

“Familjarizimi i punësimeve e ka sjellë arsimin e Prizrenit në këtë gjendje të mjerueshme ku jemi sot”./PrizrenPress.com/

Shoqëria civile, nën thundrën e politikës

0

Lidhjet e fshehta të grupeve të interesit në shoqërinë civile me politikën pamundësojnë angazhimin aktiv për ndryshime pozitive në shoqëri. OJQ-të drejtohen nga financuesit e tyre, që jo rrallë i kanë fijet deri te pushtetarët

Qytetarët e Kosovës, veç humbjes së besimit te spektri politik qeveritar, dhe një pjesë e opozitës, për mundësinë e ndryshimeve pozitive në shoqëri, një humbje të tillë besimi po e shfaqin edhe te pjesa dërmuese e shoqërisë civile. Sipas analistëve politikë dhe ekspertëve të pavarur, kjo gjendje e tillë shpërfaqet për shkak të lidhjeve të ngushta të shumicës së grupeve të interesit të shoqërisë civile me politikën, pozitë dhe opozitë, por dëmin më të madh shpresës qytetare ia sjellin lidhjet me partitë politike në pushtet. Këto lidhje të interesit nga individë kyçë brenda shoqërisë civile me politikën, krijojnë bindjen se edhe shoqëria civile është një trup i organizuar, kinse jo politik, pa shpresë se mund të ndryshojë diçka pozitive për qytetarin dhe interesin e përgjithshëm publik. Bazuar në këto rrethana, analisti politik, njohës edhe i praktikave politike ndërkombëtare Adlum Ramadani, thotë se në Kosovë fitohet përshtypja se nuk kemi fare shoqëri civile aktive dhe të aftë për ndryshime “revolucionare” në shoqëri.“Fatkeqësisht, duhet të potencohet se në Kosovë nuk ekziston termi “Shoqëri Civile”, por “Shoqëri Servile”, kjo për faktin se ajo çfarë kemi parë dhe vazhdojmë të shohim janë grupe(klienteliste) kinse të shoqërisë civile që promovojnë planet e Qeverisë dhe padyshim sulmojnë kritikuesit e saj”, është shprehur ai.

Humbja e legjitimitetit

Sipas Ramadanit, niveli aktual i shoqërisë civile ka humbur thuajse tërësisht legjitimitetin për të qenë një organizëm, i cili do të mund të ndikonte në ndryshimin e gjendjes së vështirë që ka katandisur vendin nga kjo klasë e papërgjegjshme politike. “Prirjet autoritare kanë lëshuar rrënjët aq thellë, saqë kanë kapur çdo mekanizëm që eventualisht do të mund të përdorej kundër tyre”, tha Ramadani për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se në praktikat e shteteve të zhvilluara demokratike, ndikimi i shoqërisë civile si korrektor i fuqishëm i politikave të gabuara në qeverisjen e vendit është shumë i madh, derisa te ne po mungon një rol i tillë në interesin e përgjithshëm për qytetarin. “Në shoqëritë demokratike një nga shtyllat bazë është shoqëria civile, e cila në njëfarë forme është kundër pushtetit kur evidentohen padrejtësi/shkelje eventuale, por që në Kosovë ajo assesi se nuk po mund të jetë imune ndaj politikës, të paktën jo deri atëherë sa të jenë të politizuara institucionet. Pasja e një shoqërie civile aktive nënkupton pushtet të denjë, të përgjegjshëm dhe profesional dhe mbi të gjitha pushtet i cili do të mbronte interesat kombëtare të shtetit”, tha Adlum Ramadani për “Kosova Sot”.

Nata e parë e festivalit “Hasi Jehon 2016”

0

Para një numri të madh të banorëve të fshatrave të Hasit, dhe mysafirëve të shumtë nga qyteti i Prizrenit dhe qytetet tjera të vendit, mbrëmjen e të hënës, në Kodrën e Pajtimit u hap perdja e edicionit të 27- të festivalit “Hasi Jehon 2016”. Para parakalimit në skenë të Shoqërive Kulturo-artistike, në sallën e shtëpisë së kulturës në Gjonaj, u hap ekspozita e prodhimeve të bukës, dhe ekspozita e veshjes hasjane. Karakteristikë e këtij viti, ishte demonstrimi i gatimit nga gratë hasjane si dhe përgatitja e materialit për veshjet karakteristike dhe origjinale hasjane.

“Përpara e keni ekspozitën e prodhimeve të bukës, prodhime hasjane të kësaj zeje tradicionale me të cilën kanë mbijetu me shekuj hasjanët dhe krahas tyre keni demonstrimin e gatimit nga zonjat vendase nga fshati Gjonaj. Krahas kësaj është ekspozita e veshjes hasjane, veshjes unike hasjane por edhe demonstrimi i punimit të tyre nga banoret e fshatit Gjonaj” tha drejtori i festivalit Haziz Hodaj dhe shtoi se organizatori në kuadër të festivalit po mundohet ta kultivojë, begatojë dhe ti plasoj te gjeneratat e reja, këto vlera ta pasurisë sonë kombëtare. Ai shprehu besimin se edhe ShKA-të pjesëmarrëse me prurjet që bazën e kanë te trashëgimia jonë shpirtërore dhe materiale do ta pasurojnë programin e këtij edicioni të festivalit Hasi jehon.

Festivalin zyrtarisht e hapi Drejtori i Administratws nw Kuvendin Komunal tw Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili tha se Festivali Hasi jehon, ka njw publik tw mrekullueshëm. Ai Shoqwrive Kulturo-artistike iu dëshiroi sukses.

Me valle me motive hasjane, të parët në skenën e edicionit të 27 të Festivalit “Hasi jehon” parakaluan mikpritësit anëtarët e ShKA “Malësori” të cilët u paraqitën me valle me motive hasjane. Si gjithmonë valltarët e ShKA “Malësori” impresionojnë me veshjet karakteristike hasjane. Para publikut me një këngë u paraqitën në duet Shyhrete Osmanollaj dhe Përparim Brati dhe këngëtari tjetër hasjan Florim Çoçaj

Pas mikpritësit në skenë u paraqitë

Ansambli “Pjetër Bogdani” me vallen “Plaku dhe nusja”, me kërcimin karakteristik të burrave dhe me tri këngë popullore:Këngën “Moj Lahuta e Shqipërisë” e kënduan, Skender Sherifi dhe Nebi Dauti, këngën “Çou moj çikë e dil te ara” e këndoi Farie Tutaj dhe këngën “Një ditë të diele të pash me sy” e kënduan: Avni Metaliaj, Rifat Mulaj dhe Përparim Brati

Pas përfundimit tw programit tw Ansambli “Pjetër Bogdani, pwr shkak tw shiut, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova programin e shfaqi nw sallwn e shtwpisw sw Kulturws. ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova u paraqitë me “Dasmën komanovase, me ritin “nata e pulës kah ana e dhëndrit dhe nata e kanës nga ana e nuses”, vallen me motive nga ana e Anamoravës dhe Karadakut të Kumanovës, me vallen e Nizamit, këngën për vajzërinë, këngën e kanës, lojën me filxhanë dhe lojën e kërcimit trup.

Ansambli “Muharrem e Xhevat Qenaj” u paraqit me Ritet e Shëngjergjit, me lojën e rrasave, hedhjen e gurapeshit, vallen me lodra e zurle, vallen me defa e lodra dhe vallen me tradita të Hasit.

ShKA “Rapsha nga Druma e Tuzit u paraqit me kërcimin tradicional “Vallen e shqipeve” dhe me me tri këngë popullore

Ansambli Foklorik Autokton “Rugova” nga Peja u paraqit me këngën malësorçe të kënduar nga Shaban Demaj, me këngën “Ti po del në qafë të Qakorit” të interpretuar me lahutë nga Isë Elezi, me një ritual lufte, me një valle vajzash, vallen me pistoletë vallen e Rugovës dhe vallen me jatagan.

Juria profesionale: Sami Piraj, Hysen Dida dhe Shaqir Hasi, do t’i përcjellë të tri netët e festivalit dhe do t’i ndajë shpërblimet tradicionale të festivalit “Hasi jehon”

Real Madrid: Ronaldo është stërvitur bashkë me ekipin

0

Cristiano Ronaldo, i rikuperuar pas dëmtimit të pësuar në kofshë, është rikthyer në stërvitje të hënën me Real Madridin, bëri të ditur klubi, që saktësoi se sulmuesi pas rikuperimit është gati për të luajtur në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City të mërkuren (20.45).
“Cristiano Ronaldo dhe (Alvaro) Arbeloa janë bashkuar në stërvitje me grupin”, theksoi klubi i Realit.

Nëse rikthimi i tij konfirmohet, Ronaldo ka mundësinë të mërkurën që në stadiumin “Santiago-Bernabeu” të kalojë rekordin e golave të shënuar gjatë njeë edicioni të Ligës së Kampioneve, që e ka vendosur në sezonin 2013-2014 (17 gola). Portugezi deri tani ka shënuar 16 gola në sezonin 2015-2016.