8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6592

Nisma në Malishevë mbanë tubim mobilizues për 14 majin

0

Nisma për Kosovën Dega në Malishevë ka mbajtur sot një tubim mobilizues në një nga restaurantet e Malishevës, për protestën paralajmëruar të 14 majit.

Në këtë tubim siç shihet edhe në fotot e publikuara nga zyrtarë të këtij subjekti kanë folur Kryetari i Komunës, njëherit edhe Kryetar i këtij subjekti në Malishevë Ragip Begaj, si dhe Deputeti Enver Hoti.

Ky është aktiviteti i parë që është bërë i ditur nga Nisma në Malishevë, lidhur organizimin e kësaj proteste, ndërsa një ditë më heret një takim kishte mbajtur edhe AAK-ja/Gazeta Blic/

Tragjike: Vritet aksidentalisht duke bërë ‘selfie’

0

Një adoleshent në Indi ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht ka qëlluar veten, duke pozuar për një ‘selfie’.

Policia ka njoftuar se 15 vjeçari Ramandeep Singh aksidentalisht tërhoqi shkrehësin e armës, përderisa po bënte fotografi në shtëpinë e tij në qytetin Pathankot, në shtetin verior të Punjabit.

Në Indi deri më tani këtë vit janë raportuar disa raste të vdekjeve që lidhen me pozat ‘selfie’.

Në janar, një adoleshent vdiq në qytetin jugor të Chennait përderisa po përpiqej të merrte një pozë ‘selfie’ në hekurudhë.

Në Mumbai, policia ka krijuar një “zonë pa selfie”, pasi një studente universiteti ra në det dhe u fundos përderisa po bënte një foto me telefonin e saj.

Ridvan Hoxha kritikon heshtjen e LDK-së në Prizren

0

Ish- kuvendari i LDK-së Ridvan Hoxha ka kritikuar Degën e LDK-së në Prizren,për mosreagim për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Sipas tij,LDK-ja në këtë qytet po heshtë para shkeljeve të ligjit dhe nepotizmit të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Reagimi i plotë në Facebook
Vazhdojne abuzimet me arsimin e Komunës së Prizrenit, LDK si parti opozitare më e madhe hesht, janë zgjedhur drejtorët e shumë shkollave, kuptohet mbi kritere politike, në shkelje të ligjit dhe prap LDK po hesht, pse kjo heshtje, kush po dëshiron ta bëjë të heshtur LDK-në, etj. Konkursi është publikuar në shkurt, është zgjatur disa herë afati i dorëzimit të aplikacioneve dhe në fund janë zgjedhur mbi kritere politike, tek më 27 prill 2016, pra një konkurs që ka zgjatur jo më pak se 77 dite, a e gjithë procedura nuk guxon të zgjatë më shumë se 45 ditë. Kjo ndodh vetëm në Prizren.

Duke qenë një nga veprimtarët e LDK-së, për shumë vite, pnëtor i arsimit dhe njohës i problematikës së kësaj fushe, po më duhet ta mbulojë këtë zbrastirë të qëllimshme të cilën po e bëjnë disa nga zyrtarët aktual politik të Degës së LDK-së në Prizren.

Kandidatët e zgjedhur janë krejt politik, ka të zgjedhur mbi baza nepotike, siç është shkolla “ Mustafa Bakiu”, mbi baza klienteliste, puro politike: “ Lekë Dugagjini”, Shkollat në Vërmicë, Romajë, Lugishtë e Hasit, Nashec etj, që janë kryetar nendegesh, anetare te forumit te gruas e ne pozicione tjera te larta partiake.

Nuk ka mbetur një drejtor shkolle që nuk ka një lidhje me politikën e korruptuar komunale.
Çfare reformash po behen ne arsimin prizrenas. Kush eshte kompetent zyra e personelit apo DKA e korruptuar te shpallin konkurs e te zgjedhin drejtoret e shkollave, perse opozita konkretisht LDK ne Prizren nuk kerkon se paku interpretim ligjor nga Gjykata Kushtetuese të R.Kosoves mbi ligjshmerine e kontestit ne fjale me qe rast para nje viti ka reagur edhe MASHT ne Prishtine se procedurat e zgjedhjes se drejtoreve te shkollave i zhvillon DKA e jo Zyra e Personelit .

Maks Velo: Në birucë nuk kam shkruar

0

“Megjithëse ishte mesditë biruca ishte e errësuar … Jashtë binte shi dhe qielli ishte nxirë …” Është kjo një fjali e marrë nga romani juaj “Hetimi”, një roman mbi periudhën e burgut. Le ta nisim nga kjo fjali bisedën … Ku ju çon në kujtesë?

Biruca e parë është e tmerrshme. Është e përgatitur për të bërë përshtypje, për të të thyer, është një nga mjetet e torturës psikologjike. Aty janë të regjistruara gjithë vuajtjet e tërë atyre që kanë kaluar aty, përpara teje, për një periudhë të gjatë apo të shkurtër. Më vonë edhe mësohesh, por ditët dhe javët e para në birucën e parë janë të paharrueshme. Komunizmi për mua ka simbol atë birucën. Është si një top i zi në kujtesën time. Kam bërë një vizatim të mrekullueshëm “Biruca”, që është një nga më të mirat në Ciklin e Burgut.

“Gjithë jetën kisha një lloj ndjesie, atë të poshtërimit që më bënte shteti, por asnjëherë si këtu … Këtu nuk kishte kthim prapa. Shteti komunist nuk dinte të falte apo të kërkonte ndjesë …” Është ky roman një përballje me komunizmin?

Gjithë jeta ishte një përballje me komunizmin. Ishte një sistem i çuditshëm, vazhdonte të degradohej, të rrënohej dhe nuk kishte kthim mbrapa. Aq e vërtetë sa ne ishim të fundit, pasi kishin rënë tërë shtetet komuniste u dorëzua dhe yni.

Poshtërimin e kishte në sistem. Aty ai i provonte karakteret. Kush pranonte poshtërimin edhe mund të vazhdonte të jetonte. Më shumë romani është një përballje me veten time.

E kujtoni shkrimin e parë në birucë? Si lindi nevoja për të shkruar?

Në birucë nuk kishe mundësi të shkruaje. Dy ditë para daljes në gjyq, hetuesi Dhimitër Shkodrani më dorëzoi aktakuzën dhe më dha një fletë letër dhe një laps të vogël 5 cm, me të cilën supozohej se do të bëja mbrojtjen. Në birucë nuk kam shkruar. Kam ndier, kam përjetuar, kam menduar. Ç’do gjë e shkrova pas 1989-s. Por në realitet shkrimet ishin bërë gati që atëherë.

“Spaçi” është një tjetër roman juaji mbi periudhën e kaluar në një nga kampet më të njohura të torturës komuniste. Si e keni shkruar këtë libër?

Tregimin e parë e kam botuar në gazetën “Republika” më 1991. Isha akoma punëtor në Abrazivi. Pastaj vazhdova të botoj te RD-ja tregime të shkurtra, të gjitha nga Spaçi.

Së fundi i përmblodha në një libër të vogël “Palltoja e burgut”, që u botua më 1995-n nga shtëpia botuese “Letrat”. Janë 50 tregime.

Kristjane Monteko i përktheu në frëngjisht dhe shtëpia botuese “Lampsaque” i botoi në vitin 1998 në Paris.

Pastaj kam botuar edhe tregime “Thesi i burgut”, “Phoenix”, 1996; “Kostumi i martesës”, “Onufri” 2002; dhe së fundi “Historia e një cope guri”, “Sejko”, 2006.

Të gjitha këto janë përmbledhur në dy librat “Hetimi” dhe “Spaçi”, botime të “55”-s.

Jeni një ndër autorët që ka shkruar më shumë mbi periudhën e burgut, duke vendosur si në një telajo të vërtetën përtej hekurave… Ishte letërsia një domosdoshmëri për ta thënë këtë të vërtetë?

Po, letërsia ishte një domosdoshmëri.

Më parë nuk më kishte shkuar në mendje se mund të shkruaja.

Më mjaftonin arkitektura, piktura dhe studimet.

Por pas burgut ndjeva një nevojë të papërmbajtshme për t’i shkruar ngjarjet, po ashtu bëra edhe me ciklin e madh “Burgu” me 100 vizatime.

Edhe tani kam mbledhur disa ngjarje, më ndihmon shoku i Spaçit, Cesk Drangu, ai ka kujtesë të jashtëzakonshme.

Ka shumë përcaktime sot mbi letërsinë e shkruar në burg … Ju si e shihni rolin e kësaj letërsie?

Ka rol shumë të rëndësishëm. Është një letërsi specifike që lind nga një kohë të caktuar. Duhet të kemi parasysh se ka dy lloj letërsie burgu.

Është letërsia e krijuar nga Viktor Hygo me Zhan Valzhanin dhe Kozetën, që përshkruan burgjet ordinere. Është edhe letërsia, e cila lindi si rezultat i diktaturave të shekullit XX pas rënies së komunizmit dhe nazizmit. Kjo merret me burgjet politike dhe kampet e internimeve.

Dostojevski tregonte se i duhej një lloj distance nga koha e kaluar në burg për të shkruar librat mbi atë periudhë. Sa e rëndësishme është distanca në këtë lloj shkrimi?

Po, është e domosdoshme që të seleksionosh detajet, të zbutësh urrejtjen dhe ta vendosësh ngjarjen në një kontekst global.

Kështu e ka arti dhe letërsia. Çuditërisht koha u jep një patinaturë tjetër. Besoj se koha duhet të jetë midis pesë deri 10 vjet mbas ngjarjeve, se pastaj emocionet zbehen.

A ka një lloj disidence në letërsinë e shkruar gjatë asaj periudhe?

Kjo pyetje është shtruar shumë herë. Ishte e pamundur, vetëm Kadareja me “Pallatin e ëndrrave” mund të quhet një disidencë.

I çuditshëm është dhe një rast i veçantë, ai i Engjëll Çobës që shkruan “Kujtimet e burgut” në atë periudhë, pasi del nga burgu më 1975-n, dhe që u botuan vetëm tani vonë.

E keni rrëfyer burgun përmes vargjeve dhe prozës … A ka përfunduar ky rrëfim te ju?

Po, sigurisht, tani janë bërë mbi 30 botime, sigurisht jo të gjitha mund t’i quash vepra letrare, por dobia e tyre është e jashtëzakonshme, sepse krahas dokumenteve që po botohen, është krijuar edhe kjo që ju e quani fraksion.

Nga ndryshon letërsia e shkruar në burg nga ajo që bëhej jashtë tij …

Letërsi të shkruar në burg ka pak.

Të sqarohemi, vetëm në burgjet ordinere lejohet të shkruash dhe kanë lindur disa shkrimtarë në Francë dhe në SHBA. Letërsia jonë e burgut është shkruar pas ’90-s. Po marrim në analizë këtë. Ndryshon në atë që shumica e autorëve me të mbaruar ato kujtime nuk shkruajnë më, nuk dinë të bëjnë letërsinë e zakonshme, sepse kjo lloj letërsie ka lindur nga vuajtja dhe nga një jetë e caktuar. E gjitha është e vlefshme si dokumentacion edhe e atyre që dinë të bëjnë letërsi edhe e atyre që nuk dinë të bëjnë. Besoj se e gjitha kjo do të mbetet si letërsi e burgut nën diktaturë. Besoj se kjo tani e ka zënë vendin e vet në letërsinë që është bërë në këto vitet e tranzicionit.

Të pasmeve të Lindës të gjithë ua kanë lakmi

0

Muaj më parë kishte rrëfyer se si kishte humbur shumë kilogramë për të fituar një trup për lakmi.

Madje, Linda Halimi kishte habitur jurinë e talent showt amerikan, “American Idol”, me rrëfimin rreth humbjes së peshës.

Por, së fundi këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale teksa shihet tejet seksi.

Linda, e cila tashmë është instruktore palestre, tregon se ka tashmë zotëron të pasme shumë seksi dhe një trup të tonifikuar

Haradinaj: Po bisedojmë me partitë në pushtet për mbajtjen e zgjedhjeve

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pranuar se janë duke biseduar me partitë në pushtet për çuarjen e vendit në zgjedhje. Ai tregon se personalisht nuk është përfshirë në këto bisedime.

“ Unë nuk jam pjesë e tryezave, por kam deleguar disa kolegë”, tregon Haradinaj për TV Prizrenin.

Vendosja e shtatores së Adem Jasharit, peticioni i rrejshëm

0

Vendosja e shtatores së Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Dragash, ka ngjallur polemika në mes të disa prej përfaqësuesve komuniteteve që jetojnë në këtë komunë.

Derisa OVL thotë se tani është momenti për ardhjen e memorialit në këtë komunë, pala tjetër nuk e kundërshton por thonë se nuk është momenti.

Vendosja e shtatores erdhi me kërkesë të OVL-së …Ata janë të vendosur ta ngrenë atë të paktën deri më 15 –të Qershor kur edhe kremtojnë Ditën e çlirimit.

Në seancën e kuvendit të mbajtur më 28 Prill, kjo pikë e rendit të ditës mori 18-të vota nga 27 këshilltarë që ka kuvendi , por për këtë nuk votuan as po as jo përfaqësuesit e komuniteteve Goran e Boshnjak.

Për këtë Velit Haxhisin që vjen nga VAKAT-i, shprehet se nuk janë kundër vendosjes së shtatores , por ka probleme të tjera ende të pazgjidhura në këtë trevë.

Por, vendosja e shtatores së Adem Jasharit në Dragash është duke u kundërshtuar në rrjetet sociale nga profile të rrejshme, thonë përfaqësues të OVL-së dhe përfaqësues të komuniteteve në këtë komunë.

Shtatorja e Adem Jasharit nuk do ti kushtojë asgjë Komunës së Dragashit, pasi ajo vjen si dhuratë nga Alush Shala, këshilltarë i kuvendit të Prizrenit.

Projekti ideorë do të zërë një sipërfaqe prej 680 metra katrorë dhe ndodhet përballë shkollës fillore në këtë komunë./rtk/

Bie qeveria, zgjedhje në vjeshtë në Kroaci?

0

Në Kroaci ka shumë mundësi që të mbahen zgjedhje të reja në vjeshtë edhe pse në fund të janarit është formuar Qeveria e re, shkruajnë sot mediat kroate.

Në publikun kroat pas njëqind ditësh të punës së Qeverisë flitet për riformatim të Qeverisë, por njëri nga anëtarët e “Koalicionit Patriotik” Darinko Kosor ka thënë për Index.hr se zjgidhja shihet tek zgjedhjet.

“Ne jemi kundër riformatimit të koalicionit qeveritar, ne nuk do të marrim pjesë në këtë, por e shohim zgjidhjen me mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë”, ka thënë Kosor.

Ai ka thënë për Index.hr se nuk është i kënaqur me njëqind ditët e Qeverisë duke shtuar se “të gjithë partnerët e koalicionit” janë fajtor për këtë situatë.

Nisma themelon degë në Evropë

0

NISMA për Kosovën në Evropë thotë se ka shtrirë aktivitetin e saj politik e edhe në shtatë shtete të Evropës.

“Mbase zëri dhe koncepti i saj politik do të fuqizohet edhe në shtetet tjera. Pas një pune të palodhshme të përfaqësueseve të Nismës për Evropë, për zgjerimin dhe afrimin e shumë mërgimtarëve rreth Nismës, do të jetë një rezultati i frytshëm ku do të reflekton me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor dhe zgjedhjen e Kryesisë së saj, Nismës, për Evropë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Koordinatori i Nismës për Evropë, Kadri Gërvalla i përgëzoi të gjithë aktivistët e Nismës, që për një kohë shumë të shkurtër arritën të organizohet, e të fuqizohet, madje edhe t’i shtrij rrënjët e saj si subjekt i ri politikë edhe në mesin e adhuruesve mërgimtar me qëllim që në mërgatë të jetë si alternativa e ndryshimit në interes të tyre dhe të Kosovës. Në këtë Kuvend do të jenë prezentë edhe strukturat e Kryesisë së Nismës nga Kosova, delegatë dhe shumë mysafirë të tjerë. Kuvendi do të mbahet në Gjermani, të shtunën e 7 majit”, thuhet më tej në njoftim.

Derisa po konstituon degët në Evropë, disa në Kosovë i janë ndarë. Kryesitë e degëve në Drenas, Ferizaj dhe Viti kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti duke shprehur kështu kundërshtimin me koalicionin parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt. Nisma këto i ka quajtur rirreshtime.

Partia e Zafir Berishës nënshkruan marrëveshje me Vetëvendosjen

0

Lëvizja Vetëvendosje! dhe Bashkimi Demokratik (BD) i Zafir Berishës, kanë formuar bllokun opozitar në Prizren.

Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të nënkryetarit të LVV-së, Driton Çaushi, deputeti Mytaher Haskuka si dhe zyrtarëve të Bashkimit Demokratik.
Zyrtari i VV-së Arbër Rexhaj, tha se këto dy subjekte politike do të veprojnë si fuqi opozitare në këtë qytet.

“Pas bisedave paraprake me drejtuesit e BD-së, jemi dakorduar për formimin e këtij blloku opozitar, brenda Kuvendit të Prizrenit, për të vepruar si fuqi opozitare përmes bashkërendimit të aktiviteteve për qëndrime të përbashkëta kundër keqqeverisjes që po i bëhet nga partitë në pushtet , për t’i shërbyer interesave publike dhe atyre qytetare”, tha Rexhaj.

Shef i Grupit të Kuvendarëve të BD-së, Skender Susuri tha se kjo marrëveshje është filozofi e re e vendimmarrjes në komunën e Prizrenit.

“Ne synojmë të jemi në radhë të parë edhe zëri i qytetarëve prizrenas në organin më të lartë legjislativ në komunë”, tha Susuri.
Susuri, tregoi se bisedime për t’iu bashkuar këtij blloku kanë pasur edhe me zyrtarë dhe kuvendarë të LDK-së, partisë më të madhe opozitare për nga numrat në Kuvend, por nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për këtë çështje./PrizrenPress.com/