9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6593

Aksident në Dragash, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar në një aksident në fshatin Rapq të Dragashit.

“I dyshuari mashkull K-Boshnjak duke lëvizur me veturën Audi A-3 nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën WV Golf II të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Boshnjak. Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës-viktima dhe dy pasagjer meshkuj K-Boshnjak kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Dy persona në Suharekë kanosin tre tjerë për shfrytëzimin e një rruge

0

Në fshatin Reshtan të Suharekës, dje rreth orës 11:20, janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth shfrytëzimit të një rruge kanë kanosur tre persona tjerë, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kryetari i ri i PDK-së sot shpalos platformën

0

Kryetari i ri i PDK’së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se sot në orën 17 do të flasë për platformën e tij politike në krye të partisë së udhëhequr deri më tash nga Hashim Thaçi. Kjo do të jetë dita e dytë e Konventës Zgjedhorë të PDK’së.

Lideri i ri i PDK’së, Kadri Veseli do të shpalosë sot platformën e tij, me të cilën do të tregojë se si do ta udhëheqë partinë e cila, aktualisht, është e para në Republikën e Kosovës.

Pjesa e dytë e Konventës do të jetë në Pallatin e Rinisë në Kryeqytet.

“Të dielën e kemi pjesën e dytë të Konventës. Në orën 17 në Pallatin e Rinisë do të jetë adresimi i Kryetarit të PDK’së bashkë me ju të gjithë, me siptanizantë dhe anëtarë të tjerë përballë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka treguar Hajredin Kuçi, Nënkryetar i PDK’së.

Ndërkohë, në një njoftim në FB, Veseli ka thënë se mezi po pret vazhdimin e pjesë së dytë të Konventës në Pallatin e Rinisë.

Veseli është Kryetari i dytë i PDK’së pas Hashim Thaçit i cili është në pozitën e Presidentit të Republikës.

PDK, në tri palë zgjedhjet e fundit nacionale, ka dalë fituese e zgjedhjeve. Në dy të parat ka udhëhequr Qeverinë kurse në zgjedhjet e fundit, pozitën e Kryeministrit ia ka dhënë LDK’së.

Veseli në fjalimet e para ka thënë se orientimi i tij dhe i PDK’së do të jetë Europa e jo Turqia.

Në detyrën e re, Veselin e kanë uruar Hashim Thaçi, LDK’ja me Isa Mustafën dhe Ilir Meta. Ndërkohë, ende asnjë urim s’i ka ardhur nga partitë opozitare, AAK, NISMA e Vetëvendosje.

Prokuroria ‘mposht frikën’ pas 17 vjetësh

0

Prokuroria e Shtetit, përmes aksionit të fundit për lirimin e pronave të uzurpuara, si duket e ka nxjerrë nga gjumi i stërzgjatur vetveten. Kjo ngase për 17 vjet me radhë ajo thuajse asnjëherë nuk ka qenë në gjendje që të ndërmarrë ndonjë hap të tillë, dhe madje i ka munguar edhe guximi që të prekë në hiset e politikanëve dhe pushtetarëve, por edhe të oligarkëve të inkriminuar dhe kriminalizuar. Realiteti së fundmi ka treguar se njerëzit e drejtësisë kanë flirtuar e bashkëpunuar me krimin e organizuar të instaluar në shumë institucione të shtetit.

Por, në këtë drejtim shtrohet pyetja se a po këndellet më në fund Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo, dhe a është kjo një shenjë se drejtësia mund të bëjë punën e vet, kur ka kurajë e guxim. Po ashtu a do t’u hapnin rrugë proceseve integruese aksionet e tilla nga organet e drejtësisë, por edhe të kthehej besimi dhe bindja tek qytetarët se edhe prokurorët kosovarë mund ta kthejnë rendin dhe ligjin, nëse edhe gjykatat e bëjnë punën e tyre?

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se vetë fakti se në këtë drejtim ka disa nisma inkurajuese, duhet shpresuar se Prokuroria më në fund po këndellet dhe po del nga letargjia që e ka pllakosur atë për këto 17 vjet me radhë.

Në këtë aspekt, sipas tij, oligarkët politikë për ta vazhduar veprimtarinë e tyre antiligjore i kanë involvuar dhe korruptuar, por edhe shumë të tjerë i kanë shantazhuar ose kërcënuar.

“Si duket, themelimi i Gjykatës Speciale ka krijuar një frymë tjetër në Kosovë, prandaj do të ishte fat për Kosovën nëse drejtësia nismat i ka të mbara, por jo vetëm sa për sy e faqe, apo për nevojat e konsumi të brendshëm politik”.

Më tej, Dibrani ka nënvizuar se megjithatë drejtësia mund që ta bëjë punën si duhet, ani pse, siç thotë ai, jemi dëshmitarë dhe të vetëdijshëm për atë se tërë këto vite kanë shkelur dinjitetin e drejtësisë, duke prekur në të gjitha hallkat e tij, duke korruptuar dhe shantazhuar prokurorë e gjyqtarë.

“Shpresoj se kjo nuk është bërë deri në atë masë, sa do ta pengonin këndelljen e njëmendtë të drejtësisë”, shprehet më tej ai.

Dibrani ka shtuar se nëse Kosova mendon për integrime evropiane, duhet të ndryshojë shumë në mentalitetin dhe kulturën e politikës së saj, siç thotë ai, të punës dhe arsimimit, por edhe atë sigurisë dhe të drejtësisë.

“Drejtësi të mirëfilltë nuk ka, nëse ka kaq korrupsion, abuzime dhe krime kaq të mëdha ekonomike dhe politike.

Ne duhet të jemi optimistë dhe duhet të kthejmë besimin kah faktori shqiptar, i cili është alfa dhe omega e përshpejtimit jo vetëm në procesin e integrimeve, por edhe në zhvillim dhe prosperim të vendit”, shprehet Dibrani.

Ai mendon se pa u pastruar gjendja në drejtësi, nuk ka mundësi teorike që të ketë veprime të shpejta, të drejta dhe vendime si duhet, derisa, sipas tij, e gjithë kjo ‘mrekulli’ nuk mund të ndodhë brenda ditës dhe aq më pak me prokurorë e gjyqtarë të involvuar në krim ekonomik dhe politik.

“Kur ta kemi parasysh se dikush ka qenë i zhytur në këto afera korruptive, pengesat dhe zvarritja do ta shoqërojë edhe për një kohë drejtësinë në Kosovë, e cila duhet të ketë përkrahjen e gjerë nga strukturat, por edhe nga popullata, nëse vërtet e duam integrimin në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.

deputeti i LDK-së, Adem Salihaj tha se Aksionet e ndërmarra ditëve të fundit mund të jenë një fillim, edhe pse tejet i vonuar, por edhe ky fillim është tepër selektiv.

“Aksionet e ndërmarra ditëve të fundit mund të jenë një fillim, edhe pse tejet i vonuar, por edhe ky fillim është tepër selektiv, ani pse as nuk e dimë se cili do të jetë epilogu i këtij procesi. Këto uzurpime nuk ndodhën dje, ato kanë ndodhur që 16 vjet, derisa uzurpatorët kanë përfituar miliona euro nga pronat e uzurpuara. Po ashtu kanë ndërtuar biznese e kanë pasur edhe miliona euro të tjera përfitime”, thotë deputeti i LDK-së, Adem Salihaj. /Kosova Sot/

Mund të ndryshojë procesi i dialogut në Bruksel

0

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata të Kosovës kanë paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Prishtinë, ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për vazhdimin e bisedimeve në mes dy vendeve.

Ajo ka vlerësuar se ky proces i dialogut ka arritur ta bëjë jetën më të mirë të qytetarëve të Kosovës prandaj, sipas saj, nga ky dialog nuk duhet të ketë frikë askush.

“Për Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës”, është shprehur ajo.

Mogherini ka bërë me dije se është duke i diskutuar me palët mënyrat e vazhdimit të dialogut që, siç ka theksuar, ka krijuar klimën e vetëdijesimit jo vetëm në rajon, por edhe në BE për lëvizjet pozitive që kanë ndodhur që prej nisjes së dialogut.

“Autoritetet në Kosovë kanë treguar përkushtim të madh për vazhdimin e dialogut, nga i cili përfitojnë më së shumti qytetarët, por tani duhet një përkushtim edhe më i madh për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Mogherini.

Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se tashmë janë pjekur kushtet që i tërë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kalojë në një nivel tjetër. Ai ka thënë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë. Në këtë kontekst, presidenti Thaçi ka treguar se për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë na pret edhe shumë punë, por ai ka thënë se si parakusht gjithsesi që është implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe i përgjegjësive që dalin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili obligon institucionet e Kosovës ta themelojnë edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më tutje, Thaçi ka thënë se do të vazhdojë ta përkrahë këtë proces duke shprehur gatishmërinë që të kontribuojë sa herë që të jetë e nevojshme.

“Besoj se janë pjekur kushtet që i tërë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të kalojë në një nivel tjetër. Duhet të arrijmë një marrëveshje kornizë që do ta trasojë rrugën për pajtimin e plotë mes dy shteteve dhe popujve”, ka deklaruar Thaçi.

Kurse njohësit e rrethanave politike dhe ndërkombëtare, duke e komentuar ecurinë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel, kanë vlerësuar se shteti i Kosovës duhet të jetë shumë më i zëshëm tek institucionet e Bashkimit Evropian për ta shtuar trysninë mbi Serbinë për zbatim të marrëveshjeve. Sipas Behxhet Shalës dhe Ibrahim Gashit, nëse edhe më tutje Serbia nuk do t’i zbatojë marrëveshjet, vazhdimi i procesit të dialogut do të vihet në pikëpyetje. Ata kanë thënë se dialogu s’ka kuptim nëse marrëveshjet e arritura nuk respektohen plotësisht. /Epoka e re/

Lady Gaga çfarë të ka ndodhur?

0

Lady Gaga çfarë të ka ndodhur? Këngëtarja është shumë e ndjeshme për lukun e saj, në mënyrë që të habisë fansat, por kësaj herë ajo ka habitur fotografët. Këngëtarja është kapur duke dalë nga apartamenti i saj në Nju Jork, me veshje sportive dhe pantallona të shkurtra xhinsi.

Por këmbët e Lady Gaga-s, janë të mbuluara nga njolla të zeza. Të nxirat e saj nuk i kanë shpëtuar gazetarëve paparacë, që nuk kanë hezituar që të fotografojnë këtë gjë të pazakontë tek këmbët e yllit të muzikës.

Lady Gaga

Rihanna i bën klip këngës ‘This is What you Came For’?

0

Rihanna mund ta ketë krijuar klipin për këngën e saj të re me Calvin Harris, duke i rregulluar thonjtë e saj.

Këngëtarja 28 vjeçare dhe ekipi i manikyrit janë parë teksa dëgjonin këngën “This is What You Came” në një video që Calvin e ka postuar në Facebook të shtunën më 7 maj.

“Këtu e keni klipin”, ka shkruar Calvin duke bërë shaka.

Në video, Rihanna shihet duke vallëzuar në karrige, derisa artistja përballë saj vazhdon t’i rregulloj thonjtë e saj.

Ranieri: Është e pabesueshme

0

Menaxheri i Leicesterit, Claudio Ranieri pranoni se ishte e vështirë për t’u përmbajtur emocioneve në kontrollin e tij për të ngritur Leicesterin drejt titullit.

Kampioni i ri mposhti Evertonin në “King Power” duke festuar kështu titullin e parë në histori të Leicesterit.

“Ata tifozë qëndruan me ne gjatë gjithë sezonit. Është e mahnitshme. Unë jam përqendruar të jem i qetë. Por sigurisht që unë jam shumë i lumtur. Gjaku im është i pabesueshëm”, tha Ranieri pas festes së Leicesterit.

“Foex” tani do të jenë edhe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa Ranieri ka disa këshilla për tifozët e tyre.

“Themelet janë të fortë. Tani është e rëndësishme të rritet, ndal ngadalë. Do të jetë një sezon shumë ndryshe, por duhet të ëndërrojmë. Mbani ëndrrën” ka thënë Ranieri.

Mustafi kthehet në Itali

0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron të përforcohet me dy ose tre futbollistë për edicionin e ri, shkruan Tuttosport.

Njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, i cili po tregon paraqitje shumë të mira në dy edicionet e fundit.

Lojtari ka thënë se është i lumtur në Valencia, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit.

“Jam shumë mirë në Valencia dhe kam kontratë deri në vitin 2019. Por, gjatë afatit kalimtar gjithçka mund të ndodhë dhe ju kurrë nuk e dini. Kjo varet edhe nga oferta e cila vjen”, tha Mustafi.

Kujtojmë se përveç Juventusit, për Mustafin ka shprehur interesim edhe Borussia Dortmund, e cila e sheh atë si zëvendësues ideal të Mats Hummels.

Protestuesit hodhën ngjyrë te ura milionëshe e ‘Shkupi 2014’

0

Lëvizja Civile “#Protestoj” të shtunën kan mbajtur protestën e 19-të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Protestuesit pasi u mblodhen te vendi i përhershëm në Prokurorinë Publike Speciale, ata gjatë rrugës në drejtim të Parlamentit, hodhën ngjyrë tek ura me ngjyrë ari dhe shkruajtën “Varfëri”. Më pas ata shkuan para ndërtesës së servisit publik MRTV atje kanë lëshuar “bombat” e opozitës, gjegjësisht materialet e përgjuara të funksionarëve të Maqedonisë në të cilat ka material për krim dhe korrupsion.