13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6596

Kapen superhajdutët, vodhën tri banesa brenda natës

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj në flagrancë, teksa vidhnin një banesë në Elbasan. Ata janë Fation Peqini, 20 vjeç dhe R. Peqini 14 vjeç.

Këta shtetas u kapën nga policia teksa kishin hyrë në banesën e shtetasit E.J. 39 vjeç. Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas kishin vjedhur edhe tre banesa të tjera.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të arrestuarit kishin vjedhur 150 mijë lekë në banesën e shtetasit R.V. 25 vjeç dhe 2.2 milionë lekë në banesën e shtetasit F.SH. 67 vjeç.

Shtetasi R.P, gjatë ditës së djeshme dyshohet të ketë vjedhur biçikletën “Bullus” në pronësi të shtetasit G.Q. 67 vjeç.

Barcelona në zi

0

Barcelona është në zi, pas vdekjes së Manel Vich.

Prezantuesi legjendar i gjigantit katalan nga ndeshjet në Camp Nou ka vdekur sot në moshën 78-vjeç.

Ai ishte i angazhuar në klub në 58 vjetët e fundit dhe ishte person shumë i dashur nga tifozët e Barcelonës, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Ai po ashtu kishte raport të shkëlqyeshëm me shumë anëtarë të klubit.

Juventusi e merr Andre Gomesin

0

Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me Valencian për mesfushorin Andre Gomes.

Sky Sport Italia raporton se Juve është takuar me agjentin Jorge Mendes dhe presidnetin e Valencias, Peter Lim.

Sipas spekulimeve, marrëveshja është arritur dhe lojtari do të kalojë për 35 milionë euro, plus bonuset te Juventusi.

Gomes ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Napoli, por Juve bëri ofertën më ideale.

Zidane i brengosur me lëndimet

0

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar se është i shqetësuar me lëndimet e lojtarëve të tij.

“Mbretërit” janë pa shërbimet e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas për ndeshjen e nesërme kundër Real Sociedadit.

Dyshja sulmuese është në dyshim edhe për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Jam i shqetësuar me lëndimet. Është e vështirë, por tani më e rëndësishme është rikuperimi i [Ronaldos dhe Benzemas] tyre”, ka thënë Zidane.

VV-ja në Prizren: Komuna po e degradon Qendrën Historike

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka akuzuar pushtetin lokal për degradimin e Qendrës Historike të qytetit.

Nëpërmjet një komunikate, VV-ja ka thënë se Komuna e Prizrenit nuk duhet të qëndroj shikuese karshi fenomeneve negative që po degradojnë vlerat e Qendrës Historike të Prizrenit dhe të pres nga Institucionet Qendrore për ndërhyrje kapitale.

“Komuna duhet të merr rolin udhëheqës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, të udhëheq programin për Mbrojtjen, Promovimin dhe Zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si një prej potencialeve kryesore që i posedon Komuna e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje, raporton PrizrenPress.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes në Prizren

Qendra Historike e Prizrenit ka status të zonës së veçantë të mbrojtur dhe mbrohet përmes ligjeve, respektivisht Ligjit Nr. 04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit Nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore.

Bazuar në Ligjin për Qendrën historike, Komuna e Prizrenit është institucioni kompetent për zbatimin e këtij ligji, për të siguruar koordinimin e veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Duke u bazuar në raportin tremujor (Janar – Mars 2016) të përgatitur nga Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe në bazë të përcjelljes së punës së këtij Këshilli për këtë periudhë, nuk kemi ndonjë vërejtje apo koment sa i përket aktiviteteve dhe angazhimit të tij.

Komentet dhe vërejtjet do t’i drejtojmë ndaj Drejtorive përkatëse të Komunës, respektivisht asaj të Planifikimit Urban dhe Inspekcionit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe asaj për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.

1. Komuna e Prizrenit, bazuar në ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, Neni 21, është e obliguar të themelojë Zyrën e Qendrës Historike, e cila do të shërbej si pikë koordinuese ndërmjet aktiviteteve brenda qendrës, dhe ndërmjet palëve përkatëse të interesit.

Kjo zyre nga Komuna e Prizrenit ende nuk është themeluar, dhe si rrjedhojë në terren paraqiten raste të shumta të tejkalimeve të lejeve, të ndërhyrjeve pa leje, dhe të shkatërrimit të vlerave të trashëgimisë kulturore brenda qendrës historike të Prizrenit.

2. Në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme 2015-2016, përfshihen monumente të shumta nga komuna e Prizrenit, pronar i së cilës është Komuna e Prizrenit.

Përkundër parashikimit të buxhetit për restaurim, rehabilitimi dhe mirëmbajtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore për vitet 2016-2017, Komuna nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e kësaj trashëgimie.

– Shtëpia e Musa Shehzades – Restaurimi ka ndodhur në vitet 2012 dhe 2013; Shuma e restaurimit 55 mijë euro; Donatori Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Komuna e Prizrenit; Destinimi i menduar/planifikuar Muze Etnologjik; OJQ Numizmatika menaxhon me hapësirën muzeale të monumentit.
Sa është arritur promovimi i Muzeut në nivel lokal, kombëtar e regjional? Mënyra e menaxhimit, prezantimi i shtëpisë dhe ekspozitës së përkohshme brenda shtëpisë nuk i afrohet aspak standardeve ndërkombëtare të menaxhimit dhe funksionimit të muzeve. Komuna duhet të hartojë një plan menaxhimi dhe të punoj në funksionalizimin e këtij monumenti si një Muze komunal etnografik, bazuar në standardet ndërkombëtare.

– Shtëpia e Shuaip Spahiut – Rekonstruimi total i shtëpisë ka ndodhur në vitet 2010 dhe 2011 Shuma e restaurimit 120 mijë euro- Donatori Komuna e Prizrenit;
Destinimi i menduar/planifikuar Selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës;
Gjendja e tanishme: Punët restauruese të papërfunduara në enterier; Pa ndonjë funksion; Pa ndonjë marrëveshje për të vazhduar më tutje.

– Ndërtesa e Shkollës së mesme Ruzhdije – është monument nën mbrojtje, në pronësi të Komunës së Prizrenit. Gjatë viteve 2016-2017 Komuna e Prizrenit pa paraparë buxhet për ndërtimin e Bibliotekës regjionale të Prizrenit, në parcelën ngjitur me ndërtesën e Ruzhdijes. Përderisa po investohet në ndërtimin e një ndërtesë të re, ngjitur me Ruzhdijen, asnjë planifikim buxhetor nuk është paraparë për rehabilitimin dhe integrimin e saj në kuadër të kompleksit të bibliotekës regjionale.
Duke marrë parasysh përgjegjësitë ligjore të Komunës për ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe faktit që Ruzhdija është pronë komunale, projektet kapitale duhet të përfshijnë edhe trajtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të projektit të ndërtimit të Bibliotekës Regjionale të Prizrenit, duhet të përfshihet edhe trajtimi i Ndërtesës së Ruzhdijes.

– Shtëpia e Ymer Prizrenit – Komuna e Prizrenit ka investuar në restaurimin e kësaj ndërtese.
Cilat janë planet për të ardhmen e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore? A do të hapet për vizitorë? Kush do të menaxhojë me këtë monument? Apo do të ketë fatin e Shtëpisë së Shuaip Pashës të mbetet i mbyllur?

– Shtëpia e Shani Efendiut – Kati përdhes i kësaj ndërtese është pronë publike. Punimet restauruese kanë ndodhur gjatë viteve 2013 dhe 2014, Shuma e restaurimit 55 mijë dollarë financuar nga Ambasada Amerikane, Komuna e Prizrenit, participimi i familjes. Info Qendra Turistike e pajisur me inventar dhe materiale promovuese, por Komuna e Prizrenit ka dështuar në sigurimin e aktivitetit ditor.
Gati një vit, kjo zyre qëndron e mbyllur dhe pa funksion. Numri i madh i vizitorëve të huaj dhe vendor që po e vizitojnë Prizrenit, nuk kanë asnjë vend se ku të informohen për të dhënat bazike rreth asaj se çka ofron qyteti. Madje asnjë hartë me pozitë të monumenteve, lokaleve dhe shërbimeve nuk është e mundur të sigurohet.

– Kinemaja e parë e qytetit – është ndërtesa e cila gjendet në rrugën “Ismet Jashari Kumanova”. Përdhesa e ndërtesës është pronë e Komunës së Prizrenit, dhe për një kohë është dhënë në shfrytëzim për Shoqatën e Shurdh-Memecëve. Gjendja e kësaj ndërtese është shumë e keqe.

A ka ndërmarrë Komuna ndonjë hap në bashkëpunim me institucionet kompetente për të bërë vlerësimin e gjendjes fizike, dhe të kostos për ndërhyrje konservuese në këtë monument? A ka ndarë Komuna ndonjë buxhet për rehabilitimin e këtij monumenti?

– Kompleksi i Kishës Katolike – Në kuadër të këtij kompleksi, ndërtesat një katëshe nga qerpiçi, të cilët shtrihen përskaj rrugës Ismet Jashari Kumanova, u dëmtuan nga zjarri i cili u shkaktua tri herë radhazi. Si do të veprojë Komuna për gjetjen dhe dënimin e shkaktarëve dhe dëmtuesve të trashëgimisë kulturore?

– Muzeu i Nënës Terrezë – Kjo ndërtesë është ndërtuar nga fondet e Ministrisë së Kulturës, në pronën publike të Komunës së Prizrenit. Dy vite pas përfundimit të ndërtesës, ajo mbetet e mbyllur dhe pa ndonjë funksion.

Si do të bëhet funksionalizimi dhe themelimi i muzeut?

– Rehabilitimi i fasadave brenda qendrës historike – gjatë vitit të kaluar drejtoria për zhvillim ekonomik dhe turizëm nuk ka realizuar asnjë ndërhyrje në kuadër të kësaj linje buxhetore.

Në shtëpinë e Familjes Shehu – që është gjithashtu monument i trashëgimisë kulturore, janë vendosur skelet nga ana e kompanisë së angazhuar nga Komuna, respektivisht DTZHE, dhe pothuajse gati 6 muaj nuk kanë filluar punimet. Kjo shkakton rrezik për banorët e ndërtesës dhe nuk ndikon në përmirësimin e gjendjes fizike të këtij monumenti.
Për vitin 2016 kjo Drejtori do të duhej të dyfishonte numrin e fasadave të rehabilituara për të plotësuar mospunën e vitit të kaluar.

– Shtëpitë në rrugën Marin Barleti, prapa Kishës Ortodokse Shën Gjergji, janë në gjendje të rëndë fizike, duke paraqitur rrezik të dyfishtë: shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe rrezik për qytetarët (banorët e lagjes dhe kalimtarët).

Komuna e Prizrenit është përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi: Duhet të arrihet kontakti me pronarët e shtëpive; Të sigurohen fondet për restaurimin e këtyre shtëpive që janë pjesë e Kompleksit të mbrojtur të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potokmahallës.

– Rehabilitimi dhe restaurimi i rrugëve brenda Qendrës Historike të Prizrenit – Në kuadër të projektit për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit brenda qendrës historike të Prizrenit, Hidro-regjioni Jugor ka paraparë ndërrimin e gypave që përshkojnë zonat e shtruara me kalldrëm.
Duke marrë parasysh që Prizreni është qytet i vizituar nga turistët, gjatë sezonit Pranverë- Verë nuk duhet lejuar që brenda qendrës historike të kryhen punime infrastrukturore që do të dëmtonin zhvillimin ekonomik në vend.

Ky projekt duhet të bëhet paralel me Komunën, e cila në kuadër të Drejtorisë për Planifikim urban, ka paraparë buxhet për: Restaurimin e rrugicave në qendrën historike (35.000 euro). Mendojmë që ky buxhet është i pamjaftueshëm dhe duhet të rritet.

Konkludim:

Komuna e Prizrenit është njëra prej përfituesve kryesorë të të mirave që sjell trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor i zhvilluar brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Komuna është përgjegjëse kryesore për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vlerave të trashëgimisë në këtë zonë.

Kjo përgjegjësi nuk duhet të kufizohet vetëm me dhënien e pëlqimeve dhe inspektimet në terren, por duhet të zgjerohet dhe të tejkalojë linjat buxhetore të parapara, për të siguruar fonde shtesë për rehabilitimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore nuk arrihet vetëm duke refuzuar kërkesat për ndërhyrje në monumente, por duke zhvilluar politika që do t’i ndihmojnë pronarëve të trashëgimisë kulturore të mirëmbajnë dhe të konservojnë pronat e tyre, dhe të sigurojnë bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm lokal.

Komuna e Prizrenit nuk duhet të qëndroj shikuese karshi këtyre fenomeneve negative që po degradojnë vlerat e Qendrës Historike të Prizrenit dhe të pres nga Institucionet Qendrore për ndërhyrje kapitale.

Komuna duhet të merr rolin udhëheqës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, të udhëheq programin për Mbrojtjen, Promovimin dhe Zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si një prej potencialeve kryesore që i posedon Komuna e Prizrenit.

/PrizrenPress.com/

Partia Dyshuese e Korrupsionit

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për 16 vjet më radhë, ka qenë parti bartëse e proceseve në Kosovë, por zyrtarët e saj, gjatë gjithë kësaj kohe, janë përballur me drejtësinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Në skandale ekonomike, korrupsion krim të organizuar, nepotizëm etj… janë përfshirë njerëz më me ndikim në parti, që kanë trashëguar grada të larta ushtarake nga koha e UÇK-së.

Nga themelimi i kësaj partie e deri më tani, më shumë se 15 deputetë, kryetarë komunash e ish-komandantë lufte, janë përballur me drejtësinë për krime të ndryshme. Duke qenë partia më së gjati në Qeveri, dhe me tërë aparatin shtetëror në duar, i ka shtuar edhe mundësitë për lehtësira të grupeve të interesit në sektorët kyçë të vendit. /Zëri/

Kuvendi drejt shpërndarjes

0

Kosova aktualisht po përjeton një parlamentarizëm jopluralist. Pa opozitë dhe pa kuorum, legjislatura e ka humbur kuptimin

Bojkoti opozitar e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në parlament njëpartiak, në të cilin asgjë nuk po funksionon në frymën e parlamentarizmit demokratik pluralist. Analistët politikë, njohësit e fushës së ligjit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, konsiderojnë se kjo mënyrë e funksionimit të Kuvendit pa pjesëmarrjen e opozitës, nuk e ka aspak kuptimin e mirëfilltë të funksionimit të mëtejmë, por duhet të arrihet marrëveshja për rilegjitimim nga sovrani i zhgënjyer nga qeverisja e keqe.

Kriza, në të cilën është futur Kuvendi, ku po ndodh që edhe pozita numerikisht e madhe nuk po arrin të sigurojë kuorumin e mjaftueshëm për funksionim normal, vlerësohet si një arsye e fortë pse zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të legjitimuar një përfaqësim të ri e më të denjë për të qeverisur me vendin, me shpresë se do të jetë më i mirë se ky aktuali.

Profesori i së drejtës dhe ekspert për çështje zgjedhore, Mazllum Baraliu, thotë se demokracia e lënduar nga kriza politike mund të riparohet vetëm me zgjedhje të reja. Sipas Baraliut, pas një krize të thellë gati dyvjeçare të vazhdueshme dhe ciklike, ka nevojë që të rikonfirmohet përmes zgjedhjeve të reja besimi i dhënë, sepse dihet mirëfilli që besimi qytetar nuk është dhënë për të qeverisur në këtë mënyrë.

“Prandaj, derisa Kuvendi po funksionon herë pas here si institucion monist ose nuk po arrin të funksionojë gati fare, pa opozitë, dihet që nuk ka Kuvend, por edhe brenda koalicionit ka mosfunksionim normal, partitë politike të pozitës duhet t’i ofrohen opozitës dhe të ketë një vendim konsensual për të caktuar një afat të pranueshëm ligjor të zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë”, tha prof. i së drejtës Mazllum Baraliu për “Kosova Sot”.

Analisti politik, Adlum Ramadani, thotë se edhe sipas së drejtës bashkëkohore demokratike, aty ku nuk garantohet demokracia, paraqitet sistemi politik autoritar, autokraci kjo që cenon çdo element demokratik, thuajse si në kohën e monizmit, mozaiku i së cilit plotësohet me regres politik, mungesë të pluralizmit dhe i përfaqësuar nga një ‘diktaturë’ oligarkësh të pasuar me filozofinë cinike, vizioni dhe alternativa e të cilëve është zhvatja totale e shtetit. /Kosova Sot/

Lindsay tregon gjoksin (Foto+16)

0

Duket se ajo i ka vënë gjoksin karrierës.

Modelja amerikane, Lindsey Wixson ka realizuar një set me foto të nxehta.

22-vjeçarja nuk e ka problem të ekspozojë gjoksin.

Lindsay Wixson nxjerr gjoksin

10 ‘njerëzit’ që s’kanë… jetuar

0

Jamie Frater

Shpesh është folur për njerëz dhe gjëra që kanë pasur dhe kanë ushtruar influencë të madhe mbi njerëzimin dhe kanë qenë dhe janë shumë të njohur. Në listën e mëposhtme, ndryshe nga ajo që u përmend më sipër, prezantohen “njerëzit” më influencues, por që në këtë rast, njerëz që nuk kanë jetuar asnjëherë. E nisim nga kukulla Barbi. Nga kjo kukull ndikohen të gjitha vajzat e vogla. Dhe aq më tepër që në Evropë dhe SHBA ka një debat të madh se si duhet të jetë kjo kukull, pasi sipas shumë prindërve ajo ndikon edhe në stilin e jetës të fëmijëve.

E më pas kalojmë tek kryevepra e Uilliam Shekspir, “Romeo dhe Zhuljeta”. Në këtë kryevepër dashuria është forca kryesore lëvizëse e intrigës dhe pasioni kryesor që i ndërlidh ndjenjat. Skenat kur dialogojnë dy të dashuruarit janë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të mrekullueshme lirike, të cilat e bëjnë Romeon e Zhulietën të thuhet se është himni më i madh kushtuar dashurisë rinore. Por gjithë kjo ka sjellë shumë divorce, sepse njerëzit kërkojnë pasion si tek “Romeo dhe Zhulieta”…

10. Santa Klaus

Sa fëmijë nuk janë përfshirë dhe nuk kanë kryer sjellje të “papranueshme” nga frika se nuk do të mund të merrnin dhuratën për Krishtlindje nga Santa Klaus? Pothuajse pjesës më të madhe të fëmijëve që kanë jetuar në perëndim ju është thënë nga prindërit se nëse nuk silleshin mirë nuk do merrnin dhuratë nga Babagjyshi. Kjo ka qenë një nga metodat më efektive e cila i mbante fëmijët “nën kontroll”. Dhe në Mbrëmjen e Krishtlindjeve kjo frikë, frika se mos ata ishin sjellë keq dhe nuk merrnin dhurata, zhdukej!

9. Barbi

Ndërkohë që Barbi ka evoluar nga një vajzë e re dhe e bukur nga e cila inspiroheshin të gjitha vajzat, në diçka që shpesh ngjan me një vajzë shumë të hedhur, mund të lindë pyetja nëse ishte Barbi ajo që influencoi fëmijët apo ishin fëmijët ato që influencuan Barbin. Pa dyshim që ka shumë ngjashmëri. Barbi ka përdorur pothuajse të gjitha llojet e stilit të jetesës së femrave, dhe është konsideruar si “gruaja” që nxiti shumë femra të merrnin iniciativën në jetë. Roli i saj në jetën e fëmijëve, dhe si rrjedhojë dhe në të ardhmen e tyre, ka qenë padiskutim mjaft i madh.

8. Robin Hud

Ky emër mund të çojë në debate nëse Robin Hud ka ekzistuar apo jo, por pasi asgjë nuk është vërtetuar, ai konsiderohet si një nga personazhet e kësaj liste. Shpesh kemi dëgjuar persona që justifikojnë vjedhjet e tyre pasi viktima ishte e pasur dhe nuk përbënte problem për të. Nga ka ardhur kjo formë justifikimi? Jo vetëm parimet e shpërndarjes së pasurisë, por dhe fakti se deri në ditët e sotme, një pjesë e madhe e individëve janë rritur me besimin se Robin Hud ka ekzistuar dhe ishte hero – realisht ai ishte hajdut. Të vjedhurit është pothuajse gjithmonë e gabuar, dhe vetëm se Robin Hud ua shpërndante gjërat që vidhte të varfërve, nuk është një justifikim i vlefshëm.

7. Kaubojs

Kaubojsi ishte një hero i madh dhe i dashur nga të gjithë, që mbante një armë që shkëlqente dhe që përfaqësonte moralin e idealeve perëndimore: limitin njerëzor, mbrojtjen e drejtësisë, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Pa dyshim shumë njerëz sot pranojnë dhe i nënshtrohen pakorrektësive politike: mënyrës se si ajo vepron dhe stereotipave që ajo paraqet. Por fëmijët nuk janë si të rriturit, dhe kjo pa dyshim ka ndikim në mënyrën se si ata perceptojnë koncepte të caktuara, dhe një prej tyre është pikërisht ky: “Kauboj”. Ndikimi që ai ka pasur në jetën e njerëzve është shumë i madh. Dhe për ata që besojnë se Kaubojsat janë realë, po ata janë – por jo si qenie fizike dhe një person specifik, por si një koncept, përfaqësues i vlerave njerëzore.

6. Burri i “Marlboros”

Sa prej burrave që po lexojnë këtë listë, të cilët konsumojnë cigare, po përdorin cigare me filtër? Duke supozuar, do të thosha ndoshta pjesa më e madhe e tyre. Para se të fillonte fushata e markës së cigareve Marlboro, “një burrë i vërtetë” nuk pinte cigare me filtër – ato ishin për gratë. Qëllimi i fushatës “Marlboro Man” ishte kryesisht transmetimi i konceptit tek meshkujt të përdorimit të cigareve me filtër. Kjo konsiderohet si një nga fushatat më të rëndësishme dhe ndër më të mirat në histori. Ndikimi që kjo fushata ka pasur, është mjaft e dukshme dhe në ditët e sotme. Është konsideruar se ajo e transformoi konceptin e cigares nga një fushatë femërore, në një slogan mashkullor brenda pak muajsh.

5. Rosi “krahë forta”

Dhe tashmë prezantohet imazhi femëror që pati gjithashtu, sikurse karakteret e mësipërme, një ndikim të madh në historinë njerëzore. Rosi “krahëforta” mund të mos jetë një emër i njohur, por pamja e saj me siguri është! Rosi “krahë forta” përcillte mesazhin se gratë mund të bënin gjithçka – dhe ato mundeshin! Rosi arriti të motivonte një gjeneratë të tërë grash, pjesë e fuqisë punëtore, të dilnin nga shtëpitë dhe të ndihmonin dhe të punonin në fabrika, duke dhënë dhe ndihmë në luftën që zhvillohej. Kjo është ndoshta një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka ndodhur gjatë Luftës II Botërore. Që në momentin që u hapën rrugët dhe u ofruan mundësitë që gratë të punonin, ato nuk mund të mbylleshin më. Të gjitha femrat që punojnë në punë që janë konsideruar tradicionalisht mashkullore, duhet të falënderojnë Rosin!

4. Daedalus dhe Ikarus

Në një kohë mjaft të shkurtër, brenda 24 orëve, ti mund të fluturoje nga një pjesë e planetit në anën tjetër. Kjo (një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit) ndoshta nuk do të kishte ndodhur asnjëherë nëse nuk do të kishin qenë karakteret mitologjike të Daedalusit dhe të Ikarusit. Historia tregon mbi Daedalusin që ndërton krahë mekanikë për djalin e tij Ikarus, dhe që atëherë ajo është treguar gjithmonë si histori. Njeriu gjithmonë është joshur nga ideja e të pasurit mundësi për të fluturuar dhe “për të prekur qiellin”. Kjo eventualisht është bërë e vërtetë, dhe i gjithë planeti tashmë mund të vizitohet si rrjedhojë e kësaj.

3. Lokomotiva e Vogël që “Mundej”

Morali dhe mesazhi i kësaj historie fëmijërore është se vetë besimi, optimizmi dhe puna, rezultojnë dhe konvertohen në arritje. Edhe kur bëhet fjalë për punët më të vështira. Botimi i parë i këtij libri është shfaqur në një version tjetër nga ai që prezantohet sot, dhe është prezantuar për herë të parë në 1906. Ai është konsideruar si një metaforë e “Ëndrrës Amerikane”. Popullariteti dhe fama e këtij libri mund të ketë qenë një kontribuues kryesor në librat dhe praktikat e shumta të “të menduarit në mënyrë pozitive” dhe “të vetë ndihmës” që shohim në ditët e sotme.

2. Big Brother

Kjo është një nga hyrjet më moderne të kësaj liste. Big Brother ka qenë një influencues i madh në shumë situata dhe ngjarje sociale, gjë që e bëjnë atë të përshtatshëm për këtë listë. Ky është një emër që përmendet shumë shpesh: sa herë që një qeveri miraton një ligj apo i ndryshon ato, pasi cenojnë liritë themelore të njeriut. Të gjithë e njohin fytyrën e tij, të gjithë e dinë se çfarë përkrah dhe për çfarë lufton ai, dhe të gjithë tmerrohen nga potenciali që ka ky personazh fiktiv për të ndikuar dhe udhëhequr jetën tonë! Big Brother ishte një personazh i krijuar nga Xhorxh Oruell në novelën e tij 1984.

1. Romeo dhe Zhuljeta

Jo vetëm që ata mund të fajësohen për idetë që ato kanë transmetuar lidhur me “marrëdhënien perfekte”, por ndoshta ata duhen fajësuar edhe për numrin e lartë të divorceve që kanë ndodhur në vazhdimësi. Çiftet që përfshihen një lidhje martesore, kërkojnë idealen e kësaj marrëdhënieje, duke e bazuar atë tërësisht në pasion dhe romancë, dhe kur romanca zbehet, ata ndihen të mashtruar dhe besojnë se martesa ka dështuar. Ndërkohë që në realitet, romanca pasionante nuk është një kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të pasur një martesë të shëndetshme – ndërkohë që respekti, dashuria dhe përkujdesja është. /Në shqip nga “Tirana Observer”/

Bukuroshja e kritikuar

0

Gisele Bundchen ka treguar se ajo gjithmonë është kritikuar duke i thënë se ka një hundë të madhe dhe sy të vegjël.

Bukuroshja braziliane është një nga modelet më të pasura në botë, e cila ka filluar karrierën e saj në vitet ‘90.

“Mbaj mend se disa njerëz më thoshin se hunda ime ishte shumë e madhe, ose sytë e mi shumë të vegjël, dhe si pasojë nuk do të isha kurrë një vajzë kopertinash”.

“Nuk ishte e lehtë që në moshën 14-vjeçare të përballesha me këto lloj kritikash. Ato më bënë të ndihesha e pasigurt dhe për këtë i tregova babait tim, i cili më tha se nëse do punoja fort dhe të jepja më të mirën, do të shkëlqeja”, ka thënë Gisele në një intervistë të dhënë për People.