18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

10 ‘njerëzit’ që s’kanë… jetuar

Jamie Frater

Shpesh është folur për njerëz dhe gjëra që kanë pasur dhe kanë ushtruar influencë të madhe mbi njerëzimin dhe kanë qenë dhe janë shumë të njohur. Në listën e mëposhtme, ndryshe nga ajo që u përmend më sipër, prezantohen “njerëzit” më influencues, por që në këtë rast, njerëz që nuk kanë jetuar asnjëherë. E nisim nga kukulla Barbi. Nga kjo kukull ndikohen të gjitha vajzat e vogla. Dhe aq më tepër që në Evropë dhe SHBA ka një debat të madh se si duhet të jetë kjo kukull, pasi sipas shumë prindërve ajo ndikon edhe në stilin e jetës të fëmijëve.

E më pas kalojmë tek kryevepra e Uilliam Shekspir, “Romeo dhe Zhuljeta”. Në këtë kryevepër dashuria është forca kryesore lëvizëse e intrigës dhe pasioni kryesor që i ndërlidh ndjenjat. Skenat kur dialogojnë dy të dashuruarit janë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të mrekullueshme lirike, të cilat e bëjnë Romeon e Zhulietën të thuhet se është himni më i madh kushtuar dashurisë rinore. Por gjithë kjo ka sjellë shumë divorce, sepse njerëzit kërkojnë pasion si tek “Romeo dhe Zhulieta”…

10. Santa Klaus

Sa fëmijë nuk janë përfshirë dhe nuk kanë kryer sjellje të “papranueshme” nga frika se nuk do të mund të merrnin dhuratën për Krishtlindje nga Santa Klaus? Pothuajse pjesës më të madhe të fëmijëve që kanë jetuar në perëndim ju është thënë nga prindërit se nëse nuk silleshin mirë nuk do merrnin dhuratë nga Babagjyshi. Kjo ka qenë një nga metodat më efektive e cila i mbante fëmijët “nën kontroll”. Dhe në Mbrëmjen e Krishtlindjeve kjo frikë, frika se mos ata ishin sjellë keq dhe nuk merrnin dhurata, zhdukej!

9. Barbi

Ndërkohë që Barbi ka evoluar nga një vajzë e re dhe e bukur nga e cila inspiroheshin të gjitha vajzat, në diçka që shpesh ngjan me një vajzë shumë të hedhur, mund të lindë pyetja nëse ishte Barbi ajo që influencoi fëmijët apo ishin fëmijët ato që influencuan Barbin. Pa dyshim që ka shumë ngjashmëri. Barbi ka përdorur pothuajse të gjitha llojet e stilit të jetesës së femrave, dhe është konsideruar si “gruaja” që nxiti shumë femra të merrnin iniciativën në jetë. Roli i saj në jetën e fëmijëve, dhe si rrjedhojë dhe në të ardhmen e tyre, ka qenë padiskutim mjaft i madh.

8. Robin Hud

Ky emër mund të çojë në debate nëse Robin Hud ka ekzistuar apo jo, por pasi asgjë nuk është vërtetuar, ai konsiderohet si një nga personazhet e kësaj liste. Shpesh kemi dëgjuar persona që justifikojnë vjedhjet e tyre pasi viktima ishte e pasur dhe nuk përbënte problem për të. Nga ka ardhur kjo formë justifikimi? Jo vetëm parimet e shpërndarjes së pasurisë, por dhe fakti se deri në ditët e sotme, një pjesë e madhe e individëve janë rritur me besimin se Robin Hud ka ekzistuar dhe ishte hero – realisht ai ishte hajdut. Të vjedhurit është pothuajse gjithmonë e gabuar, dhe vetëm se Robin Hud ua shpërndante gjërat që vidhte të varfërve, nuk është një justifikim i vlefshëm.

7. Kaubojs

Kaubojsi ishte një hero i madh dhe i dashur nga të gjithë, që mbante një armë që shkëlqente dhe që përfaqësonte moralin e idealeve perëndimore: limitin njerëzor, mbrojtjen e drejtësisë, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Pa dyshim shumë njerëz sot pranojnë dhe i nënshtrohen pakorrektësive politike: mënyrës se si ajo vepron dhe stereotipave që ajo paraqet. Por fëmijët nuk janë si të rriturit, dhe kjo pa dyshim ka ndikim në mënyrën se si ata perceptojnë koncepte të caktuara, dhe një prej tyre është pikërisht ky: “Kauboj”. Ndikimi që ai ka pasur në jetën e njerëzve është shumë i madh. Dhe për ata që besojnë se Kaubojsat janë realë, po ata janë – por jo si qenie fizike dhe një person specifik, por si një koncept, përfaqësues i vlerave njerëzore.

6. Burri i “Marlboros”

Sa prej burrave që po lexojnë këtë listë, të cilët konsumojnë cigare, po përdorin cigare me filtër? Duke supozuar, do të thosha ndoshta pjesa më e madhe e tyre. Para se të fillonte fushata e markës së cigareve Marlboro, “një burrë i vërtetë” nuk pinte cigare me filtër – ato ishin për gratë. Qëllimi i fushatës “Marlboro Man” ishte kryesisht transmetimi i konceptit tek meshkujt të përdorimit të cigareve me filtër. Kjo konsiderohet si një nga fushatat më të rëndësishme dhe ndër më të mirat në histori. Ndikimi që kjo fushata ka pasur, është mjaft e dukshme dhe në ditët e sotme. Është konsideruar se ajo e transformoi konceptin e cigares nga një fushatë femërore, në një slogan mashkullor brenda pak muajsh.

5. Rosi “krahë forta”

Dhe tashmë prezantohet imazhi femëror që pati gjithashtu, sikurse karakteret e mësipërme, një ndikim të madh në historinë njerëzore. Rosi “krahëforta” mund të mos jetë një emër i njohur, por pamja e saj me siguri është! Rosi “krahë forta” përcillte mesazhin se gratë mund të bënin gjithçka – dhe ato mundeshin! Rosi arriti të motivonte një gjeneratë të tërë grash, pjesë e fuqisë punëtore, të dilnin nga shtëpitë dhe të ndihmonin dhe të punonin në fabrika, duke dhënë dhe ndihmë në luftën që zhvillohej. Kjo është ndoshta një nga ngjarjet më të rëndësishme që ka ndodhur gjatë Luftës II Botërore. Që në momentin që u hapën rrugët dhe u ofruan mundësitë që gratë të punonin, ato nuk mund të mbylleshin më. Të gjitha femrat që punojnë në punë që janë konsideruar tradicionalisht mashkullore, duhet të falënderojnë Rosin!

4. Daedalus dhe Ikarus

Në një kohë mjaft të shkurtër, brenda 24 orëve, ti mund të fluturoje nga një pjesë e planetit në anën tjetër. Kjo (një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit) ndoshta nuk do të kishte ndodhur asnjëherë nëse nuk do të kishin qenë karakteret mitologjike të Daedalusit dhe të Ikarusit. Historia tregon mbi Daedalusin që ndërton krahë mekanikë për djalin e tij Ikarus, dhe që atëherë ajo është treguar gjithmonë si histori. Njeriu gjithmonë është joshur nga ideja e të pasurit mundësi për të fluturuar dhe “për të prekur qiellin”. Kjo eventualisht është bërë e vërtetë, dhe i gjithë planeti tashmë mund të vizitohet si rrjedhojë e kësaj.

3. Lokomotiva e Vogël që “Mundej”

Morali dhe mesazhi i kësaj historie fëmijërore është se vetë besimi, optimizmi dhe puna, rezultojnë dhe konvertohen në arritje. Edhe kur bëhet fjalë për punët më të vështira. Botimi i parë i këtij libri është shfaqur në një version tjetër nga ai që prezantohet sot, dhe është prezantuar për herë të parë në 1906. Ai është konsideruar si një metaforë e “Ëndrrës Amerikane”. Popullariteti dhe fama e këtij libri mund të ketë qenë një kontribuues kryesor në librat dhe praktikat e shumta të “të menduarit në mënyrë pozitive” dhe “të vetë ndihmës” që shohim në ditët e sotme.

2. Big Brother

Kjo është një nga hyrjet më moderne të kësaj liste. Big Brother ka qenë një influencues i madh në shumë situata dhe ngjarje sociale, gjë që e bëjnë atë të përshtatshëm për këtë listë. Ky është një emër që përmendet shumë shpesh: sa herë që një qeveri miraton një ligj apo i ndryshon ato, pasi cenojnë liritë themelore të njeriut. Të gjithë e njohin fytyrën e tij, të gjithë e dinë se çfarë përkrah dhe për çfarë lufton ai, dhe të gjithë tmerrohen nga potenciali që ka ky personazh fiktiv për të ndikuar dhe udhëhequr jetën tonë! Big Brother ishte një personazh i krijuar nga Xhorxh Oruell në novelën e tij 1984.

1. Romeo dhe Zhuljeta

Jo vetëm që ata mund të fajësohen për idetë që ato kanë transmetuar lidhur me “marrëdhënien perfekte”, por ndoshta ata duhen fajësuar edhe për numrin e lartë të divorceve që kanë ndodhur në vazhdimësi. Çiftet që përfshihen një lidhje martesore, kërkojnë idealen e kësaj marrëdhënieje, duke e bazuar atë tërësisht në pasion dhe romancë, dhe kur romanca zbehet, ata ndihen të mashtruar dhe besojnë se martesa ka dështuar. Ndërkohë që në realitet, romanca pasionante nuk është një kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të pasur një martesë të shëndetshme – ndërkohë që respekti, dashuria dhe përkujdesja është. /Në shqip nga “Tirana Observer”/

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Prizren/Dy persona të ndaluar dhe gjashtë kërkesa për paraburgim

Prokurorisë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy persona për 48 orë, tw dyshuar për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor" sipas...

Lajmet e Fundit