14 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025
Home Blog Page 6598

Shpërthen zjarri në Sallagrazhd të Suharekës

0

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e një këputje të telit të rrymës nga shkëndijat është përfshi nga zjarri një hektar sipërfaqe e barit, 6 pemë, 12 hordhi rrushi, si dhe bari të thatë në pjesën e oborrit të varrezave në fshatin Sallagrazhd të Suharekës.

Nuk raportohet për të lënduar. /PrizrenPress.com/

KDI: Asociacioni qon në nivel të tretë qeverisës

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një konference për media ka thënë se parimisht ky institut respekton dhe inkurajon lirinë e asociimit qoftë të individëve, organizatave apo komunave, siç garantohet me Kushtetutë.

KDI ka konsideruar se Marrëveshja e arritur në Bruksel për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, shkon përtej lirisë së asociimit sipas rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky Asociacion/Bashkësi nuk përbën një organizatë jo-qeveritare (OJQ) siç ishte paralajmëruar por qon në një nivel të tretë qeverisës.

KDI ka treguar aryset se përse sipas tyre ky Asociacion/Bashkësi qon drejt një niveli të tretë qeverisës (në mes të komunës dhe Qeverisë qendrore):

– Ka mbikëqyrje të plotë në arsim (aktualisht përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit) – Pika 4.b e Marrëveshjes;
– Ka mbikëqyrje të plotë në përmirësim të shëndetësisë (aktualisht përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë) – Pika 4.c e Marrëveshjes;
– Ka mbikëqyrje të plotë në zhvillim ekonomik lokal (aktualisht përgjegjësi e komunave) – Pika 4.a;
– Ka mbikëqyrje të plotë në koordinim të planifikimit urban/rural (aktualisht përgjegjësi e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor) – Pika 4.e;
– I lejohet delegimi i kompetencave nga niveli qendror (aktualisht vetëm komunave u lejohet delegim i kompetencave) – Pika 5;
– I lejohet të iniciojë procedurë në Gjykatën Kushtetues (Me Kushtetutë, as komunës nuk i lejohet. Vetëm Presidenti, Qeveria, Avokati i Popullit dhe deputetë mund të iniciojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese) – Pika 11.
Si dhe ky Asociacion/Bashkësi nuk përbën OJQ sipas ligjeve të Kosovës për këto pesë arsye:
– Punëtorët e saj do të jenë shërbyes civil sipas Ligjit për Shërbimin Civil (OJQ-të nuk kanë shërbyes civil) – Pika 6.e e Marrëveshjes;
– Buxheti do ti administrohet me ligjin për prokurimin publik (nuk është rasti për OJQ) dhe auditohet nga Auditori i Përgjithshëm (nuk është rasti për OJQ) – Pika 16;
– Financohet nga transfere të qeverisë qendrore (pra vijë buxhetor të veçantë në buxhet të Kosovës dhe të garantuar) – Pika 17.c;
– Në emër të Asociacionit/Bashkësisë propozohet Komandanti i Policisë për rajonin e veriut (OJQ-të nuk munden në emër të tyre të nominojnë Komandant të Policisë)– Pika 13;
– Nuk thotë se Statuti i Asociacionit/Bashkësisë duhet të aprovohet nga Ministra e Administratës Publike – Pika 21.
Më tutje ky entitet si është negociuar me këtë marrëveshje paraqet sfidë për shtetin sepse:
– Krijon entitet një-etnik dhe shkel parimet e shumë-etnicitetit të garantuar me Kushtetutë; si dhe thellon ndarjet etnike në Kosovë; po ashtu, përbën një entitet që është suprem ndaj një etnie (serbe) kundër etnive tjera që jetojnë në Kosovë;
– Pengon integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe kthen prapa investimin e deritanishme të shoqërisë për integrimin e serbëve në institucione të Kosovës;
– Nxitë etnitë tjera rajonale në Kosovë dhe krijon asimetri të kompetencave dhe ndarjeve buxhetore me komunat tjera;
– Mund të dobësoj këto 10 komuna si institucione vetë-qeverisëse pasi i delegon disa përgjegjësi tek një entitet tjetër dhe mund të shkaktoj pengesa në ushtrimin e kompetencave.
– Mund të pengoj shtrirjen e planeve nacionale në fushën zhvillimit ekonomik, shëndetësisë, arsimit dhe planifikimit urban/rural tek komunat pjesëmarrëse.

VV kërkon dorëheqjen e kryeministrit

0

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin e Komunave si legalizim të ndarjes së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV -së, Glauk Konjufca, gjatë një konference për media, tha se Kosova ka qenë e ndarë që prej vitit 1999.

“Veriu i vendit asnjëherë nuk është kontrolluar nga institucionet tona”, ka thënë Konjufca.

“Në Kosovë do të ketë dy Kuvende. Ai i Kosovës dhe ai i Zajednicës. Te Zajednices do ta kontrollojë Beogradin, ndërsa, tjetrin mazhoranca e shantazhuar nga ndërkombëtarët”, ka shtuar ai.

Sipas Konjufces, krijimi i ASK-së po çon drejt bosnjëzimit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Edhe Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, tha se krijimi i ASK-së do të thotë se Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga pavarësia e vendit dhe nga zhvillimi i vendit.

“Një Kryeministër që heqë dorë nga këto dy shtylla atëherë ai nuk mund të jetë Kryeministër i këtij vendi”, ka thënë ai.

Shefi i VV-së ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit pas kësaj marrëveshje.

“Kjo është tradhti ndaj shtetit dhe Kosovës”, tha Ymeri.

Haradinaj: Shkelën interesat e Kosovës

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe paraqet shkelje të interesave të Kosovës dhe popullit të saj.

“Aleanca e shpreh kundërshtimin e vet për marrëveshjen e tillë, e cila në shumë dimensonie rrezikon me funksionimin e sovranitetit, integritetit territorial, por edhe shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj sot në një konferencë për medie.

Në këtë kontekst Haradinaj ka shtuar se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në Bruksel kanë shkelur mbi interesat e Republikës së Kosovës.

“Nga ajo që është publikuar deri më tani ne i kemi analizuar dhe ajo që kemi parë është shumë shqetësuese dhe zoti Mustafa e zoti Thaçi kanë shkelur mbi interesat e Kosovës”, është shprehur Haradinaj. /Epoka e Re/

Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave në Prizren, rrezikohen të mbesin pa punë

0

Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave në Prizren, të cilëve ju ka kaluar mandati, nëse nuk rizgjedhen, rrezikohen të mbesin pa punë.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë se komuna nuk ka obligime ligjore ndaj atyre punëtorëve që ju kalon mandati.

“Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave janë me mandat, prandaj kur të përfundon mandati i tyre, nuk kemi obligim ligjor që të kujdesemi për sistemimin e tyre”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Zyra e Personelit në Prizren ka hapur konkurs për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të disa shkollave fillore dhe atyre të mesme. Hapja e konkursin pat shkaktuar reagim të drejtorit të Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj. Ai është ankuar në institucionet qendrore në Prishtinë, me arsyetimin se Zyra e Personelit nuk është kompetente të hapë konkurse për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Zyra e Personelit ndërkaq ka vazhduar procedurën e konkursit. Zëdhënësi Berisha tregon se në ditët e ardhshme do të bëhet intervistimi i kandidatëve për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

“Ka ende afat. Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave do të bëhet ditët e ardhshme”. /PrizrenPress.com/

“Stupcat” po xhirojnë serialin komik “Skënderbeu”

0

Tashmë kanë filluar xhirimet e serialit më të ri të Stupcave “Skënderbeu”, që sipas faqes zyrtare të Vedat Bajrami, ky serial po realizohet në bashkëpunim me Produksionin “Femrat”, dhe “Digitalb”.

Ky serial, poashtu do të prezantohet po nëpërmjet Digitalbit.

Sipas fotografive, kuptohet që xhirimet janë duke u realizuar në Shqipëri.

Stupcat-Skenderbeu1

Gjergj Leka padit Flutura Açkën, kërkon 1 vit burg për të

0

Intervista e kantautorit Gjergj Leka e dhënë para pak ditësh bëri bujë për shkak të sulmit që ai bëri ndaj dy këngëtareve mjaft të njohura shqiptare Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori.

Fjalët e tij shkaktuan nëj valë reagimesh në opinionin publik ku shumë artistë u rreshtuan në krah të dy këngëtarëve.

Reagimi më i ashpër ishte ai i shkrimtares Flutura Açka që e cilësoi Gjergj Lekën një “burrë-kurvë”.

Leka është ndjerë i fyer nga sulmi i saj dhe ka vendosur që ta padisë.

Avokati i Lekës Saimir Vishaj ka deklaruar për mediat se do të kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim dhe një vit burg për shkrimtaren pasi ka cënuar imazhin e kantautorit Gjergj Leka.

“Kemi bërë një kallëzim për fyerje ndaj shkrimtares Flutura Açka në lidhje me përdorimin e fjalorit vulgar ndaj klientit tim Gjergj Leka. E kemi ngritur padinë mbi bazën e veprës penale ‘fyerje e kryer botërisht’. Do të kërkojmë 10 mijë euro për dëmtim imazhi si dhe një vit burg për të”, ka deklaruar avokati Saimir Visha./Mapo/

Thesari i Encës… (Foto)

0

Këngëtarja Enca Haxhiaj nuk rresht së ngrohur zemrat e fansave më selfie-t e saj.

Kësaj here bukuroshja shqiptare paraqitet tejet e brishtë dhe sensuale.

Vështrimi i saj është i thellë, por thesari i vërtetë qëndron nën sytë e saj…

Enca-gjoksi

Vetëm 1500 persona ndjekin koncertin e Anastacias në Tiranë

0

Këngëtarja me famë botërore, Anastacia, mbajti mbrëmë (25 gusht) koncert në stadiumin “Qemajl Stafa” në Tiranë, në kuadër të turneut të saj “Resurrection”.

Ndonëse pritjet e organizatorëve ishin që te mbledhin një publik prej afërsisht 7000 vetash, në stadium bazuar në shitjen e biletave del te kenë qenë vetëm 1500 persona, raportojnë mediat në Shqipëri.

Koncertin këngëtarja ia u kushtoi grave dhe vajzave në betejën kundër çdo forme diskriminimi dhe gjithashtu ajo nuk la përmendur edhe luftën e saj kundër kancerit, sëmundje të cilën ajo e ka mundur.

Në koncertin e këngëtares së hiteve të suksesshme, siç janë “Paid my Dues” apo “I’m Outta Love” performuan gjithashtu edhe finalistë e “The Voice of Albania” nisur nga Venera Lumani, Florent Abrashi, Semi Jaupaj etj.

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë Anastacia është takuar me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili edhe i ka dhënë asaj “Çelësin e Tiranës”.

Ky koncerti është përkrahur edhe nga kryeministri, Edi Rama.

Ed Sheeran lë muzikën

0

Këngëtari britanik ka vendosur që të bëjë një shkëputje nga muzika pikërisht në kulmin e karrierës së tij. Ai ka thënë se nuk do të merret me muzikë për një kohë për shkak se do të punojë në një dyqan bamirësie në vendlindjen e tij në Suffolk.

Sipas gazetës “Mirror” këngëtari do të punojë në këtë dyqan ku njerëzit dhurojnë sende të përdorura dhe të ardhurat e mbledhura i dërgojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Krijuesi i hitit “Thinking out lord” thuhet se që nga muaji i ardhshëm nuk do jetë aktiv në muzikë.

Kjo nuk është hera e parë që krijuesi i hiteve të shumta dhe fituesi i çmimeve ndërkombëtare merr pjesë në nisma të tilla të bamirësisë. Madje në fillim të vitit 2015 ai ka dhuruar disa donacione nga shitja e veshjeve që i ka përdorur në “Grammy Awards”.