17.8 C
Prizren
E shtunë, 11 Maj, 2024

Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave në Prizren, rrezikohen të mbesin pa punë

Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave në Prizren, të cilëve ju ka kaluar mandati, nëse nuk rizgjedhen, rrezikohen të mbesin pa punë.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë se komuna nuk ka obligime ligjore ndaj atyre punëtorëve që ju kalon mandati.

“Drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave janë me mandat, prandaj kur të përfundon mandati i tyre, nuk kemi obligim ligjor që të kujdesemi për sistemimin e tyre”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Zyra e Personelit në Prizren ka hapur konkurs për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të disa shkollave fillore dhe atyre të mesme. Hapja e konkursin pat shkaktuar reagim të drejtorit të Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj. Ai është ankuar në institucionet qendrore në Prishtinë, me arsyetimin se Zyra e Personelit nuk është kompetente të hapë konkurse për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

Zyra e Personelit ndërkaq ka vazhduar procedurën e konkursit. Zëdhënësi Berisha tregon se në ditët e ardhshme do të bëhet intervistimi i kandidatëve për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave.

“Ka ende afat. Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave do të bëhet ditët e ardhshme”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit