12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6599

Reagon familja Kqira nga Prizreni: Gjithë pasurinë e fituam me mund

0

Familja Kqiraj nga Prizreni, që në një aksion të sotëm të Policisë së Kosovës iu sekuestruan prona dhe para të gatshme që kapin vlerë deri në 3.5 milionë euro, në një reagim dërguar në redaksinë e Gazetës Express pretendojnë se raportimet për familjen e tyre janë tendencioze dhe me qëllim të njollosjes së tyre.

Sipas tyre, pasuria që ata kanë ndërtuar e gjitha është krijuar me punë nga vitet 1960 në Zagreb të Kroacisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarr sot në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar pasuri, para të gatshme dhe prona të familjes Kqira. Vlera e tyre arrijnë në 3.5 milionë euro. Bëhet fjalë për një hotel (448 m2); një restorant (327 me2); veranda (92 m2); një objekt (24 m2) parcelë tokë (6664 m2).

Ky është reagimi i plotë i familjes Kqira:

Po qarkullojnë shumë lajme lidhur me konfiskimin e pasurisë së familjes Kqira. Për të disatën herë po e përmendim se gjithë pasuria e familjes tonë është krijuar me shumë mund, punë e sakrificë e këtë e dijnë të gjithë ata që i njohin familjen Kqira. Këtë e vërtetojnë edhe tokat bujqësore dhe fermat që i posedon familja jonë.

Pasuria nuk u krijua tash po kjo pasuri rezulton qysh nga vitet 1960 fillimisht e krijuar nga të parët e familjes Kqira me disa biznese në Zagreb të Kroacisë, e pastaj vazhdon me disa objekte hoteliere, kafiteri, argjendari e tekstil të gjitha këto në Prizren, për të cilat e dijnë të gjithë banorët e qytetit tonë.

Në gjithë këto vite janë të punësuar me dhjetra punëtor që sigurojnë mbijetesën e familjeve të tyre.

Vëllezërit Kqira po mbahen në paraburgim që 12 muaj por ne si familjar kemi shpresë se shumë shpejt ata do të lirohen sepse besojmë në drejtësi prandaj drejtësia edhe në rastin tonë do të triumfoj. Ky reagim vjen pas disa shkrimeve nga gazeta të ndryshme, për t’iu bërë me dije opinionit për të pavërtetat që fliten për familjen Kqira, se këto shkrime janë tendencioze, e kanë për qëllim njollosjen e familjes tonë.

Jemi në pritje të fjalës së drejtësisë e kjo mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Me respekt familja Kqira.

Allegri rinovon kontratën

0

Trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2018.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi, ndërsa ky rinovim i kontratës për trajnerin e njohur vjen pas triumfit të radhës në Serie A, ku Juventus u shpall Kampion për herë të pestë radhazi.

Kosova ka potencial në futboll

0

Kosova kanë potencial për t’i befasuar shumë skuadra. Kështu është shprehur ish-futbollisti i Crystal Palace dhe Swansea Cityt, Shefki Kuçi në një intervistë për BBC-në.

39-vjeçari nga Vushtrria është shprehur i lumtur që Kosova është bërë anëtarja e 55-të e UEFA-s në fillim të kësaj jave dhe beson në potencialin që ka në futboll.

“Njerëzit në Kosovë janë shumë të pasionuar për futbollin e tyre. Kosova është një vend i vogël, por ka numër të madh të talenteve në tërë Evropën”, ka theksuar Kuçi për BBC, përcjell RTKlive.com.

BBC në tekstin e saj rikujton se mesfushori i Watfordit, Valon Behrami dhe mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri kanë lindur në Kosovë, por luajnë për Zvicrën. BBC nga burimet e saj ka kuptuar se ekziston një mundësi e madhe që FIFA t’u japë dritën e gjelbër futbollistëve kosovarë që luajnë për ekipet e tjera kombëtare për t’iu bashkuar Kosovës. Rreth kësaj çështje, Kuçi është shprehur: “Ata (Shaqiri e Behrami, v.j.) luajnë për Zvicrën dhe kanë qenë pjesëmarrës në Botëror dhe në Evropian.

Nuk është e lehtë t’ia kthesh shpinën. Kjo është një zgjedhje personale. Disa prej futbollistëve mund të duan të luajtur për Kosovën, kurse disa do të duan që të vazhdojnë aty ku janë”.

Në Universitetin e Prizrenit nis konferenca shkencore për gjuhën shqipe

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten ka nisur punimet konferenca shkencore me temë “Shqipja e sotme dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera”, e organizuar nga Fakulteti i Filologjisë.

Hapjen solemne të kësaj konference e bëri rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, i cili i uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve. Ai pret që të jepet një kontribut i veçantë në këtë fushë.

Fjalë rasti mbajti edhe u. d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Fahredin Shabani, i cili e vlerësoi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e kësaj konference me këtë temë, në fakultetin të cilin ai e drejton.

Kryetari i Këshillit organizues dhe shkencor, Shkelqim Millaku tha se për këtë konferencë kanë bërë kërkesë mbi njëqind dashamirës të gjuhës, letërsisë dhe didaktikës shqiptare.

“Seleksionimi i tyre është bërë më një kujdes të shtuar. Aktivitetet e konferencës janë dy ditore. Në ditën e parë kemi katër seanca, tri nga gjuhësia dhe një nga letërsia dhe didaktika. Kurse ditën e dytë, më 7 maj vizitë monumenteve trashëgimore dhe kulturore të Prizrenit. Këshillit shkencore dhe organizues ju jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj kryekëput human. Të gjithë kumtuesve ju dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e rezultateve tuaja hulumtuese dhe shkencore”, ka theksuar ai.

Këshillit shkencor dhe organizues ju jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj kryekëput human. Të gjithë kumtuesve ju dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e rezultateve tuaja hulumtuese dhe shkencore.

Konferenca do të vazhdoj punimet edhe të shtunën. /PrizrenPress.com/

UPZ-konference shkencore1

QRTK dhe KTK në Prizren, të shqetësuar me shkatërrimin e Qendrës Historike

0

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha dhe kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina, kanë folur sot rreth shkatërrimit të fundit në një objekt të mbrojtur të QHP-së në rrugën “Marin Barleti”.

Drejtuesit e këtyre institucioneve janë të shqetësuar për rrënimet dhe shkatërrimet në këtë zonë të veçantë të Prizrenit, të cilat janë duke ndodhur në një periudhë të shkurtër kohore me ç’rast rasti i fundit i shkatërrimit është i pesti me radhë. Ata thanë se objekti i fundit i shkatërruar posedon vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha thotë se para dy vitesh ka adresuar çështjen e mbrojtjes së këtyre objekteve në nivelin lokal dhe ministrisë. Por, ai thotë se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

“Qysh para dy vitesh ne kemi adresuar çështjen e mbrojtjes së këtyre objekteve në nivelin lokal dhe ministrisë , por deri më tani asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim”, tha ai.

Ndërsa, kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina thotë se para dy jave është kërkuar formimi i një fondi emergjent për ndërhyrje urgjente në objektet që ndodhen para shkatërrimit.

“Ne para dy jave kemi kërkuar formimin e një fondi emergjent për ndërhyrje urgjente në objektet që ndodhen para shkatërrimit, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse”, tha ai.

Morina thotë se rrënimet dhe shkatërrimet e këtyre objekteve të trashëgimisë janë rrjedhojë e neglizhencës 17 vjeçare të institucioneve përkatëse që është dashur të merren me këtë problematikë.

Ndërkaq, edhe drejtori i organizatës jo qeveritare “EC Ma Ndryshe”, Hajrullah Çeku, i cili ka qenë ndër më të zëshmit në këtë çështje, tha se këto janë duke ndodhur për shkak se institucionet po qëndrojnë indiferente ndaj zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ne gjatë ditës jemi orvatur të kontaktojmë edhe zyrtarë të Task Forcës për QHP-në , por kontakti me ta ka qenë i pamundur. /TV Prizreni/

EDHE DREJTUESIT E QRTK-së DHE KTK-së NË PRIZREN TË SHQETËSUAR ME FENOMENIN E DËMTIMEVE TË OBJEKTEVE TË MBROJTURA NË QENDRËN HISTORIKE Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, dhe kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina, kanë folur sot rreth shkatërrimit të fundit në një objekt të mbrojtur të QHP-së në rrugën “ Marin Barleti”. Drejtuesit e këtyre institucioneve janë të shqetësuar për rrënimet dhe shkatërrimet në këtë Zonë të veçantë të Prizrenit, të cilat janë duke ndodhur në një periudhë të shkurtër kohore me ç’rast rasti i fundit i shkatërrimit është i pesti me radhë. Ata thonë se objekti i fundit i shkatërruar posedon vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore. Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha, thotë se qysh para dy vitesh ne kemi adresuar çështjen e mbrojtjes së këtyre objekteve në nivelin lokal dhe ministrisë , por deri më tani asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim , thotë ai. Ndërsa kryesuesi i KTK-së, Arbnor Morina, thotë se ne para dy jave kemi krijuar formimin e një fondi emergjent për ndërhyrje urgjente në objektet që ndodhen para shkatërrimit , por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse . Kryesuesi Morina, thotë se rrënimet dhe shkatërrimet e këtyre objekteve të trashëgimisë janë rrjedhojë e neglizhencës 17. vjeçare të institucioneve përkatëse që është dashur të merren me këtë problematikë. Ndërkaq, edhe drejtori i organizatës jo qeveritare “Ec Ma Ndryshe”, Hajrullah Çeku, i cili ka qenë ndër më të zëshmit në këtë çështje, tha se këto janë duke ndodhur për shkak se institucionet po qëndrojnë indiferente ndaj zhvillimeve në Qendrën Historike të Prizrenit. Ne gjatë ditës jemi orvatur të kontaktojmë edhe zyrtarë të Task Forcës për QHP-në , por kontakti me ta ka qenë i pamundur…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 6. Mai 2016

NISMA formon nëndegë në Skorobisht të Prizrenit

0

NISMA në Prizren ka formuar nëndegën e radhës në fshatin Skorobisht. Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Nerdis Aliaj, nënkryetar Sallhim Shabani, ndërsa sekretar i kësaj nëndege është zgjedhur Elvedin Jusufi.

Në zyrtarizmin e kësaj nëndege kanë marrë pjesë strukturat udhëheqëse të NISMA-s në Prizren.

Sekretari organizativ i NISMA-s në Prizren, Afrim Bekteshi ka elaboruar peshën dhe rëndësinë që kanë komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë.

“Qeverisja komunale në Prizren, nuk duhet të krenohet vetëm me pasjen e kësaj vlere, siç është multietniciteti dhe multikulturalizmi, porse ata duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim, me qëllim që këto komunitete të mos ndjehen asnjëherë të diskriminuara, por të jenë sa më shumë të integruara në shoqërinë kosovare, sepse në esencë kjo do të nënkuptonte edhe vlerat evropiane në përgjithësi”, tha Bekteshi.

NISMA në Prizren po vazhdon me prezencën e saj çdo kund, ngase sipas këtij subjekti politik, qytetarët e Komunës së Prizrenit e dëshirojnë këtë.

“E vërteta qëndron në faktin se NISMA për Kosovën tani për tani shihet si e vetmja alternativë politike që do të mundë t’i lëvizë gjërat për së mbari. Ndryshimi mund të arrihet vetëm me NISMA-n”. Kështu kanë thanë sot edhe banorët e fshatit Skorobisht, derisa u rreshtuan krah NISMA-s. /PrizrenPress.com/

Red Hot Chili Peppers prezanton albumin e ri

0

Grupi i njohur i rokut alternativ, Red Hot Chili Peppers, po promovon albumin e ri, të titulluar “The Getaway”, që është albumi i tyre i 11 me radhë.

Për adhuruesit e tyre grupi ka prezantuar këngën e re “Dark Necessities” në kanalin Youtube, kurse albumi tashmë është në dispozicion në iTunes.

Kohë me parë basisti Flea e ka cilësuar albumin e ri si “album super i vallëzueshëm” dhe ndryshe nga ai që kemi dëgjuar në vitin 2011, të titulluar “I’m With You”.

Grupi është formuar në Los Angeles në vitin 1983.

BBC: Erion Veliaj shihet si kryeministri i ardhshëm shqiptar

0

Ndërkohë që në Britani vazhdon debati nëse vendi duhet të largohet nga BE, për të ndjekur ‘rrugën shqiptare’, gazetari i BBC, Andrew Hosken ka udhëtuar drejt Tiranës për të treguar se si Shqipëria po bën çmos që të bëhet pjesë e BE-së.

“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”, shkruan gazetari.

Politikani që ka intervistuar gazetari i BBC është kryebashkiaku i Tiranës, për të cilin ai shkruan se shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Veliaj thotë se Evropa nuk mund të konkurrojë me Rusinë me avionë dhe bomba.

“Është fuqia e botë ajo që e bën Europën kjo që është sot”, thotë ai.

“Nuk ka avantazhe nga të qënit një geto, dhe Ballkani Perëndimor është sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian”.

“T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim,” shton Veliaj.

Prevalla, arena e garave automobilistike

0

Pas garës rrethore që u zhvillua dy javë më parë në Gjakovë, auotomobilistët kosovarë në këtë fundjavë do t’i nisin edhe sfidat e tyre në disiplinën malore, ndërsa gara e parë e këtij lloji zhvillohet në shtegun mjaft atraktiv të Prevallës.

Ndryshe nga gara e parë, në të cilën munguan disa garues, në Prevallë pritet edhe më tepër masovitet, ndërsa vetë natyra e garës premton rivalitet dhe interesim të madh.

Bardhyl Canolli, i cili në Gjakovë e pati kohën më të mirë, ka bërë investime të mëdha në BMW-në e tij, prandaj pritet që edhe në Prevallë të jetë në qendër të vëmendjes në kategorinë e nëntë, ku gjithsesi konkurrenca është shumë e madhe.

Ndërkaq, Përparim Dushi sivjet do të garojë në kategorinë e dhjetë, pasi që nga kjo fundjavë do të paraqitet me një bolid shumë atraktiv.

Edhe në kategoritë tjera do të zhvillohet betejë e ashpër për plasaman sa më të mirë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet me qëllim që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa në ndihmë të saj do të jenë edhe instituticionet përkatëse, duke filluar nga Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Zjarrëfikësit.

Paraqitja në garë fillon që nga ora 9:00, ndërsa gara pritet të pëfundojë në orën 16:00. Për këtë arsye, rruga në aksin Prizren – Brezovicë gjatë zhvillimit të garës do të jetë e mbyllur, por gjithsesi do të lirohet në periudha të shkurtëra për kalimin e veturave civile. /PrizrenPress.com/

Dy persona me vetura prishin rendin publik në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj në fshatin Potoqan i Ulët të Rahovecit.

Ata dyshohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Të dyshuarit me veturë kanë bërë vozitje të rrezikshme dhe nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor”, njofton PK, raporton PrizrenPress.

“Pas matjes së alkool-testit ka rezultuar se të dyshuarit janë në gjendje të dehur”.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të mbahen në stacion për 6 orë dhe pastaj të lirohen në procedurë të rregullt”. /PrizrenPress.com/