7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 6602

PDK nuk komenton asgjë rreth bastisjes dhe kërkimit të Azem Sylës

0

PDK nuk ka dashur të komentojë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për bastisjen e shtëpisë së së deputetit të saj, Azem Syla dhe një ish vozitësi të kësaj partie.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dashur të komentojë aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për bastisjen e shtëpisë së së deputetit të saj, Azem Syla dhe një ish vozitësi të kësaj partie.

“Nuk di asgjë për këtë”, tha shkurt sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që PDK më vonë gjatë ditës të dalë me një deklaratë.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në këtë aksion përpos shtëpisë së Sylës janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në mbarë vendin.

Në përgjithësi, burimet e EULEX-it kanë thënë s ebëhet fjalë për një grup prej 40 personash ndërsa në shënjestër për t’u bastisur janë 42 lokacione.

Azem Syla, gjatë luftës, për një kohë ka qenë komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Sondazhet paraprake, Trump fiton në 5 shtete

0

Miliarderi Donald Trump, ka fituar me lehtësi në 5 shtetet verilindore që votuan të martën. Kështu, ai ka shkuar më pranë zgjedhjes si kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa nga ana tjetër, Hillary Clinton arriti të fitojë në 4 shtete, Kënektikat, Delauare, Mariland dhe Pensilvani. Në Rode Ajlënd ishte Bernie Sanders ai që triumfoi.

Sipas BBC-së, rivalët e miliarderit njujorkez tashmë e kanë larguar vëmendjen nga verilindja, për t’u fokusuar në zona të tjera. Ted Cruz dhe John Kasich kanë bashkuar forcat për të ndihmuar njëri-tjetrin në Indiana, Oregon dhe Nju-Meksiko.

Trump e quajti fushatën kundër tij “Të ndalim Trump-in” një përpjekje “të mjerë” dhe e akuzoi Partinë Republikane se po e trajton atë padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të “manipuluar”

Kurti: Haradinaj, destruktiv

0

Albin Kurti fajëson Ramush Haradinajn për moskrijimin e “Alternativës për Kosovën”, që do t’i bashkonte tri partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në, “Nismën”, dhe shoqërinë civile.

Ai thotë se AAK-ja luajti rol destruktiv, duke vendosur kushte për “Vetëvendosjen”

AAK-ja nuk ishte e gatshme për ndërtimin e Alternativës dhe se subjekti i Ramush Haradinajt nuk kishte parime, por interesa partikulare, kështu thotë ish-lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në intervistë për gazetën “Zëri”.

Ai bën të ditur se kishte pranuar kërkesën e AAK-së që në listë të ishin të barabarta me pjesëmarrje, 40 me 40, edhe pse “Vetëvendosja” është subjekti më i madh opozitar. Por, sipas tij, Haradinaj këmbëngulte që ta kishte ose mandatarin, ose bartësin e listës.

“Por ne nuk mund ta pranonim një imponim të tillë. Pra, prej dy kërkesave të tyre ne e pranuam njërën kërkesë, por ata donin që ne t’i pranonim të gjitha, kjo ishte e papranueshme për ne”, ka treguar për “Zërin” Kurti.

Azem Syla: “Jam në Durrës, tash po nisna për Kosovë”

0

Policia e EULEX-it nuk arriti ta arrestojë sot Azem Sylën. E kërkoi në Prishtinë dhe në shtëpinë e tij familjare në Kishnarekë të Drenasit, por kot.

Indeksonline mëson se Azem Syla për herë të fundit i është lajmëruar policisë në telefon nga Durrësi.

“Jam në Durrës, tash po nisna me ardhë për Kosovë”, janë fjalët e fundit të Azem Sylës, e që më pas nuk është bërë i gjallë, duke e shkyçur celularin, thonë burime të Indeksonline.

Indeksonline po ashtu merr vesh se Azem Syla akuzohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aksionin e gjerë të Policisë së EULEX-it e cila ishte e asistuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës janë bastisur mbi 40 lokacione në tërë Kosovë, derisa deri me tash janë arrestuar disa persona. /Indeksonline/

Policia e Kosovës dhe EULEX në kërkim të Azem Sylës, arrestohet ish shoferi i tij

E plotësuar: Në lagjen Pejton nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, për mbi dy orë, Policia e Kosovës dhe EULEX kanë bastisur njërën nga ndërtesat e banimit, përkatësisht banesën e ish shoferit të deputetit Azem Syla.

Fqinjët e këtij personi i kanë thënë KosovaPress-it se policia e ka arrestuar fqinjin e tyre të cilin ata e njohin si vozitës të Azem Sylës.

Aksion i madh i Policisë dhe EULEX-it, kërkojnë Azem Sylën

Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bastisur në 50 lokacione të ndryshme, ndërsa aksioni ka të bëjë me krimin e organizuar.

Aksioni është duke u zhvilluar momentalisht. Burime të RTV Dukagjinit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës do të arrestojë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën.

Mësohet se tashmë Policia ka qenë në shtëpinë ku jeton Azem Syla, por meqenëse ai nuk ndodhej aty i ka lënë një ftesë për tu paraqitur në Polici.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Në vazhdim, Telegrafi do të ju informojë me të rejat tjera rreth këtij aksioni. /Telegrafi/

Kujtohet lindja e UÇK-së në Zonën e Pashtrikut

0

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është mbajtur një tubim gjithëpopullor për nder të 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, veteranët e luftës nga Rogova e

Hasit dhe Theranda, me ç’rast është zbuluar Pllaka Përkujtimore në vendin ku ka qenë furra e bukës e UÇK-së.

Veterani i luftës, Isuf Gashi, ka potencuar se është nder që shtabit të tretë në nivel të Kosovës i janë bashkëngjitur e gjithë rrethina si Zatriqi, Ratkoci, Malësia e Vogël e shumë fshatra të tjerë.

Në fjalën e tij të mbajtur në shënimin e 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së Zona Operative e Pashtrikut, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se janë mbledhur për ta shënuar 18-vjetorin e rezistencës, ku djemtë më të mirë i thanë jo histerisë së një armiku i cili po synonte shuarjen tonë.

“Urdhërdhënësit dhe zbatuesit serbë filluan realizimin e planit famëkeq për zbrazjen e tokës sonë qoftë përmes dëbimit, vrasjeve e dhunës në forma të ndryshme. Por, djemtë e këtij trualli ishin ndër të parët që bënë një plan tjetër për ta prishur këtë plan famëkeq të pushtetit”, ka thënë Vehapi.

Kadri Veseli injorohet nga Ramadan Muja

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka injoruar ushtruesin e detyrës së PDK-së, Kadri Veselin. Ai nuk ka marrë pjesë mbrëmë në takimin që strukturat e PDK-së në Prizren, Rahovec, Suharekë, dhe Has, kanë pasur me Veselin.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Ramadan Muja ka mospajtime me strukturat e parisë(PDK).

Sekretari Organizativ i PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi tha se Ramadan Muja ka qenë i ftuar në takimin e mbrëmshëm të PDK-së, pjesë e së cilës ishte edhe Kadri Veseli.

“ Ka qenë i ftuar, por nuk ka mundur të vijë për shkak se ka qenë me grip”, tha Gashi. Sipas tij, Muja,për shkak ftohjes, dje nuk ka qenë as në punë.

“Sot, ka dalë në punë”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tregon se kryetari Muja,dje ka qenë në punë dhe se nuk ka probleme shëndetësore.

“Dje ka qenë në punë”.

“Edhe sot”,tregon Berisha.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ka qenë mirëpritësi i parë i ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi. Ai nuk ka lënë takim që nuk e ka shoqëruar Thacin, gjatë vizitave në Prizren./PrizrenPress.com/

Ai nuk fjeti një javë

0

Autoritetet amerikane përjashtuan mundësinë që Prince të jetë vetëvrarë, por nga ana tjetër vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së tij.
Ai që hedh disi dritë mbi këtë fakt është kunati i këngëtarit. Mediat amerikane shkruajnë se Maurice Philips, bashkëshorti i motrës së Prince, Tykas, u tha disa të pranishmëve se 57-vjeçari nuk kishte vënë gjumë në sy prej gjashtë ditësh para se të ndërronte jetë.

“Punoi 154 orë me radhë. Ishte një njeri i mirë dhe shumë punëtor. Ishte kunat i mirë”, citohet ai.

Ndërkohë, autopsia nisi të premten, por sipas zyrës mjeko-ligjore do të duhen ditë ose javë para se zbulimet të publikohen.

Legjenda e muzikës u gjet pa ndjenja në një ashensor të pronës së tij në Paisley dhe punonjësit e ndihmës së shpejtë nuk munden ta kthenin atë në jetë.

Një valë homazhesh u zhvilluan në të gjithë botën për këngëtarin enigmatik i cila ka shitur më shumë se 100 milionë disqe. Adhurues të tij u mblodhën në çdo vend të Amerikës për të kërcyer e kënduar këngët e tij

Aksident në Velipojë, humb jetën vajza 10-vjeçare

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë. Për pasojë një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Sektor” në momentin që vajza me inicialet V.SH., po kalonte rrugën.

Ajo është përplasur nga një automjet dhe goditja ka qenë tepër e fortë, çka ka bërë që e mitura të mos mbijetojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Gjashtëmbëdhjetë vendimet e Ekzekutivit të Prizrenit

0

Ekzekutivi i Prizrenit ka marr sot 16 vendime të reja.

Shefi i Zyrës për informim i Komunës, Ymer Berisha, tha se këto vendime kanë për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve.

Ai veçoi disa vendime që janë miratuar, sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për shpalljen e tenderit të rregullimit të varrezave në afërsi të fshatit Landovicë, projekt ky që do të realizohet në partneritet publiko-privat, si dhe vijimin e projekteve për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj nëntokësore, si dhe për shtimin e kapaciteteve të ujit në komunën e Prizrenit.

Zyrtari Berisha, njoftoi më tej edhe rreth miratimit të kërkesës së Drejtorisë së Administratës për mbështetje financiare të manifestimit përkujtimor që organizohet në Gorozhup, për shënimin e 17- vjetorit të betejave të ushtrisë së lavdishme çlirimtare në kufirin ndërshqiptar. /TV Prizreni/

Drejtoria e Shërbimeve Publike:
Shpallë tenderin për ndërtimin e varrezave të reja në Landovicë, sipas procedurave me Partneritet Publiko Privat, ndërtimin e ujësjellësit në rr. “Beteja e Pashtrikut” dhe në fshatin Gërnqarë, ndërtimin e rrugëve lokale dhe kanalizimit ne fshatin Krajk, Nashec-faza e dytë, në Bregdri, si dhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Mazrek. DSHP-ë, shpallë edhe tenderin për rregullimin e parkut ne lagjen Ortakoll,dhe ndërtimin e rrugës në fshatin Reqan.

Drejtoria e Administratës:
Lejon mbështetje financiare për organizimin e manifestimit “Epopeja e Gorozhupit”

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës:
Mbulon shpenzimet e ushqimit për komisionar dhe vëzhgues të Testit të Arritshmërisë për semimaturantë.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
Mbështet financiarisht shënimin e festës memoriale-kombëtare të turqve të Kosovës, në vlerë 3000 euro.

Drejtoria e Shëndetësisë:
Shpallë tenderin për mbikëqyrjen e punimeve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorive tjera komunale dhe furnizim me lëndë djegëse-pelet për nevojat e QMF-ve dhe Urgjencës.

Zbulohet sekreti i Arian Çanit me Bleonën

0

Në spektaklin e djeshëm “Your Face Sounds Familiar”, Arian Çani e ka krahasuar Bleonën me aktoren hollivudiane Angelina Jolie, për shkak të pamjes së saj. Ky mund të quhet edhe kulmi tjetër i marëdhënies së tyre që pas emisionit “Zonë e Lirë”, kur moderatori e puthi në buzë Live (shiko videon ne linkun poshte) shtatorin e kaluar duke i thënë: “E kam shumë xhan”.

Por çfarë ka ndryshuar që prej kohës që të dy zinin faqet e kronikës rozë, sepse Bleona deklartonte nëpër studio televizive: “Arian Çani është një copë idjoti”, ndërsa gazetari nuk linte rast pa përmendur në emisionin e tij vargjet që kishte shpikur vetë: “O Bleona, o Bleona i ke bythët si vagona”.

Një pjesë të sherrit që nisi që prej vitit 2002 e ka treguar vetë Çani në “Zonë e Lirë”: “Bleona, unë me ty nuk kam asgjë përveçse jam i çuditur, që dikur në vitin 2002 babai yt më erdhi të redaksia e ‘Gazetës Shqiptare’. Unë nuk mbaj mend nëse e takova apo jo, por më thanë se ishte shumë i nxehur me mua, për një shkrim që ishte botuar në gazetë.

Vetëm kjo më ka bërë përshtypje dikur”,- i ka thënë ai kur janë takuar pas kaq kohësh.

Por tani me sa duket gjithçka është sheshuar. Bleona i shkoi në studion e tij dhe tani që janë bashkë në “Your Face Sounds Familiar”, Çani i ka me vagona komplimentat për Bleonën