14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kujtohet lindja e UÇK-së në Zonën e Pashtrikut

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është mbajtur një tubim gjithëpopullor për nder të 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, veteranët e luftës nga Rogova e

Hasit dhe Theranda, me ç’rast është zbuluar Pllaka Përkujtimore në vendin ku ka qenë furra e bukës e UÇK-së.

Veterani i luftës, Isuf Gashi, ka potencuar se është nder që shtabit të tretë në nivel të Kosovës i janë bashkëngjitur e gjithë rrethina si Zatriqi, Ratkoci, Malësia e Vogël e shumë fshatra të tjerë.

Në fjalën e tij të mbajtur në shënimin e 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së Zona Operative e Pashtrikut, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se janë mbledhur për ta shënuar 18-vjetorin e rezistencës, ku djemtë më të mirë i thanë jo histerisë së një armiku i cili po synonte shuarjen tonë.

“Urdhërdhënësit dhe zbatuesit serbë filluan realizimin e planit famëkeq për zbrazjen e tokës sonë qoftë përmes dëbimit, vrasjeve e dhunës në forma të ndryshme. Por, djemtë e këtij trualli ishin ndër të parët që bënë një plan tjetër për ta prishur këtë plan famëkeq të pushtetit”, ka thënë Vehapi.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Lajmet e Fundit