21.6 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 6604

Fisnik Ismaili, deputeti i vetëm me biçikletë

0

Gjithmonë me syze të errëta, e mjekër të zezë të theksuar. Dikur kishin problem ta arrestonin pesë policë, e sot vetë ka probleme me Kadri Veselin e Berat Buzhalën, që të dy nuk arrijnë peshën e tij. Ky ishte Fisi i protestave të disa viteve më herët, në të cilat shtrinte “dhjamin” në asfalt. Por, ai tani ka ndryshuar. Ka vendosur t’ia bëj vetes jetën më të lehtë, por edhe t’ia lehtësoj peshën biçikletës. Ka humbur më shumë se 35 kilogram në disa muaj, e tani mbi vete bartë vetëm 130 kile.

Fisnik Ismaili, deputeti më i pazakontë i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë për Gazetën Fjala ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e tij personale, puna që bënë si deputeti i Kosovës e edhe si biznesmen. Ai treguar se me kënd nuk ka dëshirë te takohet kurrë e kënd e ka mikun me të mirë.

“Jam njeri që njihem se nuk di ta ruaj paranë, por kohës së fundit më ka bërë më të kursyer humbja e peshës. E bëj edhe për shëndet, edhe për të kursyer”, nis rrëfimin Ismaili për Gazetën Fjala.

Qytetarët, tani janë mësuar me Fisin që endet me biçikletë. Por, kolegët deputetë e shohin shpesh si “prishës të planeve”, kur kalon para tyre nëpër trafik .

Bile sipas tij disa nga deputetët e Kosovës nuk mund ti paramendoj edhe duke vozite biçikletë. Për Azem Sylen thotë se ka filluar të plakët edhe nuk mund t’i hip këtij mjeti.

“I ka ba do vjet edhe ai” thotë Ismaili teksa qeshet.

E për të vozitur biçikletën në Prishtinën që drejtohet nga bashkëpartiaku Shpend Ahmeti, edhe Fisi e pranon që është e vështirë.

“Herë rrugëve e herë trotuarëve duhet me vozitë. Por, Shpendi e ka planin për të rregulluar një shteg të gjatë”.

Por, për të vozitur, nuk është problemi i vetëm i biciklistëve. Për ta parkuar është edhe më problem.

“Unë e lë tek një shok në një lokal. Pak prej frikës që ma vjedhin, pak për ta pasur zgjedhjen ku ta lë nëse ndonjë ditë s’kam takat me i hyp biçikletës” thotë Ismaili teksa mban stomakun e gjerë me duar, për të treguar peshën.

Dy rrotëshin e tij e vozitë me dëshirë potencon Ismaili, e në ndërkohë u propozon kolegëve të tij ta bëjnë këtë e t’u ikin “xhipave”, pasi, siç thotë ai, nuk është privilegj të jesh deputet.

“Ne jemi si të tjerët. Rastësisht ka qëlluar ta kemi zërin ma të naltë, e po dukemi ma të rëndësishëm” thotë Fisi, si shakaxhi i shquar.

Me gjithë synimet që biçikletën ta përdorë çdoherë, atij i duhet ta vozisë edhe makinën për punë. Deputeti më i gjatë i Kuvendit të Kosovës vozitë makinën Passat, të vitit 2006, e cila është me tabela dhe timon anglez.

Dostat e Fisit

Angazhimi në politikë dhe puna prej reklamuesi, e kanë bërë që të shoqërohet me shumë njerëz. Por, Fisi i shquan si më të afërmit ata që bashkëpunon tani në politikë: Shpendin, Dardan Sejdiun, Puhie Demakun, Aida Dërgutin e shumë të tjerë.

E siç tregon ai dostin më të mirë e ka Shpendin.

“Me Shpendin na lidhin ma shumë sene se me të tjerët. Atë e kam dostin më të mire në VV”.

Nuk ia zgjatë dorën, Berat Buzhalës

Me gjithë shoqërinë e shumtë, i ka disa që nuk do donte të takohej ndonjëherë. Rastësia i ka takuar me Beratin para disa ditësh, por problemet e mëhershme, nuk e kanë lejuar që t’i flasë as tash, por as më herët.

“U takova në rrugë para disa ditësh me të, po nuk kemi fol. Bile, as nuk ia kam zgjatë dorën kur kemi qenë në një emision më herët”.

Për të thotë se nuk i flet, pasi ka shpifur për babanë e tij, për të cilin rast janë në gjykatë.

Me Thaçin s’do ta harxhonte as edhe një sekondë

Edhe pse dikur ka marrë tenderin e “New Born-it” nga ai, tash nuk ka kontakte me Thaçin. Nga ajo kohë është takuar me të dy herë, vetëm se këto takime kanë qenë jo të këndshme sipas tij.

“Dy herë jemi takuar, e herën e fundit jemi kacafytë keq me fjalë. Tash me të s’do ta harxhoja as edhe një sekondë”.

E, në listën e njerëzve që nuk i ka në qejf, hynë edhe Shaip Muja. Për të thotë se nuk do të mund të qëndronte asnjëherë në një tavolinë.

“Më ka thirr me pi kafe, por dëshira ime ka munguar. Ai insistonte, derisa i thash se mos ka nevoje t’ia vizatojë që dëshira mungon” ka thënë duke qeshur Ismaili.

Pse shanë Fisi?

“Kush shanë?. Kurrë. Pa më sha, unë nuk shaj” ironizon profesori i Multimedias në Universitetin privat – AAB.

Më tutje, ai bën krahasime mes nesh dhe amerikanëve, duke aluduar në përdorimin e gjuhës së shtuar vulgare të fytyrave publike në Amerikë. Ai thotë se ne as afër nuk jemi me civilizim e atyre.

Fisin e kanë votuar njerëzit, ekskluzivisht për gjuhën që përdorë, e sipas tij, i kanë kërkuar premtimin se nuk do ndryshoj as në Kuvend.

Ish-asamblistit të VV-së në Prishtinë, i pëlqen të konfrontohet me komentues në Facebook.

“Njerëzit shpesh hynë tek komentet e mia, veç me qeshë e m’e u knaqë” thotë Fisi, teksa vazhdon të qeshet, kur i përmend disa raste që me qëllim nuk i replikon, për arsye që sipas tij se disa synojnë të arrijnë vëmendje në komente.

Din të jetë edhe racional

Me gjithë rastet kur është më i paparashikueshëm, Fisnik Ismajli, tregohet më racional se bashkë-partiakët e tij kur kritikonin bllokimin e Prishtinës nga veturat në kohën e Isa Mustafës. Ai duke lëvizur duart rreth kokës, thotë se kush ka qenë në ndonjë shtet tjetër të Evropës, mund ta kuptoj që çdokënd ka trafik të dendur.

“Pa jetu në Londër e me përjetu ‘Rush hour’, ku lëvizë vetëm 20 metra për 1 orë e gjysmë, nuk mundesh me kuptu çka është bllokimi në trafik” thotë Ismaili.

Si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, i ka vënë vetes synimin për të dhënë shembuj të mirë për deputetët “tradicional” të Kuvendit: duke dhënë kontribut në debate, por edhe jashtë godinave të Parlamentit.

E shembuj të tillë si i Fisit, gjejmë shpesh nëpër botë. Një i tillë vjen nga Britania., nënshtetas i të cilës është edhe vetë Fisi. Deri vonë, kryeministri britanez, David Cameroon, udhëtonte me autobus publik për në punë, dhe nga puna në shtëpi, duke mos dhënë përshtypjen që është kryeministri i një vendi si Britania./Gazeta Fjala/

Sytë e saj rrush Rahoveci

0

Erdhe e bukur si copë bjeshke, nga e cila shpërtheu vullkani që e ruaje në brendi. Nga hiri tij rilinda, ndoshta si feniksi, për të përjetuar shfaqjen tënde triumfale, që me forcën e fuqisë rinore ringjalli ndjenjat e mia të molisura. U shfaqe kur po dremisja në ëndërrimet e frikshme se mos po më shteronte ndjesia për të bukurën. Paraqitja jote riktheu vetëbesimin e luhatur, kur po ndjehesha sikur kisha humbur fuqinë për ta shijuar rrezen e hënës, që dukej larg mbi bjeshkën nga e cila u shkëpute…

Takimi i vonuar

Kisha nxituar të arrija në kohën e duhur, prandaj i kisha dhënë turr automobilit gjatë gjithë rrugës. Posa arrita në vendin dhe kohën e caktuar, i telefonova mikës së saj, përmes së cilës mbaja lidhjen që nga dita e parë e njohjes sonë.

“Di gjë për të dashurën time?”, e pyeta, meqenëse e dashura ime nuk kishte dal në kohën e caktuar aty ku duhej të takoheshim.

Dhe, mikja me dashamirësi më përcolli porosinë nga e dashura, me të cilën ajo më informonte se do të takohej me mua në orët e pasdites. Kjo po ndodhte ashtu, meqë detyrat e punës që bënte, nuk po e lejonin të dilte në kohën që e kishim caktuar paraprakisht.

Ishin paradite, andaj koha deri te takimi pasdite ishte bukur i gjatë e monoton…

Dhe, për ta thyer monotoninë, e cila në njëfarë mënyre shkaktonte ankth te unë, ftova miken e saj t’më shoqëronte. Ajo iu përgjigj thirrjes sime me kënaqësi, bile edhe më herët kishte shfaqur dëshirë për të dal me mua në kafe.

Në orët e pasdites ajo po vinte anës bulevardit të zhurmshëm, e ngarkuar me një lloj faji që nuk ishte i saj. Ai preokupim e ajo ngarkesë që e kishte rënduar lidheshin me takimin, i cili po realizohej me vonesë. Me të arritur pranë tavolinës sonë, u përshëndetëm ngrohtë, siç përshëndeten të dashuruarit dhe që të tre vazhduam ndejën, e po pinim pijet e preferuara. Ndeja ishte gazmore e me batuta, të cilat krijonin atmosferë të ngrohtë, pse jo edhe atmosferë dashurie…

Unë e shikoja me lakmi, si një i dashuruar që isha, përgjatë gjithë trupit, që nga maja e gishtërinjve të këmbës e deri te majat e flokëve. Po vëreja se ngjyrën e thonjve në gishtërinjtë e këmbëve e kishte harmonizuar me ngjyrën e thonjve të gishtërinjve të duarve. Po ashtu, vërejta se edhe ngjyrën e çantës e kishte harmonizuar me këpucët dhe veshjen e saj të cilën e kishte zgjedhur me shije. Nuk arrita të kuptoja për ngjyrën e zezë të flokëve se a e kishte përshtatur me vetullat harkore të zeza, apo me qepallat e syve që i kishte si kokrra rrushi të Rahovecit. Trupi i saj i bukur ngjasonte në ngjalën gjarpërore në liqenin e Pogradecit…

Dhe, derisa po e shikoja, shkrihesha i tëri në bukurinë e saj të rrallë. I mundur nga ndjenjat, më bëhej se kisha pranë veti një princeshë, që po më çmendte me madhështinë e saj, e cila po reflektonte një qëndrim e sjellje të qytetëruar.

Sa e bukur dukej e sa me ëmbëlsi fliste! Më dukej se nxirrte mjaltë prej goje kah fliste, e kur më hidhte shikimin sikur gjuante shigjeta nga sytë e saj. Herë pas herë ato shigjeta më qëllonin aq shumë sa mezi përmbahesha të mos i hidhesha në qafë e ta merrja në përqafim me puthje të pareshtura…

Shprehja e dashurisë

Në një moment të caktuar, derisa po kënaqesha duke e vrojtuar, ajo me droje më pyeti:

“Je mërzitur gjatë pritjes për takim?”.

E shikova me shikimin e një të dashuruari, shikim i cili qartazi tregonte se zemrën time tashmë e kishte rrëmbyer. Ndonëse vetë shikimi fliste mjaft, e ndjeva të arsyeshme që ndjenjat e mia t’ia shprehja edhe me fjalë:

“Jo, zëmra ime. Ndoshta do të mërzitesha për çka do tjetër, por për pritjen e takimit me ty – assesi. Ishte mikja jote, e cila më shoqëroi pa lënë vend për mërzi”.

“Por, unë erdha me vonesë të madhe, për çka ndjehem me faj”, u ndërlidh ajo.

E unë, në vend të fjalëve, shtriva dorën kah dora e saj. Së pari, ia ledhatova dorën me dorën time. Pas kësaj, ajo hapi gishtërinjtë për t’i futur mes gishtërinjve të dorës sime.

“Nuk u mërzita, sepse erdhe të takohesh me mua në momentin kur t’u dha mundësia. U shfaqe si copë bjeshke, e cila në gjirin e saj mbërthen vullkanin që po shpërthen. Zjarri brenda tij është zjarri i dashurisë sonë”.

Fjalët e mia sikur i dhanë zemër. Deshi t’më hidhej në përqafim për t’më falur një puthje, por nuk pati guxim. Në vend të puthjes më dhuroi një shikim të zjarrtë. Pas kësaj lëshoi shikimin për tokë dhe e pa më shikuar më tha:

“Më fal për vonesë!”.

Unë, pa folur asnjë fjalë, afrova trupin afër trupit të saj për ta mbështetur anën e majtë të trupit për krahun e djathtë të saj. Kur ndjeva nxehtësinë e saj, mu duk se po i shtohej edhe më tepër bukuria, e cila sakaq më humbte para syve. Kjo më kishte ndodhur edhe gjatë kohës derisa e prisja në takim, kur herë-herë më humbte parafytyrimi për gjithë atë pamje të saj impozante.

Dhe, për të shprehur me fjalë gjithë ndjenjën e madhe, e cila më dezorientonte, vazhdova fjalën atje ku kisha mbetur më herët:

“Erdhe kur në imagjinatën time dukej sikur po shteronte parafytyrimi për të bukurën, kur më bëhej se po më mungonte fuqia për ta shijuar të bukurën. Prania jote po e rikthen ndjenjën, po e ringjallë fuqinë e po më frymëzon për ndjenjë të pasur, me të cilën do ta përshkruaja bukurinë tënde madhështore”.

Puthja në vend të shpërblimit

Mikja e saj u gëzua për fjalët tona të zgjedhura. Dhe, para se të thoshte diç, lëshoi një të qeshur me zë të lehtë.

“Ndoshta do mendoni pak edhe për mua, që po e luaj rolin e mësitit. Pres shpërblim si mësit. E, më i vlefshmi për mua është lumturia juaj, e që shoh se ka marrë turr nga dashuria që keni për njëri-tjetrin”.

Dhe, për të plotësuar kërkesën e saj, por edhe dashurinë tonë, u përqafuam fort, duke shkëmbyer puthje të zjarrtë, e cila ishte dhurata më e mirë jo vetëm për mikën, por edhe për ne… /Petrit Kalaja Kosovarja/

Bullgarët vjedhin këngën e Angjela Peristerit (Video)

0

Këngëtari bullgar, Azis ka vjedhur këngën e Angjela Peristerit me Big Bastën, Sonte Dridhuni.

E gjithë vija melodike është marrë nga këngëtari bullgar vetëm se kënga këndohet në gjuhën e tij. Madje ai e ka realizuar këngën në duet, njëjte sikurse këngëtarja nga Shqipëria.

Për më shumë shiko videot dhe ngjashmëritë e këngëve.

Eqrem Kryeziu: Kujdes nga bashkëpunëtorët e UDB-së!

0

Një nga udhëheqësit e dikurshëm të LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka thënë se ka rrezik të formohet edhe një Gjykatë Speciale nga komunistët e Kosovës!

“Nuk është larg mendsh që komunistët* dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve UDB e KOS të kërkojnë një Gjykatë Speciale për t’i dënuar të gjithë ata në Kosovë që ua prishën idilin me regjimin komunist të Beogradit.

* Me “komunistë” kam parasysh të gjithë ata që shitën ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin për të ruajtur lëkurën e vet, jo ata që formalisht deklaroheshin të tillë”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në Facebook.

Obama ftesë edhe Mustafës për samitin e liderëve në New York

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka ftuar kryeministrin e vendit Isa Mustafa që të marrë pjesë në samitin e liderëve që do të mbahet në New York.

Kjo është bërë e ditur përmes në njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Samiti i liderëve do të mbahet me 29 shtator në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Isa Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Këngëtaret shqiptare që ishin dashnore të shefave të Sigurimit të Shtetit

0

Gjergj Leka vjen me një rrëfim pa dorëza. Për herë të parë ai flet për të kaluarën e tij dhe të kolegëve, fjalët e mira dhe ndihma që i ka ardhur nga disa të tjerë, siç është Vaçe Zela.

Ai thotë se “asnjë presje nuk do t’i hiqja jetës që kam bërë”.
“Nuk i kam bërë kurrë keq dikujt, siç ka ndodhur fatkeqësisht me shumë emra nga arti shqiptar, që u kanë bërë keq kolegëve. Kanë bërë mëkatet e tyre dhe artistët, kanë folur më shumë se duhet, më kanë përmendur edhe mua personalisht”.

I pyetur nëse mund të japë emra, ai thotë: “Nuk i them, se kanë familje. Ndërsa njëra shumë e rëndësishme për atë kohë, është edhe e sëmurë aty ku jeton. Bëhet fjalë për një këngëtare shumë të madhe, që ka marrë madje edhe çmime nga këngët e mia”.

I pyetur nëse e ka fjalën për Parashqevi Simakun, ai thotë: “Unë nuk thashë gjë, ti e the…”!

Sipas Lekës, i cili flet për Panorama, Simaku ishte “më e privilegjuara”.

“Sigurisht, në vend të parë ka qenë Vaçe Zela, e më pas erdhi Parashqevi Simaku. Vaçja ka qenë ‘Ministri më vete’. Madje Vaçja ishte mbi Ministrinë. Ajo zgjidhte çfarë kënge të donte, ishte shumë e fuqishme. Sepse Vaçja nuk ishte thjesht këngëtare, ishte një këngëtare shumë e zgjuar. Vaçja, duke qenë jo e bukur, nuk e fitoi se ‘ia dha’ dikujt. Se ishin ca të tjera që e ‘jepnin’ dhe ishin të bukura, që të flasim troç tani. Vaçja e fitoi me zgjuarsinë e saj, duke ditur të mbante kontaktet e duhura dhe duke u bërë institucion. Gjithnjë, para se të dilte në skenë, Vaçja shkonte në banjë të urinonte dhe ankohej për dhimbje të forta barku, të tmerrshme, se aq emocione kishte. Vaçja ishte rast unik, që dinte të ruante vlerat para publikut”.

Sipas tij, rivalet më të mëdha mes këngëtareve kanë qenë “ato që kishin të dashurin ose mikun më të fortë”.

“Historikisht, dy më të rrezikshmet kanë qënë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart, që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato”, shton ai, duke vënë sërish dyshime nëse ia dilnin me aftësi.

“Kishte shumë më të mira se ato”, thotë ai. “Parashqevia erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur.

Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo tek pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë më të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva.

Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se çfarë ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare, sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtare finoke dhe të zgjuara”.

LDK, Adem Grabovcit: 8 me 2!

0

Tre ministrat e LDK-së, Kujtim Shala, Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami duket se nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga veprimet e tyre për largimin e disa njerëzve të PDK-së nëpër pozitat kyçe dhe sjelljen e njerëzve të tyre. Madje, as kërcënimi i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci se mund të vij deri te votëbesimi i Qeverisë Mustafa nuk do të bëjë punë.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një burime brenda LDK-së. Sipas këtij burimi, veprimet që i kanë ndërmarrë këta tre ministra në asnjë mënyrë nuk do të kthehen prapa.

“Pavarësisht pse PDK para dy javësh ka kërcënuar LDK-në, vendimet që tashmë janë marrë nuk do të tërhiqen. Kjo është çështje e kryer. Megjithatë, kemi pasur vërejtje nga shefat e partisë që të kemi kujdes në të ardhmen”, ka thënë ky burim brenda LDK-së.

Veprimet e këtyre tre ministrave kanë rebeluar PDK-në. Sidomos vendimet e Avdullah Hotit për largimin e disa njerëzve të PDK-së nga ATK-ja dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të LDK-së, dhe prekjen e disa bizneseve që kanë lidhje me PDK-në kanë rebeluar keq njerëz të kësaj të fundit.

Pas këtyre veprimeve, Adem Grabovci ishte rebeluar keq, sa që kishte thirrur në një takim urgjent Ismet Beqirin e LDK-së, duke ia bërë të qartë se nëse LDK do të vazhdoj me këtë avaz, atëherë Qeveria e Isa Mustafës do të hidhet në votëbesim.

Në një intervistë që para dy ditësh, Adem Grabovci e ka dhënë për Gazetën Blic e ka konfirmuar se pavarësisht kërkesës së tyre që të korrigjohen vendimet e tre ministrave të LDK-së, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Megjithatë, sipas tij, koalicioni është duke funksionuar shumë mirë dhe është shumë stabil.

“Janë bërë lëvizje të panevojshme të punëtorëve në tri dikastere, në atë të Financave, të Tregtisë dhe Industrisë si dhe në atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ne kemi praktikë që për shumë çështje të konsultohemi me partnerët e koalicionit”, ka thënë Grabovci.

“Është e vërtetë se për këtë çështje, që ka shkaktuar shqetësim në opinion, kam pas një konsultim me mikun tim, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirin, nga i cili kam kërkuar që të shihet se çfarë ka ndodhur dhe që të korrigjohen gabimet. Ne do të reagojmë çdo herë që ndokund dëmtohet procesi, dëmtohet puna dhe suksesi i institucioneve të vendit. Në të njëjtën kohë i mirëpresim vërejtjet dhe sugjerimet nga kolegët tanë të koalicionit, në mënyrë që së bashku të ecim përpara”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shprehur bindjet se pas “reagimeve tona, do të mirren masat e nevojshme dhe do të korrigjohen gabimet e bëra”./ Gazeta Blic

Aksident me 10 të lënduar në Prizren

0

Në Aatmaxhe të Prizrenit, Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një aksident që ka lënë të lënduar dhjetë persona.

Katër meshkuj dhe gjashtë femra është bilanci i të aksidentuarve.

Përderisa njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm, të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

BE-ja nuk do të lejojë diskurs nacionalist

0

Polemikat, së fundmi, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndërmjet ministrave të Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, janë kritikuar se diskursi i tyre bart edhe fjalor nacionalist, raporton Radio Evropa e Lirë.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se ashpërsimi i diskursit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe polemikën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit, pasqyron situatën reale të mosdurimit të dy vendeve.

“Në fakt, është e kuptueshme se shtrëngimi i duarve dhe ndonjë buzëqeshje që ndoshta bëhet në Bruksel, është më shumë formalitet se sa që është ndonjë përafrim real në mes përfaqësuesve të dy vendeve”.

“Mirëpo, kjo është e kuptueshme edhe për faktorin ndërkombëtar, sepse prapë se prapë, ata nuk janë aq naivë sa të mendojnë që disa takime në Bruksel, mund të ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Muhaxhiri.

Ismajl Hasani, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se diskursi i ashpër i kohëve të fundit, kryesisht është nxitur nga autoritetet serbe dhe kjo, sipas tij, ndodhi edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ministri i Jashtëm, Daçiq, e ka nxitur dhe e ka pasuar ministri i punëve të Jashtme i Kosovës, zoti Thaçi, me kundërpërgjigje. Është një gjë e rastit, e cila nuk lë shije të mirë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sidomos në kohën kur neve na duhet më tepër se çdo herë lobimi për t’u anëtarësuar në UNESCO. Përndryshe, fjalori ballkanik është i njohur edhe në instanca ndërkombëtare. Njerëzit tashmë njohin edhe mënyrën e komunikimit të ballkanasve”, vlerëson Hasani.

Të dy këta njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se me gjithë diskursin e ashpër ndërmjet dy vendeve, kjo atmosferë nuk do të bartet edhe në takimin e Brukselit, i cili pritet të zhvillohet më 25 gusht, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministrir të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Analisti Muhaxhiri vlerëson se politikanët e Ballkanit, në përgjithësi, ia përshtatin sjelljet dhe qëndrimet e tyre politike bashkëpunëtorëve.
Në këtë rast, sipas tij, bashkëpunëtorët e politikanëve të Kosovës dhe Serbisë janë nga Bashkimi Evropian dhe këta të fundit, siç thotë ai, nuk ua ofrojnë luksin autoriteteve të dy vendeve që të sillen ashpër.

“Në fakt, unë besoj se në Bruksel do të jetë krejtësisht ndryshe. Thaçi dhe Daçiqi, mirëpo edhe Mustafa dhe Vuçiqi, pra, të katër aktorët kryesorë, e dinë dhe e kanë të qartë se nuk mund të ketë një mosmarrëveshje të tillë të madhe në raport me kërkesat e Brukselit ndaj Kosovës dhe Serbisë”.

“Pra, sigurisht që do ta ndryshojnë qasjen dhe do të jenë shumë më të qetë kur kanë të bëjnë me kërkesat e Mogherinit dhe të BE-së, në përgjithësi”, konsideron Muhaxhiri.

Edhe analisti Hasani vlerëson se në bisedimet e takimit të ardhshëm të Brukselit, të cilin e lehtëson Zyra e shefes së Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, nuk do të lejohet diskursi i ashpër.

“Zyra nuk duron përplasje dhe fjalor nacionalist. Në instancën e fundit, pala e Serbisë dhe ajo e Kosovës po shkojnë për problemet, për të cilat janë zotuar me marrëveshjen e prillit”, shton Hasani.

Ndryshe, Muhaxhiri theksonse me përdorimin e diskursit të ashpër, politikanët e Kosovës dhe Serbisë, përveç tjerash synojnë pikë politike edhe tek elektorati i tyre.

Plaka bëhet hit në rrjetet sociale, këndon ‘S’jena mo’ (Video)

0

Kënga ‘S’jena mo’ tashmë ka marrë epitetin e hitit ndërsa për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të depërtojë në veshët njerëzve të çdo moshe në vendin tonë.

Tani edhe një plakë shqiptare këndon refrenin i cili po dëgjohet gjithandej, videoja e së cilës është shëndrruar në një hit të llojit të vetë.