25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

LDK, Adem Grabovcit: 8 me 2!

Tre ministrat e LDK-së, Kujtim Shala, Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami duket se nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga veprimet e tyre për largimin e disa njerëzve të PDK-së nëpër pozitat kyçe dhe sjelljen e njerëzve të tyre. Madje, as kërcënimi i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci se mund të vij deri te votëbesimi i Qeverisë Mustafa nuk do të bëjë punë.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një burime brenda LDK-së. Sipas këtij burimi, veprimet që i kanë ndërmarrë këta tre ministra në asnjë mënyrë nuk do të kthehen prapa.

“Pavarësisht pse PDK para dy javësh ka kërcënuar LDK-në, vendimet që tashmë janë marrë nuk do të tërhiqen. Kjo është çështje e kryer. Megjithatë, kemi pasur vërejtje nga shefat e partisë që të kemi kujdes në të ardhmen”, ka thënë ky burim brenda LDK-së.

Veprimet e këtyre tre ministrave kanë rebeluar PDK-në. Sidomos vendimet e Avdullah Hotit për largimin e disa njerëzve të PDK-së nga ATK-ja dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të LDK-së, dhe prekjen e disa bizneseve që kanë lidhje me PDK-në kanë rebeluar keq njerëz të kësaj të fundit.

Pas këtyre veprimeve, Adem Grabovci ishte rebeluar keq, sa që kishte thirrur në një takim urgjent Ismet Beqirin e LDK-së, duke ia bërë të qartë se nëse LDK do të vazhdoj me këtë avaz, atëherë Qeveria e Isa Mustafës do të hidhet në votëbesim.

Në një intervistë që para dy ditësh, Adem Grabovci e ka dhënë për Gazetën Blic e ka konfirmuar se pavarësisht kërkesës së tyre që të korrigjohen vendimet e tre ministrave të LDK-së, ende nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Megjithatë, sipas tij, koalicioni është duke funksionuar shumë mirë dhe është shumë stabil.

“Janë bërë lëvizje të panevojshme të punëtorëve në tri dikastere, në atë të Financave, të Tregtisë dhe Industrisë si dhe në atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ne kemi praktikë që për shumë çështje të konsultohemi me partnerët e koalicionit”, ka thënë Grabovci.

“Është e vërtetë se për këtë çështje, që ka shkaktuar shqetësim në opinion, kam pas një konsultim me mikun tim, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirin, nga i cili kam kërkuar që të shihet se çfarë ka ndodhur dhe që të korrigjohen gabimet. Ne do të reagojmë çdo herë që ndokund dëmtohet procesi, dëmtohet puna dhe suksesi i institucioneve të vendit. Në të njëjtën kohë i mirëpresim vërejtjet dhe sugjerimet nga kolegët tanë të koalicionit, në mënyrë që së bashku të ecim përpara”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shprehur bindjet se pas “reagimeve tona, do të mirren masat e nevojshme dhe do të korrigjohen gabimet e bëra”./ Gazeta Blic

Më Shumë

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Policia kryen bastisje në Prizren, gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren. Sipas policisë,...

Lajmet e Fundit