14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6610

Vendosja e shtatores së Adem Jasharit, peticioni i rrejshëm

0

Vendosja e shtatores së Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Dragash, ka ngjallur polemika në mes të disa prej përfaqësuesve komuniteteve që jetojnë në këtë komunë.

Derisa OVL thotë se tani është momenti për ardhjen e memorialit në këtë komunë, pala tjetër nuk e kundërshton por thonë se nuk është momenti.

Vendosja e shtatores erdhi me kërkesë të OVL-së …Ata janë të vendosur ta ngrenë atë të paktën deri më 15 –të Qershor kur edhe kremtojnë Ditën e çlirimit.

Në seancën e kuvendit të mbajtur më 28 Prill, kjo pikë e rendit të ditës mori 18-të vota nga 27 këshilltarë që ka kuvendi , por për këtë nuk votuan as po as jo përfaqësuesit e komuniteteve Goran e Boshnjak.

Për këtë Velit Haxhisin që vjen nga VAKAT-i, shprehet se nuk janë kundër vendosjes së shtatores , por ka probleme të tjera ende të pazgjidhura në këtë trevë.

Por, vendosja e shtatores së Adem Jasharit në Dragash është duke u kundërshtuar në rrjetet sociale nga profile të rrejshme, thonë përfaqësues të OVL-së dhe përfaqësues të komuniteteve në këtë komunë.

Shtatorja e Adem Jasharit nuk do ti kushtojë asgjë Komunës së Dragashit, pasi ajo vjen si dhuratë nga Alush Shala, këshilltarë i kuvendit të Prizrenit.

Projekti ideorë do të zërë një sipërfaqe prej 680 metra katrorë dhe ndodhet përballë shkollës fillore në këtë komunë./rtk/

Bie qeveria, zgjedhje në vjeshtë në Kroaci?

0

Në Kroaci ka shumë mundësi që të mbahen zgjedhje të reja në vjeshtë edhe pse në fund të janarit është formuar Qeveria e re, shkruajnë sot mediat kroate.

Në publikun kroat pas njëqind ditësh të punës së Qeverisë flitet për riformatim të Qeverisë, por njëri nga anëtarët e “Koalicionit Patriotik” Darinko Kosor ka thënë për Index.hr se zjgidhja shihet tek zgjedhjet.

“Ne jemi kundër riformatimit të koalicionit qeveritar, ne nuk do të marrim pjesë në këtë, por e shohim zgjidhjen me mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë”, ka thënë Kosor.

Ai ka thënë për Index.hr se nuk është i kënaqur me njëqind ditët e Qeverisë duke shtuar se “të gjithë partnerët e koalicionit” janë fajtor për këtë situatë.

Nisma themelon degë në Evropë

0

NISMA për Kosovën në Evropë thotë se ka shtrirë aktivitetin e saj politik e edhe në shtatë shtete të Evropës.

“Mbase zëri dhe koncepti i saj politik do të fuqizohet edhe në shtetet tjera. Pas një pune të palodhshme të përfaqësueseve të Nismës për Evropë, për zgjerimin dhe afrimin e shumë mërgimtarëve rreth Nismës, do të jetë një rezultati i frytshëm ku do të reflekton me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor dhe zgjedhjen e Kryesisë së saj, Nismës, për Evropë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Koordinatori i Nismës për Evropë, Kadri Gërvalla i përgëzoi të gjithë aktivistët e Nismës, që për një kohë shumë të shkurtër arritën të organizohet, e të fuqizohet, madje edhe t’i shtrij rrënjët e saj si subjekt i ri politikë edhe në mesin e adhuruesve mërgimtar me qëllim që në mërgatë të jetë si alternativa e ndryshimit në interes të tyre dhe të Kosovës. Në këtë Kuvend do të jenë prezentë edhe strukturat e Kryesisë së Nismës nga Kosova, delegatë dhe shumë mysafirë të tjerë. Kuvendi do të mbahet në Gjermani, të shtunën e 7 majit”, thuhet më tej në njoftim.

Derisa po konstituon degët në Evropë, disa në Kosovë i janë ndarë. Kryesitë e degëve në Drenas, Ferizaj dhe Viti kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti duke shprehur kështu kundërshtimin me koalicionin parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt. Nisma këto i ka quajtur rirreshtime.

Partia e Zafir Berishës nënshkruan marrëveshje me Vetëvendosjen

0

Lëvizja Vetëvendosje! dhe Bashkimi Demokratik (BD) i Zafir Berishës, kanë formuar bllokun opozitar në Prizren.

Marrëveshja është nënshkruar në prezencë të nënkryetarit të LVV-së, Driton Çaushi, deputeti Mytaher Haskuka si dhe zyrtarëve të Bashkimit Demokratik.
Zyrtari i VV-së Arbër Rexhaj, tha se këto dy subjekte politike do të veprojnë si fuqi opozitare në këtë qytet.

“Pas bisedave paraprake me drejtuesit e BD-së, jemi dakorduar për formimin e këtij blloku opozitar, brenda Kuvendit të Prizrenit, për të vepruar si fuqi opozitare përmes bashkërendimit të aktiviteteve për qëndrime të përbashkëta kundër keqqeverisjes që po i bëhet nga partitë në pushtet , për t’i shërbyer interesave publike dhe atyre qytetare”, tha Rexhaj.

Shef i Grupit të Kuvendarëve të BD-së, Skender Susuri tha se kjo marrëveshje është filozofi e re e vendimmarrjes në komunën e Prizrenit.

“Ne synojmë të jemi në radhë të parë edhe zëri i qytetarëve prizrenas në organin më të lartë legjislativ në komunë”, tha Susuri.
Susuri, tregoi se bisedime për t’iu bashkuar këtij blloku kanë pasur edhe me zyrtarë dhe kuvendarë të LDK-së, partisë më të madhe opozitare për nga numrat në Kuvend, por nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për këtë çështje./PrizrenPress.com/

Sonte fillon festivali “Hasi Jehon 2016”

0

Edicioni i 27-të i Festivalit “Hasi Jehon 20016”, fillon sonte në fshatin Gjonaj të Hasit. Festivali mbahet me 2,3 dhe 4 maj.

Kryetari i ShKA “Malësori” nga Gjonaj, Haziz Hodaj tha se edhe në këtë edicion do të marrin pjesë SHKA-të më të mira brenda dhe jashtë vendit.
Programi i edicionit të 27-të të Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2016”

2 maj – Dita e parë
Nga ora 18 – Ekspozita e prodhimit të bukës dhe demonstrimi i gatimit dhe e veshjes hasjane dhe demonstrimi i punimit të tyre.

Nga ora 18 e 30 min – Hapja solemne dhe fillimi i festivalit.
1. ShKA “Malësori” – Gjonaj
2. Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Hasi i Shqipërisë)
3. ShKA “Bajram Shabani”- Kumanovë
4. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” Ramajë
5. ShKA “Rapsha “ Drume (Tuz)
6. Ansambli Rugova Pejë

3 maj – Dita e dytë

Nga ora 18 e 30 min
1. AEK “Katarina Josipi” – Zym
2. ShKA “Jonuz Ramadani” – Smirë (Viti)
3. ShKA “ Drenica” – Skenderaj
4. ShKA “Dëshmorët e Kombit – Obiliq
5. ShKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe
6. QK “Kamza” – Kamëz
4 maj – Dita e tretë

Nga ora 18 e 30 min.
1. ShKA “ Shotë Galica” Drenas
2. ShKA “Josip Rela” Podujevë
3. ShKA “Besiana” Bresanë
4. ShKA “Ilirida” Shkup
5.Ansambli “ Mitrovica” Mitrovicë
6. ShKA “Malësori” – Përmbyllja

Vdekja e Bin Laden, përdoruesit e internetit kritikojnë CIA-n

0

Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, është kritikuar në mbarë botën online për shkak se ka postuar në Twitter vrasjen e Osama bin Laden sikur të kishte ndodhur sot.

Në postim tregohen detaje të misionit që çoi në zbulimin e vendndodhjes së personit më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por reagimet kanë qenë negative, me një përdorues të Twitterit që i quajti publikimet “groteske dhe të turpshme”.

Të tjerë postuan meme dhe gif-e me njerëz që shqyenin sytë dhe vinin duart në kokë, duke u tallur kështu me agjencinë prestigjioze të spiunazhit, përcjell TCH.

Lideri i Al Kaedës, të cilit i atribuohej përgjegjësia kryesore për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington, u qëllua për vdekje në një kompleks në Abotabad të Pakistanit, në maj të vitit 2011, pasi i kishte shpëtuar arrestimit nga trupat amerikane dhe aleatëve të tyre për thuajse një dekadë.

Duke folur në 5-vjetorin e vdekjes së tij, drejtori i CIA-s, John Brennan deklaroi se, Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar pjesën dërrmuese të Al Kaedës.

“Bin Laden kishte një simbolikë të madhe dhe domethënie strategjike për organizatën, ndaj dhe ishte e rëndësishme dalja e tij nga skena”, deklaroi Brennan.

Goli i Edgar Çanit dërgon Pisa-n në play off

0

Një gol i Edgar Çanit i dhuroi Pisës sigurinë matematikore për vendin e dytë në Grupin B të Lega Pro dhe biletën për të luajtur në fazën play-off. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 42-të rrjetën vendimtare, të suksesit 1-0 përballë Lupa Romas.

Ky ishte goli i pestë sezonal për bomberin kuqezi, në 25 ndeshje të luajtura me skuadrën e drejtuar nga Genaro Gatusso, aty ku duket i ringjallur pas aventurës jo të mirë te Leeds në Angli. Përveçse lider në fushë, Çani shfaqet lider edhe jashtë, duke treguar rrugën që duhet të ndjekë skuadra.

“Jemi të kënaqur që fituam dhe për vendin e dytë në renditje. Tashmë duhet të rikuperojmë forcat pasi kampionati dhe faza play-off janë dy gjëra krejt të ndryshme. Objektivi ynë është të shkojmë deri në fund dhe për ta realizuar duhet të fitojmë kundër të gjithëve, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Nuk ka kuptim të bëjmë llogari apo të parashikojmë rivalët e mundshëm”.

Falë golit të shqiptarit, Pisa realizoi objektivin sezonal. Skuadra e Genaro Gatusso-s, u ngjit në kuotën e 62 pikëve, por në renditjen e skuadrave për fazën play-off mbetet e penalizuar nga golavarazhi dhe kalendari pritet të mos jetë aspak i lehtë.

Serbia, protestë gojore Turqisë për Kosovën

0

Në adresimin e tij për pjesëmarrësit e Samitit 13 të Organizatës së për Bashkëpunim Islamik, i cili para dhjetë ditësh u mbajt në Stamboll, kryetari turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se ata duhet të përshpejtojnë hapat diplomatikë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Në mesin e 56 vendeve islamike, janë edhe disa që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë jemi shumë të shqetësuar”, citon “Politika” e Beogradit të ketë thënë kryetari turk, transmeton Koha.net.

Kjo deklaratë e Erdoganit nuk ka mbetur pa reagime në Beograd. MPJ e Serbisë pas kësaj deklarate e kishte ftuar ambasadorin e Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozai, dhe atij i ishte shprehur protesta gojore lidhur me këtë deklaratë të Erdoganit.

Ambasadori turk me këtë rast kishte thënë se Erdogan është dashur ta përmendë Kosovën, pasi Turqia e merr kryesimin e OBI-së dhe pasi ai nuk është i kënaqur me njohjet që vende të OBI-t i kanë bërë Kosovës.

Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë, thotë se kërkesa e Turqisë nuk është pritur mirë nga Egjipti e Siria, duke harruar ose injoruar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës më 26 qershor 2013.

Serbia, në anën tjerët lavdërohet me qëndrimin e Indonezisë, si vend mysliman, me numrin më të madh të banorëve kundër kërkesës së Erdoganit për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, citon Koha.net shkrimin e kësaj gazete,Turqia nuk ka marrëdhënie të mira me shumë vende anëtare të OBI-t, e as me Indonezinë.

Vjedhje në Suharekë

0

Një person është arrestuar në Suharekë. Ai dyshohet se nga një kafiteri kishte vjedhur pije të ndryshme si dhe 30€ para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Me 50-she fals ia mësyn Qendrës Tregtare në Prizren

0

Me 50 euro fals një burrë në Prizren ka dashur të kryejë blerje.

Policia e Kosovës raporton se një i dyshuar mashkull shqiptar, në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren, në një qendër tregtare ka tentuar të bëjë pagesën e gjërave me një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar, përcjell koha.net. Nuk raportohet për te arrestuar