12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6615

Bastisen tri lokacione, arrestohen tre persona në Prizren

0

Policia ka bastisur tri lokacione dhe ka arrestuar tre persona në Prizren. Bastisja dhe arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, janë bastisur tri lokacione të ndryshme të tre të dyshuarve”, njofton PK-ja.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 80.5 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një foli plastike që shërben për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular”.

“ Me vendim të prokurorit nga tre të dyshuarit, njëri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Dybala, Coman dhe Saul – më të mirët e vitit

0

Paulo Dybala, Ousmane Dembele, Kingsley Coman dhe Saul Niguez janë zgjedhur nga Goal.com lojtarët e ri më të mirë të vitit në ligat përkatëse.

Dybala ka shkëlqyer në Serie A duke shënuar 16 gola, derisa ka dhuruar edhe tetë asiste. Dybala ka marrë 42 % të votave për çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Serie A.

22 vjeçari la prapa bashkëlojtarin, Paul Pogba, gjithashtu edhe sensacionin e vitit në Serie A, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma. I katërti u rendit talenti i Fiorentinës Federico Bernardeschi, i ndjekur nga bomberi i Interit Mauro Icardi dhe sulmuesi i Torinos Andrea Belotti, që kompletojnë top gjashtën më të mirë në Serie A.

Në Ligue 1, 18 vjeçari i Rennes, Dembele ka marrë 39 % të votave, i cili ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 23 paraqitje.

Pas tij u renditën Adrien Rabiot, Sofiane Boufal, Thomas Lemar, Vincent Koziello dhe Alban Lafont, përsjell Gazeta Express.

Në Bundesligë çmimin si lojtari i ri më i mirë i sezonit, nga votuesit e Goal.com, e fitoi sulmuesi i Bayernit, Kingsley Coman.

Ish asi i Juves, la prapa të riun e Borussia Dortmundit, Julian Weigl, atë të Borussia Monchengladbach, Mahmoud Dahoud, i cili u rendit i treti, derisa pas tyre vijnë Julian Brandt, Jonathan Tah dhe Timo Horn, që kompletojnë listën prej gjashtë lojtarëve të ri më të mirë në Bundesligë, transmeton Gazeta Express.

Në Spanjë lojtari më i mirë i ri në La Liga, sipas votuesve të Goal.com, është zgjedhur i riu i Atletico Madridit, Saul Niguez, i cili shkëlqeu ndaj Bayern Muncihut, ku shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Saul la prapa bashkëlojtarin e tij, portierin Jan Oblak. I treti i rendit ylli i Barcelonës i huazuar te Villarreal, Denis Suarez për të vazhduar me mbrojtësin e Bilbaos, Aymeric Laporte. Në pozitën e pestë renditet anësori i Real Madridit, Marco Asensio, që është i huazuar te Espanyol, derisa Williams mbyll listën e gjashtë lojtarëve më të mirë të ri në La Liga për sezonin që po lëmë pas.

Derisa kujtojmë se Delle Alli i Tottenham, është zgjedhur edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i ri në Premierligë.

Pse u ‘arrestua’ Irina (Video)

0

Irina Shayk është njëra ndër modelet më të kërkuara për industrinë e reklamave.

Kësaj radhe revista prestigjioze “Vouge” në ballinë do ta ketë bukuroshen ruse. Ajo në një pjesë të fotosesionit ajo “arrestohet” nga policia amerikane.

https://youtu.be/8Wc8tp_CaXY

Koreja e Veriut dënon me 15 vjet burg një qytetar amerikan

0

Koreja e Veriut dënoi të premten një qytetar amerikan me dhjetë vjet burg me punë të rëndë, nën akuzat për spiunazh dhe subversion. Kjo është hera e dytë që qytetarë amerikanë dënohen me burg gjatë vitit 2016.

King Dong Chul, ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar në qytetin Rason.

Në maujin mars në një paraqitje para medieve në kryeqytetin e Koresë së Veriut, ai tha se “kishte bashkëpunuar dhe kishte spiunuar për shërbimin e zbulimit te Koresë së Jugut, në një komplot për rrëzimin e udhëheqjes në Korenë e Veriut”.

Ai tha po ashtu se ka provuar të përhapë religjionin në mesin e koreanëve të veriut, që është vepër e dënueshme.

Të huajt e arrestuar më herët në Korenë e Veriut që kishin lexuar deklarata të tilla, thanë pas lirimit se kishin qenë të detyruar me forcë ta bëjnë një gjë të tillë.

Dënimi i Kimit, pason dënimin me 15 vjet burg me punë të rënë që iu shqiptua studentit amerikan, Otto Warmbier, i akuzuar për veprimtari kundër shtetit gjatë një vizite në Korenë e Veriut në vitin 2016./rel/

Mbledhja e dy qeverive caktohet me 3 qershor

0

Qeveria e Kosovës e ka caktuar 3 qershorin si datën kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, krahas datës, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se kjo mbledhje mund të mbahet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Kjo do të jetë mbledhja e tretë e qeverive të Prishtinës dhe Tiranës pas atyre të mbajtura në Prizren në janar të vitit 2014 dhe në Tiranë në mars të vitit 2015.

Arrestohet shqiptari me 1.5 kilogramë heroinë në Zvicër

0

Një i ri shqiptar është kapur me 1.5 kilogramë heroinë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, ku sipas tyre policia zvicerane në qytetin e Zyrihut, gjatë mëngjesit të djeshëm. Policia i ishte vënë nga pas 30-vjeçarit nga Shqipëria dhe në momentin që e ka ndaluar i ka gjetur 150 gramë heroinë.

Atij i është kontrolluar edhe shtëpia, ku policia ka gjetur dhe heroinën tjetër, që në total shkonte në sasinë prej 1.5 kilogramë.

United do të jetë i Mourinhos

0

Bisedimet mes Jose Mourinhos dhe Manchester United kanë avancuar dhe portugezi është siguruar se që nga sezoni i ardhshëm vendi i tij i punës do të jetë në Old Trafford.

Në opinion është përfolur mundësia që Laurent Blanc të jetë trajneri i ri, por ‘Special One’ ka marrë konfirmimin nga United se ai mbetet njeriu kryesor që ata duan për ta udhëhequr skuadrën e tyre.

E përditshmja britanike The Sun shkruan se negociatat kanë hyrë në një shkallë të avancuar, këtë javë, dhe pothuajse gjithçka është afër përmbylljes.

United, shkruan gazeta, kanë përgatitur një kontratë trevjeçare për Mourinhon, e cila kap shifrën e 60 milionë funteve, duke e bërë atë menaxherin më të paguar në histori.

Ai, po ashtu, do të ketë një buxhet super të madh për blerjet e reja.

Kuçi: S’marrim pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit

0

Sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të jetë pjesë e hartimit të statutit të Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se aktorëve të njëjtë nuk duhet t’u jepet shansi për ta rregulluar statutin e kësaj marrëveshje. Kuçi ka vlerësuar se protesta e 14 majit është një mundësi për Qeverinë për të reflektuar dhe për ta çuar vendin në zgjedhje.

Blerim Kuçi ka konfirmuar se ka pasur takime në mes të zyrtarëve të AAK-së dhe PDK-së, por me praninë ndërkombëtare. Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. /Epoka e re/

Në PDK nuk ka ambient për konkurrencë

0

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka kundërkandidat megjithëse gara për të parin e kësaj partie është e hapur.

Analistët politikë thonë se mungesa e konkurrencës brenda subjekteve politike kosovare ndodh për faktin se ato më shumë kanë qenë organizime rreth liderit, sesa që kanë qenë subjekte të vërteta politike, e me program të qartë. Madje veprimet autoritare brenda subjekteve politike, sipas tyre, nuk krijojnë ambient për konkurrencë.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie është i hapur, madje ai ka thënë se beson që do të ketë ndonjë konkurrent të ri. “Procesi është i hapur për konkurrencë dhe besoj se ndokush konkurron”, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, politologu Belul Beqaj ka thënë se mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës përgjithësisht në shoqëri.

“Mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës së mirëfilltë në shoqëri. Prandaj, defekti kryesor i shoqërisë tonë liberal-demokratike qëndron në faktin se jetën e kemi ndërlidhur me veprime autoritare, prandaj edhe nuk krijohet ambienti për konkurrencë”, ka vlerësuar Beqaj, duke thënë se konkurrenca e mirëfilltë nënkuptohet si armiqësi, e jo si vlerë e shtuar që shpie shoqërinë drejt zhvillimit. /Zëri/

Ditë të rënda po vijnë për oligarkët

0

Aksioni i nisur nga EULEX-i, paralajmërim për mafio-politikën. Para drejtësisë, të gjithë do të japin llogari

Aksionin e ditës së mërkurë nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, për kapjen e një grupi të madh kriminal dhe nxjerrjen para drejtësisë, përfaqësues të politikës kosovare, institucioneve antikorrupsion dhe nga shoqëria civile, po e shohin si një paralajmërim serioz edhe për kokat e tjera të politikanëve mafiozë, që gjithsesi do të duhej jo vetëm t’i trembë, por edhe t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë bërë pasuri të madhe të paligjshme me korrupsion e krim të organizuar. Sido që të jetë, për të arritur qëllimin e plotë të kësaj nisme, kërkohet akoma një vullnet më serioz politik për mbështetje nga institucionet e Kosovës.

“Koha për goditjen e krimit dhe korrupsionit ka qenë pardje, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë derisa do të mungojë vullneti politik i institucioneve vendore për luftë të vërtetë ndaj këtyre dukurive të shëmtuara. Kurse vullneti politik do të mungojë derisa vendi të udhëhiqet nga struktura të korruptuara e të involvuara në krim të organizuar, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë as me pjesëtar të EULEX-it të korruptuar”, tha për “Kosova Sot” deputeti nga partia më e madhe parlamentare në opozitë, Lëvizja “Vetëvendosje!”, Ismail Kurteshi.

Sipas Kurteshit, EULEX-i shumë herë ka premtuar kapjen e “peshqve të mëdhenj”, por përherë ata i rrëshqitnin nga duart dhe aksionet përfundonin pa rezultate ose, çka është edhe më keq, kriminelët dhe të korruptuarit dilnin të pafajshëm.

“Bazuar në punën dhe deklarimet pompoze në të kaluarën, që kryesisht përfunduan në spektakle mediatike pa asnjë rezultat, ose me rezultate tragjike-komike, as tani nuk priten rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit as nga aksioni, as nga deklarimet e fundit të EULEX-it e as të zyrtarëve të lartë të vendit. Megjithatë, nuk është e largët dita kur ndryshimet pozitive në këtë vend do të ndodhin dhe secili do të japë llogari para organeve të drejtësisë”, tha për deputeti Kurteshi.

Më optimist në shkuarjen përtej këtij rasti në ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me veprime të kundërligjshme është shprehur kreu i Antikorrupsionit Hasan Preteni.

“Bindja ime, që më ka udhëhequr tërë këtë kohë, është se do të vijë koha që keqpërdorimi i besimit dhe keqpërdorimi i pasurisë do të ndëshkohen”, tha Preteni për “Kosova Sot”.

Me këtë optimizëm i sheh zhvillimet vijuese edhe Ariana Qosaj-Mustafa nga Instituti KIPRED.

“Hetimet dhe ngritja e aktakuzave për rastet e “peshqve të mëdhenj” sikur që njihen, janë gjithmonë të mirëseardhura. Posaçërisht në kontekstin e Kosovës, kur e dimë se pozitat në pushtet iu kanë garantuar politikanëve të profilit të lartë me një lloj imuniteti edhe prej hetimeve. Shpresojmë se këtë herë rasti do të shkojë deri në fund me dëshmi të mjaftueshme para gjykatës, që të marrin edhe vendim meritor”, ka thënë ajo.

“Kemi pasur përvoja të hidhura, sepse shumë aktakuza janë ngritur në të kaluarën, por pastaj në mungesë të provave janë liruar”, tha Qosaj- Mustafa për “Kosova Sot”.