7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6617

Rektori i ri ul standardet e UP-së

0

Kërkesat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia shkurtuan mandatin ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zenjullahu.

Këshilli Drejtues i UP-së më 21 tetor të vitit të kaluar e shkarkoi Zejnullahun i cili kishte qenë në qendër të kritikave për mos-zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga lufta në UP.

Atë kohë u bënë edhe shumë protesta për këtë çështje.

Por, pasardhësi i tij që po e quan vetën “Lokomotivë të ndryshimeve në  UP”,  Marjan Dema, rektori i ri i Universitetit të Prishtinës po premtom haptas se fëmijët e dëshmorëve do të bëhen pjesë e UP-së pa ndonjë kriter.

Demaj në një intervistë të dhënë javën e kaluar për Gazetën Fjala u zotua se do bëj çmos që t`i pranojë fëmijët e dëshmorëve në Universitet.

“…do të bëjë çmos që mos t`i lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë  këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së”, është shprehur Dema.

Por deklaratat e tij, njohës të çështjeve arsimorë po i shohin vështirë të realizueshme. Madja ata thonë se një vendim të tillë nuk duhet të futet fare në UP.

Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, ka thënë për Gazetën Fjala se një vendim i tillë për t’i futur në UP, fëmijët e dëshmorëve nuk është i duhur.

Sipas Hysenit, fëmijët e dëshmorëve kanë nevojë për një arsim më cilësor e jo për privilegje.

“Kjo nuk është në interes as të fëmijëve të dëshmorëve e as të krijimit të një Universiteti me standarde evropiane. Por një vendim i tillë nëse merret nuk do të ishte aspak habitës sepse e dimë qe vet rektori vie nga politika, pikërisht nga dy partitë që janë në pushtet. UP duhet të jap cilësi e jo privilegje”, ka thënë Hyseni për Gazetën Fjala.

Të shqetësuar nga deklaratat e rektorit

Kurse, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ), ka shfaqur shqetësim e tyre lidhur deklaratat e rektorit të Universitetit të Prishtinës se fëmijët e dëshmorëve do të mund të jenë pjesë e UP-së në fillim të vitit të ri akademik.

“Askush nuk do të mund të pranohet në Universitetin e Prishtinës pa i përmbushur kriteret për tu bërë pjesë e universitetit”, ka thënë për Gazetën Fjala kreu i KMLDNJ-së, Behxhet Shala.

Ai shpjegoi se në këtë mënyrë po u bëhet diskriminim kandidatëve të tjerë për tu bërë pjesë e Universitetit.

Kreu i KMLDNJ-së, bëri me dije se përkundër deklaratave të kreut të UP-së, Marjan Demaj se ai do t`i pranojë në UP, vetëm fëmijët e dëshmorëve e jo të kategorive të tjera, këto deklarata sipas tij do të hasin në presionin dhe përballë fëmijëve të tjerë nga tjerat kategori të dala nga lufta.

“Në derë të rektoratit mund të trokasin edhe fëmijët e kategorive të tjera të personave apo familjeve të dala nga lufta. Pra kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi që shumëkush mund të kërkojë hise në UP në këso lloj rrethanash”, ka thënë Shala.

Vetëranët mirëpresin vendimin 

Por ka të tjerë që i gëzohen lajmit se rektori Demaj do të mund t’i pranoj me automatizëm fëmijët e dëshmorëve në Kosovë.

Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e ka mirëpritur deklaratën e rektorit të UP-së Marjan Demaj.

“Rektori i tanishëm e ka shprehur vullnetin e tij, duke u bazuar në memorandumin e nënshkruar para shumë vitesh. Rektorët e kaluar kanë qenë të papërshtatshëm lidhur me këtë çështje”, ka thënë shkurt Elezaj për Gazetën Fjala.

Ndërkohë që çështja e zbatimit të memorandumit për pranim me automatizëm të fëmijëve për kategoritë e dala nga lufta ka qenë “mollë sherri” në mes të ish rektorit Ramadan Zajnullahu, OVL-UÇK-së, si dhe Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ky i fundit në tetor të vitit të kaluar edhe e shkarkoi rektorin Zejnullahu për mos respektim të memorandumit./Gazeta Fjala/.

Deputeti i NISMA-s akuzon VV-në: Po flirtoni me pushtetin

0

Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përçarjen e bllokut opozitar. Ai madje thotë se janë pikërisht takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet ato që kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut.

“Dy ditët e fundit jemi atakuar padrejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje se kinse jemi duke koketuar apo flirtuar me partitë në pushtet. Por unë mendoj se takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut opozitar”, ka deklaruar Enver Hoti në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Hoti ka thënë se janë njerëzit e pushtetit ata që nuk po lejojnë të reformohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Konsideroj me bindje se ka flirtim mes eksponentëve të caktuar të partive në pushtet dhe Vetëvendosjes të cilët nuk po e lejojnë që të reformohet përbrenda Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputeti i NISMA për Kosovën, duke shtuar se Vetëvendosje i ka disa probleme të brendshme dhe është mbetur peng i një projekti që e ka shfaqur vazhdimisht dhe e cila nuk po mund të hapet më tutje.

“Kosova ndodhet në një situatë të rendë prandaj ne nuk mund të qëndrojmë peng i një koalicioni apo projekti ideologjik. Kosova ka nevojë t’i kalojë bindjet politike, t’i kalojë koalicionet ideologjike dhe është nevojë emergjente të krijohet një front qytetarë dhe tani ne e kemi bërë këtë me AAK-në e cila e garanton fitoren. /Gazeta Tribuna/

Natën seks me klientët, në mëngjes në shkollë!

0

Sierra Leone është një ndër shtetet më të varfra në Afrikë dhe me shkallën më të lartë të prostitucionit.

Sipas medieve ndërkombëtare, të shkosh në shkollë kushton rreth 60 dollarë në vit, por për nxënësit e këtij vendi këto shifra janë të papërballueshme në shumicën e rasteve.

“Daily Mail” shkruan se në disa komunitete të varfra, adoleshentet e kanë të pamundur të vazhdojnë shkollën nëse nuk prostituohen. Shumë prej vajzave dalin si prostituta në rrugë ndërsa të tjera lidhen me pasanikë që u paguajnë tarifën e shkollës.

“Natën shkojmë me klientë për 5 dollarë, ndërsa në mëngjes shkojmë në shkollë”, rrëfen një prostitutë 15-vjeçare. Shumica e tyre përfundojnë shtatzëna dhe të braktisura.

Aminata ul kokën dhe me zë të ulët tregon se si fiton paratë. Është vetëm 15-vjeçe dhe punon si prostitutë. Ajo ka 3 klientë çdo natë. Ajo shet trupin e saj pasi do që të përfundojë shkollën.

Digjet pylli në Skorobishtë të Prizrenit

0

Në fshatin Skorobishtë të Prizrenit në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e pyllit pronë shoqërore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Policia njofton se njësitet e zjarrfikësve kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Polcia është duke e hetuar rastin

Arrestohen dy persona në Prizren

0

Dy persona janë arrestuar dhe dërguar nga policia në mbajtje në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“ Në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërkaq, arrestimi i dytë është bërë në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

“Në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Prizren”./PrizrenPress.com/

Ish i dashuri i Rihannës në dokumentarin e tij tregon se ka dashur të bëjë vetëvrasje

0

Chris Brown shpërthen në lot në dokumentarin e tij teksa përmend të rrahurën që ia ka bërë ish të dashurës së tij Rihanës.

Shtatë vite më vonë, sulmi që ai ia ka bërë Rihanës ende e ndjek atë .

Chris Brown, 26, ka folur për këtë ngjarje në dokumentar tij trailer “Welcome to my life” dhe kjo ishte një temë bukur e ndishme,transmeton Holliwood Life,citon kolona.al.

Gjithçka e pastër është thënë për jetën në dokumentarin e ri të lansuar. Sa shumë ka ndryshuar jetën e tij lansimi i këtij dokumentari. Afër 3 minuta klip tregon se sa shpejtë ka ndryshuar jeta e tij nga një fëmijë i rregullt deri në yllin e madh botëror. Të famshëm si Usher, Jennifer Lopez e të tjerë por që gjithçka ndryshon kur vjen moment I keq sikurse i asaj nate fatale.

“ Punoja të isha në majat e larta , në numrin e madh të këngëve, të isha I mirë , etj”, tregon ai derisa dokumentari fillon më tej duke treguar për tregimin abuziv derisa shpalos ngjarjen e vitit 2009.

“Ndihem si monstrum”, e pranon ai. “Mendoja të bëja vetëvrasje dhe çdo gjë tjetër. Nuk flija, nuk haja..”thotë ai.

“Ajo ishte dita më e keqe në jetën time, ndoshta edhe tërë jetës sime. Derisa më tej flet edhe nëna e Chrisit. “Mendoja se po e humbisja djalin tim”, thotë ajo. /kolona.al

Flet spiuni më i mirë në botë: ISIS-i nuk do të tërhiqet, kanë për qëllim pushtimin e botës

0

Afrikani 40 vjeçar, Tony Schiena, në karrierën e tij ka qenë spiun, bodiguard, kampion në karate, mercenar, aktor, producent.

Në të njëjtën kohë ai ka komentuar për “Financial Times” kërcënimet nga terrorizmi, pastaj ka qenë në ballinën e revistës për karate dhe u shfaq në një tabloid amerikan të thashethemeve.

“Edhe pse gazetarët skeptikë dëshirojnë ta paraqesin misterioz, kurse gazetaret e dëshpëruara si fotografi dhe rast të Rambos në botën e agjencive të sigurisë. Tony Schiena është serioz dhe personazh i respektuar”, shkruan gazetarja e Jutarnji.hr, transmeton Indeksonline.

Kompania private e sigurisë MOSAIC, udhëheqës e së cilës është Schiena, ofron shërbime të sigurisë në zonat e rrezikshme, trajnime për luftën kundër terrorizmit, krizave, komunikimit dhe teknologjisë së sigurisë.

Lista e klientëve të MOSAIC-ut përfshin klient si policinë e New York-ut NYPD, forcat speciale kurde Peshmerga që luftojnë kundër ISIS-it, NATO-n, Legjionin francez të të huajve, specialët afganë, të Mongolisë, Lituanisë, Italisë dhe Kroacisë. Ai ka këshilluar shumë prej anëtarëve të qeverive të botës dhe organizatave qeveritare për çështjen e terrorizmit dhe ka trajnuar njësitë e tyre të veçanta. Kjo nuk është për t’u habitur që ditët e tij të punës shpesh ndodhin në zonat e luftës, konflikteve, histerive, terrorizmit e plot gjëra të tjera që për dikë janë të frikshme.

“Terrorizmi ka ndryshuar, situata do të jetë shumë më e keqe”

“Sot terrorizmi ka ndryshuar në masë të madhe. Është formuar si lloji i Kalifatit, ku ideologjia është përhapur tej mase, ajo është më e rrezikshme se kurrë. Para se situata të shkoj mirë, ajo njëherë do të jetë shumë më e keqe”, thotë Schiena.

“Nga jeta jonë terrorizmi që implementon ISIS-i nuk do të largohet. ISIS-i sot ka njerëzit e tij pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të botës. Pasi që ajo është pjesë e agjendës së tyre. Sa më shumë sulme të fuqive perëndimore ndaj kalifatit, do të ketë edhe më shumë sulme në qytetet e Perëndimit. Në qoftë se ne ndalojmë se sulmuari, Kalifati do të përhapet, kështu që nuk kemi zgjidhje. Kemi punë me terroristët ideja fondamentale e të cilëve është pushtimi i botës dhe eliminimi i të gjithë atyre që janë të pafe sipas tyre. Në sytë e tyre shihemi të gjithë si armiqtë e tyre”, thotë ai.

Schiena në një intervistë me Jutarnji.hr thotë se skenari që u zhvillua në Bruksel ishte “absolutisht alarmant”.

Ai thotë se qeveritë duhet të ndryshojë shumëçka në mënyrë që të parandalohen sulmet e tilla.Megjithatë, Siena ka shtuar se një nga problemet më të mëdha në luftimin e ISIS është mungesa e njerëzve në terren, transmeton Indeksonline.

“Kur i shikoni qytetet si Parisi dhe Londra, atëherë duhet të dërgoni miliona spiunë në rrugë që të kontrollojnë gjithçka çfarë ndodh. Kjo nuk mund të realizohet. Përveç kësaj, spiunët e sotëm nuk janë sikur ata që ishin dikur”, thekson Schiena.

Ai argumenton se spiuni modern nuk ka ngjashmëri me James Bond-in, ka edhe prej atyre që prej zyrave marrin informacione të rëndësishme, por puna më e mirë sipas tij është terreni pasi e prek problemin në zemër të tij dhe nëse është i keq nuk e len të zgjerohet.

“Unë kam qenë një spiun i modës së vjetër. Unë kam qenë në terren, unë jam infiltruar në një organizatë terroriste dhe unë me të vërtetë rrezikoi jetën për të ardhur deri të informata e dobishme. Përveç këtij roli jam përgatitur shumë mirë edhe në fusha të tjera, kam kaluar shumë trajnime për njësi të veçanta. Mirëpo për mua të gjitha llojet e situatave të rrezikshme duken normale dhe di si të sillem. Sot ajo nuk është kështu. Sot, shërbimet sekrete janë përqendruar më shumë në teknologji se sa në palestra fizike. Mendimi im është se ka një softuer të sofistikuar që mund më të vërtetë të kompensoj mungesën e njerëzve të mirë atje ku duhet të jenë- të flasim atë që kanë për të thënë dhe të bëjnë atë që kanë për të bërë”, thotë ai.

Edhe pse MOSAIC pjesërisht merret edhe me “softuer të sofistikuar”, Schiena mbetet në fushën e mercenarit tradicional si dhe kolegët e tij që janë ish agjentë të CIA-s, MI6, SAS-it britanik dhe NavySeal-it amerikan. Ata janë në çdo cep të botës, thjesht paguhen për këtë punë

SHBA: Dëbohet nga aeroplani pasi fliste arabisht

0

Një student irakian në Kaliforni është dëbuar nga fluturimi i Southwest Airlines pasi po fliste arabisht.

Student i dëbuar ka deklaruar se ai po fliste me dajën e vet në telefon, të cilit po i tregonte për fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, shkruan BBC.

“Unë jam prekur shumë nga kjo ngjarje”, tha Makhzoomi për NYT.

Gjithçka kishte filluar pasi një grua kishte filluar të ulërinte në aeroplan pasi kishte dëgjuar shprehjen ‘inshAllah”.

“Islamofobia e ka sjell këtë vend në këtë gjendje”, është shprehur ai.

Makhzoomi i cili në SHBA ka arritur si refugjat dhe më pas është regjistruar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, ka theksuar se pas dëbimit ai nuk ka mundur të kthehet në aeroplan, transmeton koalb.com.

“Familja ime dhe unë kemi kaluar nëpër shumë gjëra të vështira, ndërsa kjo është edhe një tjetër përvojë e keqe që kam pasur”, tha ai.
“Dinjiteti i njeriut është gjëja më e vlefshme në botë, që nuk blihet me para. Nëse kompania ajrore më kërkon fajle, atëherë ndoshta kjo do u bëhet mësim për të trajtuar njerëzit në mënyrë të barabartë”, shtoi ai.

Megjithatë, kompania ajrore në deklaratën e tyrë kanë theksuar se kopania ajrore Southwest nuk toleron diskriminimin.

Hip në 413 numri i viktimave të tërmetit në Ekuador

0

Numri i personave të vrarë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Ekuadorin gjatë fundjavës ka shkuar në 413, siç bën me dije qeveria. Më shumë se 2500 të tjerë u plagosën në lëkundjen më të dhunshme që ka prekur Ekuadorin në dekada.

Skena të dëshpëruara kërkimi u panë në zonat e prekura më rëndë, ku pjesëtarë të grupeve të shpëtimit dhe familjarë të viktimave gërmojnë nëpër rrënojë, shpesh me duar, për gjetjen e të mbijetuarve.

Ekipe nga Zvicra, Spanja dhe disa vende amerikano-latine kanë mbërritur në vend për t’ju bashkuar përpjekjeve. Ministri i Jashtëm, Guillaume Long, njoftoi se 120 skuadra shpëtimi do të gjendeshin në terren nga e marta në mëngjes.

Më herët, Presidenti i vendit, Rafael Correa, paralajmëroi se bilanci i viktimave ishte i destinuar të rritej, dhe se kishte ende shumë persona të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

Presidenti paralajmëroi se tërmeti do t’i kushtonte Ekuadorit miliarda dollarë. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe rreth 10 mijë trupa ushtarake e 3500 policë janë mobilizuar në zonat e prekura.

Kushtëzimi i vizave, goditje për Kosovën

0

“Për Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka ide zhvillimore, largimi i qindra-mijëra qytetarëve, liberalizimi i vizave dhe rrjedhimisht largimi i qytetarëve do të përbente një lehtësim nga presioni qytetar, por ky nuk është interes i Kosovës”,tha analisti Nexhmedin Spahiu për “Kosova Sot”

Raportimet e fundit në medie, sipas të cilave BE-ja mund të marrë vendim të shpejtë për liberalizimin e i vizave për Kosovën, por me disa kushte, të cilat nuk ishin vendosur deri më tani për asnjë vend tjetër, duke paparë edhe një klauzolë suspendimi, e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kushteve, nga spektri politik opozitar dhe analistët në vend po shihet si një nga dëshmitë më të fuqishme që flasin se BE-ja nuk i beson kësaj klase politike të instaluar në kupolën qeveritare, e cila nuk po tregohet e gatshme për t’u pastruar rrënjësisht nga krimi dhe korrupsioni.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismail Kurteshi, ka pohuar se një qeveri serioze do të plotësonte kushtet si të gjitha shtetet e tjera dhe nuk do të pranonte diçka që vjen me kushtëzime, por derisa Qeveria e Kosovës i është nënshtruar një dialogu me Serbinë në të cilin dominon me kushtëzime pala serbe, atëherë edhe në këtë proces prapaskenat e kushtëzimeve janë të kësaj natyre dhe ato ka gjasa të pranohen si mashtrim për qytetarët e Kosovës. “BE- e di që me këta pushtetarë mund të sillen si të duan t’ju marrin e t’ju japin çka të duan ata vetë ose çka t’ju sugjerojë Serbia. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza, e kjo ka ndodhur sepse qeveritarët nuk e kanë luftuar korrupsionin për arsye që të gjithë e dimë, sepse ata janë vetë korrupsioni”, tha Ismail Kurteshi../kosova sot/