7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6616

Veseli: Nuk munden pashallarët të sundojnë në këtë vend

0

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur rreth koalicionit me LDK-në.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka deklaruar se PDK është e gatshme ta vazhdojë koalicionin dhe se duhet të mendohet për reforma, dhe duhet të gjetur pikat ku ka pasur ngecje.

Ai ka thënë se duhet gjetur arsyen pse në Kosovë flitet kaq shumë për korrupsionin, dhe duhet treguar se pashallarët nuk mund ta sundojnë këtë vend dhe nuk mund të zhvillojnë korrupsion e të mos dënohen.

“Misioni ynë është t’i largojmë pashallarët nga karriget”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se njerëzit që nuk janë të denjë ta mbajnë vendin që kanë duhet të kenë moral dhe t’ua lirojnë rrugën kapaciteteve të reja.

“S’ka nevojë më i mbushë shishet për patriotizëm që Kosova po rrezikohet prej Serbisë. Mos e dhashë Zoti me luftu me Serbinë, nuk e di kush do ta luftojë më parë, pozita apo opozita, më së miri do ishte së bashku”, ka deklaruar Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vlerëson se personat që marrin pjesë në luftërat e Sirisë në emër të organizatave terroriste janë të manipuluar.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka bërë thirrje prindërve dhe familjarëve që të kujdesen për fëmijët e tyre dhe mësimet që ata mund ti marrin nga njerëz të caktuar.

Veseli ka shtuar se Kosova duhet të luajë rol aktiv në politikat globale për ta luftuar këtë fenomen.

Me gjithë numrin e pjesëtarëve që kanë shkuar për të luftuar jashtë vendit Veseli është shprehur se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në luftën kundër terrorizmit të dhunshëm.

Veseli, duke folur për paraqitjen e Xhabir Zharkut, i arratisur nga drejtësia, ka deklaruar se personat që ballafaqohen me drejtësinë do duhej të largoheshin nga politika.

Ai ka deklaruar se duhet të jetë një standard i Kosovës se çdo njëri që ka ballafaqim me drejtësinë të ketë kurajë për të hequr dorë nga pozita shtetërore.

“Ky duhet të jetë një standard moral që duhet të respektohet dhe unë do kërkoj që ata që ballafaqohen me drejtësinë, burrërisht duhet të shkoj deri në fund me atë proces dhe nëse shpallet t i pafajshëm ka të drejtë ti kthehet politikës” ka deklaruar ai.

“Individë të tillë po e dëmtojnë veten dhe partinë të cilën përfaqësojnë. Nëse zgjedhem kryetar i PDK do të kërkoj një standard të tillë”, ka theksuar Veseli.

Kundër paragjykimit

0

Rock-bendi amerikan, Pearl Jam, ka anuluar koncertin në Karolinën e Veriut, për shkak të një ligji në këtë shtet që ka shfuqizuar mbrojtjen për komunitetin homoseksual.

Ligji i ri, pos tjerash, kërkon nga njerëzit që të përdorin tualetet publike që korrespondojnë me gjininë e shënuar në certifikatat e tyre të lindjes.

Pearl Jam ka thënë se “duhet të marrë qëndrim kundër paragjykimit”.

“Masa është një pjesë e neveritshme e legjislacionit që nxit diskriminim ndaj një grupi të tërë të qytetarëve amerikanë”, ka thënë bendi Pearl Jam.

Koncertet në Karolinën e Veriut i kanë anuluar edhe yje të tjera, si Bruce Springsteen dhe Ringo Star.

Zvicër: Shqiptari dënohet me burg përjetë

0

Një shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia zvicerane, pasi akuzohet për vrasjen e shokut të tij në vitin 2009 për një borxh prej 30 mijë frangash zvicerane.

Gjyqtari i çështjes e cilësoi vrasjen si një “ekzekutim të vërtetë”.

Shoku i tij kishte marrë të dashurën me vete, ndërsa kishte hipur në makinën e 39 vjeçarit nga Kosova, teksa ky i fundit e qëlloi me pistoletë për ta hedhur viktimën më pas në një përrua. 39 vjeçari është dënuar edhe në Itali me 22 vite burg për një vrasje tjetër.

I akuzuari ka mohuar në vijimësi akuzat e ngritura. Vendimi u mor nga gjykata e Rrethit Affoltemer pjesë e kantonit të Zuriut (Zurich).

“Nuk kishte asnjë provë”, argumentoi shqiptari në një deklaratë personale, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. “Ky është një skandal i madh”, tha i dënuari përpara Prokurorit. “Zvicra nuk është Koreja e Veriut”.

Akuza e Prokurorisë është ngritur mbi deklarimet e të dashurës së viktimës, e cila në momentin e krimit ishte në pjesën e pasme të automjetit.

Dënimi nuk është përfundimtar pasi mund të dërgohet në Gjykatën e Lartë të Zuriut. 39vjeçari mbetet në paraburgim deri në një njoftim të mëtejshëm.

Për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtari zgjati paraburgimin nga gjashtë muaj deri në mesin e tetorit. /Ora News/

Kastro: Kam marrë edhe borxh për pagesat e fëmijëve

0

Ai është një nga artistët më rebel të skenës shqiptare, por mesa duket këtë herë kantautori Kastro Zizo i ka “hapur zemrën” gazetares Gerta Gixhari gjatë një interviste në TVSH.

Kastro është shprehur rreth dy fëmijëve të tij Dankan dhe Nia, duke treguar rreth vështirësive për rritjen e tyre.

Ai është shprehur se dy fëmijët e tij janë takuar vetëm njëherë me njëri-tjetrin.

Ndonëse ish-partneret e tij e urrejnë Kastron sipas tij, ato duket se janë të kujdesshme për t’i edukuar fëmijët me dashuri për Kastron.

Gjithashtu i pyetur nëse i përmbush detyrimet e tij si i divorcuar për fëmijët që nuk jetojnë me të, këngëtari tha se ndonjëherë ka qenë e vështirë për t’u përgjigjur në kohë me pagesa, por prap ai ka ditur t’i sigurojë ato para duke marrë shpeshherë edhe borxhe.

Malisheva kujton dëshmorët

0

Kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, të shoqëruara edhe nga familjarë të dëshmorëve të Komunës së Malishevës, të rënë në Koshare, sot kanë bërë homazhe, me rastin e 17 vjetorit të të rënëve në Koshare.

Beteja e Koshares, që njihet si njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, të thyerjes së kufirit me Shqipërinë, krahas shumë luftëtarëve të lirisë nga i tërë vendi, kishte edhe luftëtarë nga Komuna e Malishevës.

Në këtë betejë, në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë, edhe katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës.

“Respekti, nderimi dhe meritat, ju takojnë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë, andaj ne e kemi obligim, që në përvjetorët e rënies, t’i nderojmë, të gjithë dëshmorët e kombit, pasi falë gjakut të tyre, ne sot gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë të pavarur”, tha me këtë rast, kryetari Begaj

“ATK në Prizren po merr haraç”

0

Presioni i inspektorëve tatimor e ka shtyrë një qytetar nga Prizreni që të kërkoj ndihmë nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa për të ndalur haraqin që u qesin inspektorët bizneseve në këtë qytet.

“ATK në Prizren po merr haraç. Inspektorat po jetojnë me superlluks a keni ndërmend me ndal ket fenomen, me luftue ket dukuri shume negative”, I ka shkruar kryeministrit Eshref H Qafleshi, në Facebook.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u zotua se në Kosovë nuk do t’i lejohet as edhe një personi të marr haraç qoftë nga qytetarët apo edhe nga bizneset.

Këtë zotim Mustafa e dha publikisht deri sa iu përgjigj në pyetje këtij qytetari.

“… Vetëm shteti ka të drejtë të vejë ngarkesa tatimore, dhe atë sipas ligjit. Qytetarët, bizneset dhe çdokush qe ka informata duhet ti denoncojë veprimet e tilla dhe ju siguroj se menjëherë do të ndërmerren masa”, ka thënë Mustafa.

E ndërkohë vetëm për vitin 2015 janë pesë inspektor të cilët Administrata Tatimore e Kosovës i ka shkarkuar nga puna.

Tre prej tyre janë shkarkuar për korrupsion dhe dy të tjerë për shkelje të kodit të etikës dhe mirësjelljes për ATK-në.

Ndërkohë në ATK kanë konfirmuar për  Gazetën Fjala se janë katër raste të korrupsionit në të cilat janë përfshirë pesë zyrtarë të ATK-së  prej tyre tri raste është duke i hetuar Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Fjala./GazetaFjala/

Shkendije Mujaj zhvishet komplet

0

Të zhvishesh dhe të bësh dashuri me petalet e trëndafilave.

Kaq romantike është Shkëndije Mujaj, shkruan “Kosovarja”.

Shkëndija edhe një herë ka treguar se për të nuk ka kufi dhe tabu.

Gazetari Petrit Kryeziu përkujton babën e tij (Foto)

0

Gazetari Petrit Kryeziu, ka përkujtuar babën e tij, të rënë dëshmor 24 vite më parë.

“Sot ishim të nderuar nga shokët e babës dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Shumë nga ta guerilas të orëve të para.

Po ashtu në këtë përvjetor, brigada 28/128 e UÇK-së, në krye me komandant/kolonel Ruzhdi Saramatin, e nderoi dëshmorin e kombit Alush Kryeziun me titullin “FLAMUR LIRIE”.

“Qofshi të nderuar përjetë…”, ka shkruar Kryeziu.

fot2

Model i ri i zgjedhjes së kryetarit në PDK!

0

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar që kandidimi të bëhet në mënyrë individuale, e jo këtë ta bëjë këtë kryesia, siç ka ndodhur deri më tani. Gazeta Blic ka marrë vesh që ditën e premte, Veseli edhe zyrtarisht do ta shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së.

“Kandidatura ime për kryetar bëhet të premten. Ndoshta nuk gabova, por kërkova që kandidimi im të jetë individual nga vetë unë, jo nga Kryesia sikurse ishte menduar të ndodh”, citohet të ketë thënë Veseli, tregon një burim i Gazetës Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Sipas këtij burimi, Veseli ka theksuar se me këtë veprim “dëshiron të hap një proces të ri të kandidimeve demokratike në parti, edhe pse me risk afatshkurtër, por në aspektin afatgjatë”.

PDK për 16 vjet rresht ishte udhëhequr nga Hashim Thaçi, i cili para më shumë se një muaji u zgjodh president i vendit, derisa partinë më të madhe në vend pritet ta drejtoj Kadri Veseli.

Ndërkaq, pas mbledhjes nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se sot është takuar Kryesia e kësaj partie për t’i koordinuar veprimet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 7 maj.

Ai ka theksuar se ushtruesi i detyrës së PDK-së, Kadir Veseli ka kërkuar që të minimalizohen dhe liberalizohen kriteret që të ketë sa më shumë kandidatë për kreun e partisë. / Gazeta Blic

BD: Qeveria kriminale e Ramadan Mujës, po e shkatërron Prizrenin

0

Bashkimi Demokratik(BD) në Prizren ka akuzuar qeverisjen e Ramadan Mujës, për shkatërrimin që po ia bënë qytetit.

“Qeverisja komunale e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në Prizren vazhdon ta shkatërroj qytetin e Prizrenit në të gjitha fushat, ndërsa paranë publike të taksapagueseve ta vë në shërbim të klaneve para politike të PDK-së”, thuhet në komunikatën e BD-së në Prizren.

“Shqetësimet e qytetarëve dhe shoqërisë civile tashmë janë alarmante në drejtimin e mbrojtjes së vlerave kulturore e historike të qyteti të Prizrenit të cilat jo që nuk po mbrohen por ato po shkatërrohen edhe me miratimin e pushtetarëve të korruptuar në Prizren”.

“Ndërtimet pa leje në zonën historike të Prizrenit, mbindërtimet dhe shkatërrimi I mijërave hektarëve tokë buke nga ndërtimet ilegale paraqesin rrezikun më të madh për perspektivën e qytetit tonë, ku me gjasë misioni I këtyre qeveritarëve është mbushja e xhepave të tyre e jo mirëqenia e qytetarëve”.

“Dhjetëra të emëruar politik dhe zyrtarë tjerë çdo ditë sillen në organet e ndjekjes si në Polici, Prokurori dhe Gjykata për keqpërdorimet që janë duke I bërë tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes Muja dhe paraqet imazhin e keq për qytetin e Prizrenit”.

“Situate e menaxhimit me pushtetin lokal ka kaluar në një ekstrem që tashmë nuk durohet ku dhjetëra projekte në infrastrukturë që kapin shifrën me miliona euro janë të dështuar siç është rasti me rrugën e transitit të ri I cili që 6 vite ka filluar dhe ende nuk ka përfunduar, po ashtu edhe shkolla e mesme e mjekisë e cila ka filluar para shumë viteve, e dedikuar fillimisht për lagjen “Barut’hane”, “gurëthemeli” I të cilës është vendosur në lagjen “2 Korriku” ndërsa tash e 6 vite më herët ka mbetur e pa përfunduar si një gërmadhë trishtuese në lagjën “Bajram Curri””.

“Bashkimi Demokratik si forcë serioze opozitare në qytetin e Prizrenit do të vazhdojë ta luftojë krimin dhe korrupsion si dhe keqpërdorimin e parasë publike, ku me këtë rast fton qytetarët, shoqërinë publike dhe subjektet tjera politike për të bashkëpunuar dhe për të ia shkurtuar jetën kësaj qeverisje te keqe në Prizren”./PrizrenPress.com/