8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 6624

Dashuria magjike

0

Lidhjen e saj me Calvin Harris është munduar ta mbajë larg lajmeve kryesore, më shumë se një vit më parë, por Taylor Swift flet për romancën e saj si diçka ‘magjike’.

Duke folur për American Vogue, 26-vjeçarja thotë se dëshiron ta mbajë këtë romancë për vete dhe t’i shijojnë gjërat në mënyrë private.

“Tashmë jam në një lidhje magjike. Dhe sigurisht që do të doja të të ishte vetëm e jona, jo shumë e ekspozuar… kjo është e vetmja gjë që e imja në jetën time personale. Thjesht po i marrë gjërat siç më vijnë”, ka thënë Taylor.

Taylor ka pasur disa romanca kalimtare në të shkuarën me Jake Gyllenhaal, Harry Styles, dhe Taylor Lautner, por pranon se vëmendja për jetën e saj personale u fokusua pas njohjes me të dashurin aktual.

“Ju e dini unë kam pasur lidhje normale kur isha 20 vjeç, dhe sigurisht i kam kaluar. Kërkonte shumë punë dhe vendimmarrje. Unë nuk pata asnjë lidhje për dy vjet e gjysmë. Mos duhet të kisha? Jo”, vijon rrëfimin e saj këngëtarja.

Tentojnë të rrëmbejnë një 15 vjeçare në Prizren

0

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot dy persona në orët e mëngjesit kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë të moshës 15 vjeçare, të cilët e kanë kapur për flokë dhe kanë tentuar ta fusin në veturë me dhunë.

“Sot, rreth orës 09:20, në rrugën ‘Ali Hadri’, dy të dyshuar me mbiemër Kastrati, kanë tentuar që me forcë ta rrëmbejnë një vajzë të moshës rreth 15 vjeç. Të dyshuarit e kishin kapur për flokë vajzën me qellim ta fusin në një veturë të llojit BMW. Ma ta parë ngjarjen, shoqet e vajzës me telefon kanë thirr në ndihmë policinë e cila ka reaguar dhe shumë shpejtë janë arrestuar të dyshuarit. Ndërkaq është sekuestruar edhe vetura e llojit BMW e cila ishte pa regjistrim të vlefshëm dhe ngasësi pa patentë shofer”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Policia gjatë kontrollit në veturë po ashtu ka bërë të ditur se ka gjetur edhe një sasi e drogës e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Republika Çeke do të ndryshojë emrin

0

Republika Çeke pritet të ndryshojë emrin për ta bërë më të lehtë përdorimin e saj për kompanitë dhe skuadrat sportive.

Nga Republika Çeke, tani do të quhet thjesht Çekia.

Vendi do e ruajë emrin e plotë, por Çekia do jetë emri zyrtar i shkurtër gjeografik, siç është Franca me Republikën Franceze.

Nëse miratohet nga Parlamenti, proopzimi do të depozitohet në Kombet e Bashkuara.

Republika Çeke u krijua në vitin 1993 nga ndarja e Çekosllovakisë.

Disa e kanë kritikuar emrin Çekia si të shëmtuar.

Disa thonë se ngjanë shumë me emrin Çeçeni.

Duket se edhe atje e kanë për ofendim që të njihen si çeçenë.

Skena e Eurovizionit, e veçantë edhe sivjet

0

Është kryeqyteti suedez, Stokholmi, ai që sivjet do të jetë nikoqir i festivalit të këngës evropiane, Eurovizion dhe i gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, që në maj do të udhëtojnë drejt Suedisë, në emër të shtetit të tyre.

Menaxhmenti i festivalit ka bërë të ditur se në Stokholm po punon një ekip prej rreth 250 vetash, në mënyrë që skena ku do të ngjitën këngëtarët të jetë sa më madhështore.

Si zakonisht, ekranet LED do të përdoren në 250 metra katrorë në tokë dhe 26 kamera do të transmetojnë festivalin me datë 10, 12 e 14 maj.

Punimet për këtë skenë pritet të përfundojnë më 23 prill.

Rikujtojmë së sivjet Shqipëria përfaqësohet më këngëtaren Eneda Tarifa dhe këngën e saj “Përrallë”, të përkthyer në anglisht, “Fairytale”.

18-vjeçari rrëfen kërcënimin dhe shumën qesharake që mori nga Kallashi

0

Shumica e faqeve onlinë me emrat e personazheve të njohur duket se nuk janë në dorë të atyre, disa menaxhohen nga menaxherët personalë e disa të tjerë kanë autorizuar persona të cilët kujdesen për moderimin e tyre.

Një personazh i ri në këtë rast është dhe Stiljano Kanaj, djaloshi 18-vjeçar, student i Informatikës që për katër vite menaxhon gjithmonë faqe të personazheve të ndryshme.

”Kam gati 4 vite që menaxhoj faqe dhe më ecën me shumë sukses, si ide në fillim më erdhi duke krijuar një faqe për banorët e ‘Big Brother’ dhe pastaj vazhdova me faqe të tjera të personazheve të njohur që më pëlqenin”, thekson kështu në bisedën e tij për suplementin ”Panorama plus” menaxheri i faqeve online, Stiljano Kanaj.

”Faqet që menaxhoj unë akoma përfitojnë djersën time që lodhem duke punuar shumë, sepse nuk është diçka e thjeshtë”, shton më tej ai, duke thënë se deri më tani ka shitur shumë faqe.

Se sa shkon çmimi i tyre, ai tregon: “Çmimi tyre shkon afërsisht deri në 1 mijë euro”.

E krahas shitjeve që ka bërë deri më tani Stiljano, duket se një personazh që del hapur me mijëra euro nëpër foto, të ketë refuzuar të blejë faqen nën emrin e saj, që tashmë ka mbi 180 mijë fansa në Facebook, duke i ofruar atij një shumë të turpshme vetëm 100 euro.

”Refuzim mund të them që më bëri Kallashi, e cila më ofroi vetëm 100 euro për një faqe që atëherë kishte 100 mijë fansa, shumë kjo shumë e ulët për një faqe të tillë. Arsyen pse nuk duan t’i blejnë e dinë vetë ata, por për Kallashin nuk mund të thuhet që ajo nuk ka lekë. Ndërkohë që ajo edhe më kërcënoi nëse nuk ia jap”, tregon më tej Stiljano, i cili duket se ka vendosur që atë faqe t’ia shesë dikujt tjetër.

“Menaxhimi i tyre vazhdon akoma në duart e mia, faqen falas nuk ia jap asnjë personazhi publik, atë të Kallashit do ta shes”, përfundon bisedën e tij për ”Panorama plus” menaxheri i faqeve online, Stiljano Kanaj.

Stiljano Kanaj

Një protestë seksi, por edhe… e përgjakshme

0

Courtney Stodden ka vendosur të bëjë një protestë të pazakontë kundër shitjes së kafshëve si ushqim për kafshët e tjera.

Ajo është veshur si një mi i mbuluar me njolla gjaku.

Zakonisht minjtë shiten si ushqim për ata që mbajnë gjarpërinj si kafshë shtëpiake.

Courtney Stodden-proteste1 Courtney Stodden-proteste2

Kurdisja e ekskursioneve në Suharekë

0

Maturantët e Suharekës do të shkojnë në ekskursion në Shqipëri në një hotel të përcaktuar nga prindërit e tyre.

Vendimi që gjatë ekskursioneve mësimore maturantët e Suharekës të dërgohen vetëm në hotelin “Bonita” në Durrës po shihet si shkelje e rregullave të konkurrencës nga pronarët e kompanive turistike.

Kompania “Sharr Travel” e cila nuk fitoi në dy konkurset për t’i dërguar nxënësit në Shqipëri, ankohet për monopol dhe shkelje të rregullave të konkurrencës së lirë.

Pronari i kësaj kompanie Ruzhdi Kurtishaj akuzon shkollat se i përshtatën kushtet e konkursit për kompaninë “Shpejtimi” e cila fitoi në dy procedurat konkurruese.

“Këtu ka të bëjë me disa kritere të njëanshme që janë shfrytëzuar vetëm për të përmbushur kriterin e tri ofertave,” thotë Kurtishaj.

Me paratë e buxhetit të Komunës së Suharekës anëtarë të këshillave të prindërve kishin udhëtuar në Shqipëri për të vizituar hotelet ku mund të akomodohen nxënësit.

Pas përfundimit të vizitës këshilli i prindërve ishte kthyer me konstatimin se hoteli “Bonita” ishte ai që i përmbushte kriteret, ndërsa hotelet e tjera nuk ishin të sigurta për nxënësit e Suharekës.

Për çudi të të gjithëve me hotelin në fjalë kishte marrëveshje vetëm kompania fituese “Shpejtimi”, ndërsa pronari i “Sharr Travel” ankohet se këshilli i prindërve nuk vizitoi fare hotelin ku ai kishte planifikuar t’i dërgonte nxënësit.

Komuna e Suharekës e pranon se fituesin e tenderit me vlerë prej rreth 40 mijë eurove e kishte përcaktuar hoteli, por nuk kanë shpjegim pse këshilli i prindërve nuk e vizitoi hotelin e kompanisë “Sharri Travel”

“Është e vërtetë se kanë qenë dy kompani me çmim të njëjtë, mirëpo për përcaktimin e fituesit e ka bërë vlerësimi i këshillit të prindërve të cilët kanë vendosur për ‘Bonitën’,” thotë zëdhënësi i Komunës së Suharekës Reshat Reshitaj.

E kryetari i këshillit të prindërve në Gjimnazin “Jeta e Re” thotë se rregullat në këtë rast bëhen nga vetë prindërit për shkak se ata paguajnë. Sipas tij, cila kompani ta kishte fituar ofertën do të ishte ankuar, pasi i kanë pasur kushtet e njëjta, por është siguria e hotelit ajo që ka vendosur fituesin.

I kënaqur me procesin është fituesi i tenderëve, Ekrem Veselaj pronar i kompanisë “Shpejtimi”. Ai thotë se procesi ishte pa ndonjë vërejtje, ndërsa pranon se marrëveshja e tij me hotelin e shpalli atë fitues të konkursit.

“Me çmimin kemi qenë të njëjtë me kompaninë ankuese, duke u nisur prej sigurisë së nxënësve që hotelin me të cilin ne e kemi marrëveshjen i plotëson të gjitha kushtet, sidomos nga siguria, pasi nxënësit do të vendosen në një kompleks që i tëri është i rrethuar dhe me sigurim 24 orë,” ka thënë Ekrem Vesaj.

Me gjithë procesin e kontestuar, 600 nxënësit e Suharekës pritet të udhëtojnë në grupe në fund të muajit për në ekskursionet në Shqipëri. Për diskriminimin në tender Ruzhdi Kurtishaj thotë se do shfrytëzojë mjetet juridike të ankesës. /Kallxo.com/

Radiohead, album të ri në qershor

0

Radiohead do ta publikojnë albumin e tyre më të ri në qershor, ka njoftuar menaxheri i bendit, Brian Message.

Ai ka thënë se materiali i ri i Radiohead do të jetë ndryshe dhe shumëkush do të befasohet.

“Do të jetë diçka që s’e keni dëgjuar më parë. Për disa, do të jetë gjë e mirë. Për disa, jo”, ka deklaruar Message.

NISMA në Suharekë shënon dyvjetorin e themelimit

0

NISMA për Kosovën, dega në Suharekë, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, së bashku me anëtarë të kryesisë dhe deputetë të NISMA për Kosovën.

Ky aktivitet do të zhvillohet sot (e premte), në orën 19:00, në restaurant “Rozafa” (te Ballkani-kati II). /PrizrenPress.com/

Rahoveci organizon tryezë për trashëgiminë kulturore

0

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, të hënën, më 18 prill, Drejtoria për Kulturë në Rahovec, organizon disa aktivitete kulturore. Në bashkëpunim edhe me Qendrën Rinore në Rahovec dhe shkollat e mesme të komunës, do të vizitohen disa monumente të trashëgimisë kulturore të komunës së Rahovecit.

Plani i hartuar nga DKRS parasheh që të vizitohet Kulla e Sahatit në Rahovec, disa kulla dhe shtëpi të vjetra banimi, kulla e Mahmut Pashë Rrotullës në Apterushë, si dhe disa monumente të tjera të kulturës materiale në komunën e Rahovecit.

Pas vizitave, që fillojnë në orën 10, në orën 13:00 në muzeun komunal do të organizohet një tryezë, ku njohës së fushës së trashëgimisë kulturore do të diskutojnë rreth pasurisë kulturore dhe gjendjes së monumenteve të kulturës në komunën e Rahovecit.

Në muzeun komunal do të ekspozohen fotografi dhe artefakte të trashëgimisë materiale e shpirtërore të komunës së Rahovecit.

Dita Botërore e Trashëgimisë dhe e Monumenteve është miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, përmes një rezolute në seancën e 22 nëntorit të vitit 1983. Prandaj, anekënd botës organizohen aktivitete dhe vizita monumenteve, vendeve, si dhe punimeve të restaurimit të monumenteve të kulturës. /PrizrenPress.com/