18.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6639

Mjet i dyshuar shpërthyes në Lugishtë të Hasit

0

Një banor nga fshati Lugishtë e Hasit të komunës së Prizrenit, ka raportuar në polici se në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton PrizrenPress.

Njësit policore kanë bërë sigurimin e vend-ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. /PrizrenPress.com/

Aksident në Prizren, lëndohen tri femra e një mashkull

0

Në fshatin Shirokë të Prizrenit, gjatë ditës se djeshme, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj, raporton PrizrenPress.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tri femra dhe një mashkull, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. /PrizrenPress.com/

Këtë javë përfundojnë masat parandaluese ndaj etheve hemorragjike në Malishevë

0

Në mbledhja e rregullt të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, u bë e ditur se faza e parë e repelimit të kafshëve, si masë parandaluese nga ethet hemorragjike, përfundon të mërkurën, ndërsa i tërë procesi u vlerësua i suksesshëm.

Sipas shtabit komunal, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo, procesi i repelimit të kafshëve, është në përfundim, ku gjatë ditës së nesërme përfundon edhe fshati i fundit, ndërsa të mërkurën do të bëhet repelimi në ato raste, ku për shkaqe të ndryshme nuk ka mundur të kryhet ky proces.

Përndryshe, sipas drejtorisë së shëndetësisë, deri më tani janë të regjistruara 22 raste të thumbimeve nga rriqrat. /PrizrenPress.com/

Lista e deritanishme e politikanëve që kanë fshehur miliardat në Panama

0

“Lojtarët e fortë” është quajtur lista me drejtuesit e disa prej shteteve më të fuqishëm në botë që pastronin para në Panama.

Lista e publikuar në faqen e internetit përfshin kryeministrin e Islandës dhe Pakistanit, presidentin e Ukrainës dhe mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit. Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksiksë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut.

Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Janë zbuluar marrëveshje të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko që është vetëshpallur një reformator në vendin e tronditur nga skandalet korruptive.

Nuk mungojnë as emrat perëndimorë në skedat e Mossack Fonsecka. Mes rreshtave është edhe emri i Ian Kamerun, babait të kryeministrit anglez, David Kameron, një lider në kërkesat për reformën e parajsave fiskale. /Gazeta Tema/

Maurisio Makri

Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili

Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson

Kryeministri i Islandës

Ajad Allaui

Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb

Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani

Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Mbreti Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al

Saud

Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani

President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan

President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi

(2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko

Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko

President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë,

Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev

President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)

Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe

motra

Li Xiaolin

Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg

Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së

Vladimir Putin

Sergey Roldugin

Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf

Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e

tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ian Cameron

Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David

Cameron

Alaa Mubarak

Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor

Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001-

2009)

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib

I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz

Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor

Kirchner

Juan Armando Hinojosa

Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka

një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón

Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma

Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré

E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesë

Taylor Swift rrëmben 5 çmime në iHRMA

0

Muzika ishte fokusi kryesor i natës në iHeartRadio Music Awards 2016 të mbajtur në “The Forum”të dielën në Inglewood, Kaliforni.

Një nga fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes ishte Taylor Swift, e cila mori çmimet për “Albumin më të mirë”, “Artistja femër e vitit”, “Turneun më të mirë” dhe të tjerë.

Moment të rëndësishëm pati edhe Justin Bieber i cili mori çmimin “Artisti mashkull i vitit”.

Çmim mori edhe Adele për “Këngën më të mirë të vitit”, Fetty Wap rrëmbeu çmimin për “Artisti i ri më i mirë”, “Grupi më i mirë” u zgjodh Maroon 5, e Calvin Harris mori çmimin për “Kërcimin më të mirë”.

Bebe Rexha performoi në iHeart Music Awards 2016! (Video)

0

G-Eazy u ngjit në skenën e iHeartRadio Music Awards, të mbajtur në “The Forum” në Kaliforni.

Reperi 26 vjeçar bashkë me Bebe Rexhën kanë performuar një version epik të këngës së tyre “Me, Myself & I”.

Gjatë emisionit, Bebe ishte e nominuar për “Vallëzimin më të mirë në këngë” për këngën e David Guetta-së “Hey Mamma”, e cila gjithashtu paraqiti Nicki Minaj dhe Afrojack.

Por, grupi i interpretuesve për fat të keq ka humbur në këtë raund.

Çmimin në këtë kategori e mori kënga “Where are you now” nga Justin Bieber, Driplo dhe Skrillex.

https://youtu.be/kbmZJa89Xw4

Boshnjakët e Serbisë po frikësohen nga spastrimi etnik

0

Sulejman Ugljanini, deputeti serb nga Partia e Aksionit Demokrati të Sanxhakut dhe president i Këshillit Kombëtarë Boshnjak i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që menjëherë dhe pa vonesë në Sanxhak të dërgojnë forcat ndërkombëtare për të parandaluar konfliktin dhe spastrimin etnik që po u kanoset boshnjakëve në Serbi, shkruan Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.

Vendimi për të ftuar forcën e OKB-së është marrë natën e së shtunës.

Ugljanin i bën thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të vendosin një mision të veçantë “për të parandaluar konfliktin dhe kërcënimin e mëtejshëm kundrejt boshnjakëve, si dhe për të parandaluar ? një valë të re të terrorit shtetëror, krimit dhe spastrimit etnik në Sanxhak”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili për Novostin ka thënë se kërkesa është e pakuptimtë dhe se askush në botë nuk do të reagojë.

“Paqja dhe stabiliteti në Serbi nuk është duke u kërcënuar. Ky është një provokim i qartë dhe i madh që ka për qëllim të shkaktojë destabilitet në vend”, ka thënë Daçiq, njofton Klan Kosova.

Kërkesa “do të përfundojë në koshin e plehra në zyrat e BE-së dhe OKB-së”, kanë thanë thënë zyrtarët serbë.

Kurse drejtorja e Zyrës së të Drejtave të Pakicave në Serbi, Suzana Paunoviq, ka thënë se “Ugljanin jeton vetëm në teorinë e tij të famshme konspirative”.

Gazetat në Serbi kishin shkruar me mllef për Sulejman Ugljanin, kur Ahmedin Dino Shkrijeli, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ugljaninit, kishte vizituar Kosovën dhe Memorialin e Dëshmorëve në Prekaz, bashkë me një delegacion prej 50 vetash.

Kapet shqiptari me disa pasaporta të falsifikuara slovake

0

Natën e së dielës, 00.30, nga kontrollet rutinë të policisë austriake në magjistralen A8, në afërsi të Suben, është kontrolluar një linjë autobusi me itinerar Budapesht – Brukseli -Londër, shkruan nachrichten.at.

Nga kontrollet është gjetur një person me disa leje qarkullimi dhe pasaportë të falsifikuar slovake, që krahas tyre kishte edhe pasaportën origjinale të Shqipërisë. Pra bëhet fjalë për një 35 vjeçar shqiptar, i cili i dënuar për të mos u futur në zonën Shengen, ka menduar të falsifikojë pasaportën, përcjell botasot.info. 35 vjeçari ka dashur të shkojë në Londër, për të punuar si qytetar i BE-së.

Ai është dërguar në PAZ Linz.

Të pasmet e Kallashit nuk po i mban karriga (Foto)

0

Seks valltarja e njohur, Donjeta Kosumi Kallashi e cila është gjithmonë aktive nëpër klubet e natës, së fundmi ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku ka ekspozuar trupin e saj, shkruan Gazeta Express.

Por të pasmet e Kallashit nuk po i mban karriga.

Kallashit ne karrige

“Babai” në Cleveland International Film Festival

0

Rrugëtimi shumë i suksesshëm i filmit kosovar “Babai” të regjisorit Visar Morina po vazhdon edhe në vitin 2016-të edhe pas shumë shfaqjesh në shumë festivale dhe shumë çmimesh që mori vitin e kaluar.

Ky film do të shfaqet më 5 dhe 6 prill në edicionin e 40-të të Cleveland International Film Festival.

Faqja Cleveland.com shkruan se historia midis babait dhe birit që përshkruhet në këtë film është shumë e fuqishme.

“Është një moment që ta thyen zemrën në film, kur një djalë i ri e shikon nga kampi i refugjatëve, babanë e tij duke u larguar dhe shpreson që të kthehet për të. Por, një gjë e tillë nuk ndodh. Kjo, mbi të gjitha tregon për një baba, i cili e braktisë fëmijën e tij në Kosovë, dhe e lë 10 vjeçarin me axhën e tij, i cili është i dhunshëm edhe ndaj fëmijëve të tij. Një baba që gjithnjë e largon të birin dhe e largon edhe në stacionin e autobusëve”, shkruan Cleveland.com.

“Babai” flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Ky film u shfaq në shumë festivale prestigjioze në botë dhe ishte edhe propozimi i Kosovës në Akademinë Oscars, për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

“Babai” ishte edhe në repertorin e kinemave gjermane, duke u bërë kështu i pari film kosovar që bëhet pjesë e programit të kinemave në Gjermani.