13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 6640

Të hapur edhe për Ramushin

0

Kadri Veseli thotë se PDK-ja është në koalicion me LDK-në, por në princip janë të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, siç thotë ai, që dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës

Kadri Veseli nuk e hedh poshtë mundësinë që në të ardhmen partner i koalicionit me PDK-në të jetë partia e Ramush Haradinajt (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), ndonëse, sipas tij, me LDK-në janë në koalicion deri në qershor 2018.

“Në princip, jemi të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, të cilat dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Veseli gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se sistemi politik në Kosovë e bën të pashmangshëm bashkëpunimin ndërpartiak dhe kjo është pozitive për demokracinë e re, sepse, siç thotë ai, bashkëpunimi, kompromisi, ndarja e përgjegjësive, qoftë në një koalicion, qoftë në role të ndara pozitë-opozitë, janë vetë fryma e demokracisë.

Ai thotë se do t’i ftojë liderët e partive opozitare në dialog, sepse, sipas tij, vetëm dialogu është mjeti me të cilin do të dilet nga kriza.

Në këtë intervistë për “Zërin”, kreu i partisë më të madhe në vend, flet edhe për reformimin që do ta bëjë në PDK, për ish-Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) të cilin e ka drejtuar vite më parë, për luftimin e ekstremizmit fetar dhe për raportet me partnerin aktual të koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Zëri/

Holanda s’e ka ratifikuar marrëveshjen për selinë e Speciales

0

Mbretëria e Holandës dhe Republika e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje në lidhje me krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special. Përderisa Kosova ka ratifikuar të dy marrëveshjet e me Holandën, shteti pritës nuk e ka kryer këtë obligim.

Në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka thënë se Qeveria holandeze është duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojë shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë afat.

Kushtetuta e Holandës, thotë marrëveshja duhet të ratifikohet në Parlament. Marrëveshja veçse është dorëzuar, por së pari ajo duhet të ratifikohet nga Këshilli i Ministrave, nga Këshilli i Shtetit dhe së fundi miratohet nga Parlamenti.

Kosova ka qenë më e shpejt në këtë drejtim. Marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend meqë atë e ka ratifikuar presidentja Atifete Jahjaga, më 29 shkurt.

Bleona e Sharon Stone bashkë në një film (Video)

0

Këngëtarja Bleona Qerreti në intervistën e saj për ExpressRozë ka treguar se ajo gjatë këtij viti do të xhirojë tre filma.

Në mesin e këtyre tre filmave në njërin prej tyre ajo do të luaj në një film bashkë me Sharon Stone dhe Nicolas Cage.

Për detaje shikojeni intervistën e Bleonës nga minuta 19.15 e emisionit ExpressRozë.

Portieri i kombëtares i dhuron Çiljetës fanelën (Foto)

0

Në derbin e luajtur në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Tiranës, këngëtarja i kërkoi fanelën, por portieri i tha që do t`ia dhuronte herën tjetër.

Kështu futbollisti i të kuqve e ka mbajtur premtimin pasi i ka dhuruar bjondines bukuroshe fanelën e Kombëtares Shqiptare.

Vetë këngëtarja Xhilaga ka postuar në profilin e saj një foto me fanellën që i ka dhuruar portieri i Partizanit Alban Hoxha, pas grumbullimit me Kombëtaren për dy miqësoret e fundit.

“Ja dhurata që mora nga Lali im”, shkruan Çiljeta në profilin e saj.

Ciljeta-Hoxha

Protesta e opozitës dhuratë për ceremoninë e Thaçit president

0

Kjo ka me qenë agjenda e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në javën e dytë të prillit, Kosova ka me qenë nikoqire e 500 figurave të njohura diplomatike për me ndjekë për së afërmi pranim-dorëzimin e postit të Presidencës nga Jahjaga te Thaçi.

E përderisa po bahen përgatitjet për këtë dorëzim pranim të mandateve dhe shpërndarjen e ftesave, subjektet opozitare mohojnë që deri më tani kanë marrë ftesë për këtë, por nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi e mohon pjesëmarrjen edhe nëse një ftesë e tillë ka me ardhë në këtë subjekt.

Madje ai nuk mohon as mundësinë që pikërisht në këtë ditë të ketë protesta nga opozita e bashkuar.

Por deputeti nga radhët e Nismës së Kosovës, Enver Hoti ende nuk ka vendosur se a ka me marrë pjesë në ceremoni.

Por, deputeti nga PDK, Elmi Reçica thotë se një protestë e mundshme në këtë ditë kishte me prish imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi përmes telefonit mohon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes me 7 prill, ditën kur Thaçi ka me u betua para deputetëve.

E derisa jemi 5 ditë para ceremonisë solemne të inaugurimit, mbetet të shihet nëse opozita ka me qenë pjesëmarrëse si mysafirë apo si protestues. /Rrokum/

Dragashit i zvogëlohet numri i banorëve dhe i rriten problemet

0

Kryetari i komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, flet para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për dy vitet e para në krye të komunës.

Komuna e Dragashit është njëra ndër komunat e pakta që nuk ka as një drejtori që udhëhiqet nga femrat, ndërsa është njëra ndër të vetmet që nuk ka nda as njëherë bursa për nxënësit dhe studentët e saj tash e tre vjet.

Kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi u rizgjodh sërish kryetar në vitin 2013, duke premtuar vazhdim të asaj që ai e quante “flugë e punës”, ndërsa tash pas dy viteve, ai po akuzohet nga asamblistët opozitarë për mos përmbushje të premtimeve.

Në debatet dhe fushatën për zgjedhjet e vitit 2013, Jenuzi kishte premtuar arsim cilësor dhe ndërtimin e shkollave në fshatin Llapushnik, Kosavë dhe Buce sepse “ka mungesë të hapësirave të objekteve shkollore”, ndërsa tash mospërmbushjen e këtij premtimi e arsyeton me faktin e mungesë së truallit për ndërtim.

“Problem ka qenë mos gjetja e vendit apo truallit, se ku do të ndërtohet shkolla”, tha kryetari i Dragashit në debatin në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë”.

Por, me këtë arsyetim nuk pajtohet asamblisti i LDK-së Halim Shemsedini, i cili tha se “kjo është neglizhencë dhe mosangazhim i kryetarit”.

“Trualli nuk besoj që është problem nëse angazhohet kryetari dhe mundem me kuptu qysh nuk mundet me gjetë truall”, tha Shemsedini.

Tash pas dy viteve drejtori i arsimit në këtë komunë, Hajri Ramadani, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti dhe mos ushtrim të detyrave në administrate publike në kohëzgjatje prej 2 viteve.

Kryetari Salim Jenuzi, kur u pyet pse e mban në postin e drejtorit një të dënuar për keqpërdorim zyrtare, tha se ky “aktgjykim nuk mjafton për ta shkarkuar nga puna drejtorin e arsimit”.

Ai tha se nuk do të marrë masa derisa gjykata ta bëjë të plotfuqishëm vendimin.

Po ashtu kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, u pyet nga Jeta Xharra edhe për shkollën profesionale, e cila ka nisur të ndërtohet ne vitin 2008 dhe ende nuk ka përfunduar. Kryetari Jonuzi mori lavdin e tha se këtë shkollë e ka kërkuar ai që të ndërtohet në këtë komunë, ndërsa kur u pyet për vonesën e ndërtimit të saj, përgjegjësinë ia gjuajti Ministrisë së Arsimit.

“Këtë shkollë nuk e ka ndërtuar komuna, por ministria e arsimit, kjo është arsyeja”, tha Jenuzi.

Por asamblisti i LDK-së, Halim Shemsedini, akuzoi kryetarin për një investim “totalisht të gabuar”.

“Këtu faji është i qeveritarëve dhe kryetarit të komunës që kanë propozuar një shkollë të tillë të ndërtohet në një vend jo adekuat, pasi është në periferi të qytetit dhe së dyti nuk ka nxënës për këtë shkollë, pasi është gjimnazi”, tha Shemsedini.

Jenuzi u ankua edhe për buxhetin e vogël të komunës i cili nuk po mjafton që tëpërmbushen nevojat e komunës.

Sipas tij, ndarja e buxhetit po bëhet në bazë të numrit të banorëve në komunë ndërsa tha se “numri i banorëve në Dragash vazhdimisht po bie”.

Po ashtu kryetari Jonuzi, u pyet edhe për mos dhënien e bursave për nxënësit dhe studentët e kësaj komune, pasi komuna e Dragashit është ndër komunat e vetme që nuk ndan bursa për studentët e saj. Ai e arsyetoi mos dhënien e bursave me buxhetin e vogël të komunës.

“Bursa me siguri edhe më tutje nuk do të jepen për arsye të buxhetit të vogël që ka komuna e Dragashit”, tha kryetari i komunës.

Komuna e Dragashit është e rrethuar më bukuri natyrore por problemin më të madh e ka derdhjen e ujërave të zeza nëpër lumenj. Kryetari i Dragashit, u pyet për mos funksionalizimin e impiantit në fshatin Krape dhe derdhjen e ujërave të zeza nëpër prona private, ndërsa ai fajin ia la investitorit.

“Investitor ka qenë Komisioni Evropian, ndërsa punimet ka pasur me i krye një firme maqedone-kroate, e cila ka probleme me nënkontraktorët, dhe kjo është arsyeja pse ende ky impiant nuk është funksionalizuar”, tha kryearti i Dragashit.

Halim Shemsedini nga LDK-ja tha se kanalizimi është njëri prej probleme kryesore në këtë komunë dhe si shembull e mori fshatin e tij, Zaplluxhë.

“Në fshatin tim komuna e ka rregulluar kanalizimin, por ai prapë nuk është funksional, pasi që vetëm i ka vendosur gypat dhe nuk është krye puna si duhet”, tha ai.

Edhe asamblisti tjetër nga LDK-ja, Samedin Xheladini, denoncoi derdhjen e ujërave të zeza nëpër prona private.

Krahas ujërave të zeza të derdhura gjithkund, bukurinë natyrore Dragashit ia zbehin edhe mbi 10 deponitë ilegale të mbeturinave.

Po ashtu në debat u ngrit edhe çështja e ndërtimi të rrugëve Blaq, Tyrbe, Dragash- Prizren dhe Zaplluxhe- Prizren, të cilat i kishte premtuar Jenuzi, ndërsa sot thotë se “për ndërtimin e këtyre rrugëve duhet të pritet përfundimi i autostradës për Shkup”.

Jenuzi gjeti një mënyrë për ta larguar përgjegjësinë nga ato që ka premtuar në fushatë dhe që nuk ka mundur t’i realizojë.

“Është më pak e rëndësishme ajo që kam thënë, e rëndësishme është ajo çka po them sot”, u shpreh ai. /Kallxo.com/

S’u besojnë partive politike, por preferojnë anëtarësinë

0

Të rinjtë në Kosovë nuk u besojnë partive politike që veprojnë në vend, megjithatë, ata thonë se do të anëtarësoheshin në ndonjërënnga to, për të ardhur më lehtë deri te një vend i punës.

Për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë thonë se veprimet e fundit që po ndodhin në skenën politike, ndërmjet partive politike në pushtet dhe atyre opozitare, po reflektojnë negativisht te të rinjtë.

Pavarësisht kësaj, sipas tyre, dera e vetme ku mund të sigurohet një vend pune, rrjedhimisht një perspektivë më e mirë, mbeten partitë politike.

Vera Berisha, është studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë se nuk i beson asnjë subjekti politike, pasi konsideron se ato nuk angazhohen në përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë në përgjithësi, por vetëm për interesa partiake. Por, për të siguruar një vend pune, Vera thotë se do të anëtarësohej në parti politike.

“Për shkak të ndonjë vendi të punës, do të hy në parti politike. Pasi shihet qartë se zakonisht ata që janë të inkuadruar në politikë, më lehtë sigurojnë ndonjë vend pune, madje edhe pozita të larta”, thotë Vera.?

Liman Paçarizi, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se me gjithë rëndësinë që kanë partitë politike, zhvillimet e fundit në skenën politike, kanë bërë që mos t’u besojë fare.

Ai, madje, thekson se nuk i pëlqen të bëhet pjesë e ndonjë partie politike.

“Zhvillimet e fundit kanë ndikuar shumë në zbehjen e besimit te partitë politike, sepse, sipas meje, mënyra e qasjes ndaj problemeve nuk ka qenë e mirë, pasi ekzistojnë mundësitë e dialogut dhe marrëveshjeve”.

“Unë nuk besoj se do të anëtarësohem në parti politike, edhe pse unë e simpatizoj dhe e mbështes shumë një parti politike që funksionon në Kosovë”, shprehet Limani.

Blerta Aliu, e cila ka përfunduar studimet për ekonomi në njërin nga kolegjet private në Kosovë, e konsideron nevojë anëtarësimin në ndonjërën parti politike.

Edhe pse ajo është e zhgënjyer me punën dhe angazhimet e tyre, thotë se në konkurse për vende të lira të punës, fiton ai që është anëtar apo edhe simpatizant i një partie të caktuar.

“Unë kam përfunduar fakultetin dhe tash qëndroj në shtëpi. Kjo është shumë e vështirë për mua, por edhe të rinjtë të tjerë. Anëtarësimi në parti është bërë obligim në Kosovë”, shprehet Blerta.

Besimin në subjektet politike, e sidomos pas veprimeve të fundit, e ka humbur edhe Trim Gashi, student:

“Unë nuk u kam besuar, por tashmë nuk u besoj fare. Me veprimet e fundit ata janë dëshmuar se nuk punojnë për shtet, por vetëm për vete. Por, edhe pse nuk u besoj, do të anëtarësohem vetëm për të gjetur një vend pune”, thekson Trimi.

Edhe Arta Lumi, studente në Fakultetin Filologjik, thotë se besimin në parti politike e ka të zbehur:

“Nuk u besoj se nuk kanë bërë asgjë. Nuk ka vende pune, nuk po shihet ndonjë perspektivë për të ardhmen për të rinjtë. Po luftojnë vetëm për interesa të veta. Mendoj ashtu, shpresoj ta kem gabim”.

Retorika e ashpër, aktet e dhunshme brenda dhe jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës ndërmjet deputeteve të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, kanë bërë që besimin te subjektet politike ta humbë edhe studenti i Shkencave politike, Bekim Ajvazi.

Ai nuk do të pranonte të bëhej pjesë e asnjë partie politike në Kosovë, qoftë edhe për një vend pune.

“Nuk u besoj hiç. U kam besuar para dy apo tre vjetësh, sepse kam qenë në atë fazën që nuk kam ditur mjaft për politikën dhe nuk kam parë mjaft, por tash po i shoh. Tash po e kuptoj gjendjen, situatën në realitet. Këta po luftojnë për pozita, rinia lëshon Kosovën, kurse ata që mbesin këtu, përfundojnë fakultetin dhe mbesin pa punë”, thekson Bekimi.

Por, ndryshe thotë Isuf Spahiu, student në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Shkencave Politike. Isufi tregon se u beson partive politike dhe në një të ardhme të afërt, do të bëjë përpjekje për anëtarësim:

“U besoj partive, edhe unë kam dëshirë të inkuadrohem në politikë. Unë do të bëhem pjesë e partive politike, jo për ndonjë kusht të caktuar, por nga dëshira”. /REL/

Trump: NATO është vjetruar

0

Kandidati për nominim republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka përsëritur kritikën e tij ndaj aleancës së NATO-s, duke thënë se blloku prej 28 shteteve anëtare është i “vjetruar”.

Trump, që udhëheq në garën republikane për zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara, tha mbrëmë vonë në Viskonsin se anëtarët e tjerë të NATO-s “nuk po e paguajnë pjesën e tyre”.

“Ata ose duhet të paguajnë, përfshirë deficitin e kaluar, ose duhet të dalin jashtë”, tha Trump.

Megjithqë kritikat e mëparshme të zotit Trump për NATO-n kanë shkaktuar shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, ai ka këmbëngul se shumë ekspertë që e kanë studiuar NATO-n “për 30 vite” kanë filluar të pajtohen me të.

Megjithatë ai nuk ka specifikuar se kush janë ata ekspertë.

Ish -bashkëshorti i ‘Gulseren’: Ja pse u ndava nga ajo

0

Ish bashkëshorti i aktores së njohur turke, Nurgul Yesilçay, Cem Ozer, ka folur për herë të parë për arsyen e divorcit me 41 vjeçaren e cila tek njihet si Gulseren në serialin “Fate të Kryqëzuara”.

Ai tha se divorci me Nurgulin erdhi për shkak të tradhëtisë me një nga bashkëpuntoret e saj, Tolga Karaçelik, me të cilin aktorja publikoi lidhjen disa muaj pas ndarjes nga bashkëshorti. Kujtojmë se Nurgul dhe Cem kanë një djalë së bashku, nga martesa e tyre e cila zgjati vetëm 6 vite.

Qentë kafshojnë një infermiere në të pasme

0

Këto foto janë bërë pranë spitalit Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Siç shihet dhe nga fotot qentë kanë pushtuar pediatrinë dhe janë kthyer në një rrezik serioz jo vetëm për pacientët por edhe për personelin mjekësor.

“Njëri prej këtyre qenve kafshoi nga të pasmet një infermiere të pediatrisë ndërsa po transportonte kampionet e analizave”, tha një dëshmitar.

Të ndjekur nga rrugët e qytetit qentë kanë gjetur strehim tek spitali. Një tufë prej rreth 15 qensh janë sistemuar përpara pediatrisë dhe në lulishten rreth saj duke u kthyer në një rrezik serioz për punonjësit, pacientët si dhe kalimtarët. /Syri.net/

Qente ne QSUT Qente ne QSUT2