Home Blog Page 6646

NISMA në Suharekë shënon dyvjetorin e themelimit

0

NISMA për Kosovën, dega në Suharekë, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, së bashku me anëtarë të kryesisë dhe deputetë të NISMA për Kosovën.

Ky aktivitet do të zhvillohet sot (e premte), në orën 19:00, në restaurant “Rozafa” (te Ballkani-kati II). /PrizrenPress.com/

Rahoveci organizon tryezë për trashëgiminë kulturore

0

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, të hënën, më 18 prill, Drejtoria për Kulturë në Rahovec, organizon disa aktivitete kulturore. Në bashkëpunim edhe me Qendrën Rinore në Rahovec dhe shkollat e mesme të komunës, do të vizitohen disa monumente të trashëgimisë kulturore të komunës së Rahovecit.

Plani i hartuar nga DKRS parasheh që të vizitohet Kulla e Sahatit në Rahovec, disa kulla dhe shtëpi të vjetra banimi, kulla e Mahmut Pashë Rrotullës në Apterushë, si dhe disa monumente të tjera të kulturës materiale në komunën e Rahovecit.

Pas vizitave, që fillojnë në orën 10, në orën 13:00 në muzeun komunal do të organizohet një tryezë, ku njohës së fushës së trashëgimisë kulturore do të diskutojnë rreth pasurisë kulturore dhe gjendjes së monumenteve të kulturës në komunën e Rahovecit.

Në muzeun komunal do të ekspozohen fotografi dhe artefakte të trashëgimisë materiale e shpirtërore të komunës së Rahovecit.

Dita Botërore e Trashëgimisë dhe e Monumenteve është miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, përmes një rezolute në seancën e 22 nëntorit të vitit 1983. Prandaj, anekënd botës organizohen aktivitete dhe vizita monumenteve, vendeve, si dhe punimeve të restaurimit të monumenteve të kulturës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Mbi 30 vjet burgim për tetë trafikantë migrantësh

0

Trupi gjykues në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë, dje ka shpallur fajtorë tetë persona për trafikim migrantësh, njofton kumtesa nga Gjykata, raporton PrizrenPress.

Ata, pos dënimit në total me mbi 30 vjet burgim, janë gjobitur për edhe me të holla.

Janë dënuar:

1- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.Ç, me kombësi dhe shtetësi turke për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar jo vetëm si pjesëtarë i grupit por duke organizuar dhe udhëzuar të tjerët në veprën e kontrabandës me migrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdim, dënohet me 7 vite e 3 muaj burgim dhe të paguaj gjobën në shumën prej 1000€.

Gjykata vendos të aplikoj dënimin plotësues të ‘dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës’ për periudhën prej 7 viteve për të akuzuarin me iniciale A.Ç. duke filluar nga dita kur ky vendimi merr formën e prerë.

2- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale M.B, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe shtetësi të Kosovës, për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 6 veprave penale të kontrabandës me migrantë, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 5 vite e 3 muaj burgim.

3- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.M, me kombësi turk i Kosovës dhe me shtetësi të Kosovës për veprën penale të kontrabandës me migrant në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 7 veprave penale të kontrabandës me migrant, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 5 vite burgim.

4- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale M.A, me kombësi dhe shtetësi turke për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit në bashkëkryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 2 veprave penale të kontrabandës me migrantë, në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 3 vite e gjashtë muaj burgim.

5- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale A.B, me kombësi shqiptar i Maqedonisë dhe shtetësi të IRJM-së, për veprën penale të kontrabandës me migrantë në formë të rëndë, duke vepruar si pjesëtarë i grupit, në bashkë-kryerje dhe njëkohësisht në kryerje të 3 veprave penale të kontrabandës me migrantë në formën e cekur, dënohet me dënim unik prej 4 vite burgim.

Gjykata vendos të aplikoj dënimin plotësues të ‘dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës’ për periudhën prej 4 viteve për të akuzuarin me iniciale A.B. duke filluar nga dita kur ky vendim merr formën e prerë.

6- Në lidhje me pikën 5, i akuzuari me iniciale I.P, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe shtetësi të Kosovës për veprën penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje, dënohet me dënim prej 2 vite e 3 muaj burgim dhe të paguaj një gjobë prej 400€.

7- Në lidhje me pikën 6, i akuzuari me iniciale A.G, me kombësi shqiptar i Kosovës dhe shtetësi të Kosovës për veprën penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje dënohet me dënim prej 1 viti burgim dhe të paguaj gjobën në shumën prej 200€. Gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e burgimit për A.G. nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën verifikuese prej 2 viteve.

8- Në lidhje me pikën 8,i akuzuari me iniciale T.Y, me kombësi dhe shtetësi turke, për 2 vepra penale të angazhimit në kontrabandën me migrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi , në formën e cekur dënohet me dënim prej 2 viteve burgim dhe të paguajë një gjobë në shumën prej 400€. Gjykata vendos të pezullojë ekzekutimin e burgimit për A.G. nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale për periudhën verifikuese prej tri viteve.

Periudha e kohës së kaluar në paraburgim do të llogaritet gjatë ekzekutimit të dënimeve me burgim.
Në lidhje me pikën 1, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç, M.B, A.M, A.B, I.P dhe M.A të pafajshëm për veprën penale të krimit të organizuar.

Në lidhje me pikën 2, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A.G. dhe T.Y të pafajshëm për veprën penale të pjesëmarrjes në krim të organizuar.

Në lidhje me pikën 3, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç dhe A.B. të pafajshëm për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.
Në lidhje me pikën 4, gjykata e shpall të pandehurin me iniciale A. Ç të pafajshëm për veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Në lidhje me pikën 9, gjykata i shpall të pandehurit me iniciale A. Ç, M.B, A.M dhe A.B të pafajshëm për veprën penale të shpëlarjes së parave.

Të gjitha palët kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktgjykimin e shpallur brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga momenti që ata e pranojnë atë, dhe në mënyrë specifike në lidhje me aktvendimin e posaçëm mbi paraburgimin dhe masës restriktive të paraqitjes në stacionin policor, ata e kanë të drejtën e njëjtë brenda njëzet e katër orëve të numëruara nga momenti që ata e pranojnë atë. Aktvendimi i veçantë iu është dërguar sot palëve. /PrizrenPress.com/

Përleshen dy persona në Malishevë, arrestohen

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në fshatin Kijevë të Malishevë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një tjetër person është arrestuar në rrugën e “Skënderbeut”, në Suharekë. Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren.

I njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

Ndërron jetë e aksidentuara në Prizren

0

Ka ndërruar jetë një femër, që ditë më parë ishte aksidentuar në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima femër K/Shqiptare e cila ka qenë aksidentuar, me 14.4.2016 ka ndërruar jetë në QKUK”, njofton PK-ja, raporton PrizrenPress.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”. /PrizrenPress.com/

Një goran rrahet nga një tjetër në Restelicë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Restelicë të Dragashit një goran ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një goran tjetër, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Hoxhaj dhe Selimi, të dobët për ta udhëhequr MPJ-në

0

Duhet një emër i ri, i papërlyer dhe premtues për politikën e jashtme

Pas lirimit të pozitës së ministrit të Jashtëm edhe të pozitës së zëvendëskryeministrit të vendit nga ana e Hashim Thaçit, i cili tanimë nuk është as kryetar partie me ndikim të drejtpërdrejtë, beteja më e ashpër brenda PDK-së po zhvillohet pikërisht se kush do të jetë trashëgimtar fuqiplotë i postit të kryediplomatit të Kosovës. Kjo betejë me ashpërsinë më të madhe është duke u zhvilluar mes ishzëvendësministrit Petrit Selimit dhe deputetit aktual Enver Hoxhajt, ministër i Jashtëm në përbërjen e kaluar të Qeverisë së Kosovës.

Analistët politikë, njohës të afërt të funksionimit të deritanishëm të këtij dikasteri, konsiderojnë se për të pasur sukses kjo ministri, duhet ndryshuar rrënjësisht me ndonjë figurë që mund të jetë më profesionale dhe më me përvojë në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ata vlerësojnë se atë pozitë e meriton një emër i papërlyer dhe asnjëri prej këtyre të dyve që janë në konkurrencë brenda partiake.

Politologu Albinot Maloku konsideron se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, për fazën që po kalon shteti ynë dhe rrethanat gjeopolitike që po ndodhin në botë, është dikaster shumë me rëndësi dhe ai apo ajo që do ta drejtojë do të ketë shumë punë e angazhim. /Kosova Sot/

Kanadaja do të legalizojë eutanazinë

0

Qeveria e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, synon të legalizojë ligjin që lejon eutanazinë ose ndryshe vetëvrasjes së asistuar.

Disa kanadezë kanë shprehur rezerva për shkak të besimeve fetare, por sondazhet e fundit kanë treguar se shumica dërrmuese – 85 për qind – mbështesin të drejtën për të vdekur.

“Plani që kemi vënë përpara, respekton zgjedhjen e kanadezëve dhe i ka të gjitha garancitë e nevojshme”, ka thënë Trudeau.

Ligji i propozuar nuk do të detyrojë mjekët apo infermierët të ofrojnë ndihmën për të vdekur dhe opsioni nuk do të jetë në dispozicion për të huajt.

Njerëzit me sëmundje psikiatrike dhe çrregullime mendore po ashtu do të përjashtohen nga ky ligj.

Projekt-ligji do të studiohet nga një komision dhe më pas do të votohet nga të dyja dhomat e Parlamentit.

Disa forma të asistimit të vdekjes nga mjekët janë legale në Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Zvicër dhe në disa shtete të SHBA-së. /Gazeta Shqip/

Pornostarja shqiptare xhiron pjesën intime (Video)

0

Pornostarja e njohur shqiptare, Alby Rydes, nuk nguron të ndajë fotografi dhe video të nxehta në rrjetet sociale.

Këtë herë Ryders vjen me një video të nxehtë për fansat e saj, ku shihet duke xhiruar pjesët intime të trupit.

https://youtu.be/X5RAGmBwbmc

Bill Clinton fton shqiptarët në Bronx

0

Një takim masiv do të mbahet nesër në Bronx, New York, në mbështetje të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Takimi që do të ketë si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton, do të ketë në skenë edhe kongresistin e njohur Eliot Engel dhe asamblesistin e shtetit, Mark Gjonaj.

Në bisedat konsultuese me botuesin e gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami, fushata e kandidates Hillary Clinton ka shprehur dëshirën për një pjesëmarrje masive të shqiptaro-amerikanëve, në këtë grumbullim, ku do të jepet njëzëri mbështetja për Senatoren e 8 viteve të shtetit të New York-ut.

“Illyria” ka qenë mbështetëse e kandidaturës së Hillary Clinton për Presidente, përpara se ajo të merrte vendimin e ta shpallte publikisht atë. Me një reklamë në gazetën “New York Daily News”, gazeta e inkurajonte që të hynte në garë se do të kishte mbështetjen e amerikanëve përfshi edhe të shqiptarëve të Amerikës.

Nuk ka president që të ketë qenë më popullor mes shqiptarëve sesa Bill Clinton, për shkak to rolit historik të tij në çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Vështirë se shqiptarët, kudo që jetojnë do ta humbnin një shans për ta parë e për ta mbështetur.

“Ne shqiptarët i jemi mirënjohës Presidentit Bill Clinton. Sot kemi një rast i rrallë për t’ia shpërblyer sado pak ndihmën që na dha kur kishim aq shumë nevojë”, thotë Vehbi Bajrami, duke iu bërë thirrje shqiptarëve në New York dhe rrethina që të mos e humbasin këtë rast për të treguar karakterin e tyre.

Hillary Clinton është e vetmja kandidate që e njeh mirë situatën në Ballkan dhe në Europën Lindore, që ka lidhje të forta me shqiptarët dhe që duket se është gjithashtu alternative më e shëndetshme politike e kësaj gare të pazakontë presidenciale.

Në tubim nesër do të jenë edhe dy figura të njohura për shqiptarët: kongresisti Engel, një mik i dëshmuar për gati tri dekada në Washington DC dhe Mark Gjonaj i pari asambleist shqiptaro-amerikan në historinë e diasporës sonë në New York.

Nesër mos mungoni në shesh!/Illyria/