19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 6657

I dehuri godet me veturë ndërtesën e Kuvendit Komunal të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në gjendje të dehur, si pasojë e shpejtësisë së madhe kanë dal nga rruga me veturë, duke dëmtuar pemë skaj rruge dhe duke u ndeshur me murin e ndërtesës së Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në rrugë një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar (në gjendje të dehur) është dalë nga rruga duke dëmtuar disa pemë të mbjellura skaj rrugës dhe është ndeshur për murin e ndërtesës së KK Prizren”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime trupore ka pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar (pasagjer) i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar.

Haradinaj: Donika nuk na lajmëroi se po largohej,mirë se shkon në Vetëvendosje

0

Donika Kadaj-Bujupi nuk e ka lajmëruar fare ish-partinë e saj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kur vendosi të largohej.

Kështu ka thënë sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinja, në një konferencë për media, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të partisë, njofton Klan Kosova.

Ai pohoi se për largimin e saj janë njoftuar vetëm nga letra e deputetes Kadaj-Bujupi për dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se nëse Donika Kadaj-Bujupi vendos t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosjes, nuk do ta pengonte aspak madje do të ishte veprim shumë i mirë.

Haradinaj duke folur për ngjarjet e djeshme, pohoi se protesta nuk është anuluar, por vetëm sa është shtyrë për një datë tjetër, që mund të jetë pas një jave.

Ai tha se AAK-ja vendosi të zhvillojë këtë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth aktualiteti politik në vend.

Haradinaj deklaroi se është e kuptueshme se kanë dallime me partnerët e koalicionit, por kundërshtimin opozitar do ta vazhdojnë bashkë.

“AAK-ja i ka qëndrimet e vet dhe normalisht se kemi dallime, por ne mundohemi që qëndrimet tona në dakordim me partnerët e koalicionit t’i kthejmë në vendime të përbashkëta, nëse diçka e tillë është e mundur”, pohoi Haradinaj.

Muja uron Ditën e Pashkëve

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, ka uruar Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetarët e besimit katolik, me rastin e Ditës së Pashkës.

“Kjo festë bashkë me urimet që bartë brenda vetës, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”, thuhet në urimin e Mujës.

“Dita e Pashkës, uroj qe të na sjellë, shëndet dhe lumturi në familjet tona”./PrizrenPress.com/

Pse i quajmë romantikë shkrimtarët që vdesin të rinj?

0

Benjamin Moser

Mungesë talenti, u tall romancieri holandez, Harry Mulisch, kur fliste për shkrimtarët që vdesin të rinj. Mulisch vetë jetoi 83 vjet dhe shkroi aq libra sa ishte gati gjysma e jetës së tij. Ai ishte shembull i përkryer i këmbënguljes që gjithmonë pohonte se pavarësisht nga mosha e tij fizike, “mosha absolute” e tij – në mendjen e vet kishte mbetur kokëfortësisht veçse 17 vjeç. Dhe nuk kishte të bënte fare me ata që përpiqeshin të përvidheshin në prapaskenë ende pa rënë perdja.

“Pse duhet t’ju shtypë tramvaji kur ju jeni i ri”, -pyeste ai, “ose të merrni goditje nga një meteor? Ku qëndron thelbi i kësaj? Ka njerëz që janë në depresion dhe të frikësuar për të ardhmen, por unë nuk jam nga ata. Dhe të vdes: Jo, nuk është për mua kjo punë. Dhe në kohën kur lëshoi këtë batutë sfiduese, tashmë ishte mplakur. Por nuk e kishte humbur atë forcë olimpike, as vetëdijen e tij se ku qëndron talenti i vërtetë: të mos heqësh dorë.

Ashtu si çdo talent tjetër –ai për të kënduar apo vallëzuar për shembull, edhe talentin për të mos vdekur nuk e kanë për hise të gjithë. Jo të gjithë mund të vallëzojnë dhe jo të gjithë mund të plaken. Por si me çdo talent tjetër, të trashëgosh rrethana të përshtatshme është një gjë dhe të bësh të mundur që dhuntitë e tua të lindura të lulëzojnë është diçka tjetër. Për këtë, vetëm gjeniu më i rrallë mund t’ia dalë pa dhuntinë më kryesore të artistit, që është aftësia për të punuar pa u lodhur.

Puna e palodhur mund të jetë e admirueshme në shumë mënyra. Por ajo kurrë nuk do të jetë romantike. Në këtë pikëpamje, ajo ngjan me paranë. Në të tashmen, paratë dhe puna janë thjesht të dobishme. Në të kaluarën –nëse paraja ka humbur, nëse puna është bërë, ato thjesht mund të bëhen pjesë e një historie. Dhe historitë mund të bëhen romantike: një plantacion që e kujtojmë nën sfondin e letrës së grisur të murit të një pensioni, apo një krijuesi të magjepsur nga muza e tij. Por që t’ia dalin mbanë në jetë, shkrimtarëve u duhen të njëjtat cilësi joromantike që u duhen dhe të tjerëve për jetën e tyre.

Si grua e re e sapombërritur në qytetin e madh, njujorkezja Joan Acocella u miqësua me një grup artistësh “aq të shkëlqyer, të guximshëm”, sa natyrisht mezi priste të shihte se çfarë rruge do të merrnin ata në jetë. Megjithatë, me kalimin e viteve njëri pas tjetrit ata dështuan me premtimet e tyre. Divorcet e këqija, zhgënjimet në profesion, kokaina, ua hëngrën kokën. Ata që mbijetuan, kombinuan famën me virtyte si: durimi, elasticiteti, guximi.

Këto vese dhe virtyte vështirë se bëhen objekt romance. Ne nuk mund ta dimë se çfarë mund të kenë qenë. Ndoshta gjenialiteti i Bajronit, Shelley-it dhe Keats-it për t’u shprehur, do të ishte tulatur nën mungesën e dukshme të cilësive të këqija që përshkruan Acocella. Ndoshta, ashtu si Rembo, ata vdiqën pasi thanë atë që kishin për të thënë.

A do të ishte kjo kaq e tmerrshme? Atletët dhe valltarët e pranojnë se karriera e tyre do të jetë e shkurtër. Por, me apo pa të drejtë, ne e mendojmë të shkruarit si ushtrim shpirtëror, si projekt i barasvlefshëm me jetën e shkrimtarit. Kur një projekt i tillë ndërpritet që në fillim, ai gjithmonë do të ndihet i paplotë, një katedrale e lavdishme, por që i mungon kulmi. Ideja, ashtu si imazhi, është në vetvete shumë romantike. Por mund të ndihmojë për të shpjeguar se çfarë na prek aq shumë te një shkrimtar që ka vdekur i ri.

Një shkrimtar i tillë është mbi të gjitha një qenie njerëzore e vdekur. Dhe për çdo qenie njerëzore, vdekja e hershme është realitet i kobshëm. Nuk është aspak më romantike se tuberkulozi apo sifilizi, sëmundje që dikur mendohej se u jepnin viktimave të tyre një pamje joshëse. Dhe vija e hollë që ndan romancën nga sentimentaliteti është e njëjta që ndan zinë nga sendet pa vlerë; ta kapërcesh atë do të thotë të ngresh lart një vdekje të trishtë, në vend që të kujtosh arritjet e një jete.

Ka diçka groteske në lidhje me gjetjen e romancës tek abuzimi me drogën, aksidentet me makinë, ose sëmundjet veneriane. Është shumë më mirë të admirojnë talentin e vërtetë të shkrimtarit: që ngrihet çdo mëngjes, që shkon te tryeza e punës, që përqendrohet i tëri aty dhe nuk vdes. Shkrimtarëve, si çdokush tjetër, nuk u mungojnë kurrë arsye për të hequr dorë. Dhe një shkrimtar nuk duhet ta kujtojmë për vdekjen e tij, për atë që mund të ketë qenë, por për atë që ai ishte, për atë që arriti të bëhet.

Krusha e Madhe, fshati i masakrës së madhe (Video +18)

0

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë,fëmijët dhe pleqtë.

17 vite më parë, konkretisht më 25,26,27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serb masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë. Për ta populli i Kosovës duhej të zhdukej.

Kadaj – Bujupi mund t’i bashkohet “Vetëvendosjes”

0

Partia e Ramush Haradinajt nuk ka mbetur vetëm me një deputet më pak, por ka mbetur edhe pa shef të grupit parlamentar. Krejt kjo pasi Donika Kadaj – Bujupi dha dorëheqje pas aktivitetit 13-vjeçar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Por Donika Kadaj-Bujupi nuk është personi i vetëm që është larguar nga partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Melihate Tërmkolli, Ernest Luma, Blerim Shala janë emrat të cilët janë tërhequr zyrtarisht kohë më parë nga AAK-ja. Porse aktivitetin e tyre në këtë parti e kanë pushuar ndonëse jozyrtarisht edhe ish-sekretari i përgjithshëm, Burim Ramadani, dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, i cili tashmë është aktivizuar në punën e tij profesionale.

Largimet e shumicës prej të lartpërmendurve iu dihet arsyeja, porse për largimin e fundit të Donika Kadaj – Bujupit ende nuk dihen detaje. Kadaj – Bujupi nuk ka dashur të komentonte më shumë për largimin e saj duke thënë se krejt çfarë ka pasur për të thënë i ka shkruar në letrën e dorëheqjes.

Megjithatë për “Zërin”, Kadaj – Bujupi ka thënë se janë të pavlera informacionet se ajo është hidhëruar në parti pasi asaj i ishte lënë një vend jodinjitoz për t’u ulur në përkujtimin e 24 marsit në Gllogjan../zeri/

Sali Asllanaj: LDK nuk përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

0

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj, i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se është një pamje jo e këndshme në Kuvendin e Kosovës meqë po mungon debati i mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës.

“I bëj apel opozitës të kthehet në Kuvend, sepse aty ka hapësirë të mjaftueshme t’i prezantojë të gjitha idetë. Natyrisht nuk është e përjashtuar edhe forma që përmes protestave të prezantohen qëllimet politike, por Kuvendi është vendi ku debatohet dhe ngërthehen argumentet e palëve të ndryshme”, ka deklaruar Asllanaj.

Ai ka thënë se pamjet e gazit lotsjellës në Kuvend dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore me koktej molotovi nuk janë imazhe pozitive për vendin tonë.

Sipas Asllanajt, kriza politike do të tejkalohet me sukses vetëm duke u respektuar rregullat demokratike dhe ligjet.

“Opozita e ka një synim, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Kjo po shndërrohet në një precedan që çdoherë pala e pakënaqur, në këtë rast humbësit e zgjedhjeve, pretendojnë zgjedhje të parakohshme. Prandaj, ky model nuk është shumë i pëlqyer, sepse krijon destabilitet të përhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai, duke shtuar se kohët e fundit ka shenja të përçarjes së opozitës së bashkuar.

“Kjo është çështje e brendshme e partive opozitare, megjithatë në horizont duket një moskoordinim i proceseve të përbashkëta, sepse kohët e fundit ka pasur vendime të njëanshme të AAK-së dhe të Nismës, të cilat në njëfarë forme janë distancuar prej akteve të dhunës. Në këtë aspekt, duket një mospërputhje e koncepteve politike sepse qëllimet i kanë të njëjta, por mjetet për t’i realizuar dallojnë”, ka theksuar Asllanaj.

Ai i është kundërpërgjigjur edhe sekretarit të Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqajt, sa i përket një koalicioni të mundshëm LDK-VV.

Asllanaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen LDK-ja të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. /Epoka e Re/

Pse marsi i Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit nuk u përmend nga askush

0

Nga Islam Krasniqi

Marsi i Lavdishem na kujtonë sakrificën e popullit shqiptarë ndërvite, muajë i ndryshimeve të historis së popullit shqipëtar, përplot më data të pa harruara për historin e re të Shqipëris. Si Marsi i Jasharajvë, Marsi Haradinajvë po Marsi i Kapuqit (Mujë Krasniqit) nuk u përmend nga askush sepse Komandantet tanë po luftojn për ti marrur meritat për vetë.

Me 24 marsë Mujë Krasniqi ka ndëgjuar përmes rdio lidhjevë së Gllogjani u sulmua nga forcat serbe, dhe pa menduar dy herë mori 4 ushtar ( Bedri Gashi,Arsim Rexhepaj, Ali Gashi,Bekim Shala ), dhe i doli kolones, e cila ishtë nisur nga Prishtina për në Dugagjin të kulla e Haradinajvë, kolon me qindra tanksa autoblinda, kamion dhe mjetë të tjera përplot me ushtar, dhekur arrinë konvoj ushtarak në fshatin Kijevë Komuna Malishevës, një ndër pikat me të rrezikshme në Kosovë Mujë Krasniqi sulmoj konvojn me murtaj disa herë, duke ja pa mundësuar që të vazhdojnë rrugën për ku ishin nisur. Forcat serbe i kishtë kapur frika dukë kërkuar ndihm edhe nga hilikopterët serb.

Kijeva ishtë një pik shum e pa favorshme pë Kapuçin dhe shokët e ti, sepse ishtë nën kontrollin e snaipëristëve serb, por ishtë mundësija e ti e vetme që ti diltë në ndihm familjës së Haradinajve, duke ja hapur frontin policis dhe ushtris famkeqe serbe, që mos të përqendrohën vetëm në Gllogjan.
Por sotë për fatë të keqë askush nuk e përmendi, askuit nuk i ra në mend emri i ti, por të gjith dukë folur vetëm për meritat e veta, për 24 marsin e Haradinajve, për 24 marsin e NATO-s, e Mujë Krasniqi i cili me një murtaj dhe 4 shoket e tijë me nga një automatik, që i kishtë dalur kolones, me qindra tanka e autoblinda, dhe mira ushtar në ball duke ja letësuar luftën Dugagjinit sot i harruar.

Por edhe nëse këta e kanë harruarë veprën e shokut të tyrë, i cili nuk pushoj deri në pavdekësi, ska rendësi së historia atë së harron, e keta komandant nuk do të kenë vënd aty. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Mujë Krasniqit Lavdi të gjithë deshmorve të kombit.

Pushtetarët mbajnë peng zbardhjen e dosjeve

0

“…Disa njerëz me ndikim në jetën publike-institucionale mund të kenë qenë pjesë e shërbimeve të huaja informative, prandaj ata janë të interesuar ta shtynë publikimin e emrave të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja, e sidomos të shërbimeve serbe, që kanë punuar kundër Kosovës. Vonesat e publikimit të emrave të tyre janë edhe të dëmshme, edhe të rrezikshme, sepse njerëzit e tillë mund t’i sjellin dëme vendit edhe tash, prandaj publikimi i emrave të tyre është shumë i nevojshëm”, tha deputeti Ismajl Kurteshi për “Kosova Sot”.

Derisa në të gjitha vendet e rajonit, madje edhe më gjerë, në vendet që kanë dalë nga ishsistemi komunist, në fazën e tyre tranzicionale, e kanë hartuar dhe zbatuar Ligjin e zbardhjes së dosjeve, si proces i shkëputjes nga ish-regjimet e kaluara kriminale, dhe formë ndëshkuese dhe e diferencimit nga njerëzit e së kaluarës kriminale në shërbim të regjimit, Republika e Kosovës edhe pas 8 vjet pavarësi nuk e ka arritur ta bëjë një veprim të tillë.

Ekspertë të kësaj fushe dhe përfaqësues të subjekteve politike konsiderojnë se një vonesë kaq e gjatë e institucioneve të shtetit të Kosovës, për të iniciuar hartimin e një ligji të tillë është shumë e dëmshme për vendin, ngase mungesa e vullnetit për t’u shkëputur edhe me ligj nga ndikimi i njerëzve të ish-regjimit të kaluar, veç- mas i spiunëve të të tria shërbimeve të inteligjencës shtetërore të ish-RSFJ-së dhe më vonë RFJ-së, përkatësisht Serbisë, po lejon akoma mundësinë e involvimit të njerëzve të tillë nëpër pozita të larta shtetërore. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka, thotë se edhe Kosova duhet ta ndjekë praktikën e vendeve të tjera në rajon dhe më gjerë, që e kanë kaluar një fazë të tillë tranzicionale, dhe duhet që përfundimisht ta bëjë pa vonesë një ligj të tillë.

“Kjo çështje është shumë e nevojshme për t’u zgjidhur me ligj dhe për t’u zbatuar ligji, për t’u hapur dosjet dhe për t’u identifikuar personat e lidhur me ish-regjimin dhe që kanë ofruar shërbime për të kryer krime. Së paku, nëse ata nuk mund të ndëshkohen për shkaqe objektive, ata duhet të identifikohen dhe të diferencohen që të mos u lejohet infiltrimi në strukturat e tashme qeveritare”, ka thënë Smaka.

Mosbërja e ligjit, krim më vete

Eksperti Smaka ka pohuar se është i sigurt që, nëse do të kishte nismë për hartimin e një ligji të tillë, zbatimin e tij do ta mbështeste çdo qytetar i Kosovës, pasi shumica prej nesh kemi pësuar në një mënyrë ose në një tjetër nga njerëzit e atij regjimi../kosova sot/

I vrau burrin, gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimeja na hoqi bukën e gojës

0

Familja e Fiqiri Muçës, viktimës së Nazime Vishës ka reaguar ashpër pas vendimit të Presidentit për faljen e saj.

Paraditen e sotme, familja Muça e ka quajtur jo vetëm të padrejtë, po kriminal vendimin në fjalë.

“Presidenti s’kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë. Ky është një shtet kriminel, hajdutësh dhe jo një shtet ku mund të gjesh e të marrësh drejtësi”­ ka thënë Mynyre Muça, gruaja e viktimës, gjatë një prononcimi për “Panorama Online”.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve, më i madhi prej të cilëve 19­vjec, thotë se pasi i vranë burrin familja e saj u shkatërrua.

“Ajo nuk mund të falej, ajo nuk vrau vetëm Fiqiriun, ajo vrau gjithë familjen tonë”­ thotë më tej gruaja, duke shtuar se “ai ishte shtylla që mbante shtëpinë dhe i siguronte edhe paratë”.