Home Blog Page 6661

Dëmtohen spiralet antike në Prizren (Video)

0

Rruga që të shpie për në Muradem, të Vlashnjes, është vështirë e kalueshme, ndërsa ka persona që shprehen mjaft të interesuar që të shkojnë në këtë rrugë dhe tu shkaktojnë dëme këtyre pjesëve që janë të vjetra me mijëra vjet.

E këto pjesë të dëmtuara, janë të futura edhe në listën e trashëgimisë kulturore, dhe kanë numër unik në këtë listë.

Më së shumti dëmtime ka marrë guri i njohur si Gruva e Mrizit, njofton Klan Kosova.

Fatin e njëjtë po e ka edhe shpella, në të cilën ka filluar të gërmohet.

Gurët e hedhur në shpellën e Zgatarit të Opojës i bëjnë njerëzit me trashëgimtarë

0

Shpella e Zgatarit mbetet një nga traditat e lashta pagane të besimit. Kurse spelogët, duke folur për “Kosova Sot”, tregojnë se është shpellë me shumë rreziqe.

Shkrimtari Gëzim Ajgeraj tregon se zakonisht, kur burrat në Vërri, që shkonin në zonën e Opojës për tregti, e nëse u binte rruga nga shpella e madhe afër Zgatarit, porositeshin të hidhnin ndonjë gurë brenda saj, sidomos kur në familje kishin ndonjë grua shtatzënë, për ta trazuar ndonjë shpend që gjendej brenda shpellës. Dhe kur ndodhte të ishte pëllumb, identifikohej me simbolikën e djalit, ndërsa shpendët e tjerë në gjini tjetër. E kur dilte ndonjë korb apo sorrë, nuk kishte lindje, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vizitë për festat e verës

Njëra ndër shpellat të cilën banorët që nga lashtësia e kanë mitizuar është ajo e Zgatarit në Opojë.

Profesor Abaz Qengaj shpjegon për gazetën se rrënjët e besimit janë nga paganizmi. Kurse ajo që e bën këtë shpellë interesante janë edhe studimet e fundit që i kanë bërë speologët, të cilët kanë gjetur aty eshtra njerëzish, prandaj tash nga këto hulumtime që i kanë bërë vendasit të mendojnë se është edhe shpella e vdekjeve.

Speologu Zylfi Fusha tregon se sipas studimeve që janë bërë në këtë vend kjo shpellë është mjaft e vështirë dhe kërkon studim më të madh. Në këtë shpellë janë krijuar rite që nga paganizmi, por edhe besimi islam.

“Duhet theksuar faktin, se popullata e Opojës në masë të madhe e respekton fenë e besimit islam dhe ritet e faljes nëpër xhami, të cilat ekzistojnë nëpër të gjitha këto fshatra”, tregon Gëzim Ajgeraj.

Ai thotë se në zonën e Opojës sa herë që shkohej për tregti, e nëse u binte rruga nga shpella e madhe afër Zgatarit, njerëzit porositeshin të hidhnin ndonjë gurë brenda saj (sidomos kur në familje kishin ndonjë grua shtatzënë), për ta trazuar ndonjë shpend që gjendej brenda shpellës.

“Kur ndodhte të ishte pëllumb, identifikohej me simbolikën e djalit, ndërsa shpendët e tjerë identifikoheshin me gjininë femërore. E kur dilte ndonjë korb (sorrë), besohej se nuk kishte lindje. Kjo porosi u jepej edhe fëmijëve, nga nënat dhe gratë e familjes, që zakonisht shkonin në shëtitje, të rrafshnaltat e Zgatarit, nëpër festa tradicionale, sidomos në festën e verave”.

Banorët besojnë në vetitë shëruese

Për shpellën janë thurur disa gojëdhëna që lidheshin me lindjen. Por ajo që tregohet nga të moshuarit është se kjo shpellë nuk ia ka huqur faktit se kur ka dalë pëllumb nga shpella gratë kanë lindur djem, kurse kur ka dalë ndonjë dallëndyshe verës ka lindur vajzë, ose dimrit nëse ka dalë ndonjë harabel, ka lindur vajzë.

Në kohën kur mungonte mjekësia kjo shpellë kishte rëndësi të madhe, sepse njerëzit besonin se kur shkonin atje shëroheshin ose bëheshin me trashëgimtarë. Edhe sot e kësaj dite ka fanatikë që besojnë se nuk duhet dërguar bashkëshorten te mjeku, por te kjo shpellë, sepse, sipas tyre, ka veti shëruese.

Në këtë mënyrë edhe popullata e Opojës, si gjithë popujt e tjerë të botës, në kohën e antikitetit kanë besuar në fenomenet e natyrës, si në: diell, hënë, rrufe, ylber, etj, shkruan gazeta Kosova Sot.

“Nezrat” në tyrbe

Pleqtë e fshatit tregojnë se shpella e Zgatarit ka një histori të gjatë. Disa mendojnë se ajri i pastër në këtë vend i ka shëruar njerëzit, disa kanë menduar se ajo ndihmon gratë në plleshmëri.

Xhavit Osmani, plak i kësaj ane shprehet se ka pasur mendime se kur njerëzit shkojnë atje mund ta dëgjojnë zërin e dikujt kur ndodhet larg familjes.

“Por, kjo më shumë ka qenë një halucinacion që u ka shërbyer për të ruajtur bie fjala dashurinë ndaj djemve dhe bijve të tyre. Mirëpo, pas lufte kjo shpellë, për fat të keq, është keqpërdor. Ka pasur raste kur aty tanimë janë gjetur edhe kufoma të njerëzve, për të fshehur gjurmët e krimit”.

Në këtë lokalitet është edhe Tyrbja e Babës Selim edhe Babës Dervish. Kjo tyrbe është e vjetër, që ndoshta kalon shekuj, dhe pak mbahet ose fare hiç ndërmend prej kur ekziston. Gjatë pranverës, në veçanti gjatë prillit e majit, në këtë tyrbe nga banorët lokal bëhet „nezër“, apo thënë qartë: banorët dilnin me familje, prenin gjela, qengja apo edhe ndonjë pulë, dhe zienin oriz, apo edhe çervish, kurse ushqimi u shpërndahej banorëve të lagjes, ku gjendet kjo tyrbe, dhe atyre që kujdeseshin për tyrben. Ndërsa në tyrbe lihen edhe para e qirinj, të cilët ndizen çdo mbrëmje nga kujdestarët që kujdesen për tyrben, e që i takojnë familjes së atyre që janë në të varrosur në këtë tyrbe.

Sipas traditës, këtu thonë se kurrë nuk është ndalur drita. Në këtë vend ende ruhet si traditë ndezja e zjarreve rituale në vende publike, mbledhja e luleve e thurje kurorash nga fëmijët, lagie e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa folur” etj. /Kosova Sot/

15 vjeçari nga Xërxa në komë pas goditjes nga rryma (Video)

0

Veton Kryeziu, i riu 15 vjeçar nga fshati Xerxë e Rahovecit ka disa ditë që është në repartin intenziv të QKUK-së në gjendje kome.

Kjo ndodhi pasi djaloshi ishte duke shkuar në kopsht për të shikuar nëse kanë mbirë patatet, kur telat e dy rrjeteve energjetike, atij të vjetrit e të riut u bënë bashkë, dhe e përplasën për toke.

Kështu së paku kanë thënë banorët, njëri nga të cilët, e pa ngjarjen me sytë e tij, meqë në ato çaste po lëronte arën.

Familjarët e viktimës thonë se kërkuan disa herë nga KEDS që të rregullojnë problemin, por që nuk morën përgjigje.

Klan Kosova i gjeti ekipet e KEDS-it në vendin e ngjarjes por ata përveç që refuzuan të përgjigjen me arsyetimin se nuk janë të autorizuar, kërkuan nga ekipi i televizionit që të mos filmojnë.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë KEDS për akuzat që po u behën atyre por nuk ka marrë përgjigje nga ta. /Klan Kosova/

https://youtu.be/XV_5wURj2pQ

Ilda Bejleri mahnit me të pasmet e saj (Foto)

0

Janë të shumta personazhet në Shqipëri të cilat janë lakuar si emra me të pasmet më të bukura.

Ajo që mbetet ende në diskutim është pozicioni në fotot e tyre.

A është ky i fundit ai që jep përshtypjen e një prapanice perfekte apo ajo e Ilda Bejlerit është vërtet e tillë?

Ilda Bejleri1

Guns N’ Roses bashkë sërish (Video)

0

Anëtarët e grupit legjendar të rokut, Guns N’ Roses, janë bashkuar sërish pas pothuajse 22 vitesh dhe kanë interpretuar para fansave të tyre në Berlin.

Axl Rose, Slash, Duff McKagan, Richard Fortus dhe Dizzy Reed u kthyen në skenë për të kënduar hitet e tyre më të mëdha në ”Troubadour”.

Grupi këtë turne të bashkimit e kanë titulluar ”Not in This Lifetime”.

Hera e fundit që të gjithë anëtarët e Guns N’ Roses interpretuan së bashku ishte më 1993, në Buenos Aires.

https://youtu.be/b5ZpB54Vaj8

Timberlake tallet me Trumpin

0

Justin Timberlake dha një fjalim të gjatë kur iu dha ta prezantonte Taylor Swift si fituesen e çmimit “Best Tour” në iHeartRadio Music Awards 2016 të dielën mbrëma.

Gjatë fjalimit të tij, që i kushtohej këngëtares, ai bëri një shaka dhe i kërkoi publikut ta mbyllte gojën.

“Disa njerëz janë aty vetëm për të ndërtuar ca mure. Nuk po flasim me emra. Kjo ishte një shaka politike”, ka thënë ai, para se t’i kërkonte turmës që ta ndalte të qeshurën.

Ndërsa më pas i kërkoi audiencës të të shuante.

Timberlake tha se vetëm po bënte shaka dhe gjithçka u duk si një moment i bukur i paplanifikuar.

Ndonëse ai nuk përmendi emra, sigurisht që po i referohet kandidatit për President të Amerikës, Donald Trump i cili ka thënë se do të ndërtojë një mur masiv në mes kufirit të Amerikës dhe Meksikës, dhe do ta detyrojë Meksikën të paguajë për të.

Avokati dhe sekretarja kapen duke bërë seks

0

Një skandal i madh ka shpërthyer në Strugë, pasi një avokat dhe sekretarja e tij janb kapur duke bërë seks. Lajmi ka përfshirë tërë Strugën dhe se ka qenë një autoambulancë nga Spitali i Strugës që ka nxjerrë çiftin nga zyra ku po kryenin marrëdhënien, duke i mbështjellur ata me çarçaf.

Sipas portaleve maqedonase bëhet fjalë për një avokat dhe ish-funksionarë lokal në Strugë dhe e dashura e tij, e punësuar si daktilografe në zyrën e tij.

Burime policore thanë se bëhet fjalë për një avokat të moshës mbi 50 vjeç, i cili më parë ka qenë i njohur edhe si lider i një partie politike në këtë qytet, ndërsa e dashura e tij 20 vite më e re ka qenë e punësuar si daktilografe.

Mjekët e Urgjencës së Strugës jozyrtarisht kanë bërë të ditur për ngjarjen, por duke mos dhënë detaje. Sipas tyre, ndodhë në raste të rralla që gjatë aktit të ketë probleme të tilla të shtangimit të organeve gjenitale dhe se në situata të tilla përdoren injeksione për të stabilizuar situatën.

Mjekët e autoambulancës nuk kanë mundur që të intervenojnë në vendin e ngjarjes, por ata kanë çuar çiftin e ngjitur pranë qendrës emergjente, ku përmes injeksionit të dhënë, është bërë ndarja e tyre.

Ngjarja në Strugë ka shkaktuar interes të veçantë jo vetëm në qytetin e Strugës por edhe në Ohër, por, në momentin kur avokati dhe dashnorja e tij janë nxjerrë të mbuluar me çarçaf nga zyra e tij, aty janë tubuar një numër i madh i qytetarëve dhe kanë shikua. /syri.net/

Shqipëria në “Letrat e Panamasë”

0

Gazeta izraelite “Haaretz” është një prej mediesh kryesore të angazhuara në ekspozimin e rrënjëve të skandalit të “Letrave të Panamasë”.

Në morinë e dokumenteve të firmës ligjore panameze, ka zbuluar, siç thotë, edhe emrin e një avokati, Assaf Halkin, i cili ka regjistruar plot katër kompani nëpërmjet “Mossack Fonseca”-s.

Një prej bizneseve të Halkinit, që evidentohet në artikullin e saj është “GFI Technologies”, i regjistruar majin e 2013-s në ishullin e Anguillas me qëllimin të investojë në kompanitë “high-tech” në Shqipëri.

“Haaretz” ka shkuar se pronarët e kompanisë janë një shtetas shqiptarë i quajtur Ismail Mulati dhe firma kanadeze “Global Fluids International S.A”.

Halkini vetë nuk i është përgjigjur pyetjes së reporterëve të kësaj gazete se çfarë lloj investimesh ka kryer kompania në fjalë. /TCH/

Jeta me Moravian

0

Dacia Maraini, shkrimtarja e njohur italiane, tregon jetën me Alberto Moravian. 

Një ndjenjë qetësie rrethon portretin e Dacia Marainit. Është një grua, e cila të bën të mendosh për ato mijëra gra, të cilat me kalimin e kohës kanë konsoliduar idenë se ekzistojnë lidhje apo aleanca, nga të cilat bota mashkullore shpesh është e përjashtuar. Qesh, në intimitetin e një fjale të thënë me kujdes, por jo të studiuar.

“Ju mendoni vërtet se femrat janë më të mira se meshkujt? Unë nuk e besoj këtë. Kanë qenë vetëm më të keqtrajtuara, përulura, të burgosura brenda një mentaliteti të përbërë nga frika dhe nënshtrimi. Por kjo nuk do të thotë që prej kësaj, kanë arritur të prodhojnë ndryshimin”.

Ah, ndryshimi. Pyes veten nëse bashkëbisedimi ynë mund të fillojë me argumentin më të njohur dhe më të paparashikuar: feminizmin.

“Nuk është i panjohur, i paparashikuar ndoshta, por mbi të gjitha historikisht i superuar”, shton ajo.

“Ideologjitë mbi të, janë zhdukur thuajse të gjitha. Nuk na mbetet veçse praktika. Të përveshim mëngët dhe të bëjmë diçka për të tjerët. Ç’rëndësi ka nëse janë gra apo të dënuar, apo të sëmurë mendorë, të pastreha apo emigrante? Jetojmë në një botë, e cila na sfidon. Kur isha e vogël, mbaja gjithmonë anën e atij të cilit i bëhej një padrejtësi”.

Ju vinte në mënyrë natyrale?

“Po. Nuk kishte struktura që ta ndalonin padrejtësinë. Isha unë, prej mishi dhe kockash dhe ky realitet i fëlliqur. E vështirë për t’u treguar, por arrita ta njihja dhe ta luftoja. Tekefundit, ofendimet, ashpërsia, traumat kanë qenë pjesë e fëmijërisë time. Isha vetëm 3 vjeç kur u transferova me familjen në Japoni. Babai im, Fosco Maraini, kishte fituar një bursë kërkimi, falë të cilës mund të studionte për popullsinë në veri të Japonisë. U nisëm në 1938. Më pas filloi lufta. Në 1943, qeveria japoneze i kërkoi babait tim të aderonte në Republikën e Salos. Ai refuzoi dhe për pasojë ne përfunduam të gjithë në një kamp përqendrimi”.

Për këtë histori na ka treguar edhe nëna juaj, Topazia Alliata, disa muaj më parë, por nga këndvështrimi i një të rrituri. Ju që keni qenë fëmijë në atë kohë, si i keni përjetuar ato momente dramatike?

“Ishte një eksperiencë traumatike. Mbaj mend që çdo mbrëmje çuditesha se si isha akoma gjallë. Dëgjoja ofendimet e policëve dhe ndërkohë isha e uritur. U helmova duke ngrënë milingona. Ndonjëherë vidhesha nëpër telat me gjemba dhe për t’u ushqyer mblidhja gjethe me krimba mëndafshi. Më pas ndodhi një ngjarje dramatike me tim atë, i cili sipas traditës së samurajëve, preu njërin nga gishtat duke ia hedhur në fytyrë armikut”

Çfarë kuptimi kishte ky gjest?

“Shumë simbolik. Rifitimin e lirisë. Kur preu gishtin e vogël, policët reaguan duke e rrahur dhe e mbyllën në një qeli. Pas disa ditësh e liruan dhe filluan të na trajtonin me më shumë respekt. Ai veprim, edhe pse ishte kryer nga një perëndimor, tregonte forcën e zakonit. Kur mbaroi lufta me humbjen e Japonisë, në 1945, amerikanët na dërguan në Tokio, një qytet krejt i rrënuar. Atje pritëm për gati 6 muaj, derisa gjetëm një anije që të mund të na kthente në Itali”.

Ku?

“Në Sicili, atje ku kisha lindur. E megjithatë, uria dhe varfëria vazhdonin të na përndiqnin. Im atë punoi edhe si fotograf për të mbijetuar. Familja e nënës time, dikur e pasur, duke pasur një gjysh të jashtëzakonshëm dhe shumë ëndërrimtar, ishte rrënuar ekonomikisht. Ç’mund të prisja pas kësaj? Nuk e di. Prindërit u ndanë dhe Fosco, im atë, iu kthye studimeve për orientin në Romë. Unë qëndrova me nënën. Jetuam 8 vjet në Palermo. Në fund vendosa t’i bashkohesha babait në Romë, i cili jetonte në një apartament në gjendje të mjerueshme në Piazza Bolonja”.

Babi juaj nuk jepte mësim?

“Jo. Bënte kërkime dhe shkruante. Vetëm pas disa vitesh do të mund të jepte mësim në Firenze. Me pak fjalë, nuk është se ia kaluam dhe aq mirë. Të ardhurat e para arrita t’i fitoj duke punuar si sekretare.  Më pas u bëra stjuardesë e linjës ajrore “Pan Am”. Po fillonte të frynte një erë ndryshimesh. Bumi ekonomik largoi njëherë e përgjithmonë varfërinë. U martova me një piktor, Lucio Pozzi, martesë e cila zgjati katër vjet. Kisha mbetur shtatzënë kur Lucio vendosi të largohej. E humba fëmijën. Isha në muaj të shtatë. Bota m’u përmbys”.

Çfarë ndjesie provohet në ato rrethana?

“Krijohet një boshllëk i madh. Nuk kisha më asnjë qëllim në jetë. Ndihesha e pashpresë. Ngrihesha në mëngjes me shpresën se ishte akoma natë. Ishte shumë e vështirë ta rimerrja veten. Fillova të jetoja vetëm dhe nisa të shkruaja. Shkrova romanin tim të parë dhe ia dërgova botuesit Lerici. Ai më tha: “Vogëlushja ime. Nëse do që ta botoj, duhet të sigurosh më parë një parathënie nga një shkrimtar i njohur”. Një ditë, në një bar, më prezantuan Alberto Moravia-n dhe menjëherë u kujtova për kërkesën e Lericit. Me shumë ndrojtje i kërkova nëse dëshironte të lexonte dorëshkrimin tim. I pëlqeu. Aty mori udhë edhe historia jonë e gjatë e dashurisë”.

Sa zgjati kjo histori?

“Afro 15 vjet. Kur u lidhëm bashkë, ishte i ndarë nga Elsa Morante, e cila në atë periudhë ushqente një pasion të madh për Luchino Visconti-n. E tërhiqte jeta e dyfishtë seksuale, e megjithatë nuk donte të divorcohej kurrë nga Moravia”.

Nuk ishte një femër dhe aq e thjeshtë?

“Jo, aspak. Njohja ime me të, përkon më shumë me dramën e saj për vdekjen e  Bill Morrow, një artist të cilin Elsa e kishte njohur në vitet ’50 dhe pas të cilit ishte dashuruar marrëzisht. Billi ishte hedhur nga një grataçielë në Nju Jork. Ndoshta ishte i droguar. Nuk u mor vesh kurrë nëse donte të vetëvritej apo mendonte vërtet se mund  të fluturonte. Ishte viti 1962. Elsa nuk doli nga shtëpia për gati një vit. Mësova për vdekjen e Billit një mbrëmje gjatë së cilës bashkë me Alberton ishte edhe Pier Paolo”.

E keni fjalën për Pasolinin?

“Po. Ishin shumë miq me Alberton. Takoheshim shpesh për darka, diskutime, udhëtime”.

Kishte ndryshime themelore ndërmjet Moravias dhe Pasolinit?

“Alberto i përkiste lëvizjes karteziane, ndërsa Pier Paolo ishte natyrë më e ndjeshme. I besonte intuitës. Shpeshherë kishte një zë profetik. Të përbashkët kishin vetëm të parit me sy kritik të shoqërisë italiane. Ndër të tjera, gjërat që mbështeste Pasolini, si komercialiteti apo stili i të jetuarit të njeriut – Moravia i kishte shkruar shumë më parë te “L’uomo come fine”, që u botua në 1946”.

Ka zëra që thonë se shoqëria ndërmjet Pasolinit dhe Moravias ndërtoi një lloj pushteti në kulturën romake.

“Është një akuzë e pabazë. Për çfarë pushteti bëhet fjale? Argumente të tjera? Revista që kishte themeluar dhe drejtuar? Jo, Albertos i pëlqente të bisedonte dhe të argëtohej. Si ai, ashtu edhe Pier Paolo, ishin shkrimtarë prestigji dhe jo pushteti. Për më tepër që në ato vite, pushtetin e kishte Grupi ’63, i cili i sulmonte të dy në mënyrë  të vazhdueshme.

Ç’mendim kishte Moravia për veten si shkrimtar?

“Nuk ndihej i sigurt në vetvete dhe nuk është ndier kurrë më i mirë se të tjerët. Ishte sikur të fillonte çdo herë nga fillimi”.

Në ç’kuptim?

“Urrente të përsëriste të njëjtat gjëra. Për dikë i cili kishte nxjerrë një vepër të arrirë si “Gli indifferenit”, mund të ishte shumë komode të përsëriste disa skema apo tematika. Ai nuk e bëri kurrë këtë. I ka pëlqyer të ecë gjithmonë mbi një zonë të minuar”.

Juaja  ka qenë edhe një lidhje profesionale?

“Jo. Alberto refuzonte të kontrollonte gjërat e mia. Nuk donte t’ia dinte fare. Në fillim të marrëdhënies tonë, ndodhte që t’i tregoja për dyshimet apo pasiguritë e mia si e re që isha. Dhe më pëlqente shumë kjo gjë, por më vonë u lodh me këtë rol. Nuk donte kurrsesi të ishte mësues. Mbaj mend që e admironte shumë Fosco-n. Kishte lexuar dhe i kishte pëlqyer shumë libri i tij për Japoninë. Kemi shkuar të vizitojmë bashkë edhe vendet ku kishim qenë të burgosur. Kishte kuriozitet për gjithçka dhe këdo. I disponueshëm për jetën, por jo për letërsinë”.

Pse, apo e shihte si diçka tejet private?

“Ndoshta. Mbaj mend që në Paris jemi takuar me Calvinon, Sciascia, Ripellino dhe kemi kaluar darka shumë të bukura. Flisnim për çdo gjë, ndërsa romanet nuk i linim të kalonin asnjëherë pragun e derës. Alberto fliste një frëngjishte të përkryer. Ka pasur mbrëmje gjatë të cilave jemi takuar me Michel Butor dhe Marguerite Duras dhe gjithë vëmendja e bisedës përqendrohej te bota dhe gjërat që na ndodhnin”.

Meqë jemi te darkat, është e vërtetë që të gjitha netët e Krishtlindjeve i ka kaluar me Moranten?

“Po. Ishte një festë e hapur për të gjithë. Elsa blinte dhuratat dhe i vendoste në një shportë të madhe dhe ne duhet të luanim për t’i fituar. I pëlqente të luante. Javën e fundit para se të vdiste, shkova ta takoja në spital.  Ishte në shtrat e sëmurë. E para gjë që më tha ishte “A luajmë?”. “Me çfarë?” e pyeta. “Kush gjen personazhin”, m’u përgjigj. Kishte një ngazëllim fëminor, i cili me sa duket kompensonte pozicionin e saj fatkeq, të të jetuarit në këtë botë”.

Marrëdhënia juaj me Moravia-n zgjati 15 vjet. Përse u ndatë?

“Në një moment e kuptuam të dy që nuk kishim më gjëra të përbashkëta. Alberto kishte historitë e tij dhe unë të miat, por mes nesh pati gjithmonë mirënjohje dhe solidaritet. Një ditë para se të vdiste erdhi në shtëpinë time dhe më tha: “Carmen është në Marok. Më shoqëron dot deri në Sabaudia se kam harruar këpucët?”.

E kishte fjalën për Carmen Llera, shoqen e fundit, ah jo, gruan e tij. Si e gjykon marrëdhënien e saj me Alberton?

“Nuk dua të gjykoj. Asaj kohe në Marok ajo shkoi me dikë tjetër. Ma tha vete Alberto duke shtuar më pas: “Ç’mund të bëj. Jam 83 vjeç. Mundem vetëm të kuptoj”. Për marrëdhëniet e saj me të tjerët, Carmen nuk i mbajti kurrë asnjë të fshehtë Albertos dhe ai i pranoi të gjitha sikur të ishte një realitet biologjik”.

Ishte më shumë i ditur apo i pashpirt?

“Ai ishte një njeri i mrekullueshëm. Nuk e mendoj asnjëherë se ai ka humbur. Është e çuditshme, por më duken njëlloj ekstravagante si këmishat e tij ngjyrë rozë, ashtu edhe vdekja që e mori kaq shpejt. Ishte ajo çka ai dëshironte. Në të dyja rastet, më duket sikur ka pasur një lloj sekreti”.

Çfarë të bën të mendosh, vdekja?

“Nuk e kam frikë vdekjen. Edhe pse si gjithë të tjerët, kam frikë nga sëmundjet”.

Në këto raste trokitet te Zoti lart?

“E ndiej veten të përjashtuar nga besimi. Jam laike, jo ateiste. Besimi është akt dashurie, i cili nuk demonstrohet dhe unë nuk e kam këtë virtyt, por besoj në shenjtërimin e qenies njerëzore. Më tmerron ajo kulturë ku çdo gjë trajtohet si plaçkë. Madje edhe vdekja”.

Vdekja anonime?

“Po. Vdekja e egër dhe e paepur. Kur vdiq motra ime, Yuki, nuk mund ta duroja peshën e dhimbjes. Mbeta e bllokuar, frikësuar dhe e lënduar në mënyrë të pashlyeshme.

Përse?

“Ka një moment i cili më kthehet shpesh në mendje. Momenti kur Yuki është në shtratin e spitalit dhe na lutet që ta çojmë në shtëpi. Dhe ne të shtëpisë nuk e kuptonim. Ne, besimtarët e ndihmës spitalore, por të paaftë për të dëgjuar dhe kuptuar dëshirat e fundit të dikujt në prag vdekjeje”.

Cilat janë dëshirat e tua, tani që je gjallë?

“Të vazhdoj të merrem me këto që bëj. Takimet nëpër shkolla, marrëdhënia ime me teatrin, të punoj me librat e mi, të udhëtoj. I vetmi Zot tek i cili besoj, është ai i detarëve”.

Çfarë ndikimi ka pasur suksesi te ju?

“Nuk e kam pritur aspak. Nuk dua ta ekzagjeroj duke nënvizuar anët pozitive dhe negative të tij. Unë mendoj që ashtu siç edhe dashuria, suksesi nuk duhet kërkuar”.

Po kur e arrin, ashtu si në rastin tuaj me Marianna Ucria?

“E pranon, por pa ta marrë mendjen. Unë nuk e konsideroj suksesin si një garanci për cilësinë”.

Sipas teje, të paparashikuarit ju ka afruar te dashuria. Përse?

“Më pëlqen ta imagjinoj dashurinë si një kërpudhë që lind pas një nate me shi. Është një improvizim i mrekullueshëm”.

Keni qenë shumë herë e dashuruar?

“Po, shumë herë. Disa të lumtura, e disa jo. Ka ardhur momenti të heq dorë nga kjo lloj ndjenje”.

A mund t’ia arrish?

“Nuk e di. Jam e bindur se duhet mësuar se si të sakrifikosh. Nuk ke më sigurinë e të kaluarës. Duhet mësuar të përjetosh nëpërmjet syve, atë që dikur e jetoje me trup”.

Sakrifikimi nuk është një lloj humbjeje?

“Jo, është të heqësh dorë nga diçka. Fundja përse duhet ta dënojmë veten e të përballemi me zhgënjime? Dashuria është edhe një lloj burgu. Nëse nuk është, ke fituar lirinë. Natyrisht, nuk e përjashtoj edhe atë, që mund të duash pa kërkuar asgjë në këmbim. Kjo është ajo që kam kuptuar me kohën. Të qëndroj larg vorbullës dhe larg zjarrit të pasionit. Do të ndihesha qesharake. Çdo veprim, çdo gjë, ka kohën e vet”. /Gazeta Shqip/

VV: U dëshmua edhe njëherë, Gjykata Kushtetuese është e kapur nga pushteti

0

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Gjykata Kushtetuese as kësaj radhe nuk u mor me substancën, me faktet dhe argumentet që përmbante kërkesa.

Sipas VV-së, po të ishte marrë me trajtimin e substancës, pashmangshëm nuk do të mund ta shpallte si të ligjshme zgjedhjen e Thaçit President.

Po sipas VV-së, kur rastet që dërgohen në Gjykatë Kushtetuese janë të ndjeshme politikisht, dhe kur prekin personat e pushtetshëm në Kosovë, Gjykata po i shpallë si “qartazi të pabazuara”, për shkak se nuk ka guxim t’i trajtojë argumentet që paraqiten në to.

Kështu, sipas VV-së, GJK-ja kishte vepruar edhe në vitin 2013 kur Lëvizja Vetëvendosje kishte dërguar Marrëveshjen e 19 prillit, e edhe atëherë kur Avokati i Popullit kishte kontestuar vazhdimin e mandatit të gjykatësve ndërkombëtarë, që e pati bërë Presidentja Jahjaga.

“Në rastin e parë, e demantoi vetveten Gjykata kur e trajtoi marrëveshjen për “Zajednicën”, e në rastin e dytë doli që Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani kishte bërë falsifikim”, thuhet në reagimin e VV-së.

Përmes këtij aktvendimi, shtohet në reagimin e VV-së, Gjykata Kushtetuese ra në kundërshtim me vendimin e vetë paraprak, për rastin Pacolli.

“Kjo na tregon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka për bazë drejtësinë, por interesin e politikanëve në pushtet, dhe vendimet që merr domosdo ju shkojnë për shtati atyre”, shtohet më tej në reagim.

“Aktvendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është absurd, kontradiktor dhe i pabazë. Gjykata me këtë rast po dëshiron të i ikë përgjegjësisë që ka, duke mos guxuar ta trajtojë lëndën. U dëshmua edhe njëherë ajo që Lëvizja Vetëvendosje e thotë tash e sa kohë: Gjykata Kushtetuese është e kapur nga pushteti. Me një pushtet të tillë që kontrollon secilin institucion që duhej të ishte i pavarur, është e pamundur të kemi drejtësi, zhvillim e barazi”, përfundohet në reagimin e VV-së.