11.7 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 6663

Ky njeri ka mundur ta parandalojë Luftën e Dytë Botërore

0

Deri në fund të jetës së tij, ish diktatori nazist, Adolf Hitler, ishte përballur me përjetimet e tij nga Lufta e Parë Botërore. Ndërsa njëra nga përjetimet ka qenë plagosja që i është bërë në fund të luftës.

E gjitha kishte ndodhur kur ai kishte tentuar t’u bashkohet bashkëluftëtarëve në istikame, kur u gjuajt nga ushtarët anglezë, për ta lënë të lënduar.

Këtë e kishte thënë edhe vet Hitleri. Pasi që ushtar britanik kishte shtënë në drejtim të Hitlerit dhe e kishte plagosur dhe nuk kishte më aftësi që t’i kundërvihet, e kishte lejuar që të largohet, duke ia shpëtuar jetën. Hitleri menjëherë i kishte dhënë shenjë për falënderim dhe ishte larguar.

Historia tregon se Hitleri i ka shpëtuar plumbave disa herë, gjë që sikur të mos kishte ndodhë, dhe ai të vritej, nuk do të flitej sot për Luftën e Dytë Botërore dhe për miliona të vrarë.

Hitleri e kishte konfirmuar se ushtari britanik që ia kishte falur jetën, kishte qenë pikërisht Henry Tandey.

Në vitin 1937, kur kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe, Neville Chamberlain, kishte udhëtuar për në Gjermani për të negociuar me Hitlerin, ky i fundit e kishte pyetur për ushtarin britanik dhe e kishte lutur kryeministri Chamberlain që ta përshëndetë atë dhe ta falënderojë.

Për ushtarin Tandey flitet se ka lindur në vitin 1891, i biri i një ushtaraku. Ai ishte lënduar disa herë në beteja gjatë luftërave, kryesisht në beteja të Luftës së Parë Botërore.

Oligarkët vulosin krimin universitar

0

Njohja e mijëra diplomave të dyshimta, kryesisht të blera, cilësohet goditje politike e cilësisë në arsimin e Kosovës

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, respektivisht i MASHT-it, për të njohur pa asnjë kufizim dhe seleksionim me kritere të caktuara diplomat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri, për shumë studentë kosovarë, është kritikuar ashpër nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, anë- tarë të Komisionit për arsim dhe shkencë dhe nga ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe.

Ky veprim i MASHT-it po cilësohet si një dorëzim i turpshëm para krimit në arsim, duke njohur diplomat e privatëve në Shqipëri që kanë shitur mijëra të tilla edhe te kosovarët, ndërsa shumica prej tyre po dyshohet se janë ish- zyrtarë të SHIKut, militantë të ndryshëm të partive në pushtet etj. Jo rastësisht ky vendim i MASHT-it merret pas disa takimeve të nivelit të lartë shtetëror me zyrtarë të Shqipërisë. Personalitete publike apo të afërm e miq të tyre, gjatë këtyre viteve, kanë marrë tituj akademikë në universitete private në Shqipëri, ku kriteri kryesor është leku. Një numër enorm diplomash pa vlerë është trafikuar dhe MASHT-i, me vendimin e fundit, e legalizon këtë trafik të rrezikshëm për cilësinë në arsimin e Kosovës.

Dëm i madh ndaj dijes

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, anëtare e Komisionit të arsimit, tha për “Kosova Sot” se ky vendim i MASHT-it për të njohur pa kritere të gjitha ato diploma që janë lëshuara nga institucionet për të cilat ka pasur edhe shumë afera të mëdha, të bëra publike edhe nga shteti shqiptar, është një vendim i pamatur…/Kosova Sot/

Bota duhet të bashkohet

0

Nga vizita e tij zyrtare në Kubë, presidenti amerikan Barack Obama bën thirrje për një botë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

Duke folur posaçërisht për sulmet në Bruksel, kreu i shtetit amerikan tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Lutjet e amerikanëve janë për popullon belg. Sulmet terroriste na kujtojnë sërish se bota duhet të jetë e bashkuar kundër terrorizmit. SHBA do të bëjë gjithçka që të çojë para drejtësisë përgjegjësit. Bota duhet të bashkohet”, është shprehur Barack Obama.

Supremja hedh poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e kryetarit të Prizrenit

0

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja.

Sipas këtij vendimi lënda i kthehet sërish Gjykatës së Apelit për rishqyrtim.

Me anë të një komunikatë për media nga EULEX-i, bëhet e ditur se të pandehurit, bashkë me 4 të bashkëpandehurit e tjerë, janë shpallur fajtorë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, nga Gjykata Themelore e Prizrenit më 13 mars 2014.

“Të gjithë të pandehurit kanë paraqitur ankesa kundër dënimeve ndaj tyre, dhe më 22 korrik 2015 Gjykata e Apelit ka pranuar ankesat e tyre, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe lëndën e ka kthyer për rigjykim. Prokurori i shtetit ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe më 1 dhjetor 2015 Gjykata Supreme ka pranuar ankesën dhe ka kthyer lëndën në Gjykatë të Apelit për rishqyrtim nga një kolegj i ri. Dy të pandehur në këtë lëndë kanë paraqitur kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë kundër këtij vendimi”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Supreme hodhi poshtë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga të pandehurit si të papranueshme. Prandaj, lënda kthehet në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim nga kolegji i ri, në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 1 dhjetor 2015.

Rahoveci përuron hapësirat gjelbëruese me parking

0

Kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor dhe qytetarë, sot, kanë bërë prerjen e shiritit të projektit për krijimin e hapësirave gjelbëruese me parking, në mes Shoqatës së Gruas “Hareja”.

Projekti i krijimit të hapësirave gjelbëruese me parking, ku gjendet edhe një park për fëmijë, buxhetit të komunës i ka kushtuar 12.770 euro, dhe sipërfaqja e hapësirës gjelbëruese me parking është 740 metra katrorë.

Në lidhje me dy projektet e realizuara nga buxheti i komunës fjalë falënderuese kanë shprehur edhe banorët Burim Jupa dhe Nisrete Sokoli, ndërkaq qytetarët të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e prerjes së shiritit i premtuan kryetarit Vehapi, se maksimalisht do të përkujdesen dhe do ta ruajnë hapësirën gjelbëruese.

Po ashtu nga buxheti i komunës i është ndërruar kulmi i njërës nga ndërtesat e cila gjendet përballë Shoqatës së Gruas “Hareja”. Deri të ndërrimi i kulmit ka ardhur pasi që viteve të fundit ka paraqitur problem për banorë, të cilit banojnë në këtë ndërtesë. Realizimi i projekt të ndërrimit të kulmit kap vlerën e 9.800 mijë euro. /PrizrenPress.com/

Mblidhen 3345 funta për botimin e librit mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

0

Në Londër këto ditë u organizua një mbrëmje e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.

Në lokalin Queens Arms të Londrës, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, u mblodhën mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët u treguan bujarë me kontributin e tyre financiar.

U bë e ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 3345 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet në ndërkohë, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881,transmeton UKAlbaniansNetwork./KultPlus.com/

Franca në gjendje gatishmërie

0

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, pas sulmeve të sotme në Bruksel, ka thënë se sistemi Shengen duhet të vihet menjëherë në pikëpyetje dhe të përforcohet siguria për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste.

Ai ka deklaruar se kjo është një situatë që shton dhe më shumë emergjencën për të bërë një debat parlamentar për të ndryshuar modelin e kontrolleve.

“Duhet të luftojmë edhe më shumë dokumentet falso që mund të paraqiten nëpër aeroporte dhe në kufijtë e jashtëm të BE-së. Është thelbësore të mbajmë një vigjilencë”, ka deklaruar Cazeneuve.

Ai ka thënë se të gjitha institucionet për garantimin e jetës në Francë janë në nivel sigurie.

“1000 forca shtesë janë vendosur në kufirin hyrës me Belgjikën prej arrestimit të Abdeslam”, ka thënë ai.

“Prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe në operacionet e organizuara 6 milion njerëz kanë kaluar në kontrollin e policisë. Kryeqyteti belg është gjendur këtë mëngjes nën kërcënimin e terrorizimit, të cilëve duhet tu përgjigjemi të gjithë së bashku”, ka thënë Caseneuve.

Në Rahovec kapet të vjedhë orëmatësin e rrymës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është kapur në flagrancë duke vjedhur orëmatësin e rrymës nga një shtëpi e braktisur në Rahovec.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:25, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Dy vetë e rrahin me shufra një person në Malishevë

0

Në Malishevë, dje, rreth orës 18:00, dy persona pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta (shufra metalike) një mashkull, raporton PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës bën të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet në Bruksel

0

Raportime në mediat kurde kanë bërë të ditur se grupe të ISIS-it kanë konfirmuar se qëndrojnë prapa sulmeve në aeroport dhe metro në qendër të Brukselit.

Ekspertë të sigurisë dhe liderë të qeverive evropiane kanë thënë se për këto sulme duhet fajësuar ISIS-in, transmeton lajmi.net

Sot gjatë ditës, kanë ndodhur disa sulme në Bruksel, pas arrestimit të Salah Abdeslam në rajonin e Molenbeek-ut në kryeqytetin belg.