Oligarkët vulosin krimin universitar

Njohja e mijëra diplomave të dyshimta, kryesisht të blera, cilësohet goditje politike e cilësisë në arsimin e Kosovës

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, respektivisht i MASHT-it, për të njohur pa asnjë kufizim dhe seleksionim me kritere të caktuara diplomat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri, për shumë studentë kosovarë, është kritikuar ashpër nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, anë- tarë të Komisionit për arsim dhe shkencë dhe nga ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe.

Ky veprim i MASHT-it po cilësohet si një dorëzim i turpshëm para krimit në arsim, duke njohur diplomat e privatëve në Shqipëri që kanë shitur mijëra të tilla edhe te kosovarët, ndërsa shumica prej tyre po dyshohet se janë ish- zyrtarë të SHIKut, militantë të ndryshëm të partive në pushtet etj. Jo rastësisht ky vendim i MASHT-it merret pas disa takimeve të nivelit të lartë shtetëror me zyrtarë të Shqipërisë. Personalitete publike apo të afërm e miq të tyre, gjatë këtyre viteve, kanë marrë tituj akademikë në universitete private në Shqipëri, ku kriteri kryesor është leku. Një numër enorm diplomash pa vlerë është trafikuar dhe MASHT-i, me vendimin e fundit, e legalizon këtë trafik të rrezikshëm për cilësinë në arsimin e Kosovës.

Dëm i madh ndaj dijes

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, anëtare e Komisionit të arsimit, tha për “Kosova Sot” se ky vendim i MASHT-it për të njohur pa kritere të gjitha ato diploma që janë lëshuara nga institucionet për të cilat ka pasur edhe shumë afera të mëdha, të bëra publike edhe nga shteti shqiptar, është një vendim i pamatur…/Kosova Sot/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit