18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 6674

Bajram Gigolli e mban premtimin, dhuron 5 mijë euro për Anila Braha (Foto)

0

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bajram Gigolli ditë më parë bëri të ditur se ka dhuruar 5 mijë euro për Anila Braha e cila është diagnostikuar me Leukemi Akute, dhe i nevojiten të holla për tu shëruar jashtë vendit.

Gigolli ka bërë publike faturën e deponimit të 5 mijë eurove për Anilën.

Ai nuk është i vetmi që po e bënë këtë gjë, në ndihmë të Anilës kanë dalë edhe shumë fytyra tjera publike./Indeksonline/

auto_12833205_1114386558592800_1609688266_n1458158723

Grazhdaniku i bejlerëve të dikurshëm nuk i mban më banorët

0

Fshati Grazhdanik ka një histori shumë të lashtë. Për shkak të fushave të bereqetshme këtu kishin krijuar ofiqet e tyre bejlerët e Prizrenit. Për shkak të kushteve shumë të mira, ujërave të bollshme e kullosave të shumta e fushave pjellore, kjo tokë u bë e përdorshme edhe për të ardhur të tjerë.

“Dikur moti para shumë shekujsh, bëhet e ditur se i ardhuri i parë në këtë fshat ishte Nue Doda nga Mirëdita dhe për këtë arsye shumica e banorëve janë të konfesionit katolik”, shprehet kryetari i këtij fshati Asllan Fanaj. Fanaj thotë se fshati ka tokë bukanike, duke treguar se edhe vetë si familje kanë ardhur në këtë fshat nga Vërmica. “Toka këtu është e bereqetshme.

Ka tre lumenj dhe uji i tyre është i pastër që i bën banorët të kenë një jetë të mirë e cilësore. Por, sipas tij, edhe pse toka është pjellore nga 57 familje sa ky fshat, 60 për qind e tyre kanë migruar jashtë. “Këtu kanë ndërtuar shtëpi të bukura por janë 60 për qind e këtyre shtëpive që rrinë nën dry” tregon ai.

Morina: Me bagëti mund të jetohet

Fanaj pohon se është e dhembshme kjo, por kanë dashur një jetë më të mirë dhe më të pasur, prandaj kanë shkuar jashtë. Në fshat ndodhet edhe kisha e Shën Florit dhe Shën Laurit. Frrok Kristaj pohon se, sipas burimeve kishtare…

Fan Noli, pasioni për vajzën nga Bukureshti

0

Fan Noli nuk donte të mbetej një vetmitar. Dhe pse e dinte që një burrë i lexuar gjithnjë do të ishte vetëm në fund të çdo udhëtimi, përpara se të bëhej peshkop, ai ka qenë shpesh i tunduar nga ideja e martesës. Një burrë që pëlqente muzikën, shkruante poezi, nuk kishte si të mos ishte i ndjeshëm ndaj çështjeve të zemrës. Megjithatë shumë pak detaje nga historitë e zemrës së Nolit janë mundur të mësohen ndër vite. Ai ka qenë i kujdesshëm për të mos ia besuar askujt luhatjet e zemrës. Përpara shugurimit si prift ortodoks nga ana e Platonit, kryepeshkopit ortodoks të Nju Jorkut më 1908, Fan Noli kishte nisur të mendonte mbi idenë e martesës. Janë disa letra të gjetura në arkivin e tij, që nxjerrin në pah kërkesën e vazhdueshme që ai kishte për të gjetur një vajzë, e cila të përmbushte disa kërkesa që do ta bënin të denjë për të qenë bashkëshortja e një prej figurave më të njohura në atë periudhë të shqiptarëve të SHBA-së. Në një letër të shkruar më 14 mars të vitit 1907, nga Bostoni, Thanas Tashkos, një veprimtari të njohur shqiptar në SHBA, ai shpreson që priftëresha Misirleshë, një kandidate për bashkëshorte, të shkojë vetë në SHBA, duke i kursyer atij harxhet e udhëtimit. “Ju shkrova dy letra të cilat jua dërgova bashkë dhe ju rrëfenja me ç’kondicie nga ana ime mund të mbarohet ajo sër’e priftëreshës Misirleshë.

Me-qenë-se s’na mbetet përpara kohë shumë dhe duhet në është për të bërë, të nisem unë që këtejza pa fiale pas Shën-Gjergjit për aty, prandaj ju shkruaj që, po të jetë që s’bëhet ajo tiatra d.m.th. të vinjë vetëm këtu nusia që të shpëtojmë nga harxhet, të mirri vesh me viehrën të m’i marrë përsipër harxhet e udhës dhe të më dërgoni porsa t’a mirrri këtë letrë pa vonim fare 50 lira, jo më pak, se siç ju thashë dhe tiatër herë, nukë vinj aty unë si evgjit. 20 lira janë vetëm navllat, 10 lira të paktën për rroba se këtu në Amerikë mbeta pa këshimë, pa brekë dhe pa këpucë dhe duhet të ndrohem që më krye gjer në funt. 10 lira më duhen se do të shkoj nga Parisi të piqem me Aladron dhe të shëkoj mos i këput gjëkafshë për sërën e priftërisë dhe 10 lira të kem harçllëk kur të vinj në Misir”, shkruan Noli. Ai premton në letër për bashkëshorten e ardhshme se, nëse ajo do të bëhet gruaja e tij, do të bëjë një jetë si askush tjetër. “Bëj hesap pastaj. Tashi s’duhet të kemi shpresë të bëhem milionar, po gjithë që priftëresha ime do të shkojë si pak priftëresha shkonjë këtu dhe gjetkë. Të quanj të potershme nga ana ime dhe bëj dhe fol si të duash, veç të mbarohet kjo punë, 100 lira të marrë aty në Misir dhe 50 këtu n’Amerikë para Shën-Gjergjit, ose 90 në Misir dhe 50 këtu. Të këtushmet nukë zbresin. Në je patriot, bëju dhe ca më tepër dhe mbaroje këtë punë dhe t’ap uratën.

P.S. Në mos e mbarofsh këtë punë fot’të mallkoj. Po munt të më thuash se mallkimi im nuk të zë, pa u bërë prift. Po unë them që zë, se në mos jam tani prift i Kishës, po pa fjalë jam prift i Shqipërisë. Dhe kij kujdes”, i shkruan Noli Tashkos. Por duket që letrat e tij janë më shumë të përqëndruara te shpenzimet e udhëtimit dhe prikën që duhet t’i paguajë nuses së ardhshme. “Po si më shkruani ju andej të vij aty t’a marr nusen dhe të kthehem prapë n’Amerikë është më keq, po të jetë që të zbresim tërë këto harxhe nga ato të zezat 100. Nuk do bëj hesap të madh. Të pakën 30 lira duhen që të vij, përveç 100 ose 150 dollarëve të cilat do përpiqem, të huhen këtejza që të bëj nonjë palë rroba, se jam si aman o Zot, se kurrë do mos e bëj kabull të vij në Misir si lypës/ dua të vij si më ka hie. Po në Misir me 46 lira dhe vajta gjer në Napoli në klas të tretë dhe dolla në New York me 10 lira në xhept. M’ato 10 lira pastaj që do të më mbeten nga të njëqindat ç’të bëj më parë? 10 lira në New York s’na arrijnë të dyve as për dy javë dhe unë siç ju shkruaj në letrën tjatër duhet të rri të paktën dy muaj në New York që të bëhem prift se duhet të mësoj dhe pak Rusçe do s’do”, shkruan Noli. Ai i vendos kushte familjes së vajzës duke i thënë se ka vetëm dy rrugë, o të vejë çupa në Amerikë, o të shkojë Noli në Bukuresht, por familja e saj duhet t’i heqë harxhet. Më tej në letër, Noli tregon gjithë cilësitë që një grua s’mund t’i humbë tek një burrë si ai. “Jam i zoti ta ushqej një grua, atë e dini shumë bukur, hyj në fabrikë më së fundi, vete nër hotelet dhe laj piatat. Kurrë do mos i ap të drejtën të qahet. Po çe do, kur qëllimi do mbetet i pambaruar? Duhet ti ipi viehrës së dashtun të kupëtojë që s’është sëra për martesë këtu, po për punë dhe puna do para. Vërtet me 100 lirat martohena po qefil për mua? S’është pun’e lehtë, e di, po cila pun’e mirë është dhe e lehtë? Mblidhuni tre a katër veta dhe bëjeni. Merr’eni përsipër. A mos pandehni se u tërbuash për t’u marrtuar? Kjo gjë bëhet se e kërkon puna, dhe këty s’ka Shqiptarka. U mbarua! Kaqë fjalë s’dini t’i thoni priftëreshës?
………………….
Priftëreshës tani t’i thoni: “Është një sërë e këtillë dhe e këtillë: ep 100 të verdha përveç navllave dhe një fotografi dhe do të përpiqemi t’a bindim atë t’Amerikës që të mos marrë tiatër!! Thuajini pasandaj rëndësin’ e punës që do të marrë përsipër, se dunet ditur që nukë dot’a siell këtu që të dëfrejmë, po që të punojmë”, shkruan Noli. Por pavarësisht këmbënguljes së Fan Nolit që të eliminonte shpenzimet e udhëtimit, duket që familja e vajzës nuk ka rënë dakort që kjo martesë të bëhet. Por fakti që nuk u martua është quajtur si një shenjë e mirë prej Nolit, i cili diku tjetër shprehet se “më mirë që nuk u martova asnjëherë, pasi jeta është më e mirë beqar”. Por shumë pak të dhëna na vijnë nga jeta private e një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë.

Babë e birë rrahin nusen, dhëndri në pranga, vjehrri në kërkim

0

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Policinë e Korçës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Gentian Sinanasit, 31 vjeç, banues në Moglicë-Korçë, si edhe u bë shpallja në kërkim e babait të tij, shtetasit Ç. Sinanasi, 72 vjeç, banues në Moglicë-Korçë.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se dje në banesën e tyre në fshatin Moglicë, dyshohet se për motive të dobëta, babë e bir, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj (nuses) R. S., 26 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale, “dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Dhunohen Varrezat e Dëshmorëve

0

Këto janë 22 varret e dëmtuara qëllimisht gjatë natës ne Varrezat e Dëshmorëve në Pogradec.

Persona të panjohur kanë dhunuar, thyer e shkatërruar pllakat e sipërme dhe jo vetëm.

Policia ka nisur hetimet, por nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët dhe motivet e këtij akti të pazakontë. Paraprakisht, dyshohet se agresorët kanë përdorur edhe vare për të thyer varret.

Bashkia po merr masa për të riparuar dëmet, ndërkohe qe Komiteti i Veteraneve ka reaguar, duke thënë se kjo është vepër e pinjollëve te fashistëve.

Veteranët kërkojnë që policia të veprojë me shpejtësi për të gjetur personat përgjegjës.

Kjo është hera e parë që në Pogradec ndodh një shkatërrim masiv i Varreve te Dëshmorëve të Luftës./vizionplus.tv

Zafir Berisha: Qeveria me paratë e skanerit të financojë shërimin e Anila Brahajt

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka sugjeruar Qeverinë e Kosovës, që me paratë për blerjen e skanerit të financohet shërimi i studentes së UPZ-së, Anila Brahaj.

“Qeveritarë skaneri nuk është zgjidhja e problemit në Kosovë. Shpenzimi i 250 mijë eurove për këtë skaner dhe miliona eurove të tjera, që shpenzohen për ta mbajtur pushtetin me dhunë, me këtë shumë parash më mirë është me shëruar studenten nga Prizreni, që vuan nga leokimia”, shkruan Berisha në Facebook./PrizrenPress.com/

Prizren: Dita e Verëzave, dita e ringjalljes së nënës natyrë

0

Nexhit Shala nga Hoqa e Qytetit pohon se, si çdo vit, edhe sivjet ka dalë për të shënuar këtë ditë, kurse shprehet se bashkë me familjen janë dashamirë të mëdhenj të natyrës. “Falënderimet i takojnë Zotit të madhërishëm, me një gjel deti, dy pula fshati dhe një qengj Sharri filluam festën e verës këtë vit”, na thotë Shala

Sivjet pranvera po vjen më herët. Bora është shkrirë qëmoti, kurse moti me shi dhe diell i ka dhënë hov gjelbërimit. Për dashamirët e natyrës kjo është një kohë ideale për të dalë dhe për t’u kënaqur me ajrin e pastër të livadheve dhe bjeshkëve.

Por, pikërisht këto ditë në Prizren shënohet një nga ditët që i ka rrënjët qysh në traditën e lashtë pagane. Bëhet fjalë për një festë të moçme popullore, që ndryshe njihet si Dita e Verëzave. Ndoshta, kjo festë nuk e ka gjallërinë e saj si dikur, megjithatë mund të thuhet se ajo ende jeton sidomos në Vërri, në Zhur të Prizrenit dhe në Opojë.

Sipas traditës, festimet e kësaj dite fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë, duke u bërë konkurrencë të dukshme. Kur, dielli ulet dalëngadalë nga horizonti, duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave dhe presin momentin që t’i vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë së keqen, në mënyrë që pranvera të jetë me reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen Ditës së Verës.

Feston me familje në bjeshkë

Nexhit Shala, nga Hoqa e Qytetit, pohon se si çdo vit edhe sivjet ka dalë për të shënuar këtë ditë, kurse shprehet se bashkë me familjen janë dashamirë të mëdhenj të natyrës../kosova sot/

Përurohet restaurimi i xhamisë ‘Emin Pasha’ në Prizren

0

Me një solemnitet rasti, sot është përuruar projekti i restaurimit të xhamisë “Emin Pasha” që është mundësuar nga organizata turke TIKA.

Pjesë e këtij solemniteti ishin zyrtarë të lartë qeveritar, ata të pushtetit lokal në Prizren, drejtues të Bashkësisë Islame dhe KBI-së në Prizren, ata të organizatës TIKA, ambasadorja e Turqisë në Kosovë dhe qytetarë të Prizrenit.

Para të pranishmëve i pari ka folur koordinatori i TIKA-s për Kosovë, Ejub Javuz Umutllu, i cili tha se kjo organizatë në kuadër të aktiviteteve të veta ka realizuar edhe një projekt të rëndësishëm të ruajtjes së vlerave fetare në qytetin historik të Prizrenit, siç është kjo xhami e ndërtuar në vitin 1832.

Më pas një fjalë rasti ka mbajtur edhe ambasadorja e Turqisë në vendin tonë, Këvëlxhëm Këllëç, e cila tha se edhe me këtë projekt po dëshmohet fryma vëllazërore që kanë relacionet e kahershme ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Realizimin e këtij projekti e vlerësuan të rëndësishëm edhe ministri i mjedisit, Ferid Agani , ai i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar , ministri pa portofol, Rasim Demiri, si dhe Myftiu i Kosoësv, Naim Tërnava, të cilët falënderuan popullin dhe shtetin turk për investimet e vazhdueshme në restaurimin e objekteve fetare, ndërsa njëkohësisht u solidarizuan me Turqinë duke i dënuar aktet e fundit terroriste të cilat kanë rezultuar me qindra të vrarë.

Përmes një video lidhje Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka uruar për inaugurimin e xhamisë së restauruar të “Emin Pashës” në Prizren, ndërsa ka thënë se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet. /TV Prizreni/

Kosova do të themelojë Fondin për Industrinë e Filmit

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, kanë zhvilluar sot një takim me ministrin e Financave, Avdullah Hotin, me të cilin kanë biseduar për realizimin e një fondi shtesë për QKK-në, në vlerë prej 250mijë eurove, me çka buxheti i QKK-së nga 750 rritet mijë në 1 milion euro dhe do të jetë në funksion të subvencionimit të projekteve filmike për vitin 2016.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua për themelimin e një Fondi për Industrinë e Filmit dhe Lehtësirat Financiare, nëpërmjet të cilit fond, Kosova synon të futet në tregun ndërkombëtar të filmit në vitin 2017.

Ministri Shala dhe ai Hoti u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë për realizmin e këtij fondi, i cili ka për synim që të përfitojë vëmendjen e kinematografisë botërore. Nëpërmjet këtij fondi, Kosova do të garanton lehtësira financiare për produksionet e huaja filmike, të cilat do vijnë në Kosovë për realizimin e projekteve filmike.

Ky fond Kosovës do t’i sjellë përfitime të mëdha financiare, por edhe do të ndikojë dukshëm në njohjen e vlerave turistike dhe njëkohësisht do ta promovojë kulturën e Kosovës.

Ministrat Shala dhe ai i Financave Hoti u shprehën se është jashtëzakonisht e rëndësishëm që të gjenden mundësi për promovimin e kulturës së Kosovës dhe në këtë aspekt, kinematografia e Kosovës ka arritur suksese të dukshme. /PrizrenPress.com/

Të rinjtë e NISMA-s në Prizren solidarizohen me Anila Brahajn

0

Forumi i Rinisë së NISMA-s për Kosovën – dega Prizren, do të solidarizohet për t’i dal në ndihmë studentes së sëmurë Anila Brahaj nga Gjonaj i Hasit.

Anila ditë më parë u diagnostifikua me leukemi akute. Një sëmundje e tillë në Kosovë nuk mjekohet.

“Të jesh human do të thotë t’i duash njerëzit, t’u dëshirosh të mirën dhe lumturinë dhe të jesh i dhembshur me ta. Të kesh një zemër të gjerë dhe të madhe, për të ndihmuar me aq mundësi sa ke. Pra kjo është një virtyt që rrjedhë nga brendësia për ndihmë mes veti, në mënyrë që të mos ia kthejnë shpinën njëri tjetrit,sepse përgjegjësia që kemi, nuk bënë të mos i thërras arsyes për ndihmë”, thuhet në kumtesë.

“Forumi i Rinisë së NISMA – dega Prizren, në mënyrën më modeste të mundshme do të solidarizohet , bashkë me shumë qytetar anekënd Kosovës, të cilët po i dalin në ndihmë Anila Brahajt”.

“Kjo mënyrë e ndihmesës nga Forumi i Rinisë së NISMA-dega Prizren, do të manifestohet me pjesëmarrjen masive të të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve të NISMA- këtu në degën e Prizrenit, e që janë një numër tejet i madh i tyre, të cilët do të marrin pjesë në koncertin humanitar që do të mbahet në Prizren, në shenjë humanizmi për këtë engjëll”.

“Pra Forumi i Rinisë së NISMA- dega në Prizren, shpreson thellë se një mision i tillë i shenjtë që po bëhet në formë humanizmi për ti dalur në ndihmë Anila Brahajt, do të jetë i realizuar, ngase vullneti i mirë që buron nga shpirti human, tundë edhe malet”.

“Andaj ne si forum i Rinisë së NISMA- në Prizren, njëherit bëjmë edhe thirrje që sa më masovikisht të dalim në ndihmë”. /PrizrenPress.com/