18.1 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 6675

LDK në Zhur akuzon drejtorin e shkollës Bedri Hoxhajn

0

Dega e LDK-se në Zhur, përmes një komunikate, e ka akuzuar drejtorin e shkollës “Dëshmorët e Zhurit“, Bedri Hoxhajn, për mos zbatimin e konkluzionit për transportin e nxënësve udhëtar të lagjës “Gurishta“ për në shkollën amë në Zhur dhe anasjelltas.

“Në vend të marrjes së masave ndëshkuese ligjore nga kompetentët komunal – kryetari Muja, për shkak të dënimit nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare të drejtorit të SHMU “Dëshmorët e Zhurit“ në Zhur, Bedri Hoxhaj, ‘zyrtari’ në fjalë vazhdon me avazin e vjetër, sepse zbaton ose refuzon heshtaz, zbatimin e Konkluzionit të nënshkruar nga kryetari Muja, i datës 19.01.2016 nr.01/06-7757 për bartjen-transportin e nxënësve udhëtar të Lagjës “Gurishta“ për në shkollën amë në Zhur dhe anasjelltas. Për këtë është shpallur edhe tenderi bartës sipas këtij konkluzioni është drejtoria e shkollës në Zhur”, thuhet në reagim.

“Për fat të keq kaloi faza e tretë e procesit mësimor dhe koha më e vëshirë për udhëtim/stina dimrit/, ende nuk është ndërmarrë asgje nga drejtori shkollës. Ky gjest len me kuptu se Konkluzionet e Kryetarit Muja realizohen vetëm në letër e jo në vepër”.

“Bëjm apel që ky konkluzion të vihet në praktik sa më parë, në mënyrë që nxënësit udhëtarë nga paralagja “Gurishta” të kenë udhëtim të sigurt nga rreziqet që mund ti kushtoj me jetë nga qentë endacakë dhe faktorë të tjerë”. /Prizren Press.com/

Sulmuan policët, arrestohen dy persona në Prizren

0

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona për sulm ndaj personit zyrtar në Prizren.

Në fshatin Sredsk, dje, një i mitur derisa ishte duke qarkulluar me veturë, ka refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë për ndalje dhe me automjet ka goditur zyrtarin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa në cilësinë e provës materiale është konfiskuar edhe vetura.

Ndërkaq, në rrugën “Wiliam Woker” i dyshuar në gjendje të dehur ka kanosur me fjalë zyrtarët policorë derisa ishin duke kryer detyrën zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Në Prizren arrestohet një i dyshuar për financim të terrorizmit

0

Policia e Rajonale e Prizrenit ka arrestuar një person i cili dyshohet se është përfshirë në financim apo lehtësim të terrorizmit.

Në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se me datën 15/03/2016 në rajonin e Prizrenit, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit P. D., nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në ‘financim apo lehtësim të terrorizmit’, sanksionuar sipas Ligjit nr. 03/L 196, neni 36B, ‘financim i terrorizmit’.

I dyshuari P. D. së paku në një rast ka financuar dy persona me qëllim të pjesëmarrjes në grup terrorist, përkatësisht në konflikt jashtë vendit, vepër e ngelur në tentativë, pasi që të njëjtit janë ndaluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në muajin dhjetor 2015 në tentativë që të udhëtojnë për në zonën e konfliktit.

Ndaj të dyshuarit janë duke vazhduar hetimet edhe për mundësinë e përfshirjes së tij në raste tjera. /PrizrenPress.com/

Në Siri deri tani janë vrarë 361 mijë persona

0

Gjatë pesë vjetëve në këtë luftë janë vrarë të paktën 361 mijë persona, prej të cilëve 235140 civilë. Në luftën në Siri kanë humbur jetën të paktën 20 mijë fëmijë

Lufta në Siri po hyn në vitin e gjashtë, dhe sipas raporteve të agjencisë zyrtare turke të lajmeve “Anadolu Agency”, në këto pesë vjet në këtë luftë janë vranë të paktën 361 mijë persona, prej të cilëve 235140 civilë.

Në fillim të vitit 2011, në Siri filluan protestat masive pro-demokratike dhe antiqeveritare. Në mes të marsit të po atij viti, regjimi i presidentit Bashar al-Asad me forcë u përpoq të shuante protestat duke e çuar vendin në luftë. Humbjet më të mëdha civile janë në Alepo (71 mijë), pastaj në Damask (67 mijë), Idlib (36 mijë) dhe në Derai (28 mijë persona).

Rrëfehet nxënësi i rrahur në Rahovec

0

Një video e shpërndarë nëpër media dhe rrjete sociale ka shokuar opinionin, pasi një mësues shihet duket rrahur një nxënës.

Lidhja direkte në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës i është kushtuar këtij incidenti, ku para kamerës ka folur babai i nxënësit të rrahur si dhe vetë nxënësi, por ky i fundit ka folur pa e zbuluar fytyrën.

Babai i tij, Besnik Berisha, ka sqaruar se si e ka takuar djalin duke qarë në rrugë dhe procedurën që e ka ndjekur më pastaj.

“Gjatë orës 12:20 pasdite e kam takuar djalin duke qarë tha më ka rrahur mësuesi Gani, kur e pyeta mësuesin tha djali më ka fyer shumë, por nuk është e vërtetë që e ka fyer ka folur vetëm një fjalë. Pas kësaj kemi shkuar te drejtori së bashku me mësuesin Gani, drejtori ka thënë që t’i kërkojmë falje, i kemi kërkuar djali ka hyrë në klasë, pas dy ore pastaj kemi parë videon çfarë ka ndodhur.Rastin e kemi paraqitur në polici,” ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

Viktima në këtë rast tregon se mësuesi fillimisht e ka shtyr ky ia ka kthyer me një fyerje ku më pastaj ka pasuar dhuna e mësuesit.

“Unë i thash mësuesit dua të shkojë në shtëpi, ai më ka shty njëherë nuk më ka lënë me hy e kam sharë pastaj ka filluar të më godas shumë. Unë e kam sharë pasi më ka humbur kontrolli pasi më ka shtyrë shumë. Një herë e patë rrahur një shok te klasës vetëm pasi e ka kthyer kokën mbrapa dhe ja ka lëvizur unazën nga vendi, ai nuk e ka bërë të madhe këtë,” ka përfunduar nxënësi i rrahur.

LDK-ja, në pritje të ‘ekzekutimit’ politik

0

Pas zgjedhjes së ish-kryeministrit Hashim Thaçi në pozitën e presidentit të vendit, nuk përjashtohet skenari i paralajmëruar më herët në prapaskenat e politikës kosovare – shpallja e zgjedhjeve të reja.

Në këtë rast, LDK-ja, sipas njohësve të rrethanave, do të ishte subjekti kryesor politik që do ta paguante faturën e shtrenjtë të sjelljes joserioze në raport me parimet e vendosura dhe premtimet e dhëna para elektoratit të vet, duke humbur qeverisjen e vendit dhe rikthimin e sigurt në parti politike opozitare.

“Vota për Thaçin është votë për krimin dhe votë që Kosova asnjëherë të mos jetë një shtet me stabilitet dhe i liruar nga kapja e krimit”, thotë deputeti Adem Salihaj.

“Askush nuk ishte kundër zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Ata që mundohen ta përdorin këtë si fakt e bëjnë vetëm për t’i mashtruar injorantët dhe për t’i hedhur hi syve të elektoratit të LDK-së. Elektorati i LDK-së këtë herë nuk arriti të manipulohet dhe mashtrohet, ai është skajshmërisht i revoltuar”, shprehet deputeti i LDK-së.

Ai është shumë i sigurt që PDK-ja dhe Thaçi tani synojnë zgjedhjet e reja dhe rimarrjen e sërishme të Qeverisë së Kosovës në drejtim të PDK-së. /Kosova Sot/

Betimi i Thaçit, pa opozitën

0

Presidenti Hashim Thaçi do të betohet në seancën e 7 prillit të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, por aty do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e koalicionit qeverisës. Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancë, ku do të betohet presidenti i ri, me arsyetimin se Thaçi nuk është unifikues dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e tyre do të legjitimoheshin shkeljet, siç thonë ata, me rastin e zgjedhjes së të parit të shtetit.

Zyrtarë të partisë më të madhe opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, thonë se do të kenë shumë aktivitete deri në ditën kur do të betohet Thaçi.

“Është shumë herët të diskutojmë për datën 7 prill, meqë kemi shumë aktivitete deri në atë datë. Opozita e bashkuar është duke u përqendruar maksimalisht në përgatitjet për tubimin në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë që mbahet të shtunën më 19 mars 2016 në orën 14:00, si dhe për protestën e radhës që mbahet në Prishtinë më 26 mars 2016”, ka thënë Tahiri. /Zëri/

Radiohead rreth Botës

0

Radiohead ka paralajmëruar kohë më parë se do të bëjë një varg perfomimesh live, përfshirë disa festivale përreth botës, një ngjarje kjo që do të ndodhë së pari herë që nga viti 2012.

Tani, ata kanë njoftuar për raundet që do të mbajnë në turin botëror, i cili do të fillojë në muajin maj.
Këto janë vendet ku do të performojë Radiohead gjatë vitit 2016:
05-20-21 Amsterdam, Netherlands – Heineken Music Hall
05-23-24 Paris, France – Le Zénith
05-26-28 London, England – Roundhouse
06-01 Lyon, France – Les Nuits Des Fourvieres
06-03 Barcelona, Spain – Primavera Sound Festival
06-17 Reyjkavik, Iceland – Secret Solstice
07-02 St. Gallen, Switzerland – Openair St. Gallen
07-08 Lisbon, Portugal – Nos Alive Festival
07-26-27 New York, NY – Madison Square Garden
07-29-31 Montreal, Québec – Osheaga Music and Arts Festival
08-04 Los Angeles, LA – Shrine Auditorium
08-08 Los Angeles, LA – Shrine Auditorium
08-20 Osaka, Japan – Summersonic Festival
08-21 Tokyo, Japan – Summersonic Festival
09-11 Berlin, Germany – Lollapalooza
10-03-04 Mexico City, Mexico – Palacio de los Deportes

Autobusi del nga rruga. 14 të plagosur, 2 fëmijë

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pojan. Autobusi me rreth 30 pasagjerë i linjës Korçë-Orman ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 14 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Ata janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në gjendje më kritike, por jo në rrezik për jetën ndodhen 6 persona.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një kalimtar, të cilin shoferi i autobusit ka tentuar ta shmangte për të mos e shtypur.

Manovra e tij ka qenë fatale pasi mjeti ka dalë nga rruga. Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Edhe një monument i trashëgimisë kulturore dëmtohet nga zjarri

0

Objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit vazhdojnë që të shkatërrohen, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur forma të përshtatshme për ruajtjen e tyre.

Të martën, një ndërtesë, që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë. Objekti kohë më parë, nga pushteti lokal i Prizrenit i është dhënë në shfrytëzim Kishës Katolike të Kosovës.

Rasti i shpërthimit të zjarrit në këtë objekt kërkon hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm nga organet e hetuesisë.

EC Ma Ndryshe javën e kaluar pat vlerësuar se institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave të Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk e kanë krijuar një sistem të duhur të koordinimit ndërmjet tyre, dhe se mungesa e bashkëpunimit ndërmjet tyre po ndikon në degradim.

Rasti i fundit dëshmon se neglizhenca institucionale ka prodhuar edhe një dështim tjetër në ruajtjen e objekteve të mbrojtura brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

Çështja bëhet edhe më alarmante, për faktin se Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, ka dy vjet që është themeluar, ndërkohë që dëmtimi i objekteve të mbrojtura nuk ka të ndalur në këtë zonë.

Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe i bënë thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore që të ndërmarrin veprimet e duhura konform përgjegjësive ligjore që kanë për të parandaluar përsëritjen e skenarëve të tillë në pjesë të tjera të Qendrës Historike të Prizrenit, derisa kërkon edhe nga organet e hetuesisë që ta zbardhin rastin në tërësi.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale.