17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6686

Adnan Merovci, edhe një mandat në krye të KPM-së

0

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 09.03.2016, ka rizgjedhur Adnan Merovci për kryetar të KPM-së edhe për një mandat tjetër.

Merovci ka lindur në Vushtrri më 1956. Ai është i diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit për 10 vite deri në vitin 1990 ka punuar në Bankën e Bashkuar të Kosovës (BANKOS).

Nga viti 1990, ka qenë udhëheqës i Protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova deri në vitin 2000. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Drejtor i Postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së nga viti 2003 deri në 2006. Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Post Telekomit të Kosovës. Në vazhdim ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Është i martuar, baba i 4 fëmijëve. Nga gjuhët e huja e flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke. /PrizrenPress.com/

Në Malishevë po rritet niveli i ujit në lumenj e përroska

0

Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se po rritet niveli i ujit në lumenj e përroska.

DKMSh-ja i bën thirrje qytetarëve, që mos të lëvizin pa nevojë, për shkak të të reshurave të pandërprera të shiut, të cilat kanë tendencë të rritjes dhe shkaktimit të përmbytjeve, në zona të caktuara, sidomos përgjatë lumit Mirusha. /PrizrenPress.com/

Haradinaj: Jo nuk ndahet opozita

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se vendimi i sotëm i deputetëve të Opozitës, është pasojë e veprimeve dhe qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike, e cila po vazhdon ta qeverisë vendin në mënyrë antikushtetuese.

“Dy marrëveshjet më të cilat është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës edhe është rrezikuar sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, nuk do të mund të kalojnë”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi Opozitë e Bashkuar, që nuk do të lejojë vazhdimin e kapjes së shtetit”.

“Do të jemi të palëkundur që në aleancë me qytetarin dhe me përfaqësuesit e përgjegjshëm politik të këtij vendi, të mos lejojmë që një grusht njerëzish, të vendosin për fatin kolektiv dhe do të jemi të vendosur që mandatin se si të qeveriset ky vend, ta kthejm te ju, te qytetari”.

“Do të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Mbështetja për një shtet të së drejtës e pa korrupsion, po rritet. Shihemi me 26 Mars në Prishtinë!”, shprehet Haradinaj. /Politiko.net/

Haskuka: Një gotë ujë kryeministrit, ndoshta kthjellet

0

Deputeti i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka arsyetuar veprimin e tij për gjuajtje me ujë ndaj kryeministrit Isa Mustafa.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haskuka është arsyetuar se e gjuajti me ujë kryeministrin për ta kthjellur nga shkeljet që po i bën kushtetutës.

“Një gotë ujë në fytyrë kryeministrit, thashë ndoshta e kthjellë nga shkeljet që po i bën kushtetutës, republikës dhe nga tendenca me e kthy Beogradin në Kosovë. Mytaheri”, shkruan Hashkukaj.

Opozita braktis seancën

0
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! (VV), Ismajl Kurteshi, në emër të opozitës ka kërkuar nga pushteti normalizimin e kësaj situate, e cila, sipas tij, është krijuar nga nënshkrimi i marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin.
Ai në foltore ka kërkuar nga Isa Mustafa që të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.
Kurteshi ka bërë me dije se po e lëshojnë seancën dhe për hapat e tjerë do ta njoftojnë opinionin me kohë.

Opozita përdorë laser në Kuvend

0

Pas hedhjes së gazit dy herë branda të njejtës seance, deputetët e opozitës kanë filluar përdorimin e laserit ndaj ministrit Skender Hyseni dhe nënkryetari Xhavit Haliti.

Limaj: Nuk ndalemi deri në rrëzimin e Qeverisë

0

Kreu i NISMA-së për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se opozita ka një detyrë të përbashkët, qëllimi i të cilit është rrëzimi i qeverisë.

“Përpjekja jonë është të kemi një qëndrim të përbashkët, ne kemi forcë ,ka veç një qëllim rrëzimin e kësaj qeverie. Ky është regjim totalitar, se dine çka është kushtetuta, çka është ligji”, ka thënë Limaj.

Tre të vdekur nga moti i keq në ShBA

0

Për shkak të motit të keq e shoqëruar me stuhi të fuqishme që ka goditur pjesën jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa një numër i madh i tyre janë evakuuar.

Situatë më e keqe mbretëron në Teksas, Louisiana dhe Arkansas ku janë përmbytur shtëpi dhe objekte afariste.

Nëse kushtet e këqija klimatike edhe më tej vazhdojnë në këtë rajon, kjo mund negativisht të ndikojë ndaj miliona njerëzve.

Rrahet një mjek në Suharekë

0

Policia e Kosovës bën të ditur se dje, rreth orës 15 e 20 minuta, në Suharekë është rrahur një mjek nga djali i një të sëmuri.

Sipas informatave që ia ka dhënë policisë viktima thuhet se si shkas i mos vizitës së një pacienti në shtëpinë e tij, është sulmuar fizikisht nga djali i të sëmurit, raporton PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkohë njësiti përkatës policor është duke e hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Lotsjellës në Kuvend

0

Sërish u hodh gaz në Kuvendin e Kosovës. Gazin e hodhi deputeti i VV-së, Sali Salihu.

Pas hedhjes së gazit, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, shpalli pauzë 10 minutëshe.

Paraprakisht, derisa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po flet, opozita po i bie tavolinës për ta parandaluar fjalimin e tij. Në çdo fjalim të deputetëve, opozita u mundua ta pengoj seancën.