Home Blog Page 6690

Dhe ritmi vazhdon

0

Nga mortajat dhe kaosi te Miles dhe Coltrane, Rob Crossan eksploron dashurinë e Kosovës për jazz-in në shpalosje e sipër.

Shkrimi nga Rob Crossan / Fotografia nga Laura Stevens

Raftet e librave janë të stërmbushura me tituj të Spinozës, Bodrijardit e Herodotit. Dritat e mekura përshtaten mirë.

Koktejet janë të egra dhe pihen hurba-hurba me elegancë dhe vetëpërmbajtje nga klientela mjekroshe. Tingujt gjëmues e dredhakë të saksofonit duken sikur shpërbëhen si tym duhani përgjatë rrezeve inkandeshente.

Ishte ky vend vërtet një vatër luftë vetën dy dekada më parë? Me të arritur në Prishtinë, ishte vështirë të përfytyroje një shtet në të cilin do të ishte jo shumë e pritshme të gjeje një skenë të lulëzuar të jazz-it – në fakt, është përputhje thuajse po aq natyrale sa Londra me muzikën rome të Ballkanit – por, ashtu si po e zbuloj, ky është një vend ku stereotipet e shumta kanë tendencë të përmbysen për njerëz që vijnë sefte.

“Vetëm disa vite më parë, nuk ishin më shumë se dy muzikantë të jazz-it në tërë qytetin. Tash mund ta dëgjosh atë çdo natë të javës.” Kështu më thotë Ilir Bajri teksa bisedoja me të në ambientet bohemiane të jazz klubit Soma (somabookstation.com) një mbrëmje. Lokali mbushej me vajza të veshura me funde kadife e djem me bluza të përhimëta.

Nëse i jep një qark rrugëve të Prishtinës, është e pamundur ta mos vëresh Bajrin. Afro dy metra i gjatë, një shtëllungë krrelash të pashtruara dhe veshur me një pallto të gjatë përmbi një këmishe druvarësh; është tip që pëlqen muhabeti.

Në një moment jepet në një bisedë për Darvinizmin, e në tjetrin, duke qitur me duar pas një gllënjke raki rrushi, thotë se çdo njeri në Ballkan është “tërësisht, tmerrësisht i çmendur”.

Një Kosovar që për 11 vitet e fundit, ka drejtuar festivalin kombëtar të jazz-it, Bajri ka performuar në OKB, ka pirë verë me Vanessa Redgrave dhe, së paku tri herë në javë, mund të gjendet duke luajtur jazz sublim në lokalet e Prishtinës.

Ky është një qytet që kurrë nuk do të shpërblehet me një çmim vetëm për bukurinë estetike. Majat kështjellore të cukave që e rrethojnë qytetin shpojnë retë sikur tel me gjemba, e vetë qyteti është në vlug të një ekspansioni të pakontrolluar me blloqe, kinema, qendra tregtare të ngritura me shpejtësi dramatike në thelbin e një qyteti me shtëpi të stilit Austro-Hungarez e kalldrëme.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas largimit të forcave serbe nga shteti i ri si rezultat i bombardimeve të NATO-s, Kosova sot nuk mban shumë vraga të asaj që ishte lufta e fundit evropiane e shekullit të 20.

“Janë shumë arsye pse jazz-i është kaq popullarizuar në Kosovë,” thotë Edon Ramadani, pianisti i një tresheje të jazz-it të cilëve ua përcolla performancën e këngëve klasike sikur “So What”, “Take Five” dhe “The Girl from Impanema” në Soma.

“Është një uri e këtillë audiencës dhe e muzikantëve si ne për të eksperimentuar,” më thotë ai duke tymosur një cigare në oborrin e klubit. “Ende ekziston një afeksion i madh për Amerikën në Kosovë për shkak të ndihmës që na dhanë gjatë luftës, kështu që ne jemi më të afërt edhe me muzikën e Shteteve të Bashkuara.

“Gjithashtu, pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë, njerëzit kanë vullnet të dalin e të dëgjojnë muzikë gjatë gjithë kohës. Është një qytet i gjallë sa i përket skenës së muzikës live dhe është një vend ku ne si muzikantë mund të performojmë pra një audience rregullisht – pra përmirësohemi edhe ne.”

Klubet si Hamami, Klubi M, Dit e Nat, Zanzi e Soma, të formuara jo më shumë se pesë vite më parë, vazhdimisht ofrojnë performues të ndryshëm të muzikës jazz. Për një qytet të vogël si Prishtina, të kesh një numër të tillë të lokaleve të jazz-it është sikur Londra të ketë 100 klube kushtuar vetëm reggae-it.

Bajri ia gjen fillesën këtij transformimi ndaj jazz-it në vitin 2004, atëherë kur ai, përkundër shumë pengesave, ia doli të sigurojë fonde jashtë Kosovës dhe ta themelojë Prishtina Jazz Festival.

“Ishte një kohë e çmendur,” kujton ai. “Ne nuk kishim ide se a do të vinte njeri. E morëm me qira një sallë koncertesh dhe në fund na është dashur t’i mbyllnim dyert për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Kur performanca u krye, askush nuk e la sallën dhe u detyruam të lëshonim muzikë përmes altoparlantëve dhe të gjithë filluan të vallëzonin nëpër holle.”

Fatkeqësisht, fondet janë tharë dhe, pas 11 vjetësh, festivali jazz-it u shua vitin e kaluar. Sidoqoftë, për Bajrin nuk është një gjë e keqe.

“Nuk duhet të vazhdojmë të jemi të varur prej subvencioneve të shteteve tjera,” thotë ai. “Fundi i festivalit do të thotë se tash jazz-i duhet të vazhdojë të mbijetojë organikisht në Kosovë. Ndoshta fundi do të thotë se është koha që kjo skene të piqet. Kjo është në rregull sipas meje. Jazz-muzikantët e këtushëm nuk janë të moçëm – janë në vitet e njëzeta apo tridhjeta. Është shumë drithëruese të performosh me këta njerëz dhe ta shohësh skenën të rritet.

Dalë ngadalë, kjo skenë po e zhvillon identitetin e vet. “Shumë muzikantë këtu, sikur vetja ime, janë rritur duke mësuar muzikën klasike dhe popullore apo zhanre tjera,” thotë Enes Muhaxheri, baterist në treshen e jazz-it që luajtën në Soma.

“Jazz-i është diçka që na përshtatej, dhe dukej se ishte një progresion i natyrshëm që na shpiu të kjo lloj muzike dhe na bëri të zbulojmë sa shumë e pëlqejnë atë njerëzit këtu. Klubet e jazz-it janë shumë të ndryshme në qytet, Soma dhe Dit e Nat kanë librari e kafe, Hamami i ngjan një pazari marokien dhe Zanzi është një bodrum i egër e i zhurmshëm, por kjo shumëllojshmëri është çfarë i duhet skenës tash. Kurrë nuk mund ta parashikosh se si do të reagojnë turmat – apo nëse të dëgjojnë pikësëpari.

Egërsia e performancave, stakatot e tingujve depërtues, kadencat, tempoja dhe ndërrimi i kahjeve bëjnë që këta muzikantë të tingëllojnë më ndryshe nga Miles Davis apo Dave Brubeck në një klub të Londrës apo Parisit. Ndoshta janë fillesat embrionike të një “tingulli” të veçantë të jazz-it Kosovar që po buçet.

“Po zgjasim pëllëmbët drejt diçkaje që na takon ne,” thotë Muhaxheri. “Në bëjmë jetë kaotike e të improvizuar këtu në Kosovë. Ne e njohim kaosin dhe dimë si ta filtrojmë për të mbijetuar, pra ndoshta nuk është shumë për t’u çuditur që e kemi përqafuar jazz-in. Vjen nga dhe i largët, por duket se përshtatet me situatën tonë në mënyrë gati të përkryer”.

Botuar në easyJet Magazine /Gazeta JNK

E zhveshur për ‘projektin sekret’

0

Bella Hadid është bërë shumë shpejt e famshme në botën e modës, kjo edhe falë motrës së saj Gigi Hadid dhe të dashurit The Weeknd. Por, 19-vjeçarja gjithashtu bën gjithçka për të mbetur e famshme.

Të dielën, Bella postoi një foto ku pozon pothuajse e zhveshur, duke mbuluar me njërin krah gjoksin.

“Më fal mami”, shkruan Bella në shkrimin shoqërues të fotos.

Shoqja e Selena Gomez dhe Kendall Jenner gjithashtu shkroi: “Projekt sekret me skuadrën time të ëndrrave”.

Bella Hadid1

Fillon Panairi i librit në Shkup

0

Mbi 70 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 28-­të të librit i cili zyrtarisht do të hapet sonte në orën 19, në Metropolis Arena. Për vizitorët panairi do të hapet prej nesër deri më 18 prill.

Nga Panairi i Shkupit presin rreth 40.000 vizitorë në Panairin e librit i cili, pas Panairit të mobileve, është manifestimi i dytë i këtij lloji sipas frekuentimit në Shkup. Do të ofrohet literaturë nga autorë vendorë dhe të huaj, beletristikë, botime shkencore, libra për fëmijë, libra shkollorë.

Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorë në stendat e tyre, por edhe në Qendrën promovuese në Metropolis Arena në të cilën për shtatë ditët e panairit janë planifikuar mbi 30 promovime. Krahas botueseve vendorë do të ketë edhe të huaj nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa Ambasada e Suedisë do të organizojë prezantim të literaturës për fëmijë.

Ngjarje shtesë që do të organizojë Panairi i Shkupit (më 14 prill) është ligjërata e shkrimtarit, sociologut dhe oratorit motivues kroat Bruno Shimlesha, i cili është mes dhjetë autorëve më të lexuar kroatë të librave nga sfera e psikologjisë popullore.

Sipas paralajmërimeve, panairin do ta hapin shkrimtarët Rade Sijan dhe Sasho Dimovski. Orari i punës së Panairit është prej orës 10 deri në orën 20, çmimi i biletës është 30 denarë (0,5 euro), gjegjësisht 20 denarë për vizitorët në grupe.

Presidenti u kërkon femrave të mos përdorin tharësen e flokëve

0

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka kërkuar grave të ndalojnë përdorimin e tharëseve të flokëve për të kursyer energjinë.

Maduro, përmes një dekreti, ka urdhëruar që edhe e premtja të jetë pushim për dy muaj, për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike.

Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të përdorin me kursim energjinë elektrikë duke përfshirë këtu dhe ajrin e kondicionuar.

Maduro u ka rekomanduar femrave të përdorin tharësen e flokëve vetëm në raste të veçanta.

Ai ka këshilluar që qytetarët të përdorin sa më pak pajisjet elektrike, madje rrobat të mos i thajnë në lavatriçe, por t’i nxjerrin në diell.

Kreu marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren, ndalohet 19 vjeçari

0

Një 19-vjeçar është ndaluar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Xh. Gjini, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me iniciale I.P., 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

U dashurova pa e parë, e u rrëqetha kur e pash!

0

“Jam 35 vjeç, i martuar, kam dy fëmijë, jetoj në Ferizaj. Historia e jetës sime nuk ka tragjedi brenda saj, por ka shumë ndjenjë, dashuri, pasion, edhe pse në këtë moshë fati më sjell në jetën time që të njihem me një grua më të re se unë, e cila jetonte në diasporë dhe nga ajo kohë çdo gjë ndryshoi në jetën time”, shkruan për Portalin tonë, “Kosovarja”, Xh.

Nga plogështia, boshllëqet dhe vuajtjet që m’i kishte krijuar jeta deri në ato momente kur kam njohur këtë grua të diasporës, sikur gjithçka filloi gradualisht të shuhej dhe të ringjallej një jetë e re brenda meje, filloi gradualisht si një miqësi e mirë, e çiltër, e sinqertë dhe pa asnjë lloj interesi. Flisnim shumë për njëri-tjetrin, duke arritur deri në atë pikë sa po tregonim gjithë brengat dhe gjithë të fshehtat që nuk i kishim fol me asnjë njeri deri atëherë. Filloi të krijohej një simpati e dyanshme dhe çdo ditë e më shumë që kalonte, prania e njëri-tjetrit bëhej më e nevojshme, më e dashur dhe shumë drithëruese…

Edhe ajo ishte e martuar, siç jam edhe unë, dhe me një të kaluar shumë të hidhur dhe shumë të dhimbshme…

Por, po e lë pas të kaluarën dhe po flas për vazhdimin e historisë sime me këtë grua, që e kam njohur dhe që më ndryshoi gjithçka në jetën time… Flisnim shumë gjatë ditës në telefon, madje kishte ditë të veçanta që flisnim edhe 8-9 orë rresht dhe do duhej diçka shumë e rëndësishme që të na shkëpuste nga komunikimi… Dhe, ky komunikim vazhdon akoma, edhe sot e kësaj dite, por me një ndryshim se janë rralluar shumë orët. Ato janë kthyer në minuta dhe kjo jo për faj të saj, por jeta sjell ndryshime dhe si rrjedhojë është edhe pamundësia për t’u parë me njëri-tjetrin.

Thënë shkurt, u dashurova në këtë grua dhe çdo ditë e më shumë që kalonte lidhesha me të, për të mos dashur kurrë të zgjidhesha. Tash jeta ime mori tjetër kuptim, dita filloi të bëhej më e bukur, më e këndshme, zgjohesha me qëllimin që do shkoja në punë dhe do ndihesha afër saj, edhe sikur të mos ishte aty. Natën flija me mendimet për të… Mezi prisja të vinte e ta shikoja, të flisja e ta përqafoja, edhe pse nga largësia ia puthja buzët, ia prekja trupin.

Por, kur erdhi koha të takoheshim, çfarë të shihja: një femër e parregulluar, pa kurrfarë bukurie…

M’u rrëqeth trupi kur e pash… M’u turbullua shikimi. Iu afrova dhe ia zgjata dorën. I thash: “Unë jam shoku i personit që është dashur të të pres. Ai që nga mbrëmë ndodhet i shtrirë në spital”.

Kështu e sajova këtë gjë, aty për aty…

Ajo u step dhe më falënderoi që kisha dal t’i tregoja e të mos priste kot…

Ika prej saj dhe mësova shumë nga ai moment: Kurrë mos u jep në njeriun që nuk e njeh, që kurrë nuk e ke parë! Xh. /Kosovarja/

Kerry: Vizitë historike në Hiroshimë

0

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë një vizitë historike memorialit të hedhjes së bombës së parë atomike në botë në Japoni.

Sot Kerry u bë zyrtari më i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara, që e ka vizituar Parkun dhe Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshimë.

Ai së bashku me ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, e kanë vizituar muzeun dhe kanë vendosur lule në pllakën përkujtimore të atyre që kanë vdekur gjatë hedhjes së bombës atomike.

Ministrat janë në Hiroshimë për takim të Grupit të shtatë fuqive ekonomike botërore, transmeton Rel.

Më 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur bombën atomike prej 15 kilotonësh në këtë qytet, duke i vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz.

Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki tri ditë më vonë, kanë ndikuar në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Kadri Veseli s’ka rival në PDK

0

Kadri Veseli do të jetë i pakonkurrencë për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së në konventën e jashtëzakonshme më 7 maj. Deri më tani asnjë kandidat nuk ka shprehur interesim për ta sfiduar aktualisht ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë më të madhe në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës po i bën përgatitjet intensive për mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme më 7 maj.

Në këtë konventë pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, pas 17 vjet të udhëheqjes nga Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes president i Kosovës.

Kadri Veseli, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, pritet që të zgjidhet në krye të PDK-së, pa probleme dhe pa kundërkandidat. Në PDK thonë se ende nuk kanë asnjë kërkesë nga ndonjë kandidat që ka shfaqur ambiciet për të qenë kryetar i kësaj partie.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, thotë për gazetën “Zëri” se ka dhjetë ditë që kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e konventës, duke shtuar intensitetin e punës.

Ai thekson se tash janë duke e bërë një lloj platforme të punës që do të miratohet në konventë dhe do të vazhdohet me punën tjetër.

“Konventa nuk do të jetë vetëm konventë e jashtëzakonshme zgjedhore ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, por do të ketë edhe një karakter pune”, ka thënë Musmurati../zeri/

Kryeministri ukrainas jep dorëheqjen në TV

0

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqjen e tij në një transmetim televiziv të dielën.

Ai fjalësoi dështimin e politikanëve për realizuar “ndryshimet e vërteta” dhe tha se do ta informojë Parlamentin të martën.

Qeveria e tij është akuzuar për mosveprim dhe korrupcion.

Arrestohet hajni i kabllove elektrike në Prizren

0

Personi i cili disa ditë më parë tentoi të vjedhë kabllot elektrike për ndriçim publik, në Reqan të Prizrenit, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

PK njofton se dje ka arritur të arrestojë të dyshuarin me kombësi boshnjake, të cilit i ka konfiskuar një çantë krahu me kabllo elektrike.

Sipas policisë, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/