22.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6691

Urimi ‘skandaloz’ i Ramadan Mujës për 7 Marsin

0

 

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars. Urimi i dërguar për media është i pakuptimit, pasi që ka shumë lëshime logjike e gjuhësore.
Urimi i Ramadan Mujës pa ndërhyrje

Urime 7 Marsi

Te nderuar, mësues, gëzuar 7 Marsin ditën tuaj.

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja, uron të gjithë mësuesit e komunës së Prizrenit !

Ne ketë dite ne ju nderojmë JU, punën dhe kontributin tuaj te madh qe po jepni në mësimin e gjuhës sonë te pastër, te asaj gjuhe qe na e lëne amanet te paret tanë, detyrë jone është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm.

Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëfyes për rrugën tone të ndritur.

Ato mësime na ndjekin dhe sot.

Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë, mësuesve tanë.

Komuna e Prizrenit është krenar me ju dhe më gjithë zemër ju urojmë Gëzuar festen tuaj, “7 Marsin”..

Miradije Memaj dhe Milazim Kastrati, shpallen më të mirët në Prizren

0

Miradije Memaj dhe Milazim Kastrati janë përzgjedhur mësimdhënës më të mirë në Prizren.

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, tha se që nga 7 Marsi i vitit 1887, gjuha shqipe e shkruar është rritur dhe ka gjetur dritën e vetë kudo ku ka shqiptarë.

“Komuna e Prizrenit është e përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për një proces të mirëfilltë edukativo-arsimor”, tha ai.

Më pas janë bërë publik edhe emrat e mësimdhënësve më të dalluar nga një komision i përbërë nga drejtorë të shkollave, si dhe nxënësit që kanë treguar më së shumti sukses ndërmjet festës së Ditës së Mësuesit. Mësimdhënësja më e dalluar për shkollat fillore të ultë të mesme është shpallur: Miradije Memaj nga shkolla

“ Dy dëshmorët” në Piranë, ndërsa për shkollat e mesme të larta mësimdhënësi, Milazim Kastrati nga Gjimnazi “Gjon Buzuku”. /TV Prizreni/

Fortesa mbytet në ujë

0

Banorët e fshatit Fortesë të Rahovecit, janë tejet të shqetësuar për shkak të prurjeve të shumta të ujit në lumin “ Rumnik” i cili rrezikon të del nga shtrati dhe të shkaktojë vërshime në këtë lokalitet.

Ky lokalitet edhe në të kaluarën është përballur me vërshime të shumta në kohën e shirave të rrëmbyeshëm dhe këta banorë thonë se ndodhen në panik , sepse nga çasti në çast uji nga lumi mund të depërtojë nëpër objekte të banimit, ndërsa mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme edhe në tokat bujqësore. Banorët e

Fortesës apelojnë tek organet kompetente komunale të Rahovecit dhe atyre shtetërore, që urgjentisht të intervenojnë në parandalimin e përmbytjeve të mundshme./TVPZ/

Masakrohet me thika e çekiç shqiptari, refuzoi seksin tresh me dy djem

0

Një 23-vjeçar është masakruar dy ditë më parë në një apartament në Romë, në përfundim të një feste me miqtë, ku kishin përdorur alkool dhe drogë.

Sipas mediave në Itali, viktima Luca Varani është gjetur i zhveshur, i masakruar me thikë dhe çekiç, ndërsa policia ka identifikuar autorët e krimit, dy shokët e tij, Manuel Foffo 29 vjeç, pronari i apartamentit ku ishte organizuar festa dhe Marco Prato 30 vjeç, i njohur në Romë për organizimin e festave mes homoseksualëve.

Menjëherë pas ngjarjes, Marco Prato ka tentuar të vetëvritet dhe ndodhet në spital, ndërsa Manuel Foffo është vetëdorëzuar në polici.

Sipas hetimeve të para, policia dyshon se 23-vjeçari është vrarë, pasi ka refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me dy shokët e tij.

Në fakt Luca Varani nuk ishte homoseksual. Ai kishte një histori dashurie me një vajzë prej rreth 8 vjetësh. Edhe në faqen e tij në “Facebook”, 23-vjeçari postonte shpesh shprehje kundër homoseksualëve, si “Zoti nuk krijoi Adamin dhe Claudion” apo “JO martesave gay, rroftë familja”.

Njëri prej autorëve të krimit, Manuel Foffo deklaroi në polici se e kishin kryer vrasjen nën efektin e drogës, thjesht për të ndjerë emocionet e një vrasjeje./BW/

Rahoveci në gatishmëri për përballimin e reshjeve të shiut

0

Shiu, i cili ka filluar të bie sot gjatë ditës ka filluar të paraqet probleme nëpër disa fshatra të Komunës së Rahovecit duke e përfshi edhe qytetin.

Për këtë arsye kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka kërkuar nga Muhamet Behra, DShP dhe Bislim Morina, DMSh që të koordinohen me institucionet të tjera siç është KRU “Radoniqi” njësia në Rahovec dhe në Prizren, që të jenë në gjendje gatishmëri.

Sipas drejtorive përkatëse, kërkesa për të intervenuar ka pasur në fshatin Dobidol dhe në fshatrat të tjerë po ashtu edhe në rrugët “Xhelal Hajda-Toni” dhe në rrugën “Sylejman Vokshi”, në qytetin e Rahovecit.

Situata sa u përket vërshimeve në Komunën e Rahovecit është nën kontroll dhe ekipet janë në teren dhe në vazhdimësi janë duke punuar në evitimin e përmbytjeve.

Sipas drejtorit Muhamet Behra, niveli i ujit ka filluar të ulët dhe nga kjo mund të thuhet se edhe rreziku i vërshimeve është zvogëluar.

Ai thotë po ashtu se në të ardhmen, në vendet ku është paraqitur rreziku nga vërshimet do të intervenohet që në të ardhmen të mos ketë rrezik nga vërshimet. /PrizrenPress.com/

Lumi ‘Mirusha’ depërton në shkollën e Burimit të Malishevës (Foto)

0

Rënia e pandërprerë e shiut, gjatë ditës së sotme, ka bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, por edhe në përroska.

Sipas të dhënave nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, uji ka depërtuar në shkollën fshatit Burim, ku është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa mësimi është ndërprerë në atë shkollë, thuhet në një komunikatë të Komunës së Malishevës.

Momentalisht, uji ka bllokuar rrugën Malishevë-Duhël dhe rrugën Mirushë-Gurbardh. Tek liqeni në Mirushë, uji ka mbuluar urën dhe si pasojë është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Gurbardh.

Po ashtu, uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi në qytetin e Malishevës, kryesisht në bodrume.

Gjendja aktuale është nën kontroll, por luten qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi sasia e ujit në lum dhe përroska, është ende e madhe. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë deri në qetësimin e situatës. /PrizrenPress.com/

Malisheve-vershime-zjarrfikesit

Limaj: Opozita duhet ta shqyrtojë braktisjen e Kuvendit

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit është i panevojshëm.

“Vazhdimi i përdorimit të gazit në seancat e Kuvendit mendoj se është i pa nevojshëm”, ka thënë Limaj për IndeksOnline, duke paralajmëruar një formë të re të kundërshtimit të qeverisë.

Sipas tij, opozita duhet ta trajtojë seriozisht qëndrimin në Kuvend.

“Ndoshta ka ardhur koha që opozita ta trajtoj seriozisht qëndrimin e saj te mëtutjeshëm në Kuvend”, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën.

“Pas krejt asaj që ka ndodhur deri më tani, e posaçërisht tashmë kur ekziston vendimi i Gjykatës që i dha të drejt opozitës së marrëveshja e parimeve e nënshkruar në Bruksel është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, arsyeton Limaj.

Tutje ai thotë se kjo qeveri është shkelëse e Kushtetutës, ky Kuvend e ka humb legjitimitetin e vet dhe e vetmja zgjidhje është që vendi të shkoj në zgjedhje.

Për formë të re të veprimit të opozitës, ka folur sot për Gazetën Express edhe nënkryetari i AAK’-së, Adrian Gjini.

Ai ka treguar se AAK-ja po shqyrton edhe mundësinë e largimit nga Kuvendi, si formë e kundërshtimit opozitar.

Vdesin dy alpinistë në Zvicër

0

Në Safiental të kantonit Graubünden në Zvicër, kanë humbur jetën të shtunën dy alpinistë të mbuluar nga orteku i borës. Ata, nëpër një mot të lig, me borë dhe me kushte të vështirësuar të pamjes ishin rrugës për në Höllgraben, bën të ditur policia kantonale.

Në ngjitje e sipër ata janë kapur nga një ortek bore me ç`rast janë mbuluar në tërësi.

Të dielën dy alpinistët janë gjetur të vdekur dhe janë transportuar.

Katër persona të tjerë që po ashtu janë kapur nga orteku i borës po në Safiental të shtunën, kanë shpëtuar pa lëndime.

Do t’ia nxjerrim zemrën ISIS0-it

0

Zëvendëspresidenti Amerikan, Joe Biden, tha sot se Washingtoni do “t’ia nxjerrë zemrën” grupit ekstremist, Shtetit Islamik, në Siri dhe në Irak.

“Ne do t’ia nxjerrim zemrën Daeshit (Shtetit Islamik) në Irak dhe në Siri, në mënyrë që t’ua pamundësojmë atyre që të shpërndajnë helm në rajon dhe në gjithë botën”, ka thënë ai.

Biden ka folur para qindra amerikanëve në një bazë ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kjo luftë do të marrë kohë, por ne jemi të përkushtuar që t’a shkatërrojmë këtë përbindësh”, ka thënë Biden.

Më herët, ai e kishte përjashtuar një zgjidhje ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe kishte bërë thirrje për një tranzicion politik.

“Sado e vështirë që të jetë, ne duhet të bëjmë përpjekje që të arrijmë një zgjidhje politike”, ka thënë Biden.

Ja si duket Suhareka e vërushuar nga shiu (Video)

0

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës.

Edhe Suharekën e ka kapluar vërshimi, shkruan Gazeta Express.

Komunat më të prekura nga këto vërshime janë ajo e Pejës, Skenderajt, Prizrenit, Malishevës, etj.

Përsos shiut, në vendet malore, ka pasur edhe reshjeve të borës.

Vershime nga shiu edhe ne Suharekë

Gepostet von Gazeta Express am Montag, 7. März 2016