20 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6693

Fillojnë praktikën 30 studentë të antropologjisë

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një grup prej 30 studentësh nga Departamentet i Antropologjisë nga Fakultetit i Filozofik i Universitetit të Prishtinës, të cilët nga sot do të fillojnë praktikën 3 deri në 6 mujore në institucionet trashëgimisë kulturore që veprojnë në kuadër të MKRS-së.

Kjo vjen si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit, të cilin MKRS-ja e ka nënshkruar me fakultetin përkatës në vitin e kaluar. Në kuadër të këtij memorandumi, parashihen një sërë aktivitetesh, si trajnime, konferenca, seminare dhe botime që për synim kanë hulumtimin, ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Ministri Shala i përgëzoi studentët dhe iu uroi punë të mbarë, dhe njëkohësisht iu premtoi përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve të kulturës në rrugën e formimit dhe ngritjes së tyre të mëtejme profesionale. Ai po ashtu u shpreh se trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e Kosovës, janë tejet me rëndësi për të ndërtuar Kosovën e së nesërmes dhe në këtë synim, brezi i ri, ka një rol fondamental.

Ministri Shala u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Departamentin e Antropologjisë, si një ndër departamentet e vetme të kësaj fushe në gjuhën shqipe, ku studimet themelore janë studimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Ai më tej u shpreh se institucionet e Kosovës, trashëgiminë kulturore e kanë prioritet të veçantë, ndaj edhe po investohet në shumë aspekte për të gjurmuar, konservuar dhe promovuar, gjithnjë në funksion të ruajtjes edhe të diversitetit kulturor.

Ministri Shala gjithashtu u shpreh se MKRS-ja do të mbështes studentët e Degës së Antropologjisë edhe në të ardhmen, që ata të mos mbesin pa praktikë, dhe njëkohësisht iu premtoi bashkëpunim në krijimin e programeve të reja profesionale në bashkëpunim me institucionet dhe po ashtu në trajnime dhe shkollime nëpër Evropë. /PrizrenPress.com/

Rahoveci shënon 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

0

Në 18 vjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përfaqësues të OVL-UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh.

Homazhe dhe kurora me lule janë vënë tek Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, Shtatorja e Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mollabazi-Mici, Pllaka përkujtimore, busti i heroit Mensur Zyberaj dhe Pllaka përkujtimore tek Teqja e Madhe.

Homazhe dhe kurora lulesh janë vënë edhe nëpër varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve nëpër gjithë territorin e komunës së Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Vehapi ben homazhe3Vehapi ben homazheVehapi ben homazhe1 Vehapi ben homazhe2

Një muaj paraburgim për hajnat e Zhurit

0

Departamenti i Përgjithshëm Penal i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurve me iniciale S.G., M.S., D.A. dhe E.S. që të gjithë nga fshati Zhur- Komuna e Prizrenit.

Katër të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 04.03.2016 prej orës 11.00 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 03.04.2016”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 29.02.2016 – 02.03.2016, gjatë orëve të natës, në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia marrin pasurinë e të dëmtuarit me inicialët B.G., në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e volitshëm, orët e vona të natës, dhe mos prezencën e punëtorëve, me përdorimin e forcës, thyejnë derën e depos – garazhdës së të dëmtuarit dhe marrin gjëra të ndryshme me vlerë dhe largohen nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Kicaj. /Prizrenpress.com/

Institucionet po e stimulojnë degradimin e Qendrës Historike të Prizrenit

0

Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe vlerëson se institucionet përgjegjëse për ruajtjen e vlerave të Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk e kanë krijuar një sistem të duhur të koordinimit ndërmjet tyre, ndërkohë që edhe organet e drejtësisë ende nuk po aplikojnë sanksione për shkeljet në këtë zonë të veçantë.

“Monitorimi lidhur me veprimet e zinxhirit institucional, gjatë periudhës korrik-nëntor 2015 ka nxjerrë në pah mungesën e komunikimit të mirëfilltë institucional, gjë që ka pas ndikim negativ në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe parandalimin e degradimit në këtë qendër”, thuhet në komunikatën e EC Ma Ndryshe.

“Të dhënat statistikore të ofruara nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren tregojnë se ky mekanizëm ka evidentuar 5 projekte apo punime të realizuara në këtë zonë pa shqyrtimin e QRTK-së dhe se të njëjtat i ka adresuar te Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit”.

“Ndërsa të dhënat statistikore të ofruara nga Drejtoria e Inspektorateve bëjnë të ditur se vetëm 1 rast ka qenë në procedurë administrative, pasi investitori ka poseduar leje rrënimi, por punimet në ndërtim i ka nisur pa u pajisur me leje ndërtimore. I njëjti sipas DI-së dy herë është gjobitur me gjobë mandatore dhe nuk ka pas vazhdim të punimeve në ndërtim të objektit. DI ka njoftuar se nuk ka pas raste tjera në këtë periudhë në Qendrën Historike”.

“Ndërkohë Prokuroria Themelore e Prizrenit ka theksuar se gjatë kësaj periudhe kohore ka ngritur 2 aktakuza ndaj 2 personave të dyshuar për shkelje ligjore”.

“Ndërkaq të dhënat statistikore për këtë periudhë të ofruara nga Gjykata Themelore e Prizrenit tregojnë se masat sanksionuese janë shqiptuar për parregullsitë urbanistike në 4 raste penale në pjesët tjera të qytetit, ku në mesin e të pandehurve ka edhe zyrtarë komunal që kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, ndërkohë që nuk është raportuar për ndonjë aktgjykim në lidhje me shkeljet në Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Fakti që organet e drejtësisë kanë nisur adresimin e parregullsive urbanistike është inkurajues, por ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Në anën tjetër, dallimi në mes të dhënave të raportuara nga QRTK dhe rasteve të evidentuara nga DI është i dukshëm. Dhe ky hendek duhet të ngushtohet në mënyrë që të mbrohet Qendra Historike e Prizrenit nga degradimi i mëtutjeshëm”.

EC Ma Ndryshe përkujton se mbrojtja dhe zhvillimi i Qendrës Historike të Prizrenit është përgjegjësi e ndarë e dy niveleve të qeverisjes dhe e një numri të konsiderueshëm institucionesh. Mungesa e sanksioneve për shkeljet nënkupton paaftësi të institucioneve për të siguruar sundim të ligjit.

“Për këtë arsye, rekomandon koordinim mes institucioneve të shtetit për të vendosur rend urbanistik në Qendrën Historike, por pa anashkaluar edhe pjesët tjera të qytetit”.

“Ky koordinim duhet të zbatohet në disa nivele, përfshi atë brenda komunës së Prizrenit (drejtoritë, Këshilli i Trashëgimisë Kulturore), komuna në raport me QRTK-në dhe ministritë përkatëse (Kulturë, Planifikim Hapësinor, Qeverisje lokale), institucionet e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrja parlamentare në raport me qeverinë dhe komunën”. /PrizrenPress.com/

Gjimnazistët e “Gjon Buzukut” në Prizren me peticion kërkojnë drejtësi për punëtorët e arsimit

0

Nxënës dhe ish – nxënës të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren kanë nisur një peticion për të kërkuar, siç thonë ata drejtësi për punëtorët e arsimit.

Kjo nismë po vjen pas lajmit të publikuar në media rreth mësuesit Shpend Goranci, i cili edhe pse i sëmurë është detyruar të dal në punë.

Duke parë trajtimin e këtij profesori që po i bëjnë institucionet përgjegjëse, nxënësit përmes një njoftimi për media bëjnë me dije për nismën e këtij peticioni, për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së gjithë punonjësve në Kosovë.

Lexojeni të plotë njoftimin e dërguar nga nxënësit e kësaj shkolle.

PETICION:

Kërkojmë drejtësi për punëtorët e arsimit!

Ne, nxënës dhe ish-nxënës të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, qytetarë të Prizrenit dhe të Kosovës, jemi thellësisht të brengosur dhe të indinjuar me lajmin e bartur nga Koha.net më 28 shkurt, mbi gjendjen e profesorit të nderuar Shpend Goranci.

Dr.Shpend Gorancin e njohim si një njeri me kulturë të gjerë, sens humori dhe zemërgjerësi të rrallë. Për shumë nga ne, janë edukatorët si ai, që na kanë mbajtur aftësinë për të ëndërruar gjallë, edhe në kushtet më të rënda. Shumë nga ne kanë arritur suksese të mëdha profesionale, në Kosovë dhe më gjerë, falë përkushtimit e punës vetëmohuese si ajo e profesor Shpendit.

Atij sot i mohohet e drejta për kompensim të plotë të pagës – gjatë rehabilitimit mjekësor të nevojshëm në afat më të gjatë kohor, aq se e kërkon gjendja e tij shëndetësore. Në mungese të dispozitave ligjore që do të rregullonin rastet e tilla, ky mësimdhënës është detyruar të punojë me orar të plotë edhe pse gjendet ende në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore.

Profesori thotë që këtë e bën me dëshire dhe kjo është padyshim e vërtetë. Mirëpo, në të vërtetë, ai fare nuk e ka opsionin që të marrë pushimin e nevojshëm dhe të kalojë aq kohë sa i nevojitet për t’u rehabilituar. As Lig ji i Punës (03/L -212) dhe as Kontrata Kolektive e Arsimit Parauniversitar nuk u mundëson mësimdhënësve të shfrytëzojnë më shumë se 20 ditë pushim mjeksor me pagesë. Poashtu, për dallim nga vendet tjera në rajon, Kosova nuk ka ligj që garanton pushimin invalidor me pagesë për mësimdhënës. Ata poashtu nuk kanë sigurim mjekësor – gjë që do të duhej të ishte e garantuar në një sistem shoqëror të drejtë.

Gjendja e rëndë shëndetësore e profesor Gorancit si dhe nevoja për trajtim të vazhdueshëm mjekësor kanë shkaktuar harxhime të mëdha për familjen ( kredi prej €5000, mes tjerash), përveç mundimeve dhe tronditjeve të mëdha të ballafaqimit me një sëmundje të rëndë.

Mjafton vetëm ta përkujtojmë punën vetëmohuese dhe sakrificat e arsimtarëve tanë në kohë të represionit serb. Edhe pse pa kompensim dhe në kushte shumë të rënda, ata e vazhduan punën me përkushtim dhe profesionalizëm. Janë ato gjenerata të shkolluara nga arsimtarë si Shpendi që kanë diplomuar në disa nga qendrat kryesore universitare në botë, dhe janë nxënësit e arsimtarëve si Shpendi që sot janë mjekë, avokatë, ekonomistë, arkitektë, apo artistë të kalibrit më të lartë (Siç është, padyshim, edhe vetë Shpend Goranci).

Heronjtë e Kosovës së pavarur nuk janë vetëm ata që luftuan me pushkë. Janë edhe ata që luftuan me, dhe për dije – punëtorët e arsimit. Tani është koha që ta shpaguajmë borxhin.

Andaj, ne të nënshkruarit, e konsiderojmë këtë rast jo vetëm si një padrejtësi të rënde, por edhe sulm dhe ofendim personal ndaj çdo vlere civilizuese që e gëzojmë falë pedagogëve siç është profesor Shpendi. Kur arsimtarët tanë poshtërohen, poshtërohemi të gjithë ne. Kur atyre iu mohohen të drejtat themelore njerëzore, pësojmë ne dhe pësojnë fëmijët tanë.

Me këtë rast, bëjmë thirrje për aksion si vijon:

1. Institucionet relevante si Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Minisitrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Asamblenë Komunale dhe Drejtorinë e Arsimit në Prizren, Sindikatën e Bashkuar të Arsimit të Kosovës dhe Sindikatën e Gjimnazit “Gjon Buzuku”: Kërkojmë nga ju që ky rast të merret urgjentisht dhe të sigurohet së paku paga prej 70% në rast të pushimeve mjekësore afatgjata, apo çfarëdo lehtësimi që do të ishte i pranueshëm në këtë rast, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe kontratën kolektive.

2. Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit: kërkojmë urgjentisht të vihet në rend të ditës shqyrtimi i një sigurimi gjithëpërfshirës mjekësor dhe invalidor për punëtorët e arsimit publik. Kërkojmë që kjo të merret si një çështje me rëndësi jetike për vendin.

3. Opozitës: kërkojmë që ta kryeni detyrën tuaj si opozitë lojale e Republikës së Kosovës dhe të bëni trysni në Qeverinë e Kosovës që kjo çështje të merret me prioritet të lartë.

5. Gjithë spektrit politik (Pozitë dhe Opozitë): Si çdo kosovar, edhe ne kemi bindje dhe qëndrime politike, duke përfshirë edhe mospajtime serioze. Por në këtë rast, jemi parimisht neutral. Prandaj, i bëjmë apel vullnetit të mirë tuaj, ndërgjegjes suaj, si dhe obligimeve qe keni marrë përsipër si shërbyes publikë që të punoni me përkushtim për mirëqenien e qytetarëve kosovarë. Kur është çështja te sigurimi i një jete dinjitoze të atyre që përkujdesen për shkollimin e brezave të rinj, atëherë aty jemi një.

6. Qytetarëve të Republikës: Kërkojmë që secili të kontaktoni përfaqësuesin e juaj në Kuvend dhe të loboni për këtë çështje. Ju bëjmë thirrje që ta konsultoni linkun më poshtë për numrat e telefonit dhe adresat e-mail të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, si dhe Ministrisë së Arsimit.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm që Kosova gjendet në një situatë të vështirë politike. Por jemi poashtu të bindur që ndryshimet e mëdha fillojnë me një hap të vogël. Populli ynë është treguar i aftë të mobilizohet dhe të tregojë shkallë të lartë solidariteti në kushte edhe më të vështira se këto. Ta dëshmojmë, pra, edhe njëherë se jemi të denjë për sakrificat e mësimdhënësve tanë. Ndërmerr aksion që tani!

/RTK/

Vazhdojnë aktivitetet e Epopesë së UÇK-së

0

Vazhdojnë edhe sot aktivitetet në kuadër të aktivitetit tradicional Epopeja e UCK-së.

Aktiviteti përfundon në mbrëmje në Prekaz me programin kulturor-artistik, Nata e Zjarreve.

S’do të ketë çarje të koalicionit VAN

0

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se opozita e bashkuar mbetet e palëkundur në realizimin e objektivave të saj.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nuk do të ketë çarje të koalicionit VAN pasi, sipas tij, opozita është më unike se kurrë më parë. Isufi është shprehur i bindur se masiviteti popullor do ta detyrojë Qeverinë aktuale të largohet.

Ai ka shtuar se protesta e 26 marsit do të jetë edhe më e fuqishme se protestat e kaluara, ndërsa ka treguar se opozita e bashkuar do ta bllokojë seancën e së enjtes derisa nuk ka normalitet në Kosovë.

Veseli nis betejën për PDK-në

0

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, të mërkurën Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Kjo konventë pritet të mbahet në fund të prillit ose në fillim të majit. Për ta marrë “timonin” e partisë, Veseli s’ka kundërkandidat serioz

Kadri Veseli duket se nuk do të ketë konkurrencë për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit. Veseli tashmë drejton partinë në bazë të statutit, por shpejt pritet të zgjidhet edhe zyrtarisht në krye të PDK-së. Sipas burimeve brenda partisë më të madhe në vend, gjasat maksimale janë që zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli, ta marrë drejtimin e partisë.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë për “Zërin” se me statut është e paraparë që në mungesë të kryetarit të partisë, atëherë atë e zëvendëson zëvendëskryetari.

“Faktikisht me rastin e zgjedhjes president të Hashim Thaçit në baza statutare këtë funksion e ushtron zëvendëskryetari, i cili është Kadri Veseli si zëvendëskryetar i vetëm”, ka thënë Musmurati.

Pas një takimi, Kryesia e PDK-së ka propozuar që të mërkurën të thirret Këshilli Drejtues i partisë, për të diskutuar dhe për ta caktuar konventën e përgjithshme, ose të jashtëzakonshme, për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, si pasues të Hashim Thaçit, pas 16 vjet udhëheqje të partisë. /Zëri/

Lunacek: Serbia do ta njohë Kosovën

0

Zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, është shprehur se Serbia duhet ta njohë Kosovën, teksa ka shtuar se Serbia është e vetëdijshme se Bashkimi Evropian, pas rastit të Qipros, nuk do të pranojë më asnjë shtet anëtar që nuk i ka kufijtë e definuar.

Kur ka folur për integrimin e serbëve, Lunacek ka përmendur edhe faktin se serbët janë të përfaqësuar në Qeverinë e në Kuvendin e Kosovës.

“Madje e ndihmuan Hashim Thaçin të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, duke i siguruar kuorum”.

Në një intervistë dhënë Kuririt të Beogradit, ajo ka folur edhe për liberalizmin e vizave, duke thënë se kjo duhet të bëhet sa më shpejt për Kosovën, duke nënvizuar se është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim vizash.

Por një çështje tjetër që prek Lunacek është Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Lunacek për Asociacionin thotë se duhet të zbatohet si Marrëveshje e arritur në Bruksel mes Prishtinë dhe Beogradit. Ajo ka thënë se gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për këtë marrëveshje duhet të përfshihen në formulimin e Ligjit dhe Statutit.

Lunacek ka marrë një shembullin e UNESCO-s kur ka folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka thënë se refuzimi i UNESCO-s vitin e kaluar e thekson bllokadën politike të vazhdueshme që Serbia i bën Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kjo shkelje sistematike e parimit të fqinjësisë së mirë dhe qëllimit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve e vë dialogun në rrezik”, ka theksuar ajo.

Rugova nuk ka vdekur nga kanceri – ai është helmuar (Video)

0

Në dokumentarin “Misteri i vdekjes së Presidentit”, tre personalitete të njohura kanë hedhur dyshime se Ibrahim Rugova nuk ka vdekur nga kanceri.

Shikojeni emisionin Zona Express me autor Leonard Kerqukin për të kuptuar se ku i mbështesin ata pretendimet se Lideri Historik i shqiptarëve të Kosovës mund të jetë helmuar.

Klikoni në videon në vazhdim: