6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 6699

Opozita sot bënë të ditur planin për kundërshtimin e marrëveshjeve

0

Opozita e bashkuar, VV-AAK-NISMA, do të mbajnë sot konferencë për media para Teatrit Kombëtar duke filluar nga ora 15:00.

Opozita pritet të njoftoj për hapat e tutjeshëm të saj në raport me kauzat e tyre që janë kundërshtimi i fuqishëm i Asociacionit dhe Demarkacionit.

Rikthimi i Enver Hoxhajt

0

Enver Hoxhaj është vendosur në vend të Petrit Selimit për ministër të Punëve të Jashtme. Hoxhaj shumë shpejt pritet ta marrë drejtimin e diplomacisë kosovare, i cili do ta zëvendësojë Hashim Thaçin në postin e ministrit të Punëve të Jashtme

Zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit ka lënë zbrazët dy poste, atë të zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme. Mirëpo, Enver Hoxhaj është personi që do ta pasojë atë në krye të diplomacisë, dikaster këtë që e kishte udhëhequr edhe në mandatin qeverisës shkurt 2011 deri në dhjetor të vitit 2014.

Gjatë kohës sa Hoxhaj ka udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme pati disa arritje të shtetit të Kosovës, njohje ashtu edhe në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Duket se Hoxhaj është vlerësuar si më i denjë për ta rimarrë këtë post edhe pse zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka shprehur tash sa kohë dëshirën e tij për të marrë këtë post. /Zëri/

A po rrëshqet shteti në diktaturë?

0

Beteja politike nën hijen e dhunës qeveritare. Pushteti po e persekuton opozitën

Përveç përfaqësuesve të partive politike opozitare, të cilët në vazhdimësi janë duke denoncuar pushtetin se i ka instrumentalizuar politikisht të gjitha segmentet e institucioneve të sundimit të ligjit dhe po i përdorë ato kundër opozitës së bashkuar, për ta shpallur këtë aleancë politike si forcë ekstremiste dhe për ta shtypur e dekurajuar atë deri në një neutralizim të plotë të veprimit politik, këtë dyshim e ngritin edhe analistët politikë. Ata theksojnë se derisa për rastet e shumta kriminale të oligarkëve të lidhur me partitë në pushtet vjetërsohen rastet nëpër Gjykata, vetëm disa incidente miniaturale të opozitës po bëhen shfaqje të mëdha teatrale dhe me pretendime për gjykime bombastike.

Analistët theksojnë se presioni i institucioneve të drejtësisë së politizuar duhet ta mobilizojë akoma më shumë opozitën e bashkuar dhe të mos e dekurajon atë në qëllimin fisnik për mbrojtje të interesit të përgjithshëm dhe dekriminalizim të këtij pushteti nëpërmes detyrimit për të dorëzuar pushtetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni.

“Pushteti po përdor të gjithë mekanizmat për ta shtypur opozitën”, tha analisti Ali Hertica.

“Ne e dimë që arrestimet e bëra së fundmi në bllokun opozitar janë arrestime politike dhe më shumë tentohet të bëhet shou-mediatik, mirëpo opozita duhet të reflektojë më e pjekur karshi institucioneve dhe karshi partnerëve ndërkombëtarë”, tha analisti Albrim Badallaj. /Kosova Sot/

Zgjedhja e Thaçit president, sot dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

0

Presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi, të premten pritet t’i kontestohet mënyra, procedurat e zgjedhjes nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ylli Hoxha, aktivist i kësaj lëvizje, ka thënë se kontestimi do të përfshijë një spektër të gjerë të shkeljeve të bëra, siç pretendon opozita, të bëra në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se një ndër shkeljet kryesore është dhuna e përdorur – përjashtimi i 10 deputetëve të opozitës nga seanca e zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, ka mundësi që ky proces të krijojë mundësi për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, si kërkesë e opozitës për zgjidhje e krizës.

Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit më 26 shkurt, në një seancë maratonike, gjatë së cilës nuk mungoi gazi lotsjellës dhe nxjerrja zvarrë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi mori 71 vota nga 81 deputetë të pranishëm në seancën plenare, ndërsa interesant është fakti që kundërkandidati i tij Rafet Rama nuk e pati votuar as veten.

Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

0

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Siç bën të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për mediat, disa nga pikat e rendit të ditës për seancë janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe pika të tjera.

Marrë parasysh mungesën e një marrëveshjeje mes koalicionit qeverisës dhe opozitës, nuk dihet nëse partitë opozitare do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Kryesi sot.

Konfiskohen 20 mijë uniforma të ISIS në Spanjë

0

Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi mbrëmjen e së enjtes konfiskimin e rreth 20 mijë uniforma dhe furnizime të tjera të destinuara për Shtetin Islamik dhe frontin Al Nusra.

Autoritetet spanjolle bënë të ditur se uniformat u konfiskuan në një operacion policor që çoi në neutralizimin e një “rrjeti shumë aktiv dhe mjaft të efektshëm”, qëllimi kryesor i të cilit ishte sigurimi i furnizimeve ushtarake për organizatën terroriste të ISIS dhe disa degë të saj.

Uniformat ishin fshehur në kontejnerët e anijeve, për të cilët ishte deklaruar se mbanin rroba të përdorura për të shmangur dyshimet. Policia spanjolle publikoi një foto që tregon uniforma kamuflazhi.

Dy nga tre kontejnerët janë bllokuar në portin e Valencias dhe një në Algeciras. Policia vuri në pranga edhe 7 persona, të cilat dyshohen për dhënien e mbështetjes financiare dhe logjistike të grupeve terroriste.

Prokuroria e Prizrenit aktakuzë kundër 4 personave, përvetësuan mbi 20 mijë euro

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave H.G., F.B., I.R., D.G., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

“Të pandehurit H.G., F.B., I.R., D.G., gjatë periudhës kohore 2012 -2015, në cilësi të personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tyre. Gjatë kësaj periudhe, H.G., si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 20.310.56 euro. Çka do të thotë së me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se i pandehuri F.B., në periudhën kohore prej vitit 2012 e deri në vitin 2015, si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 1.607.47 euro. Me këtë ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

“E i pandehuri tjetër I.R., gjatë periudhës kohore 2012 – 2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 2.958 euro. I njëjti me këto veprime ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri D.G., gjatë periudhës kohore 2014 -2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 589.00 euro. I pandehuri D.G., me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së”, thuhet më tej në njoftim

Ish-gazetari dënohet me vdekje në Somali

0

Një gjykatë ushtarake në Somali, e ka dënuar me vdekje një ish gazetar i cili ndihmoi al-Shabab për t’i vrarë pesë gazetarë të tjerë.

Hassan Hanafi, i ka ndihmuar militantët islamik duke i identifikuar objektivat e mundhme në mesin e gazetarëve në vitet 2007 dhe 2011.

Ai i’u bashkua krahut të armatosur pas punës në Radio Andaluzi, transmeton Klan Kosova.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka thënë se më shumë se 25 gazetarë janë vrarë në Somali që prej vitit 2007.

Përderisa ishte duke punuar për al-Shabab, Hanafi i kërcënonte gazetarët me vdekje nëse ata refuzonin që të bashkohen me grupin e militantëve islamik.

Gjykata në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, vendosi që për veprimet e tij ai duhet të ekzekutohet.

Hanafi ishte arrestuar nga policia në Kenia në vitin 2014 dhe u transferua më pas në Somali.

Besim Berisha zgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren

0

Besim Berisha është zgjedhur kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.

Bashkësia Islame ka njoftuar se zgjedhjet kanë shkuar në mënyrë të rregullt, dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi.

Ndërkaq, anëtarë të Këshillit janë zgjedhur:
Lutfi Ballëk, anëtar
Naser Kastrati, anëtar
Fetah Bekolli, anëtar
Mervan Berisha, anëtar
Kujtim Bislimaj, anëtar
Shqipron Saramati, anëtar
Kurtish Hoxhaj, anëtar
Afrim Memaj, anëtar
Edib Abazi, anëtar
Nail Skenderi, anëtar dhe
Ruzhdi Shala, anëtar

Vataj e Muja, koordinohen për ngritjen e shtatores së Ukshin Hotit

0

Rektori Vataj dhe kryetari Muja koordinohen rreth ngritjes së shtatores së atdhetarit dhe intelektualit Ukshin Hotit në kampus dhe bartjen e pronave në emër të UPZ-së

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, i shoqëruar edhe nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Kadri Kryeziu, të enjten kanë vizituar komunën e Prizrenit, ku janë takuar me Kryetarin Ramadan Muja dhe Drejtorinë e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Nijazi Kryeziu.

Teme bosht e takimit ishte ndërtimi i shtatores së intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti në kampusin e UPZ-së dhe përmbyllja e procesit të bartjes në emër të UPZ-së të pronave që janë në kampusin aktual.

Rektori Vataj theksoi se për të realizuar iniciativën për ndërtimin e shtatores së Ukshin Hotit, ekziston vullneti dhe dëshira e tij dhe e gjithë organeve drejtuese të UPZ-së, mirëpo në mungesë të mjeteve të mjaftueshme vetanake, i duhet bashkëpunim dhe mbështetje nga Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe bëri të ditur se edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është zotuar se do të ndajë një shumë të caktuar nga Kuvendi për këtë qëllim.

Rektori Vataj po ashtu theksoi se pasi që është arritur marrëveshje me MASHT dhe UP-në, është mirë që në koordinim me Kuvendin Komunal të Prizrenit, Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë e Urbanizmit të përmbyllin procesin e bartjes së pronave në kampus në emër të UPZ-së.

Nga ana tjetër Kryetari Muja dhe Drejtori Kryeziu shprehën e gatishmërinë e pa rezervë, se ashtu siç e kanë mbështetur deri me tani UPZ-në, të mbështesin ndërtimin e shtatores dhe përmbylljen e procesit të bartjes së pronave në emër të UPZ-së.

Mbet që të shikohen mundësitë buxhetore të Komunës dhe të Kuvendit të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt të arrihet një memorandum bashkëpunimi mes këtyre tri institucioneve me qëllim që sa më parë të ngritët shtatorja e intelektualit dhe atdhetarit Ukshin Hoti emrin e të cilit e mban UPZ. /PrizrenPress.com/