Prokuroria e Prizrenit aktakuzë kundër 4 personave, përvetësuan mbi 20 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave H.G., F.B., I.R., D.G., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së.

“Të pandehurit H.G., F.B., I.R., D.G., gjatë periudhës kohore 2012 -2015, në cilësi të personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përvetësojnë pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës së tyre. Gjatë kësaj periudhe, H.G., si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 20.310.56 euro. Çka do të thotë së me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 2 i KP-së”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se i pandehuri F.B., në periudhën kohore prej vitit 2012 e deri në vitin 2015, si person zyrtar ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 1.607.47 euro. Me këtë ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

“E i pandehuri tjetër I.R., gjatë periudhës kohore 2012 – 2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 2.958 euro. I njëjti me këto veprime ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri D.G., gjatë periudhës kohore 2014 -2015, në cilësi të personit zyrtar, ka përvetësuar shumën e parave në vlerë prej 589.00 euro. I pandehuri D.G., me këto veprime ka kryer veprën penale, përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 i KP-së”, thuhet më tej në njoftim

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit