10.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 6732

Viti i gjeniut Kadare

0

Ismail Syla

Tetëdhjetëvjetori i lindjes së Ismail Kadaresë (1936) bëri që viti 2016 të shpallet si vit i tij. Është ky një akt i lartë kulturor, që e nderon kombin në tërësi, sepse bëhet fjalë për shkrimtarin dhe krijuesin më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, për veprën e tij të gjerë në të cilën e shtriu gjeniun e tij. Pse Ismail Kadare është një gjeni?

Në pyetjen se cila vepër letrare meriton të përkthehet në gjuhët kryesore të botës, që në moshë të hershme Ismail Kadare, para se për ndonjë autor të caktuar shqiptar, kishte thënë se në radhë të parë duhet të përktheheshin baladat dhe legjendat e lashta shqiptare.

Në pyetjen rutinë të intervistave stereotip se po të jesh i detyruar të jetoje në një planet tjetër, cilat libra shqip do t’i merrje me vete, atëherë personalisht do të merrja veprat letrare të Ismail Kadaresë, dhe nga to do të merrja ato pjesë më të mira, 200 deri 300 faqe, në të cilat është koncentruar gjeniu i tij krijues.

Nuk ka dyshim se i përkas atij krahu të mendimit që konsideron se krijesa më e lartë kulturore e shqiptarëve është vetë gjuha shqipe. Gjuha e kombit tonë është më e lartë se krijesat shpirtërore të autorëve në fushën e krijimtarisë letrare, duke përjashtuar autorin Ismail Kadare që e sublimoi në nivelin më të lartë të saj. Autorë që kanë shkruar dhe shkruajnë shqip në asnjë fushë të dijes dhe shpirtit nuk kanë të arritura të larta filozofike, sisteme teorike etj., autoriale që ta ngrenë atë në nivel botëror. Ndërkaq, Ismail Kadare, me artin e tij, gjuhën shqipe dhe kultivimin e saj e ka ngritur në nivelin më të lartë të përdorimit.

Edhe një libër tjetër në planetin X, që do t’i bashkoja krijimtarisë së Kadaresë është libri i albanologut Eqrem Çabej, gjegjësisht tekstet për Shqipërinë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe një studim për romantizmin europian dhe atë shqiptar. Sa herë që më duket se shqipja ka një gjendje të zhguftë në aftësinë e saj shprehëse, i lexoj këto dy shkrime të një gjuhe aq të sigurt, sa vërtet po të mos kishte shtypshkronjë, meritojnë të botohen edhe në pllaka argjile si “Epi i Gilgameshit” dikur, ku saktësisë sintaksore, logjikës dhe kulturës së shkrimit nuk mund t’ua shtosh ose t’ua heqësh as dhe një fjalë. Por le të kthehemi te Kadare.

Fuqia shprehëse e fjalës shqipe

Me disa shembuj do të përpiqem të argumentoj pse Ismail Kadare është gjeniu i vetëm deri më tash i letrave shqipe. Jo me analizë veprash veç e veç po në radhë të parë me përdorimin e gjuhës shqipe, kryeveprës së vetme të shqiptarëve. Në prozën e tij të gjatë “Shkaba” (sipas botimi të Parisi f. 325, vëllimi 6) Ismail Kadare ndërton këtë fjali: “Një buzëqeshje, më tepër e brendshme e saj, e grimcuar dhe ripërtërirë prej pengesës qelqore, arriti gjer te Maksi”. Te poetë shqiptarë, prozatorë, romancierë e kultivues zhanresh të ndryshme mund të gjesh përdorim të fjalive shqipe kur përshkruajnë diçka, por këtë nivel të përdorimit maksimal të fjalëve shqipe për të treguar aftësinë shprehëse të gjuhës shqipe, nuk mund të gjesh askund në letërsinë shqipe pos tek Ismail Kadare. Prozatorët e letërsisë shqipe nuk e kanë të vështirë formulimin e tipit: Një buzëqeshje e brendshme arriti gjer te Maksi, por atë, fjalinë e ndërshtënë: e grimcuar dhe ripërtërirë prej pengesës qelqore, tek askush nuk mund ta gjesh. Ajo është aq shumë e pasuruar me ngarkesë stilistike dhe përdorim imagjinativ dhe për fat të gjuhës shqipe shembuj të tillë në ato 300 faqet e veçuara nga tërë vepra e Kadaresë janë të shumtë. Pra, fjalia e ndërshtënë “…e grimcuar dhe ripërtërirë prej pengesës qelqore…” është pjesa e fjalisë të cilën e vë në jetë mendja e gjeniut. Thënë më konkretisht me gjuhën sportive të kampionit që kërcen së larti, të gjithë atletët kërcejnë lart, por kampioni dhe thyerësi i rekordeve e ka atë 5 centimetërshin që vetëm ai e arrin. Prandaj është kampion. Kjo fjali e ndërshtënë botën letrare shqiptare e ndan në dysh, në lartësinë e saj unike, në rekordin kadarean dhe në pjesë tjetër gjithmonë nën atë 5 centimetërsh. Për dallim nga soji tjetër, veprat e gjeniut mbahen mend gjatë dhe me detaje. Temat motivet dhe idetë e gjeniut mbahen mend për gjithçka shkruan. E, i tillë në letërsinë shqipe është vetëm I. Kadareja.

Dy pamje të Shqipërisë artistike

Historikisht nuk e dimë të saktë datën e pushtimit kulturor të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, por në prozën e Kadaresë e dimë kur Mark Kasneci bëhet Mark Haberi (Ura me tri harqe) kur baroni i Kashnjetit bëhet dyemërsh Mark Shkreli – Aqif Pasha. E ajo e cila bën të vihet kuja është zëvendësimi i fjalës së parë shqipe me fjalën turke te proza “Shënime nga kapitaneria e portit”

“Kishte fluturuar një zog, një farë laureshe, nga ato me rrypth të gjelbër në qafë, dhe një nga fëmijët i kishte thirrur shokut të vet që larg : “kqyre Pal, kqyre zogun dervish!“.

“Ç’zog dervish, mor qyq?” kishte klithur tjetri me zë të thekshëm. Po ajo është çafkëlore. Çafkëlore kaçirubë (kështu i thënkëshin në gjuhën shqipe këtij lloji të laureshave).

Siç e mora vesh më pas, ajo fjalë, apo më mirë ai emërtim shpendi, paskësh qenë, mesa dukej, fjala e parë shqipe që qënkëshis zëvëndësuar me të folmet e përditshme, me një fjalë turke dhe mësuesi i vjetër, e paskish marrë këtë si shënjë të gjëmës së ardhme, që e priste gjuhën e tyre, që ata e quakan hyjnore.”

Në veprën e Kadaresë si askund tjetër ka dalë e gjallë fytyra e Shqipërisë. Duke lënë anash shumë profile tjera, mjafton të shpërfaqen dy: Shqipëria e Vasiliqisë në romanin “Kamarja e turpit” (Pashallëqet e mëdha, f.502, botimi i Parisit) dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës.

Për Vasiliqinë Shqipëria ishte e rrokshme lehtë, ashtu me pllaja dhe vathina të mardhura nga thëllimi, me kumbimin midis gjumit të mëngjesit të tundësit ku rrihej qumështi, me qëndisjen e prikës në orët e padurimit, dhe një copë diellishtë te kisha, dhe qyqen që në këto anë i thoshin herëkeqe.

Ky është përkufizimi më artistik, më subjektiv, më individual, më poetik i mundshëm, që ka krijuar imagjinata artistike e letrare shqiptare. Është përkufizim antologjik, i stisur me mjeshtërinë e penës së nobelueshme. Le të marrim parasysh vetëm pamjen artistike të perceptimit femëror të elementeve natyrore dhe kulturore të Shqipërisë vasiliqiane: vathina dhe pllaja të mardhura, një gjeografi e egër, e rrudhur nga pushtimet e ngushtimet. Shqipëria femërore e qëndisjes së prikës në orët e padurimit, është bota e gruas, e nënës, e burimit të jetës, e punës, ripërtëritjes së kombit, e dashurisë rinore paramartesore, e pragut të bërjes grua, nënë, mbajtëse shtëpie (tundësi që rreh qumështin). Është Shqipëria e krishterë, një qytetërim gati i perënduar, i asimiluar pothuajse nën sundimin e gjatë të Perandorisë Osmane, një copë diellishtë te kisha. Kjo copë diellishtë sikur është kujtesa, anamneza e kohës së sundimit paraturk, hapësira e tjetërsuar, e zvetënuar, kur rrjedha e qytetërimit në brigjet e këndej Adriatikut, ishte po aq kulturore dhe oksidentale sa vetë bota e krishterë perëndimore. Dhe si pozicion historiko-politiko-kulturor, i Shqipërisë vasiliqiane, është e rrokshmja qyqe, herëkeqja, që simbolizon pozicionin e Shqipërisë së robëruar, pa identitet, pa liri, pa shenja të kumtit të mirë. Ndërkaq, sipas përfytyrimit të Vasiliqisë (që dihet, nuk është veçse përfytyrimi i Kadaresë), për Ali Pashë Tepelenën, Shqipëria ishte ndryshe: ajo ishte ndryshe: një vend i ngrirë si në kllapi, sipër të cilit hëna e yjet s’ishin gjë tjetër, veçse lloje emblemash e stemash shtetërore, një gjë shterpë gjer në llahtarë (Kamarja e turpit , 502, vëllimi 2). Elementet mashkullore të përfytyrimit të Shqipërisë Alipashiane janë elementet e shpirtit dhe karakterit të tij, që si produkt i kohës, nuk tejkalon rrethin e orbitës, në të cilin është i përcaktuar fati i sjelljes së Shqipërisë, një vend i ngrirë nga shtrëngesa e unazës së robërisë, që në vend të një ëndrre të qartë, realisht gjendet në kllapi mbytëse, ndërkaq, përpjekja për krijim origjinal të shtetit, në një vend me hapësirë të pushtuar, të ngrirë, e tregon edhe më mirë përmasën e shterpësisë, llahtarit, thatësirën shpirtërore dhe thërrmimin e ëndrrës së lirisë.

I nobelueshëm

Ismail Kadare do të mbahet mend dhe është i nobelueshëm për zbërthimin artistik të dukurive nga më të thellat të botës shqiptare, për djegën (pasionin shtetformues, “Viti i Mbrapshtë”) për brejën (luftën speciale te “Kështjella”) për fuqinë metaforike të gjuhës shqipe (Hurshid Pashai duke menduar se edhe koka e tij mund të prehet një ditë nga Tunxh Hatai: Tani gërshëra e fatit e kishte zgjedhur frytin e vet dhe ajo ishte aty mbi tryezë, lakër e bardhë e kopshteve të ferrit. (“Kamarja e turpit” , f. 424 Vëllimi 2), për dukurinë e frikës nga kontrolli diktatorial “… madje kishin prerë flokët gjer në rrëzë, nga frika se mos grimca të dyshimeve kishin mbetur në to (“Tregimi i ditës që po vjen”, vëllimi 2, f.336) dhe mijëra gjetje tjera artistike, secila më perlë se tjetra, për të cilat duhen faqe të tëra… Kadare nuk do të mbahet mend për jetën private, për dobësitë universale njerëzore, për artikuj e komente për socializmin dhe diktaturën. Qarqe jo dashamirëse të tij brenda shqiptare vetëm mund të koriten. Cinizmi më i madh kulturor është kur disa qarqe në Tiranë dhe Prishtinë i lumturon mosmarrja e çmimit “Nobel”. Ato vetëm sa koriten. Ato nuk i zbehin përmasat e gjeniut të tij.

Nicolas Sarkozy nën hetim për financimin e fushatës në 2012-n

0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është vënë nën hetim në lidhje me financimin e fushatës së tij gjatë vitit 2012. Sipas prokurorëve francez, shpenzimet e fushatës ishin dy herë më të larta se limiti i lejuar me ligj.

61-vjeçari Sarkozy është marrë në pyetje gjatë ditës së martë, para se të informohej se ishte nën hetim. Ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur se shpenzimet kanë kaluar limitet ligjore. Mirëpo, ky veprim nuk do të thotë se ai do të ndiqet penalisht, por mund të mund të jenë fillimet e nisjes së një gjyqi të mundshëm.

Marrja në pyetje është parë si një goditje ndaj përpjekjeve të tij për të rifituar presidencën e vendit në zgjedhjet e vitit 2017. Sarkozy është aktualisht kreu i republikanëve të Qendrës së Djathtë, ndërsa në periudhën 2007-2012 ka qenë president i Francës

Gjithçka në kohë reale rreth protestës

0

Kanë filluar të mblidhen një numër i madh i protestuesve para Bibliotekës Kombëtare, prej ku edhe do të nisë marshi i opozitës.

Opozita pritet zyrtarisht të fillojë protestën në ora 14:00, ndërsa po protestojnë kundër Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Bëhet e ditur se numër i madh i autobusëve janë nisur nga qytete të ndryshme për në Prishtinë. /Telegrafi/

 

 

 

 

Malisheva, nderoi dëshmorët në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një seancë solemne me rastin e shënimit të tetë vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu, pas mbledhjes solemne janë bërë nderime dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, si dhe pranë shtatores së Komandantin Legjendar Adem Jashari, në sheshin e dëshmorëve në Malishevë.

Në mbledhjen solemne, fjalime mbajtën kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, z.Aziz Thaçi, të cilët folën për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Fillimisht kryetari Begaj, foli për sakrificën e popullit shqiptar, deri në shpalljen e pavarësisë, si dhe për kontributin e Komunës së Malishevës, në përpjekjet dhe luftën për çlirimin e vendit, si dhe për zhvillimin e Komunës nga pas lufta e deri më sot.

Ndërsa kryesuesi Thaçi, tha se “Pavarësia e vendit tonë, nuk do të kishte ardhur kurrë në shprehje, pa sakrificat e popullit shqiptar dhe pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pavarësinë e fituam me sakrificat e më sublime të atdhetarëve tanë, të cilët i takojnë historisë së lavdishme”./PrizrenPress.com/

Dhjetëra autobusë me protestues nga Prizreni ia mësyjnë Prishtinës

0

Në qytetin e Prizrenit protestuesit e opozitës veç kanë filluar që të grumbullohen në mënyrë që të bashkëngjiten në protestën e sotme që do të nis në ora 14:00, njofton Klan Kosova.

Janë dhjetë autobusë që tashmë janë të gatshëm di dhe katër minibusë që do të transportojnë këta protestues.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Shpati njofton nga Prizreni që ka mjaftë të interesuar që duan që të bashkëngjiten në protestë

Në Vërmicë kapen mbi 20 kilogramë drogë, arrestohet një serb

0

Njësitë e Doganës e Kosovës së bashku me Policinë mbrëmë rreth orës 21:00 kanë arritur të kapin mbi 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë).

Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram (20 kilogram e 410 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet.

Në komunikatën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna citohet të ketë theksuar se DK përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit.

Ai njëherësh shfrytëzoi rastin ta falënderojë qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale.

Dogana ftoi qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin./PrizrenPress.com/

Vataj uron për Ditën e Pavarësisë

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj ka uruar studenët, mësimdhënësit, stafit administrativ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Kjo ditë të shërbej për të përkujtuar sakrificën dhe gjakun e të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi. Falë luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së miqve ndërkombëtar, Kosova u çlirua nga Serbia dhe u hap rruga për shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008”, thuhet në urimin e tij.

“Tani na mbetet që të ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin duke i kryer obligimet tona kushtetuese e ligjore ndaj vendit”. /PrizrenPress.com/

Limaj uron qytetarët për 17 shkurtin

0

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e Pavarësisë së vendit.

Urimi i plotë i Limajt:

Më lejoni që në emrin tim, dhe të gjithë strukturave të NISMA për Kosovën, tua uroj 17 shkurtin, ditën e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë tonën të madhe, të cilën e shënojmë dhe nderojmë, e për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë, ne duhet dhe përkulemi para Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ku si rezultat i luftës dhe gjakut të tyre e të luftës së shenjtë të UÇK-së, e ndihmës së vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar, ShBA-së, shteteve të BE-së, dhe jo vetëm, ne sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë.

Qytetarët tonë kanë pritur dhe shpresuar për një shtet të zhvilluar ekonomikisht, për një shtet social, për një shtet që nuk punon kundër interesave të qytetarëve të vet, qytetarëve të Republikës tonë, sot po iu duhet të protestojnë për t’i arritur sa më shpejt ato për të cilat kanë shpresuar që do t’i kenë në dhe nga shteti i tyre.

Qytetarët e Kosovës sot do të protestojnë, sepse shpresat e tyre, ky koalicion qeverisës i ka kthyer në dëshpërim, qeverisje e cila nuk dha rezultate në zhvillim ekonomik, nuk punoj në zbutjen e varfërisë, nuk hapi vende pune, por shkeli Kushtetutën e vendit, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin, dhe refuzon të jep përgjegjësi për veprimet e tyre antikushtetuese.

Pra, sot të protestojmë, që këtë koalicion qeverisës ta largojmë, e çdo përvjetor tjetër ta shënojmë dhe nderojmë, ashtu siç nderhohet kudo, një shtet i dinjitetshëm, me të arritura e suksese! /PrizrenPress.com/

Urimi i Haxhi Avdylit për Ditën e Pavarësisë

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka uruar qytetarët në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Pas 100 vite luftë të vazhdueshme për liri e pavarësi, shteti ynë po i bën 8 vjet. Edhe pse me mangësi e qëllime, sot ma shumë se kurrë, shtetin tonë duhet ta duam, respektojmë dhe ta mbrojmë”, thuhet në urimin e Avdylit.

“Ky shtet u ngrit me sakrificën e paraardhëseve tanë nga Jusuf Gërvalla, për të vazhduar  me rezistencën e shtet-bërjen rugoviane të LDK-së, duke  u kurorëzua me sukses me luftën çlirimtare të UCK-së dhe bombardimin e NATO-s”.

“Deklarata e Pavarësisë u shkrua me gjakun e mijëra e mijëra dëshmorëve”.

“Prandaj, shteti ynë sot ka nevojë për respektin e punën secilit, siç u ndërtua me mund e sakrifica në etapat e saj historike”./PrizrenPress.com/

Urimi i veçantë i Jahjagës: Kosova s’është e asnjë lideri

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar mbrëmë pritjen zyrtare me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë në hotelin Emerald në Prishtinë.

Jahjaga dhe Mustafa kanë mbajtur fjalime ku kanë theksuar shkurtimisht të arriturat dhe ngecjet e vendit 8 vjet pas pavarësisë.

Por, fjalimet e tyre i kanë dëgjuar vetëm qeveritarët, deputetët e PDK-së dhe LDK-së, një pjesë e shoqërisë civile e gazetarë.

Opozita e ka bojkotuar këtë organizim të thirrur nga Jahjaga dhe askush nga pjesëtarët e as deputetët e saj s’i janë bashkëngjitur.

Shumë prej opozitarëve janë parë kohëve të fundit nëpër komuna të ndryshme duke mobilizuar qytetarët për protestën e 17 shkurtit.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Jahjaga tha se 17 shkurti është ditë madhështore, të cilën për breza të tërë për njëqind vjet ishte ëndërr dhe që për një shekull e u lartësua si synim i përpjekjeve tona kolektive për të jetuar në paqe dhe liri.

“Shteti ynë lindi me shumë mundime. Për të u bë një sakrificë e hatashme njerëzore, vuajtje të thella me pasoja të rënda, të cilat shumë familje vazhdojnë t’i jetojnë 16 vjet pas përfundimit të luftës, edhe në këtë natë përvjetori të pavarësisë. Është pikërisht ky rrugëtim i jonë i përbashkët dhe përjetim i përveçëm për secilin prej nesh që e forcon themelin e Kosovës që e bëmë bashkërisht shtet. Na bën secilit t’i gëzojmë privilegjet dhe përgjegjësitë e të qenurit kosovar – përfshirë përgjegjësinë historike për ta përmbyllur këtë cikël shtetndërtimi – njëkohësisht. E bën Kosovën idealin e vetëm, sepse Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh”, tha Jahjaga.

Sipas saj, sakrifica për të arritur deri këtu na bën të vetëdijshëm që Kosova nuk mund të përvetësohet.

“Ajo nuk është e asnjë lideri politik. U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit, për t’i rikthyer në busullë të angazhimit tonë vlerat dhe idealet që na ndihmuan ta shpallim Kosovën shtet dhe që pranë kësaj kauze rreshtuan aleatët tonë të mëdhenj, shtetet çerdhe të demokracisë. Ju faleminderit që jeni përkrah nesh Ambasador Delawie, Kosova nuk ka mik më të madh. Ambasadorë të nderuar, ju faleminderit për mbështetjen e pakursyer”, potencoi e para e vendit, Atifete Jahjaga.

Ajo tha se ky vit më shumë se çdo vit tjetër ka qenë vit i përjetimit të rritjes.

“Në kontekst të tillë, mospajtimet janë të kuptueshme sikur që janë sfidat e një kushtetute të aprovuar, por të patestuar, e cila përkundër të gjithave duhet të vazhdojë t’i japë peshë e legjitimitet çdo vendimmarrjeje dhe veprimtarie tonë. Zgjidhjet tona duhet të jenë kushtetuese dhe institucionale, sepse vetëm kështu e forcojmë besimin që na duhet për ta rrumbullakuar këtë shtetformim. Është e pamohueshme që në këtë fazë të shtetndërtimit si shoqëri na duhet dialog i brendshëm për rrugën tonë përpara. Por, ky diskutim asnjëherë nuk guxon të sfidojë konsensusin bazik demokratik, të cilin e vendosëm në themelet e shtetësisë së Kosovës dhe mbi të cilin ndërtuam legjitimitetin tonë shtetëror e ndërkombëtar. Nuk guxon ta testojë miqësinë tonë me aleatët tanë apo ta vë në mëdyshje përcaktimin tonë për të ndërtuar shtet demokratik, të ngjallë frikë e të krijojë pasiguri për të ardhmen tonë. Kjo është ditë e shumëpritur, kjo është ditë e shenjtë që nuk shndërrohet në kontestim të dashurisë për atdheun”, theksoi presidentja Jahjaga.

Ajo tha se Kosova ende ka shumë punë për të kërkuar drejtësi për ata që nuk janë më – punë për të përfshirë secilin qytetar, pa dallim etnie, në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – punë për t’i thënë jo korrupsionit që po monopolizon fuqinë në duart e një pakice që ia mohon të drejtën e barabartë për të konkurruar, punuar dhe për të krijuar mirëqenie qytetarit të Kosovës – punë për të arsimuar gjeneratën e ardhshme – për ta mbajtur atë të shëndoshë – vendosmëri për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që nuk i kanë përfaqësuar interesat e qytetarëve denjësisht.

“Padyshim, Dita e Pavarësisë duhet të jetë ditë reflektimi. Por, mbi të gjitha ajo është ditë feste, ditë gëzimi kur kthejmë kokën prapa dhe ndihemi krenarë për të arriturën tonë më të madhe këtë shekull, bërjen e Kosovës shtet. E ndajmë këtë ditë me më të dashurit tanë për të festuar dashurinë tonë më të madhe – dashurinë tonë për Kosovën, këtë ëndërr gjeneratash që ne kemi fatin dhe përgjegjësinë ta jetësojmë”, u shpreh presidentja Jahjaga.

Ajo u shpreh e bindur se Kosova do të ecë përpara, ballëhapur e e patrembur.

“Qytetarët e saj do të vazhdojnë të jenë insistues për të ardhmen e tyre të pakthyeshme evropiane, të palëkundur në besimin që ditët e mira për Kosovën vetëm sa kanë filluar”, përfundoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.