17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Në Vërmicë kapen mbi 20 kilogramë drogë, arrestohet një serb

Njësitë e Doganës e Kosovës së bashku me Policinë mbrëmë rreth orës 21:00 kanë arritur të kapin mbi 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë).

Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram (20 kilogram e 410 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet.

Në komunikatën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna citohet të ketë theksuar se DK përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit.

Ai njëherësh shfrytëzoi rastin ta falënderojë qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale.

Dogana ftoi qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me intervale me diell – temperaturat deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHMK-së,...

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Lajmet e Fundit