8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 6748

Nisma e prishë koalicionin me LDK-në në Malishevë (Dokument)

0

Nisma në Malishevë ka prishur koalicionin më LDK-në. Kryetari Ragip Begaj thotë se vendimi për prishjen e koalicionit është marrë nga Kryesia e Nismës.

“Po , Kryesia ka marrë vendim që të prishet koalicioni me LDK-në”, ka konfirmuar Begaj, për PrizrenPress..

Në vendimin e prishjes së koalicionit, Nisma ka numëruar disa nga arsyet që kanë shtyrë të marrin këtë vendim.

Vendimi i plotë:

12728909_1020567967985674_1825804695176666184_n

12734173_1020568011319003_5175877698108282684_n5555

Mungesa e trotuareve, rrezik për nxënësit në Rahovec

0

Në rrugën “Gëzim Hamza – Piktori” në Rahovec, e cila frekuentohet më së shumti nga nxënësit e gjimnazit “Xhelal Hajda – Toni” dhe të shkollës së mesme profesionale “Selajdin Mullabazi – Mici”, ka mungesë të shumta të trotuareve.

Mungesa e trotuareve në këtë rrugë, po pengon në zhvillimin e rregullt të komunikacionit dhe po rrezikon jetën e nxënësve, të cilët duhet të ecin në po të njëjtën rrugë ku kalojnë edhe makinat.

Kjo mungesë e trotuareve është e pranishme tash e disa vite, por asnjëherë nuk ka pasur tentim për zgjidhjen e kësaj situate.

RahovecPress ka siguruar disa foto, në të cilat shihet rreziku i vazhdueshëm që përballen nxënësit derisa kalojnë këtë rrugë

Sllovenët interesohen për trajtimin e ujërave të zeza në Malishevë

0

Sot në Malishevë, ka qëndruar një delegacion i kompanisë “Hidroinženiring” nga Sllovenia, të cilët kanë shprehur interesimin e tyre, për trajtimin e ujërave të zeza, përkatësisht rregullimin e sistemit të kanalizimeve dhe ndërtimin e impianteve. Delegacioni slloven, është pritur edhe nga kryetari Begaj, i cili ju ka ofruar bashkëpunimin e Komunës së Malishevës, pasi trajtimi i ujërave të zeza, është një prej problematikave që duhet të zgjidhet.

Siç thuhet në komunikatën e Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka njoftuar sllovenët për gjendjen e kanalizimeve, përpjekjet e komunës për rregullimin e sistemimit të kanalizimeve dhe nevojat që kemi si komunë, për ti trajtuar këto ujërave, në mënyrë që të mos ndotet ambienti dhe të mbrohet rrjedha e lumit Mirusha.

Ndërsa, drejtori i kësaj kompanie, Boris Savnik, tha se kompania të cilën e drejton, ka përvojë në fushën e trajtimit të ujërave, dhe se veprojnë në disa shtete evropiane, ku merren me projektime të kësaj fushe dhe ndërtimin e hidratenteve – impianteve për pastrimin apo riciklimin e ujërave të zeza.

Më pas, delegacioni slloven, të shoqëruar nga kryetari Begaj, i kanë vizituar në tërësi kolektorin e ujërave të zeza, nga Bellanica e deri në Bubël, ku edhe parashihet ndërtimi i një impianti.

Sllovenët, gjatë bisedës, u shprehën të interesuar për të punuar në këtë drejtim, pasi sipas tyre “një pjesë e mirë e sistemeve të kanalizimeve është i ndërtuar”. Ndërsa kryetari Begaj, i njoftoi se komuna ka investuar pothuajse në çdo fshat, për rregullimin e kanalizimeve, ndërsa tani jemi të orientuar në lidhjen e këtyre kanalizimeve në rrjetin kryesor, por problem në vete është ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave.

Një person në Suharekë, goditet me kondak të armës

0

Një person në Suharekë është goditur me kondak të armës. Policia e Kosovës njofton se viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“ Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, njofton PK-ja.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, e cila dyshohet të jetë shkrepur nga i dyshuari./PrizrenPress.com/

Zafiri për Thaçin: Edhe spiun, edhe president i shtetit nuk shkon

0

Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Zafir Berisha, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se çdo ditë e më shumë po afrohet fundi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në skenën politike.

Sipas tij, mos zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës, do të jetë goditja e cila do ta mposht atë në politikën kosovare, duke shtuar se edhe brenda PDK-së, ndonëse nuk kanë guxim që të flasin, ka mjaft zëra që janë të pakënaqur me shefin e tyre të partisë, transmeton Telegrafi.

“Para disa ditëve ka dal një zyrtar francez – pjesë e shërbimit sekret të këtij shtetit, dhe ka deklaruar se Hashim Thaçi ka qenë shërbëtor i shërbimit francez. Unë mendoj se dhe spiun edhe president i shtetit nuk shkon”, ka shtuar Berisha.

Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 2 nxënës

0

Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe të paktën 4 të tjera janë plagosur, pasi shoferi i autobusit të shkollës humbi kontrollin, në një rrugë të mbuluar nga bora.

Ngjarja ndodhi rreth orës 70:40 të së mërkurës në pjesën lindore të Francës.

Gazeta “L’Est Republican” raporton se dy nxënësit që humbën jetën ishin 15-vjeç ndërsa në bord të autobusit ishin gjithsej 33 nxënës.

Dhe pse shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende, informacionet paraprake bëjnë me dije se aksidenti ndodhi për shkak të rreshjeve të denduara të dëborës dhe ngricave devijoi nga rruga duke rrëshqitur deri në 50 metra

500 të vrarë në Alepo

0

Së paku 500 persona janë vrarë gjatë luftimeve në Alepo, prejse Qeveria siriane, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse, kja nisur një ofensivë ushtarake në fillim të shkurtit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, i cili monitoron luftën në Siri, ka thënë se kjo shifër përfshin së paku 100 civilë.

Agjencia Reuters, e cila transmeton lajmin, thotë se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrën.

Të martën, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se 300,000 njerëz mund të mbeten pa ndihma ushqimore, nëse forcat e Qeverisë siriane rrethojnë pjesët e kontrolluara nga rebelët në qytetin Alepo.

Kombet e Bashkuara po ashtu i kanë bërë thirrje Turqisë që të lejojë brenda territorit të saj rreth 30,000 njerëz që janë grumbulluar në kufi, pasi kanë ikur nga luftimet.

Arrestohen pesë persona në Prizren, për drogë

0

Gjatë orëve të mbrëmjes, një patrullë policore gjatë dy pikave të kontrollit në Prizren ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit marihuanë e cila ishte e paketuar në doza të vogla dhe e gatshme për shitje.

Në mesin e të arrestuarve, ishin dy shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë, kontrollet janë kryer në Parkun e Qytetit.

Policia bën të ditur se pas inicimit të rasteve është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuar të ndalën nën masën e arrestit policor ndërsa tre të tjerë janë liruar sipas procedurës së rregullt. /PrizrenPress.com

Opozita do zgjedhje në mars ose në prill

0

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka bërë me dije se partia e Ramush Haradinajt nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket situatës aktuale politike edhe pas shkuarjes në takimin e presidentes Atifete Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare.

Në këtë kontekst, ai ka treguar për “Epokën e re” se AAK-ja do të marrë pjesë në tryezat që kanë të bëjnë me daljen nga kriza vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen në muajin mars ose në prill.

“Do të marrim pjesë sa herë që janë bisedat e rëndësishme, që kanë të bëjnë me daljen nga kriza nëpërmjet zgjedhjeve, sepse e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe për të ndodhë një ndryshim pozitiv në Kosovë janë zgjedhjet e reja parlamentare. Kryetari Haradinaj, AAK-ja dhe në përgjithësi opozita mendon se zgjedhjet duhet të mbahen në fund të muajt mars apo në fillim të muajit prill”, është shprehur Kuçi, duke shtuar se kërkesa për zgjedhje ka ardhur si rezultat i degradimit të shtetit të Kosovës.

Ndërsa njohësi i proceseve politike, Belul Beqaj, ka thënë për “Epokën e re” se zgjedhjet mund të mbahen edhe më herët por, sipas tij, ato nuk do të ishin zgjidhja e duhur meqë Kosova ka nevojë për intermexo nga kjo politikë.

“Zgjedhjet mund të organizohen edhe më herët, por ato nuk janë zgjidhje, ngaqë janë aktorët e njëjtë, rrethanat edhe më të këqija, ideologjitë dhe programet e njëjta. Kosova ka nevojë për intermexo nga kjo politikë. Kosovës i nevojitet një qeveri kalimtare që do t’i përgatisë kushtet relativisht normale për zgjedhje e këto mund të bëhen pas rreth dy vjetëve, kur të kryhet reforma zgjedhore, të burgosen ata që e kanë zënë peng pushtetin e Kosovës dhe të fillojnë të frymojnë lirshëm qytetari i Kosovës dhe mediet”, ka vlerësuar politologu Belul Beqaj.

Franca voton për ndryshimet kushtetuese

0

Deputetët francezë votojnë sot për një paketë të ndryshimeve kushtetuese, të hartuara pas sulmeve terroriste në Paris, nëntorin e kaluar.

Ndryshimet do t’i jepnin status të ri gjendjes së jashtëzakonshme, e cila aktualisht është në fuqi. Ato po ashtu do të siguronin të drejtën për të zhveshur nga shtetësia franceze të dënuarit për terrorizëm.

Nëse masat miratohen sot nga parlamenti, ato do të shkojnë më pas në Senatin francez.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka premtuar këto ndryshime pas sulmeve të 13 nëntorit, në të cilat kanë humbur jetën 130 veta.

Gjendja e jashtëzakonshme në Francë skadon më 26 shkurt, por qeveria do që ta zgjasë atë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dëmtojnë të drejtat e qytetarëve dhe bëjnë shumë pak në luftën kundër terrorizmit. /Rel