11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 6747

Arrestohet personi që shkaktoi aksident me fatalitet në Xerxë

0

Policia ka arritur të arrestojë personin që mbrëmë ka shkaktuar aksident me fatalitet në magjistralen Prizren – Gjakovë.

Mbrëmë një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth moshës 70 vjeçare, i cili ka mbetur i vdekur.

Personi i dyshuar, që ka kryer veprën, është arratisur.

Por, lajmi.net mëson se policia e ka kapur të dyshuarin.

Këtë gjë, për lajmi.net e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

“Po, mund ta konfirmoj se i dyshuari është kapur mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate”, ka thënë Gjokaj.

I dyshuari është nga Gjakova. /lajmi.net

Në Rahovec vidhen shuma të mëdha parash

0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Rahovec. Persona të panjohur në një shtëpi kanë vjedhur një shumë të parave.

Policia njofton se janë duke e hetuar rastin./PrizrenPress.com/

Digjet një shtëpi në Prizren

0

Një ashkali ka raportuar në Polici se nga zjarri i është përfshirë një pjesë e çatisë së shtëpisë së tij në Prizren.

Policia bën të ditur se njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin, raporton PrizrenPress.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme por nuk raportohet për të lënduar. /PrizrenPress.com

Begaj tregon arsyet e prishjes së koalicionit me LDK-në

0

Mbrëmë në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës ballë për ballë të ftuar ishin kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Sami Kafexholli.

Me ta është diskutuar në lidhje me prishjen e koalicionit në mes të NISMA-s për Kosovën dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Malishevës.

I pari i kësaj komune, Ragip Begaj, tregoi arsyet e prishjes së këtij koalicioni.

“Ka ardhë një moment që ne si subjekt i NISMA-s në Malishevë që e kemi një strukturë e shumica e tyre kanë vendosur që të mos vazhdohet me koalicion”.

Kurse Kafexholli u shpreh se koalicioni që tashmë është prishur ishte formuar vetëm për një qëllim, që t’iu ndihmojë qytetarëve të kësaj komune.

“Koalicioni është shkëputur njëanshëm nga NISMA. Të them të drejtën, edhe sot me kryetarin në ora 16:00 e kemi biseduar edhe i kam treguar atij dhe kolegëve të tij që LDK-ja është parti institucionaliste. E kemi bërë me dëshirë koalicionin me të vetmin qëllim që t’iu vijmë në ndihmë qytetarëve të Malishevës”.

“Ne kemi dashur t’iu tregojmë qytetarëve të Malishevës që LDK-ja di të qeverisë me duar të pastërta”.

Por, Kafexholli tha se si është ftuar kjo parti në koalicion ashtu është dashur që të informohet për prishje të koalicionit.

“I kam thanë edhe në zyre të kryetarit, që nuk keni bërë mirë se është dashur të na ftoni”.

“Nuk e besoj që ka qenë paaftësia e anëtarëve të LDK-së. Ne jemi munduar edhe e kemi thanë edhe më herët se tre drejtorë kemi qenë aty, kemi hyrë ballëhapur edhe kemi dalë të tillë. Unë, së bashku me dy kolegët e mi, jemi të gatshëm të përgjigjemi”.

Mirëpo, i pari i kësaj komuna pati vërejtje për koalicionin dhe tha se marrëveshja e arritur në mes të dy palëve nuk ishte respektuar asnjëherë.

“Që nga fillimi asnjë pikë e marrëveshjes nuk është zbatuar”.

“Ne marrëveshjen e kemi bërë me nivelin qëndror atëherë, por asnjë të mirë nuk e kam pasur nga kjo marrëveshje. Një marrëdhënie të mirë e kam pasur me drejtorët, mirëpo ne kemi pritur shumë më shumë”.

“Ka qenë një çarje se ne në Kuvend i kemi pasur vetëm 3 anëtarë të LDK-së e pjesa tjetër, 4 antarë, ka punuar kundër NISMA-s. Nuk kemi mundur që të vazhdojmë”.

Sipas Begajt, ekzistonte një marrëveshje jo e shkruar në mes të liderit të NISMA-s, Fatmir Limaj, si dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, mirëpo ajo nuk është zbatuar asnjëherë.

“Ekzistonte një marrëveshje interne mes Limajt dhe Mustafës që drejtorët e NISMA-s të sistemohen në Prishtinë”.

“Ne jemi marrë vesh kështu, mirëpo asnjë lëvizje nuk është bërë përvec që janë larguar 3 drejtorët e NISMA-s”.

Kurse Kafexholli u shpreh se nuk di për këtë marrëveshje pasi që nuk ishte pjesë e saj.

“Çka kanë biseduar dy liderët nuk e di, nuk kam qenë pjesë e atyre bisedimeve”.

Begaj tha se atëherë ishte marrë vendimi që Fetah Rudi të sistemohej diku tjetër, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë.

“Ne si kryesi e degës kemi marrë vendim që Fetah Rudi të jetë nënkryetar i komunës, e kjo nuk ka ndodhur as sot e kësaj dite”.

“Mustafa dhe Limaj janë marrë vesh ateherë që Rudi të sistemohej në Pallatin e Sporteve, e jo nënkryetar”.

“Asnjë pikë e marrëveshjes nuk është përmbushur, as marrëveshja e nënkryetarit nuk është përmbushur”.

Por, i pari i LDK-së në këtë komunë tha se marrëveshja është përmbushur në tërësi nga partia e tij.

“Besoj që prej LDK-së marrëveshja është përmbushur. Unë nuk e di për 3 drejtorët tjerë që duhej të sistemoheshin, por buxheti është miratuar e këtë gjë kryetari e di”.

“Në vitin 2014 ne nuk kemi qenë pjesë e marrëveshjes fare dhe e kemi votuar buxhetin komunal”.

Kurse në pyetjen nëse është penduar për koalicionin që ka bërë me NISMA-n, Kafexholli tha se asnjëherë nuk ka qenë pro këtij koalicioni.

“Edhe në vitin e kaluar kur kemi biseduar, unë në kryesi të degës e kam thanë që për të bërë koalicion me NISMA-n e Fatmir Limajt unë si Sami Kafexholli kurrë se nuk kisha dashur ta bëja”.

Begaj ka thënë se për kohën e mbetur të mandatit të tij si kryetar i Malishevës nuk do të kërkojë partner të ri në qeverisje.

“Nuk do të bëj koalicion me askënd. Do të mbes i vetëm dhe do të qeveris i vetëm”.

Kryesia së shpejti e thërret seancën për presidentin

0

Kuvendi Kosovës ka disa muaj që nuk është duke funksionuar normalisht për shkak të mospajtimeve pozitë-opozitë.

Edhe pse ka disa javë që ka filluar sesioni pranveror i Kuvendit, ky institucion nuk ka mbajtur asnjë seancë. Përderisa pozita është duke insistuar për mbajtjen e seancave, opozita e bashkuar me këmbëngulje është deklaruar se nuk do ta lejojë mbajtjen e tyre deri në plotësimin e kërkesave opozitare.

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka bërë me dije për “Epokën e re” se Kryesia e Kuvendit të Kosovës shumë shpejt pritet ta thërrasë seancën për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

“Së shpejti do të takohet kryesia dhe do të marrë vendim se kur do të mbahet seanca. Ky vendim do të merret në përputhje me kërkesat që janë. Në seancën e cila do të mbahet së shpejti duhet të zgjedhet presidenti i vendit”, ka thënë Grabovci.

I pyetur nëse do të thirret seanca para apo pas datës 17 shkurt, Grabovci ka thënë se një gjë e tillë varet nga Kryesia e Kuvendit.

“E rëndësishme për ne është të mos lejojmë vakum institucional. Prandaj në kohën e duhur dhe në përputhje me të gjitha procedurat duhet të zgjedhet presidenti i ri”, ka thënë ai.

Se a do të zgjedhet presidenti në sallën ku mbahen zakonisht seancat plenare për shkak të paralajmërimit të opozitës se do ta bllokojë zgjedhjen e presidentit, Grabovci ka deklaruar se kuorumi e bën legjitim seancën, e jo salla ku mund të mbahet ajo.

“Kuromi e bën legjitimitetin e seancës. Për ne është e parëndësishme se në cilën sallë do të mbahet seanca. Natyrisht se do të ishte më në rregull që seanca të mbahej në sallën kryesore. Kështu që, është e rëndësishme që seanca të mbahet dhe të kalojë me ceremoni ashtu siç duhet dhe i ka hije”, ka thënë Grabovci, duke i bërë thirrje opozitës për dialog.

“I vetmi mjet i zgjidhjes së problemeve është dialogu. Çdo gjë tjetër për ne është e papranueshme”, ka deklaruar Grabovci.

Qëndrim diametralisht të kundërt me Grabovcin ka mbajtur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se opozita do ta vazhdojë protestën e saj në Kuvend deri në tërheqjen e marrëveshjeve dhe dorëheqjen e Qeverisë.

“Insistimi ynë është edhe më i madh, sidomos tash kur edhe Gjykata Kushtetuese na ka dhënë të drejtë, si dhe qytetarët kanë shprehur masivisht vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve dhe kundër Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se koalicioni PDK – LDK nuk ka legjitimitet për të mbajtur seancë dhe për ta zgjedhur Hashim Thaçin president.

“Kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje. Koalicioni qeverisës nuk ka legjitimitet popullor dhe është absurde që ky koalicion ta zgjedhë një president. Nuk ka president që propozohet nga ky koalicion, që mund ta përfaqësojë unitetin popullor. Mustafa e Thaçi e kanë shkelur Kushtetutën dhe s’kanë mbështetje popullore. Ata duhet të japin dorëheqje e jo ta mendojnë presidencën”, është shprehur Krasniqi.

Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, janë takuar të mërkurën në selinë e AAK-së, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas një njoftimi të AAK-së, kryetarët e tri partive opozitare janë të vendosur në qëndrimet e tyre deri në shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mushkolaj: Thirrja e seancës, thikë me dy tehe

Analisti politik Imer Mushkolaj ka folur rreth çështjes së seancave plenare të Kuvendit. Ai ka thënë se thirrja e seancës nga Kryesia e Kuvendit është thikë me dy tehe pasi, sipas tij, në njërën anë janë afatet e përcaktuara ligjore, në anën tjetër ka vlerësuar se nuk ka nevojë të thirret seanca pa pasur ndonjë marrëveshje.

“Kuvendi, fatkeqësisht si institucion i përfaqësimit të popullit, ka mbetur peng i mosmarrëveshjeve të partive politike”, ka thënë Mushkolaj për “Epokën e re”.

Mushkolaj ka deklaruar se nuk arsye për të thirrur seancë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje në mes të pozitës dhe opozitës.

“Në këso rrethana përsëri do të kemi gaz lotsjellës dhe mbajtje të seancës në sallën alternative”, është shprehur Mushkolaj.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit assesi nuk duhet të ndodhë nën trysninë e gazit lotsjellës.

“Zgjedhja e presidentit nën trysninë e gazit lotsjellës apo të një salle alternative nuk i konvenon askujt, pasi me rastin e zgjedhjes së presidentit është një ceremoni dhe seancë solemne. Kështu që, nuk besoj se Thaçi apo kushdo tjetër do ta pranojë një gjë të tillë”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet një ujdi për zgjedhjen e presidentit atëherë, sipas tij, akti i zgjedhjes së presidentit do ta provokojë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

14 profesorë ia mësyjnë KD-së së UP-së

0

Katërmbëdhjetë profesorë kanë aplikuar për anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Për të qenë pjesë e Këshillit Drejtues kanë konkurruar anëtarët e deritashëm të këtij këshilli: Fevzi Berisha, Zeqir Veselaj, Alberta Troni, Kemajl Bislimi, Beqir Sadikaj. Po ashtu, kanë aplikuar edhe Naim Braha, Ismet Hashani, Lindita Tahiri, Besa Luzha, Azem Lajçi, Mentor Sopjani, Ramë Miftari, Osman Gashi dhe Muhamet Mala.

Të interesuarit për kandidim kanë pasur mundësi të aplikojnë nga data 8 deri më 10 shkurt.

Sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, ka thënë për “Epokën e re” se dokumentacioni i tyre do të shqyrtohet nga një komision i zgjedhur nga Senati.

“Me të përfunduar procedura e kandidimit, Komisioni Zgjedhor prej tre anëtarësh, i zgjedhur nga Senati, shqyrton dokumentacionin e kandidatëve të paraqitur. Komisioni i paraqet raport Senatit me propozim të listës së kandidatëve që i plotësojnë kushtet për kandidim. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues bëhet nëpërmjet votimit të fshehtë”, është shprehur Kelmendi.

Mandati i Këshillit Drejtues do të jetë trevjeçar, nga data 15 mars 2016 deri më 30 shtator 2019. Po ashtu, pritet që edhe katër anëtarë të tjerë që delegohen nga ministri i Arsimit për ta plotësuar kështu edhe numrin e anëtarëve të Këshillit Drejtues. /Epoka e Re

Trump thumbon Clintonin

0

Donald Trump lëshoi një tjetër deklaratë thumbuese teksa tha se do ta mundte shumë lehtë kandidaten demokrate për Presidente, Hillary Clinton.

Miliarderi ndonëse pa asnjë përvojë të mëparshme politike fitoi në New Hampshire, ndaj ai mendon që të ndjekë edhe në vazhdim strategjinë që e bëri triumfues në raundin e dytë të zgjedhjeve paraprake presidenciale.

Donald Trump thotë se nuk e sheh veten në garë përballë senatorit të Vermontit, për shkak se Bernie Sanders ka propozuar rritjen e taksave.

E vetmja gjë që bashkon Trump me Sanders, përveç fitoreve në kampet respektive në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, është vendlindja dhe asgjë më tepër.

Ndaj miliarderi u fokusua te ish-Sekretarja e Shtetit.

“Sondazhet tregojnë se unë do ta mund Hillary Clinton shumë lehtë”, tha ai.

Karolina e Jugut do të jetë stacioni i radhës i kandidatëve republikanë dhe demokratë.

Më herët votimet në Neë Hampshire rezultuan të njëjta sikurse parashikimi i sondazheve pasi kandidatët fitues u shpallën senatori Bernie Sanders nga krahu demokrat dhe miliarderi Donald Trump nga krahu republikan.

Bernie Sanders e përsëriti edhe njëherë se duhet t’ju bëhet e qartë klasës së miliarderëve, që përbëjnë 1% të popullsisë, se nuk mund të marrin gjithçka.

E ndërsa miliarderi Trump premtoi se do të jetë Presidenti më i madh i punësimit që Zoti ka krijuar ndonjëherë.

Partitë në një sistem dypartish dhe kualicioni

0

Ali Hertica

Partitë në një sistem dypartish,i ndryshojnë me vetëdije platformat e tyre politike,kështu që fillojnë t’i ngjasin njëra-tjetëres,

Siq kemi tani në kosovë kur secila parti politike don që ti gjason njera tjetëres nga platforma e saj se cilit krah i tako a është majtiste apo djathtiste, llojë plagjiatura të platformes politike të LDK-së dhe PDK-së.Ku deri para kualicionit ishin ideologjikisht shumë larg njëra-tjetra.

Ideologjitë dhe linjat e partive,në sistemin më shumë parti,janë më të përcaktuara se në sistemin me dy parti,por programet faktike të qeverisë janë më pak të integruara.Në teorin e zgjedhjeve racionale parapelqimet japin si të natyrshme.Teori të rëndsishëme,nënvizojnë se parapelqimet mund të reflektojnë shumë në qëndrimet motive të ndryshme,gjithashtu altruizëm dhe egoizëm,por modeli zotërus tek ato reflekton interesin vetjak ose egoizmi.Downis e përshkruan hollësisht këtë gjë.Të gjithë qytetarëtve u vihet si kusht të votojnë jashtë interesave të tyre,nëdrkohë që anëtarët e partisë,veprojnë eskluzivisht për të arritur ato të ardhura,prestigje dhe pushtet ,që ka një funksionar i lartë shtetëror.

Në modelin tonë në Kosovë, politikanët e kërkojnë një funksion të lartë shtetëror si mjet për të vënë në jetë një politikë të caktuar.Qëllimi i vetëm i tyre është një vjelje frytash nga pushteti,për veten e tyre.Ata e vështrojnë politikën si një mjet për të arritur objektivat private dhe vetëm kjo është arsyja që ata duan të zgjidhen qoftë liderë partie pa kundërkandidat apo qeveritarë.Partitë duhët të formulojnë politikën e tyre për të fituar zgjedhjet dhe jo të fitojnë zgjedhjet për të formuluar një politikë.

Në realitet njerzitë nuk janë gjithmonë egoistë,edhe në politikë.Ata bëjnë shpesh ndonjë gjë që mendojnë, se është individualisht racionale,sepse besojnë se ajo është shoqëria racionale,që do të thotë se u bëhet mirë të tjerëve,megjithëse i dëmtojnë personalisht.Reflektimi i fundit niset nga një pikë qendrore në teorinë politike klasike.Kur kërkohet mendimi mbi institucionet politike,kombëtare,nuk duhet kërkuar aktorë të përkryar.Modelet racionale,që shkojnë larg në këtë drejtim të kushtëzimit të egoizmit të ngushtë,modelet realiste.

LDK në Malishevë: Nisma e prishi koalicionin njëanshëm

0

Kryesia e Degës së LDK-së në Malishevë ka treguar arsyet e prishjes së koalicionit me Nismën. Sipas këtij subjekti politik, Nisma e ka prishur koalicionin në mënyrë të njëanshme.

Më poshtë komunikata e plotë:

Dega e LDK-së në Malishevë njofton opinionin e gjerë, e në veçanti anëtarsinë se sot pasdite jemi ftuar nga kryetari i komunës Z. Ragip Begaj, njëherit kryetar i NISMA për Kosovën, Dega në Malishevë, jemi informuar për prishjen (shkëputjen) e koalicionit në mënyrë të një anshme.

1. Vlerësojmë se prishja e koalicionit ka ndodhur për shkak të zhvillimeve politike në vend.

2. Konsiderojmë se Komuna e Malishevës nuk ka qenë e anashkaluar nga niveli qendror sepse buxheti për komuna ndahet për kokë banori, kjo do të dëshmohet në investimet kapitale që do të ndodhin në vitin 2016.

3. Dega e LDK-së në Malishevë ka qenë në nivel të bashkëpunimit me partnerin e koalicionit. Ne falenderojmë drejtorët tanë për punën e kryer me sukses gjatë kësaj periudhe bashkëqeverisëse.

4. Marrëveshja nuk është zbatuar nga partneri i koalicionit.

Politikanët me dosje amnistohen nga drejtësia e skandaleve

0

“Nisur nga mbi 70 dosje që i ka vetë Isa Mustafa në prokurori për krim urbanistik në Prishtinë, me të cilat nuk po merret askush, e deri tek rasti i djemve të Adem Grabovcit, që rrahën pjesëtarët e Policisë së Kosovës, mund të shohim se sistemi i drejtësisë në Kosovës është komplet në shërbim të interesave personale e grupore të njerëzve të pushtetit”, tha Adonis Tahiri

Sektori i drejtësisë mbetet në shënjestër të kritikave dhe pakë- naqësive të mëdha. Prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pati shumë pritshmëri që shteti i ri të mundësojë një gjykim të drejtë dhe sundimin e ligjit. Por, në Kosovë po mbizotëron një drejtësi joefikase, ku pushtetarët po mbesin të paprekshëm, ndonëse të korruptuar dhe shpeshherë me shkelje dhe keqpërdorim të madh të ligjit.

Edhe shoqëria është lodhur nga mosefikasiteti i Gjyqësorit dhe mosfunksionimi i ligjit, sepse përveçqë ky sistem ka besueshmërinë më të vogël te qytetarët, të metat i tij i vunë në pah shpesh raporte të ndryshme ndërkombëtare, por edhe vendore. Kështu, edhe raporti i fundit nga”Transparency International” e renditi Kosovën si vendin më të korruptuar në Ballkan dhe këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në sektorin publik nuk shënoi asnjë përparim krahas vitit të kaluar. Raste të pazgjidhura, raste të vonuara me dekada nëpër prokurori, parashkrim i rasteve, mohime të kontestueshme, janë vetëm disa nga parregullsitë që përcjellin çdo qytetar të Kosovës që i bie të ketë punë me institucionet e drejtësisë…/kosova sot/