13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 6809

Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë

0

Pas vendimit të Kushtetueses, Opozita thotë se Qeveria nuk ka më autoritet të udhëheqë me asgjë, prandaj duhet hapur rrugë zgjedhjeve.

Partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi.

“Për katër muaj rresht përmes peticionit, protestave, e kemi thënë atë gjë që u vërtetua edhe nga Gjykata Kushtetuese. Si e tillë, marrëveshja për Zajednicën është e anuluar”.

“Të dy, edhe Mustafa, edhe Thaçi, kanë bërë shkelje flagrante të Kushtetutës. Kërkojmë urgjentisht largimin e të dyve. Ose dorëheqje ose largim”, ka deklaruar Visar Ymeri.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se Qeveria që shkeli interesin e Kosovës përfundimisht duhet të shkojë dhe të lëshojë rrugë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një Qeveri ë cila bazohet në zërin e qytetarëve.

“Zëri i qytetarëve triumfoi bashkë me Opozitën”

“Dy marrëveshjet që kanë dëmtuar shumë interesin e Kosovës dhe imazhin e saj, kanë treguar që në një formë këta liderë janë të shantazhuar”.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ndërkaq, është shprehur se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se marrëveshja ka qenë antikushtetuese.

“Hapi i parë, pra, është dorëheqja e Isa Mustafës”.

“Çdo tendencë për të vazhduar tutje me implementim e marrëveshjes është absurde. Kjo Qeveri më nuk ka asnjë autoritet që të udhëheqë me asgjë dhe kështu duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve”, ka thënë Fatmir Limaj.

Opozitarët kanë deklaruar se deri më 9 janar kur do të mbahet protesta e Opozitës do të bjerë edhe Qeveria.

Po ekip gjithëpërfshirës, por pa ty kryeministër!

0

Nga Jakup Krasniqi

Kryeministri Isa Mustafa dëshiron të vazhdojë më tej, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se mbi 80% e marrëveshjes së parimeve nuk është në përputhje me kushtetutën, ai thotë se qeveria nuk do ta anulojë marrëveshjen dhe do të vazhdojë me hartimin e statutit .

Kryeministër, harroje që ky popull edhe pas gjithë këtyre shkeljeve te Kushtetutës, do të të lejojë ty të vazhdosh të qeverisës dhe të përfaqësosh këtë vend. Në veçanti jo në procesin e dialogut me Serbinë.

Me ty, dhe ekipin tënd negociator që nuk ka qenë në gjendje të vërej se marrëveshja që e nënshkruat mbi 80% nuk është në përputhje me Kushtetutën, ju nuk mund të vazhdoni më tej.

Kosova sigurisht që do të vazhdojë më tej, por pa ty dhe pa ekipin tënd.

Ramadan Muja uron kalotikët për Krishtlindje

0

Kryetari i komunës se Prizrenit, Ramadan Muja, uron Kancelarin e Ipeshkvisë së Kosovës, shkëlqesinë e tij Don Shan Zefi dhe të gjithë qytetaret e besimit katolik të komunës së Prizrenit, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Kjo festë, le të shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin, kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë”, thuhet në urim.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë ne”.

“Lindja e Krishtit, uroj qe të sjellë shëndet, shumë të mira dhe lumturi në familjet tona”. /PrizrenPress.com

PD në Prizren uron për shumë mot Kërshëndellat

0

Partia e Drejtësisë – dega në Prizren ua uron të gjithë besimtarëve të krishterë Festën e madhe të  Krishtlindjeve.

“Në themelet e kësaj feste qëndron dashuria e njeriut ndaj njeriut pa përjashtim, toleranca, paqja, solidariteti, respekti dhe mirëkuptimi”, thuhet në urim.

“Festa e Krishtlindjeve  është një rast për të gjithë ne që me vëllezërit tonë shqiptarë të besimit katolik të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, andaj,  gjithmonë paçi gëzim, begati , mirëqenie dhe dashuri në familjet tuaja”.

“Urime Krishtlindjen me fjalën e vjetër-tradicionale: Urime dhe për shumë mot Kërshëndellat!” /PrizrenPress.com

Jeta e shijshme e sirianit në Prizren

0

Refugjati Sirian, Bekri Shishman drejton një biznes të suksesshëm në Prizren, por ëndërron kthimin në shtëpi kur të përfundojë lufta në vendin e tij.

Bekri Shishman mirëpret klientët e tij me një shqipe të rrjedhshme në dyqanin e tij të parfumeve në qendër të Prizrenit. Ai ka filluar këtë biznes para tre vitesh e gjysmë prej se është larguar nga Siria.

Shishman, 48 vjeçar pranon se aftësitë e gjuhës shqipe i ka fituar shumë kohë më parë, përmes familjes së tij.

“Nëna ime është një shqiptare nga Gjakova dhe ne gjithmonë kemi folur në shqip në shtëpi,” thotë ai.

Babai i tij, psikiatër, ka studiuar në Sarajevë, dhe kishte takuar atje shumë shqiptarë. Pas disa vizitave në Kosovë, atë e njoftuan me nënën e Shishmanit. Po ashtu, Shishman ka takuar një grua shqiptare në Prizren kur ai vizitonte Kosovën si i ri. Ata kanë tre djem.

Shishman tha se ai dhe familja e tij janë detyruar të largohen nga Siria për shkak të luftës së ashpër civile ndërmjet grupeve të armatosura që kundërshtojnë Presidentin Bashar al Asad, po ashtu edhe të militantëve xhihadistë nga Shteti Islam, të njohur si ISIS.

“Unë kam lindur në Alepo. Kur filloi lufta, u bë shumë keq. Kemi pritur një vit e gjysmë por situata po bëhej edhe më e keqe, kështu që u larguam,” tha Shishman për KALLXO.com.

Ai thotë se ishte posaçërisht i brengosur për djemtë e tij sepse regjimi i Asadit do t’i rekrutonte ata në ushtri posa të përfundonin studimet në universitet.

Në vendin e tij, Shishman ka qenë profesor i gjuhës arabe. Po ashtu, ai ka shitur parfume pas përfundimit të ligjëratave.

“Çdo kush në Siri e ka pasur një punë të dytë. Ndryshe nuk mund të jetosh mirë,” thotë ai. Ai ka vazhduar biznesin e njëjtë në Prizren dhe është i lumtur se si po i ecën puna.

Shishman tregon një llap-top dhe paraqet një lajm në arabisht për iniciativën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbështetur një marrëveshje paqësore për Sirinë.

“Ata po thonë se diçka mund të bëhet në gjashtë muaj por unë dyshoj së bisedimet mund të fillojnë së shpejti,” thotë ai.

Ai i përcjell lajmet për situatën në vendin e tij për çdo ditë. Motra e tij është ende në Alepo dhe ata mbajnë kontakte përmes internetit.

Ndërsa, lajmet nga qyteti i dytë më i madh i Sirisë janë larg së qeni të mira.

“Ajo më thotë se rrymë ka nga gjysmë ore në ditë ndërsa uji vjen një ditë në tri javë,” tha Shishman.

Ai më së shumti fajëson Presidentin Asad për shpërthimin e luftës civile, për të cilën disa aktivistë dhe OKB-ja vlerësojnë se kanë vdekur 250,000 Sirianë deri tani.

Shishman beson se Asadi ka mundur lehtësisht të zgjedh protestat kundër qeveritare kur ato shpërthyen në mars të vitit 2011.

Ai thotë se kërkesat e protestuesve ishin për lirimin e disa të rinjve të cilët ishin arrestuar dhe torturuar e të cilët kërkuan më shumë drejtësi, liri dhe barazi.

Në vend të kësaj, Shishman thekson, forcat e sigurisë së Asadit hapën zjarr mbi demonstruesit të cilët rriteshin në numër.

“Asadi po ashtu lironte shumë të burgosur për ti shtypur demonstruesit,” thotë ai.

Shishman thotë se shumica e njerëzve luftuan për më shumë drejtësi dhe ai fajëson qeverinë për ngritjen e ISIS-it. “ISIS është prodhim i Asadit.”

Ai merr si shembull kur ISIS mori kontrollin mbi një qytet, forcat e Asadit nuk i sulmoi ata – por bëri të kundërtën kur Al-Nusra, një grup kundërshtar i ISIS-it, morën përsipër kontrollin në atë qytet.

Shishman thotë se Rusia i ka ofruar një marrëveshje të mirë për të ndihmuar Asadin për të cilët i ktheu disa ndere shumë të rëndësishme. Ai thotë se Asad ka refuzuar që gypat e gazit të kalojnë nëpër Siri nga Katari fqinj, e cila kishte për qëllim që të shes gaz në Evropë, me kërkesë të Rusisë.

Ai po ashtu insiston se Myslimanët në Siri kanë jetuar në paqe me të Krishterët, Kurdët, Ortodoksët e shumë të tjerë.

Për atë, lufta ka shumë pak të bëjë me Islamin.

“Nuk ka pasur Vahabista, as kësi me mjekra në Siri. Kemi jetuar shumë mirë,” thotë ai.

Ai thotë se Kosovarë nuk po i bashkëngjiten ISIS-it për para por sepse ata besojnë se janë duke ndihmuar për kauzën fetare. “Njetin e kanë të mirë ndoshta por punën e kanë keq atje,” thotë ai.

Shishman thotë se gratë në Siri kanë jetuar një jetë të dinjitetshme.

“Gratë tona kanë festuar nëpër dasma deri herët në mëngjes. Kanë pasur dukat deri në bërryla por askush nuk i ka ngacmuar,” kujton ai.

Në ndërkohë, Shishmani është i gëzuar me jetën e tij të re në Prizren. Dy djemtë janë në universitet atje.

Por ai do të kthehet në Siri nëse mbaron lufta, për shkak se ai la një shtëpi, dy apartamente, zyrën e të atit të tij dhe një depo atje. “Unë dua që të kthehem në vendin tim,” përfundon ai.

Supremja kthen në Apel vendimin për Ramadan Mujën

0

Rasti gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, dhe të akuzuarve tjerë ka marrë një tjetër komplikim pasi Gjykata Supreme e ka rrëzuar vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit.

Në vendimin të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Supremja e ka dërguar këtë rast sërish në Gjykatën e Apelit për rivendosje të aktgjykimit të shkallës së parë.
Në këtë mënyrë, Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të shtatorit të këtij viti që rasti ndaj Mujës të kthehet në Gjykatën Themelore të Prizrenit për rivendosje.

Gjykata Supreme, vendosi që aktvendimi i apeluar të anulohet dhe lënda t’ i kthehet Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një trup i ri gjykues.

Në arsyetimin e Gjykatës Supreme ndër të tjera thuhet se ekziston një mospërputhje e dukshme në mes të vlerësimit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme sa i përket mundësisë për të proceduar me shqyrtimin e meritave të lëndës nga Apeli.

Duke u nisur nga ky fakt Gjykata Supreme, ka vendosur që lënda të kthehet në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim nga një kolegj i ri.

“Secili vendim i Gjykatës së Apelit duhet patjetër të jetë i bazuar në vlerësimin e plotë dhe të hollësishëm të faktorëve relevant dhe të jetë i arsyetuar në mënyrë të duhur. Fatkeqësisht, kjo nuk është bërë nga Gjykata e Apelit në aktvendimin e kundërshtuar, andaj është vendosur që lënda t’ i kthehet Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një trup i ri gjykues” thuhet në arsyetimin e Gjykatës Supreme.

Ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve tjerë komunalë, nga Prokuroria e Shtetit u ngrit aktakuzë për Keqpërdorim të detyrës zyrtare në muajin shkurt të vitit 2013. Në muajin mars të atij viti u mbajt shqyrtimi fillestar, ndërsa shqyrtimi kryesor filloi në gusht të vitit 2013 dhe pas 29 seancave gjyqësore të mbajtura, me 13 mars 2014 trupi gjykues shpalli aktgjykim me të cilin i gjeti fajtorë dhe i dënoi me dënime me kusht të akuzuarit.

Kundër këtij aktgjykimi, mbrojtja kishte parqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit, pas gati një viti e gjysmë kishte vendosur që lënda të kthehej në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në Prizren, për shkak se kishte konkluduar se ishin bërë shkelje esenciale në përmbajtjen e aktgjykimit të shkallës së parë.

Duke qenë si rast i kthyer zyrtarisht në rigjykim, gjykata e shkallës së parë në Prizren, në muajin tetor caktoi seancat për rastin Muja, mirëpo në ndërkohë Prokuroria e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit dorëzoi ankesë në Gjykatën Supreme, e cila bëri që seancat e caktuar për rigjykim në Prizren mos të mbahen deri në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme. /Kallxo.com

PDK në Prizren uron katolikët për Krishtlindje

0

Partia Demokratike e Kosovës- Dega në Prizren dhe kryetari i saj, Minir Krasniqi uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të besimit krishter festën e Krishtlindjeve.

“Festa e Krishtlindjeve këto i arrin përmes evokimit të virtyteve më të larta njerëzore, dashurisë, mëshirës, respektit, mirësjelljes dhe qytetarisë”, thuhet në urim.

“Kjo festë e shenjtë, na jep rastin të dëshmojmë se detyrimet e pashmangshme njerëzore, nuk i harrojmë por i kujtojmë, dhe jo vetëm që i kujtojmë, por edhe i zbatojmë”. /PrizrenPress.com

Në Prizren arrestohen tre persona

0

Tre persona janë arrestuar nga policia në Prizren.

Policia bën të ditur se dy persona që dyshohen për grabitje janë arrestuar në rrugën “De Rada”. Me urdhër të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Arrestimi i personit të tretë është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /PrizrenPress.com

Një femër nga Shqipëria sulmon policët në Prizren

0

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit është arrestuar një femër shqiptare- shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta ka penguar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas policisë, e dyshuara ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht një zyrtare policore.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com

Urimi i NISMA-s në Prizren për Krishtlindje

0

NISMA për Kosovën, Dega në Prizren ka shprehur urimet më të përzemërta për gjithë shqiptarët, e në veçanti besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve.

“NISMA për Kosovën- dega Prizren uron përzemërsisht të gjithë shqiptarët, e në veçanti besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjeve. Dhe njëherit ua përcjellë dëshirën që harmonia, gëzimi dhe solidariteti të mbretërojnë në familjet tuaja”, thuhet në urim.

“NISMA për Kosoven- dega Prizren vlerëson lartë kontributin e Kishës Katolike nëPrizren, kontribut ky përherë i dhënë, në kuptimin e kultivimit të dashurisë midis njerëzve pa dallim etnie apo përkatësie fetare. Andaj ajo e cila ndër shekuj na bënë më së shumti krenar si popull, e që me të drejtë mund të quhet vlerë dhe virtyt i yni, është dashuria dhe toleranca ndërfetare në Republikentonë”.

“Ne, NISMA për Kosoven– dega Prizren përmbyllim urimin me shpresën se Krishtlindjet e ardhshme do të na gjejnë më mirë, më të begatë në shtëpitë tona dhe mbi të gjitha më të përkushtuar në ndërtimin e një shteti me vlera demokratike”. /PrizrenPress.com