Një këmbësore është goditur me veturë në fshatin Dragaqinë të Komunës së Suharekës.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com
Një këmbësore është goditur me veturë në fshatin Dragaqinë të Komunës së Suharekës.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com
Zyrtarët e katër subjekteve politike në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje, Bashkimi Demokratik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përmes një konference për medie, kanë ftuar prizrenasit që të mbështesin protestën e së shtunës kundër AKS-së dhe Demarkacionit me Malin e Zi.
Zyrtari i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se marrëveshjet e arritura nga qeveria e paaftë në Bruksel me Serbinë po i dëmtojnë interesat e vendit, dhe shtoi se “Zajednica” është e dëmshme edhe për Prizrenin. Ai ftoi bashkëqytetarët që nesër masovikisht të protestojnë kundër këtyre marrëveshjeve.
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, njëherit edhe kryetar i Bashkimit Demokratik, ka shprehur besimin se prizrenasit në numër më të madh duhet t’i bashkohen kauzës së Opozitës së bashkuar për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për vendin pasi që mundësohet prania e Serbisë ende në këto hapësira. Berisha me këtë rast ftoi edhe qytetarët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Prizren t’i bashkohen protestës së nesërme.
Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë protestë i bënë edhe kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Alija dhe sekretari i të rinjve të AAK-së, Ron Kastrati.
Protesta e nesërme e Opozitës së bashkuar fillon në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”. /Tv Prizreni
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër R. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së.
“I dyshuari R. K., në cilësinë e zyrtarit të arsimit në Drejtorinë komunale të arsimit në Prizren, ka përpiluar, vërtetuar dhe nënshkruar dokumentin e falsifikuar, në emër të personave të tjerë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Prizrenit.
“R. K., me këto veprime ka kryer veprën penale, falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së”. /PrizrenPress.com
Shkolla e Filmit Dokumentar, sot ka hapur thirrjen për aplikim në Kampin Pranveror.
“Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, i fton të gjithë nxënësit që të aplikojnë për kampin pranveror ku ata do të aftësohen për të xhiruar filma të cilat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të festivalit”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit për aplikim është 15 Shkurt 2016. Ndërsa Kampi Pranveror mbahet nga 17 – 20 mars në Prizren. /PrizrenPress.com
Kuvendari i PDK-së në Prizren, Alush Shala, ka reaguar pas vënies së gurthemelit të objektit të Qendrës Kulturore Boshnjake, për shkak se nuk është ftuar në ceremoninë e prerjes së shiritit.
Ai, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është i papranueshëm fakti se si përfaqësues (ai dhe kuvendarja Fahrije Bytyçi) të zgjedhur të banorëve të lagjes “11 Marsi” ku do të ndërtohet ky objekt, dhe si kryetar i nëndegës së partisë në këtë lagje, nuk janë ftuar nga kryetari i komunës dhe kryesuesi i Kuvendit.
“Turpi nuk ka kufi. Sot në lagjen 11 Mars vëhet gurthemeli i Qendrës Kulturore Boshnjake po nuk ftohemi ne si përfaqësues të zgjedhur të kësaj lagje dhe njëherit edhe si kryetar i kësaj nëndege”, ka shkruar Shala.
Ai ka thënë se gurthemeli është vënë nga njerëz që nuk kanë marrë asnjë votë në lagjen “11 Marsi”.
“Gurthemelin e vënë ata që nuk e kanë marrë asnjë votë në këtë lagje”.
Shala për këtë çështje fajëson drejtpërdrejt kryetarin Ramadan Muja dhe kryesuesin Kujtim Gashi.
“Në emër të kryesisë së nëndegës dhe në emër të dy kuvendarëve shprehi revoltën për veprime të pahijshme si të kryetarit ashtu edhe të kryesuesit të komunës”, ka shkruar Shala. /PrizrenPress.com
Me një solemnitet rasti, sot i është vënë gurthemeli objektit të shumëpërfolur të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren.
Pjesë e këtij solemniteti ishin zyrtarët më të lartë komunal të Prizren dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa organizmave ndërkombëtar.
Me këtë rast kryetari i komunës, Ramadan Muja, tha se me ndërtimin e këtij objekti po mundësojmë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, në radhë të parë për të rinjët e komunitetit boshnjak.
Nënkryetarja e komunës, Sabina Birdaini-Dana, tha se në këtë qendër parashihet që të realizohen aktivitete të ndryshme kulturore, por edhe ato rinore.
Ndërkaq, drejtori i kulturës, Arhim Ajazi, tha se për ndërtimin e këtij objekti i cili ka një sipërfaqe prej 8 ari, komuna nga buxheti i vet ka ndarë 226 mijë euro, ndërsa i tërë projekti pritet të finalizohet deri në vitin 2018.
Ndryshe, përzgjedhja e lokacionit për ndërtimin e QKB-së ishte bërë “mollë sherri” ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Prizren PDK-NDS, ku këta të fundit kishin kërcënuar me largim nga koalicioni, por mosmarrëveshjet janë tejkaluar kohët e fundit dhe është arritur një kompromis nga palët që në afërsi të Shkollës së Mjekësisë të ndërtohet kjo Qendër Kulturore. /Tv Prizreni
Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se është për të shprehur keqardhje ajo që ka ndodhur pas zgjedhjeve parlamentare. Ai tha se në zgjedhjet e vitit 2014 kanë fituar të gjithë, pasi kanë fituar vlerat.
Në një konferencë për media për fundvit, duke folur për veprimet e opozitës, ai tha se në vendet demokratike opozita jep hapësirë qeverisë që të bëjë një rezyme, por se ajo u sfidua që në ditët e para. Ai tha se PDK-ja ka një strategji pune 2015-2018, ku gjatë këtij viti ka mbajt 37 mbledhje të zakonshme, 36 pyetje parlamentare dhe një kërkesë për debat.
Ai shtoi se çështjet që i kanë ngritur kanë qenë për shëndetësi, arsim, siguri etj. Mirëpo ka theksuar se sfidë ka qenë ndryshimet kushtetuese për gjykatën speciale.
“Kemi konsultuar shumë njerëz dhe ekspertë të ndryshëm, por me gjithë vërejtjet kemi ardhur në përfundim, se duhet të ketë një vlerësim edhe pse kishte mundësi që Kosova të ketë një gjykatë vendore dhe të ketë ekspert edhe ndërkombëtar. Por u kërkua që të kem një gjykatë të veçantë dhe ne nuk i jemi frikësuar kësaj. Ne kemi marrë një përgjegjësi për t’i larguar akuzat nga supet”, tha Grabovci.
Sfidë tjetër ai ka quajtur edhe marrëveshjet si ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se kjo është shfrytëzuar nga partitë politike për interesa të tyre.
“Nuk është pritur se edhe ne kemi vërejtjet tona për të, por nuk janë lejuar që t’i themi”, tha Grabovci.
Sa i përket veprimeve të opozitës për demarkacionin ai tha se ka qenë e ngutshme, pasi sipas tij, ende nuk ka material dhe se për këtë do të duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. /KosovaLive
Drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrës në Malishevë, Fatmir Ademaj, është tallur me protestën që tri partitë opozitare, dje kanë mbajtur në këtë qytet. Ai në llogarin sociale “Facebook” ka posutuar një fotografi, gjatë kohës së protestës së opozitës, me përmbjatje fyese.
Pas reagimit të komentuesve, Ademaj fillimisht ka ndryshuar përmbajtjen e tekstit, ndërkaq në mesantë e ka hequr tërësisht fotografin.
‘PrizrenPress’ ka arrit të sigurojë fotografin e Ademajt.
Fatmir Ademaj në postin e drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Malishevës, që udhëhiqet nga kryetari Ragip Begaj, është emruar pas koalicionit të Nismës më LDK-në. /PrizrenPress.com
Kosova është pranuar anëtare e Grupit Këshillëdhënës të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (KEK) me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), si pikë koordinuese në nivel shteti, njofton Ministria e Arsimit, përmes një komunikate..
“Ftesa për anëtarësim është rezultat i interesimit dhe inciativës së shprehur nga AKK përmes hartimit të raportit të ndërlidhjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, raport që mundëson krahasimin e kualifikimeve që ofrohen dhe lëshohen në Republikën e Kosovës me kualifikimet e vendeve të BE-së”.
“Pranimi i Kosovës në KEK hapë rrugën që të bëhet lidhja zyrtare në mes të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KKK) përmes prezantimit të raportit të referencimit të KKK me KEK, duke mundësuar në këtë mënyrë mobilitetin e fuqisë punëtore, në vendet e BE-së”.
“KEK është një Kornizë e përbashkët referuese evropiane, e cila i ndërlidh sistemet e kualifikimeve të shteteve të ndryshme Evropiane dhe shërben, si një mjet për t’i bërë kualifikimet më të lexueshme dhe më të kuptueshme nga vendet dhe sistemet e ndryshme. KEK është krijuar pas rekomandimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian për të promovuar të mësuarit gjatë gjithë jetës, si dhe lëvizshmërinë e fuqisë punëtore ndërmjet shteteve të ndryshme të BE-së”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.
Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie ka thënë se po raportohet se ka shumë dhunën në familje, por megjithatë me miratimin e ligjit, ky problem po merr një vëmendje të duhur nga institucionet.
Delawie në konferencën vjetore të Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokuroreve të Kosovës, tha se departamenti i drejtësisë i Ambasadës Amerikane është përkrahës i fuqishëm dhe mbështet forumin e grave gjyqtare dhe prokuroreve.