Opozita e bashkuar fton prizrenasit në protestën e nesërme

Zyrtarët e katër subjekteve politike në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje, Bashkimi Demokratik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përmes një konference për medie, kanë ftuar prizrenasit që të mbështesin protestën e së shtunës kundër AKS-së dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Zyrtari i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se marrëveshjet e arritura nga qeveria e paaftë në Bruksel me Serbinë po i dëmtojnë interesat e vendit, dhe shtoi se “Zajednica” është e dëmshme edhe për Prizrenin. Ai ftoi bashkëqytetarët që nesër masovikisht të protestojnë kundër këtyre marrëveshjeve.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, njëherit edhe kryetar i Bashkimit Demokratik, ka shprehur besimin se prizrenasit në numër më të madh duhet t’i bashkohen kauzës së Opozitës së bashkuar për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për vendin pasi që mundësohet prania e Serbisë ende në këto hapësira. Berisha me këtë rast ftoi edhe qytetarët e komuniteteve pakicë që jetojnë në Prizren t’i bashkohen protestës së nesërme.

Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në këtë protestë i bënë edhe kryetari i Nismës në Prizren, Sinan Alija dhe sekretari i të rinjve të AAK-së, Ron Kastrati.

Protesta e nesërme e Opozitës së bashkuar fillon në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”. /Tv Prizreni

Prizreni manifeston per Republiken

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Lajmet e Fundit