16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 6823

Burgosja e opozitës provokon zgjedhje të reja

0

Analistët konsiderojnë se nëse vazhdon arrestimi i opozitarëve Qeveria do të bjerë dhe Kosova pashmangshëm do t’i drejtohet sërish kutive të votimit

Opozita e bashkuar është e vendosur që të mos heqë dorë nga bllokimi i seancave të Kuvendit, duke përdorë çdo mjet të mundshëm, me përzgjedhje të veçantë hedhjen e gazit lotsjellës, si mjet i pengimit të punës normale të legjislativit, për shkak çështjeve të ngritura më aspektin politik. Nga ana tjetër, pushteti ka paralajmëruar se arrestimet do të ndodhin në raste të tilla deri në momentin e fundit, për të mundësuar funksionimin e Kuvendit.

Në këto rrethana të këtij konflikti politik dhe fizik, analistët politikë, paralajmërojnë thellimin e krizës, humbjen e legjitimitetit të Kuvendit të Kosovës dhe afrimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme nëse nuk gjendet zgjidhja në tavolinë të bisedimeve.

Analisti politik, Blerim Burjani, konsideron se pushteti gradualisht po bie në grackën e kurdisur nga opozita, prandaj duke arrestuar deputetët, duke vrarë demokracinë parlamentare, vendi do të shkojë shpejt edhe në zgjedhje të reja. /Kosova Sot

Opozita e bashkuar nis përgatitjet për manifestim në Prizren

0

Opozita e bashkuar në Prizren ka mbajtur takim të përbashkët për koordinimin e angazhimeve lidhur me “Manifestimin për Republikën”, i cili do të mbahet me 19 dhjetorë në ora 13:00 në sheshin “Shatërvan”.

Deputeti i Nismës për Kosovë, Zafir Berisha, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se opozita e bashkuar ka filluar përgatitjet për manifestimin. Thotë se strukturat e partive opozitare kanë vendosur të takohen me aktivistë e qytetarë, për t’i shpjeguar atyre qëndrimin dhe hapat e mëtutjeshëm opozitarë rreth dy marrëveshjeve.

“Në këtë takim u vendos që strukturat e partive opozitare ditëve në vijim të takohen me aktivistë e qytetarë, për t’i shpjeguar atyre qëndrimin dhe hapat e mëtutjeshëm opozitarë rreth dy marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, marrëveshje për formimin e Zajednicës dhe Demarkacioni me Malin e Zi”, ka shkruar Berisha.

Opozita e bashkuar fton qytetarët në mbështetje të kauzës sajë për të mbrojtur, sipas tyre, kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin e vendit, e cila po vihet në pikëpyetje nga koalicioni PDK-LDK-Serbska.

“Qytetarë të Prizrenit pjesëmarrja e juaj në ketë manifestim është fuqizim i kërkesave të opozitës së bashkuar dhe mbrojtje e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Berisha. /PrizrenPress.com

Shtimi i përmasave të librave

0

Librat po rriten gjithnjë e më shumë në përmasa. Sipas një sondazhi, është zbuluar se mesatarja e numrit të faqeve është rritur me 25 për qind gjatë 15 viteve të fundit.

Një studim i më shumë se 2500 librave që u klasifikuan si bestsellerë dhe libra të përzgjedhur, si dhe librat më të diskutuar në Google, zbulon se trashësia mesatare është rritur nga 320 faqe në vitin 1999 në 400 faqe në vitin 2014.

Sipas James Finlayson që kreu studimin, ka një rritje relative vit pas viti, gjë që ka shtuar rreth 80 faqe në përmasën mesatare të librave të marrë në studim që nga viti 1999.

Për Finlayson, një pjesë e madhe e këtij ndryshimi, mund të shpjegohet nga kalimi drejt dixhitales. “Kur zgjedh një libër të madh në një librari, mund të frikësohesh, kurse në Amazon përmasa e një libri është thjesht një shënim në fund, për të cilin nuk kushton tepër rëndësi”.

“Personalisht blej libra të mëdhenj vetëm kur shkoj me pushime, sepse nuk dua t’i lë në fund të çantës. Por kur ke një libër të trashë në Kindle, kjo nuk përbën problem”.

Agjentja letrare, Clare Alexander, bie dakord se librat e gjatë janë më të përshtatshëm në formatet elektronike, por thekson se shumica e leximit elektronik fokusohet te zhanret si romanca, krimi dhe erotika. Për Alexander, rritja graduale në përmasa, është provë e një ndryshimi kulturor.

“Pavarësisht bisedës së vdekjes së librit, për shkak të konkurrencës me mediat e tjera”, thotë ajo, “njerëzit që duan të lexojnë duket se preferojnë një rrëfim të gjatë dhe të shpalosur mirë, krejt e kundërta e informacionit të thatë që ne shkarkojmë nga Google.

“Amerikanët kanë çarë rrugën – mendoni për Donna Tartt, Jonathan Franzen, Hanya Yanagihara dhe së fundmi, Marlon James, por ata nuk janë të vetmit. Hilary Mantel nga Britania dhe Eleanor Catton nga Zelanda e Re, kanë shkruar të dyja romane të gjata dhe po të shohësh listën, kupton se sa prej tyre kanë fituar çmime. Është kaq e qartë se edhe juritë preferojnë librat e gjatë gjithashtu”.

Çmimi “The Man Booker” për shembull, në Britani është bërë eventi kryesor i librit që nga vitet 1970 dhe prova e zgjerimit mund të gjendet në regjistrin e fitimtarëve. Romanet fituese të çmimit në pesë vitet e para kishin rreth 300 faqe, por edhe duke llogaritur romanin triumfues të vitit 2011 nga Julian Barnes prej 160 faqesh, pesë fitimtarët e këtyre viteve të fundit kanë një mesatare prej 520 faqesh. Fituesi i këtij viti, Marlon James, kishte një libër prej 700 faqesh.

Për Max Porter, redaktorin në Granta, që publikoi librin fitues të vitit 2013 prej 800 faqesh nga Eleanor Catton, është e vështirë të kuptohet thelbi i një ndryshimi të të gjithë tregut, por është inkurajuese të shohësh këta libra të rinj dhe ambiciozë teksa shfaqen.

“Në të gjithë kulturën, njerëzit po përpiqen të zgjidhin çështjen nëse përmbajtja do të bëhet mobile, çfarë pajisjesh njerëzit do të përdorin për ta konsumuar atë”, thotë Porter, “ndaj jam shumë i inkurajuar nga libri i madh dhe i trashë që thotë ‘më lexo’”.

Shtimi i programeve televizive, ku shikuesit angazhohen në kalimin e dhjetëra orëve për të ndjekur një rrëfim të vetëm, duket se ka inkurajuar publikuesit të mbështesin shkrimtarët që shkruajnë gjatë, vazhdon Porter.

“Është vërtetuar se njerëzit kanë oreksin, durimin dhe energjinë që të qëndrojnë pas një ngjarjeje dhe të njëjtave personazhe, teksa rrëfimi zgjerohet”.

Librat e trashë mund të bëhen më të lehtë për t’u mbajtur me vete, ngaqë lexuesi elektronik nuk e ka problem, por Porter nuk është i bindur nëse është leximi dixhital ai që ka nxitur trendin. Redaktori citon studimet që tregojnë se vetëm 60 për qind e librave që blihen elektronikisht, lexohen dhe normat e përfundimi shkojnë deri në 20 për qind për disa tituj.

‘Një libër i trashë është një mishërim fizik i qëllimit tuaj për të kaluar kohën e nevojshme për ta lexuar atë”. Shtimi i faqeve të romaneve bashkëkohore, mund të jetë shkak i pohimit plot vetëbesim të identitetit tonë.

Listat bestsellerë janë dominuar gjatë viteve të fundit nga seritë që variojnë nga Harry Potter te trilogjia e El James “50 hijet”.

Megjithatë, nuk po ndodh vetëm shtimi i fjalëve, botuesit po lënë hapësira në fillim dhe në fund të faqes dhe po rrisin madhësinë e shkrimit për t’i shtuar peshën romanit.

“Ka disa audienca që duan ta ndiejnë peshën e librave që po blejnë”.

Sfida e vërtetë e tregut të botimit të librave, nuk janë ekstremet e mëdha ose të vogla, por botimi i së mesmes, emrat jo shumë popullorë, shkrimtarët në mes të karrierës dhe librat e përmasave të mesme. / The Guardian

Këto ishin premtimet e Thaçit për heqjen e vizave (VIDEO)

0

Ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci gjatë një fushate elektorale në vitin 2010 kishte premtuar se për 15 muaj do të hiqen vizat për kosovarët.

E këtë premtim që e kishte thënë para elektoralit, Thaçi e kishte arsyetuar se e kishte fjalën për nisjen e dialogut për liberalizmin e vizave.

Ndryshe sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit. Mirëpo lajmet e mira të pritura për Kosovën nuk erdhën. Sipas këtyre konkluzioneve Kosova nuk ka përmbushur ende kriteret për liberalizimin e vizave.

https://youtu.be/Ndfbg6Xh51E

Isa Mustafa pat premtuar liberalizim të vizave për 2015!

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me të marrë postin e kryeministrit, një nga premtimet më të mëdha që kishte bërë, ishte pikërisht liberalizimi i vizave. Ai në një intervistë që e kishte dhënë për Radio Kosovën me datë 25 dhjetor 2014, saktësisht para një viti, ishte i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2015, raporton Gazeta Blic.

I pyetur nga gazetari se a do të ndodhë liberalizimi gjatë viti 2015, Isa Mustafa në këtë intervistë ishte përgjigjur: “Përkundër disa deklaratave që ne po i dëgjojmë, unë jam i bindur – dhe besoj se do të kemi. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmbushim të gjitha detyrimet dhe t’i kryejmë detyrat që i kemi para BE-së. Të hyjmë në këtë proces, ta realizojmë këtë proces, të japim garancione të forta për këtë, por si parakusht i kësaj ne duhet t’i frenojmë migrimet të cilat tani i kemi, që ndoshta në pikëpamje të njerëzve të cilët po tentojnë që edhe në këtë mënyrë ta lëshojnë Kosovën – ka arsye, por s’kemi arsye fare si vend të manifestojmë sjellje të tilla, sepse duhet ta ruajmë pavarësinë që e kemi, dhe duhet ta kultivojmë besimin në shtetin e Kosovës”.

Pos kësaj interviste, Isa Mustafa me të marrë postin e të parit të Qeverisë, ndër të tjera kishte premtuar se liberalizimi mund të ndodhte madje në pranverën e vonë të 2015, por që doli të ishte një premtim i pa përmbushur, raporton gazeta Blic.

Ndonëse jemi në prag të vitit 2016, BE sot i ka dhënë një raport negativ Kosovës, sa i përket plotësimit të kushteve për liberalizim të vizave.

Pos Isa Mustafës, edhe dy anëtarë të kabinetit të tij, Hashim Thaçi e bekim Çollaku, ishin të bindur se se do të ndodhë liberalizimi shumë shpejt.

Pse i quajmë romantikë, shkrimtarët që vdesin të rinj?

0

Benjamin Moser

Romantiket “Mungesë talenti”, u tall romancieri holandez, Harry Mulisch, kur fliste për shkrimtarët që vdesin të rinj. Mulisch vetë jetoi 83 vjet dhe shkroi aq libra sa ishte gati gjysma e jetës së tij. Ai ishte shembull i përkryer i këmbënguljes që gjithmonë pohonte se pavarësisht nga mosha e tij fizike, “mosha absolute” e tij – në mendjen e vet kishte mbetur kokëfortësisht veçse 17 vjeç. Dhe nuk kishte të bënte fare me ata që përpiqeshin të përvidheshin në prapaskenë ende pa rënë perdja.

“Pse duhet t’ju shtypë tramvaji kur ju jeni i ri”, -pyeste ai, “ose të merrni goditje nga një meteor? Ku qëndron thelbi i kësaj? Ka njerëz që janë në depresion dhe të frikësuar për të ardhmen, por unë nuk jam nga ata. Dhe të vdes: Jo, nuk është për mua kjo punë. Dhe në kohën kur lëshoi këtë batutë sfiduese, tashmë ishte mplakur. Por nuk e kishte humbur atë forcë olimpike, as vetëdijen e tij se ku qëndron talenti i vërtetë: të mos heqësh dorë.

Ashtu si çdo talent tjetër –ai për të kënduar apo vallëzuar për shembull, edhe talentin për të mos vdekur nuk e kanë për hise të gjithë. Jo të gjithë mund të vallëzojnë dhe jo të gjithë mund të plaken. Por si me çdo talent tjetër, të trashëgosh rrethana të përshtatshme është një gjë dhe të bësh të mundur që dhuntitë e tua të lindura të lulëzojnë është diçka tjetër. Për këtë, vetëm gjeniu më i rrallë mund t’ia dalë pa dhuntinë më kryesore të artistit, që është aftësia për të punuar pa u lodhur.

Puna e palodhur mund të jetë e admirueshme në shumë mënyra. Por ajo kurrë nuk do të jetë romantike. Në këtë pikëpamje, ajo ngjan me paranë. Në të tashmen, paratë dhe puna janë thjesht të dobishme. Në të kaluarën –nëse paraja ka humbur, nëse puna është bërë, ato thjesht mund të bëhen pjesë e një historie. Dhe historitë mund të bëhen romantike: një plantacion që e kujtojmë nën sfondin e letrës së grisur të murit të një pensioni, apo një krijuesi të magjepsur nga muza e tij. Por që t’ia dalin mbanë në jetë, shkrimtarëve u duhen të njëjtat cilësi joromantike që u duhen dhe të tjerëve për jetën e tyre.

Si grua e re e sapombërritur në qytetin e madh, njujorkezja Joan Acocella u miqësua me një grup artistësh “aq të shkëlqyer, të guximshëm”, sa natyrisht mezi priste të shihte se çfarë rruge do të merrnin ata në jetë. Megjithatë, me kalimin e viteve njëri pas tjetrit ata dështuan me premtimet e tyre. Divorcet e këqija, zhgënjimet në profesion, kokaina, ua hëngrën kokën. Ata që mbijetuan, kombinuan famën me virtyte si: durimi, elasticiteti, guximi.

Këto vese dhe virtyte vështirë se bëhen objekt romance. Ne nuk mund ta dimë se çfarë mund të kenë qenë. Ndoshta gjenialiteti i Bajronit, Shelley-it dhe Keats-it për t’u shprehur, do të ishte tulatur nën mungesën e dukshme të cilësive të këqija që përshkruan Acocella. Ndoshta, ashtu si Rembo, ata vdiqën pasi thanë atë që kishin për të thënë.

A do të ishte kjo kaq e tmerrshme? Atletët dhe valltarët e pranojnë se karriera e tyre do të jetë e shkurtër. Por, me apo pa të drejtë, ne e mendojmë të shkruarit si ushtrim shpirtëror, si projekt i barasvlefshëm me jetën e shkrimtarit. Kur një projekt i tillë ndërpritet që në fillim, ai gjithmonë do të ndihet i paplotë, një katedrale e lavdishme, por që i mungon kulmi. Ideja, ashtu si imazhi, është në vetvete shumë romantike. Por mund të ndihmojë për të shpjeguar se çfarë na prek aq shumë te një shkrimtar që ka vdekur i ri.

Një shkrimtar i tillë është mbi të gjitha një qenie njerëzore e vdekur. Dhe për çdo qenie njerëzore, vdekja e hershme është realitet i kobshëm. Nuk është aspak më romantike se tuberkulozi apo sifilizi, sëmundje që dikur mendohej se u jepnin viktimave të tyre një pamje joshëse. Dhe vija e hollë që ndan romancën nga sentimentaliteti është e njëjta që ndan zinë nga sendet pa vlerë; ta kapërcesh atë do të thotë të ngresh lart një vdekje të trishtë, në vend që të kujtosh arritjet e një jete.

Ka diçka groteske në lidhje me gjetjen e romancës tek abuzimi me drogën, aksidentet me makinë, ose sëmundjet veneriane. Është shumë më mirë të admirojnë talentin e vërtetë të shkrimtarit: që ngrihet çdo mëngjes, që shkon te tryeza e punës, që përqendrohet i tëri aty dhe nuk vdes. Shkrimtarëve, si çdokush tjetër, nuk u mungojnë kurrë arsye për të hequr dorë. Dhe një shkrimtar nuk duhet ta kujtojmë për vdekjen e tij, për atë që mund të ketë qenë, por për atë që ai ishte, për atë që arriti të bëhet.

Thaçi akuzon rëndë Brukselin

0

Këshilli i Bashkimit Europian, i cili ka bërë publike konkluzionet e pakos së zgjerimit pa një lajm pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, e ka lënë të zhgënjyer Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçin, i cili ka shpërthyer në akuza ndaj Brukselit.

Thaçi ka thënë se ky është një provokim i rëndë dhe i qëllimshëm që Bashkimi Europian po ua bën kosovarëve. Për më tepër, kryediplomati kosovar ka akuzuar se Unioni në këtë mënyrë po e nxit edhe ekstremizmin në Kosovë. Thaçi është njëri nga politikanët që ka premtuar lëvizje të lirë të kosovarëve në Zonën Schengen gjatë vitit 2016. Por, kjo nuk është hera e parë që ia ka huqur. Heqjen e vizave e kishte paralajmëruar edhe në vitin 2010, teksa po kërkonte votën për Kryeministër.

Zyrtarët kosovarë, përfshirë Kryeministrin dhe Ministrin e Integrimeve vazhdimisht kanë deklaruar se Kosova i ka plotësuar kushtet që parashihen në udhërrëfyes. Një nga kriteret për liberalizim të vizave është edhe lufta kundër korrupsionit. Por, mbetet të shihet se cilat janë arsyet për këtë vendim negativ.

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit në facebook:

Sot Këshilli i Bashkimit Evropian bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit.
Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t’i jap fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës dhe kështu të jap ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Përkundër kësaj, durimi i ynë do të jetë më i fuqishëm se paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina. Good luck EU! HTH

Nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët

0

Këshilli Evropian ka dalur  me Raportin për vendet aspiruese në Bashkimin Evropian me ç`rast ka konstatuar se përkundër  përparimeve që ka shënuar Kosova në implementimin e kritereve, ajo nuk ka marrë një rekomandim pozitiv, sa i takon liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.

Opozita vendos, të shtunën protestë në Prizren

0

Liderët opozitarë të mbledhur në një takim në selinë e Nismës kanë bërë të ditur se më 9 janar do të mbajnë një protestë gjithëpopullore në Prishtinë.

Opozitarët kanë folur edhe për arrestimet e djeshme, ku sipas tyre as këto veprime të pushtetit nuk do t’i ndalojnë në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se burgosjet nuk do ta ndalojnë opozitën, të cilët kërkojnë anulimin e marrëveshjeve.

Sipas Limajt, kjo situatë është rrënim i shtetit.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përsëriti se opozita e bashkuar do të vazhdojë që të kundërshtojë marrëveshjet e dëmshme. “Insistimi jonë do të jetë i qëndrueshëm”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se të mërkurën do të ketë manifestim në Pejë, të enjten në Malishevë dhe të shtunën në Prizren.

Me majt kushdo shpi, Kola i jem i kish majt tri

0

Mr.sc.Nue Oroshi

Gjendja e krijuarë kohëve të funditë në Parlamentin e Kosovës, dhe përgjithësishtë situate politike në Kosovëësht në një kolapsëtëvërtet,si munges e mosfunksionimitë dhe moskordinimitë, të qështjeve madhore të shtetit, në mesë të pozitës dhe opozitës, sikurse bëhet në qdo vendëdemokratik të botës. Pozita e cila ka gabuar në dy raste, dhe ka nënshkruarë, dy marrveshje të dhimshme që prekin interesat, shtetërore të Republikës së Kosovës, pra duke ju dhën serbëve bashkësin e komunave te tyre që nënkupton një Autonomi mbrenda Republikës së Kosovës, e njohur tani më me fjalën “Zajednica”,si dhe faljenë e tokës së Kosovës malazezëve, sikurse të ishte pronë personale e Qeveritarve tanë, janë veprime shumë të dëmshme per shtetinë e ri të Kosovës, veprime madje që rëndojnë ende më tepër, mbi plagët e shum familjeve shqiptare ku për një shekull të pushtimitë sllav në Kosovë, ata ende nuk dinë se ku i kanë eshtratë e të parëve të tyre.

Ka një shekullë, që shqiptarët kërkojnë eshtratë e të parëve, të tyre, dhe jo vetëm këta të luftës së funditë të vititë 1998/1999, por që nga viti 1912 e këndeji shqiptarët jashtë viseve të Shqipëris së përgjysmuarë kërkojnë eshtratë e humbura të etërve të tyre.Porë ata nukë janë askundë, ato eshtra janë gjuajturë nëpër gremina dhe janë kallurë flakë nëpër shkritoretë e ndryshmë sllave.Në politikë pozita duhetë ta dijë se ajo e ka shumicën, për të vendosurë për qështjet, që kanë të bëjn me zhvilliminë e vendit, ndërtimin e infrastrukturës, zhvilliminë e arsimitë, shëndetsisë, qështjeve sociale, ndërtiminë e politikave ekonomike, dhe shumë qështje tjera. Por kurë preken interesat e shtetit jo vetëm, që duhet konsultuarë opozitën, porë për qështje kaqë të mëdha duhet caktuarë referendumet, dhe populli përmes votës së lirë të tyre të vendosë për qështje në fjalë siqë jane dy rastët ku preketë, dhe cenohet integriteti territorial dhe politikëi Republikës së Kosovës. Në kët rastë pozitës i takonë, që ta stabilizoji gjendjen e krijuarë në Kosovë duke hequrë dorë nga dy gabimetë fatale që ka bër Qeveria e Kosovës.
Në rastin tjetër edhe rruga që ka zgjedhurë Opozita,ësht shumë e dhimshme, dhe aspakë popullore. Skenatë me gazë lotsjellës, tani më kanë marrë botën. Këto skena dëmtojnë përgjithësishtë, Kosovën në raportë me miqtë tanë ndërkombtarë. Po atëhër shtrohetë pyetja pse faktorët politikë nëKosovë, gjejnë kohë dhe mundësi, sa herë që e lypë nevoja të hypin në aeroplanë, të rregullojn frizurat e tyre për daljen para kamerave në Bruksel, te vendosinparfume të ndryshme që paguhen nga taksapaguesite Kosovës, dhe të shkojn në Bruksel për të biseduar me Vuqiqa e Daciqa, herë me përkthyes e herë pa përkthyesë, dhe nukë janë në gjendje që të ulen vëllazërisht e shqiptarishtë, pozit e opozitë, dhe të bisedojn për interesatë e shtetit të Kosovës, të krijuarë me mundin dhe gjakun e rezistencës një shekullore shqiptare, dhe përkrahjen e miqëve tanë ndërkombtar.

Se si funksiononë Demokracija, në praktik dua ta japë një rastë, që edhe vetë isha aktorë në Qytetin Kiel të Gjermanis ku CDU, në kët qytetëësht pjesëe opozitës. Ne si opozitë zbuluamë një Dokumentë, që ishë Kryetarja e Komunës së Qytetitë të Kielit, kishte nënshkruarë një marrveshje me nje firmë gjermane për lënjen e gjysmës së tatimit. Vlera e përgjithshme e borgjitë, që kishte kjo firmë qytetit Kiel ishte 7.6 miljon Euro. Në kët marrveshje qyteti Kiel, përfitonte një shumë tatimeshë në vlerë preji 3.8 miljon, ndërsa gjysmën tjetër i falte firmës në fjalë. Por në kët rastë Kryetarja e Komunës kishte nënshkruarë marrveshjen, pa e sjellurë fare në Asamblen e Qytetit, në kët mënyrë që Asambleja të vendosë se e përkrahë kët marrveshje apo e hedhë poshtë. Ne e dinimë që Kryetarja e Komunës nuk ka kompetenca, që ta nënshkruaji një vendimë për nje vlerë të hollash që ësht me e madhe se gjysmë miljoni euro, pa aprovimin e Asambles Komunale. Ajo qart e kishte shkelurë ligjin për kryetarë komunash. Ne si opozitë u hodhëm në aksion, dhe i bëm publike kët marrveshje. Aty kam parë se si mbrohet demokracija. Në mbledhjet e Asamblesë, për tre muaji radhazi, kemi pasurë madje edhe deri ne 12 televizione Gjermane, derisa Kryetarja e Komunës nuk kishte rrugë tjetër përveqë dorheqjes, dhe me kët rastë na kërkoji falje ne si opozitë sepse ne kishim drejtë në vepriminë tonë për faktin se Kryetarja e kishte shkelur ligjin. E solla kët shembullë, vetëm e vetëm për ti kujtuar elitës politike në Kosovë, se Politikani duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tija politike,dhe me rastin e gabimeve të bëra duhet të marrë përgjegjësin, dhe të kërkoji falje. Edhe opozita e Kosovës duhetë të jetë më fleksibile, dhe pasë heqjes dorë të pozitës nga këto dy gabime që ka bër te uletë, vëllazërisht dhe shqiptarishtë, dhe të mirren veshë me njëri tjetrin. Në ditën e djeshme mediatë informuanë se u arrestuane 8 deputetë të Parlamentitë të Kosovës. Deputetët e arrestuarë janëAida Dërguti,Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli.

Nëse i heqim 20 vendet e falura minoriteteve, dhe bëjm llogarin në përqindje për nje ditë Parlamentit të Kosovës ju burgosën 8 përqindë të deputetëve të Parlamentit, kjo nukë don fare komentë. Propozimi imë do të ishte që pozita të heqë dorë nga dy gabimet e saja apo që Gjykata Kushtetuse sa më shpejtë të sjellë vendimin, se nënshkrimi i marrveshjes për Autonomin e serbëve në Kosovë,ësht veprimëi dëmshëm sepse nukë ka kaluarë nga Parlamenti i Kosovës, si dhe Komisioni për vijën kufitare, me Malin e Zi të jepë dorheqje për gabimet e bëra dhe kjo vijë kufitare të vendosetë në kufijtë momentalë, sepse kufijtë e vërtet me Malin e Zi,i kemi kufijtë ku i ka vendosurë Prenk Cali, me gurin e bajtur me kilometra në shpinën e këti vigani malsor. Natyrishtë që gjatë kësaji kohe, të marrveshjes përkohësishtë të mosë thirren seanca Parlamentare derisa të arrihet një marrveshje, me opozitën, sepse Deputetët e Pozitës duke marrë vendime për Kosovën jashtë sallës së Parlamentit pra në tavanin e Parlamentitë të Kosovës, ndërsa në anën tjetër nga inati dhe gjelozia i burgosinë kolegët e tyre deputetëte opozitës, të cilët janë të burgosurit e fundit politikë ne Evropë, kësaji nukëi thuhetë demokraci, dhe asë shtetë funksionalë përveqë faktitë që më kujtone fjalët e Mirditores që kishte pasë një djalë shume puntor me emrin Kol, dhe kur dëgjonte raste të tilla të të rinjëve që tentonin arritjet e tyre ti bëjn në rrugë të ndryshme dhe jo përmes punës thoshte “Me majt kuzhdo shpi Kola jem i kish majt tri”. Në Parlamentin e Kosovës për momentin, salla e Parlamentit, ësht mbetur boshë pa deputetë, pozita e ngjitur ne tavan merr vendime, e opozita hedhe gaz lotsjellës, e një pjesë e saji i percjellë këto vendime nga burgu, kësaji si thonë demokraci e asë shtet ligjorë përveq anarki totale, dhe veprime rrahagjokse të psikologjisë sonë shqiptare te inatave dhe gjelozive personale, si kokfortësi e mbrojtjesë së nje ego të pacenuar personale, në dëm të vendit dhe shtetitë të ri të Republikës së Kosovës. Prandaj ësht koha e funditë që Partit Politike Shqiptare pozit dhe opozitë të lën madhështin personale, apo individuale dhe të veprojnë bashkarisht për vendin dhe shtetin e Kosovës, në këto situate aspakë të lehta të kacafytjeve ndërkombtare, që po ndodhin në politikatë e përgjtihshme botërore, për dominimë në shtetët e Evropës Juglindore