12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6834

“Nata shqiptare” në Dancing With Stars Albania

0

Pas suksesit në panairin e librit Tirana 2015, shkrimtari Albatros Rexhaj së fundmi ka befasuar të gjithë me pjesëmarrjen në spektaklin “Dancingwith the Stars”.

Aty është paraqitur me një anë krejtësisht ndryshe të personalitetit të tij, me sharm, alegri dhe performanca ndryshe nga konkurrentët e tjerë.

Së fundmi, në profilin e tij zyrtar në Instagram dhe Facebook, për këtë të enjte, shkrimtari Rexhaj ka paralajmëruar vazhdimin e aventurës së bukur të kërcimit në Natën Shqiptare, tradicionalisht një nga netët mëspektakolare tëDancingwith the StarsAlbania.

Më poshtë lexojmë postimin e tij të plotë:

“Këtë të enjte, me fillim në ora 21, në “Dancingwith the StarsAlbania” është NATA SHQIPTARE, pa dyshim një nga netët më të bukura dhe më gazmore e të gjithë spektaklit. Këtë javë do të kërcejmë Napolonin, Osman Takën, valle gorashe korçare, vallen e Kukësit dhe shumë valle të tjera të bukura nga të gjitha trevat shqiptare. Përkrahë nesh do të jenë valltarët më të mirë të Ansamblit Kombëtar të Valleve dhe Këngëve Popullore në Tiranë, ndërkaq unë kam fatin që të kërcej me Marianën.

Është një mbrëmje që jam shumë i sigurt se do të ngjallë shumë emocion dhe shumë kërshëri. Për mua personalisht është një nga sfidat e radhës, pasi që do të jem pa Isidën. E pres me padurim kthimin e saj, në mënyrë që të vazhdojmë aventurën tonë.”

Vlen të theksohet se për disa netë me radhë, shkrimtari Rexhaj ishte një ndër më të votuarit e publikut shqiptar, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Nata finale e Dancingwith the StarsAlbania do të transmetohet LIVE me 31 dhjetor, natën në pritje të vitit të ri 2016, ku mësohet se janë përgatitur befasi marramendëse për publikun shqiptar.

SBASHK: Veprime sindikale në gjysmëvjetorin e dytë

0

SBASHK ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale në gjysmëvjetorin e dytë në rast se institucionet qendrore dhe ato lokale nuk realizojnë premtimet e dhëna ndaj punonjësve të arsimit.

Reagimi i plotë i tyre më poshtë:

SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.

Kryesia e SBASHK-ut bashkë me veprimtarët sindikalë ka zhvilluar veprimtarinë në dy fronte të angazhimit. Në njërën anë janë mbajtur takime me mësimdhënës në të gjitha komunat dhe është kërkuar nga ta mendimi për gjithë çështjet aktuale , kurse në anën tjetër është bërë angazhim i madh për të zhvilluar takime me institucionet qendrore e lokale të shtetit për të zgjidhur gjithë çështjet dhe kërkesat përmes dialogut. Përfaqësuesit e institucioneve që i janë përgjigjur ftesave tona për takime janë njoftuar nga afër me kërkesat dhe shqetësimet e të punësuarve në arsimin e Kosovës, ndërsa ka edhe përfaqësues që nuk kanë gjetur kohë për dialog dhe kjo është keq.

SBASHK-u i drejtohet publikisht edhe atyre që kanë gjetur kohë për të zhvilluar dialog konstruktiv me ne, por edhe atyre që nuk e kishin këtë vullnet, siç janë Ministri Abrashi dhe Ministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të parashohin mjete buxhetore për realizimin e kërkesave të drejta nga Kontrata Kolektive dhe që të planifikojnë mjete për përmirësimin e lëshimit të rëndë lidhur me pensionet e të punësuarve në arsim, ngase atyre, edhe pse ligjërisht u janë njohur si kontributdhënëse vitet 90-99, në praktikë e që nga prilli i këtij viti të pensionuarit nga sektori i arsimit nuk e gëzojnë pensionin 140 euro, por atë prej 75 euro, që në të vërtetë është ndihmë sociale. Po ashtu u drejtohemi Ministrit Hoti dhe Abrashi që “Projektligjin për Statutin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99’’ ta finalizojnë dhe ta dërgojnë që tani në Parlament, aq më tepër kur ky Projektligj është iniciuar tani e tri vite nga përbërja e kaluar e parlamentit, është punuar e ripunuar me gjithë kërkesat dhe ndodhet tani e sa kohë në duart e Ministrit Hoti.

SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.

Limaj: Prokuria nuk ka vrapuar pas fakteve, por pas emrit tim

0

atmir Limaj, deputet i NISMA-s, nga Pallati i Drejtësisë, ku po zhvillohet gjykimi ndaj tij dhe katër te tjerëve për rastin MTPT, në fjalën hyrëse të tij kur i është drejtuar gjyqtares së Trupit Gjykues është ankuar për pezullimin e seancave gjyqësore ndaj tij dhe tash përshpejtimin e procedurave, duke aluduar se kjo po bëhet me qëllime politike.

Ai kërkoi nga gjyqtarja që tani në emër të përshpejtimit të procedurave të mos ju shkelen të drejtat atij dhe të akuzuarve të tjerë dhe të mos ju humbet e drejta për t’i paraqitur të gjitha provat.

Limaj, gjyqtares së Trupit Gjykues , Maria Tumma, tha se më në fund pas 5 viteve dhe 8 muajve po fillon ky gjykim dhe se më në fund ata janë para një trupi profesional gjyqësor.

“Zonja gjyqtare ne gjatë hulumtimit i jemi ekspozuar shkeljeve të vazhdueshme të drejtave të njeriut dhe kërkoj nga ky Trup Gjykues që tani të na respektojë të drejtat tona. Prokuroria nuk ka vrapuar në drejtim të fakteve, por ka vrapuar pas emrit tim. Tani duke e njohur angazhimin tuaj profesional jam i bindur se asnjëherë nuk jeni angazhuar në kësi lloje të raste sepse të mbahet një gjyq pa asnjë provë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë. Prandaj, sot do shihni që kjo i ngjanë romanit të Kafkës “Procesi’ “, th a Limaj.

Ai shtoi se prokuroria në këtë rast po mundohet ta mbulojë të vërtetën me mjegull.

“Sot kemi mjegull në Kosovë e cila po mbulon të vërtetën dhe nuk po lejon të shihet asgjë shumë qartë. Dhe kjo është ajo çfarë ka bërë prokuroria, po mundohet të vë mjegull mbi të vërtetën. Por ne me faktet dhe angazhimin tonë do ta heqim mjegullën dhe ju trupi gjykues do ta shihni natyrën e vërtetë.”

Fatmir Limaj nuk e përfundoi gjithë fjalinë e tij hyrëse pasi që seanca u ndërpre për shkak të pauzës së drekës. Seanca ndaj Fatmir Limajt ka rifilluar dhe tani fjalën e ka sërish Fatmir Limaj.

Sonte, “L`Abri” vjen në DokuKino në Prizren

0

Kjo është pak historia e filmit “L`Abri / The Shelter”, i cili sonte do të shfaqet me fillim nga ora 20:00 në DokuKino në Prizren.

Është dimër në një strehimore emergjente për të pastrehët në Lozanë. Çdo natë në derën e këtij institucioni pak të njohur në bodrum zhvillohet rituali i njëjtë i hyrjes, që rezultojnë më konfrontime që nganjëherë mund ë jenë të dhunshme.

Ata që janë në detyrë në strehimore kanë detyrë të vështirë që të “përzgjedhin” të varfërit: gratë dhe fëmijët të parët, pastaj burrat. Ndonëse kapaciteti toal i strehimores është për 100 vetë, vetëm 50 “të zgjedhur” do të futen dhe do të pranojnë ushqim të nxehtë dhe shtrat. Të tjerët e dinë se do të jetë natë e gjatë.

Kjo është pak historia e filmit “L`Abri / The Shelter”, i cili sonte do të shfaqet me fillim nga ora 20:00 në DokuKino në Prizren.

Dokuvision është një projekt partneriteti i Rrjetit Ballkanik të Distribuimit të Dokumentarëve (BDDN) anëtarët e së cilës janë MakeDox /Shkup, Maqedoni/,

Dokufest /Prizren, Kosovë/, Underhill Fest /Podgoricë, Mali i Zi/, Restart /Zagreb, Kroaci/, Slobodna Zona / Festival Free Zone Film /Beograd, Serbi/, Petra

PAN Film Production dhe Demiurg Distribucija /Ljubjanë, Slloveni/. “Dokuvisioni” përkrahet nga Ballkan Arts & Culture Fund (BAC). / KultPlus.com

Mamusha pa shqetësime për sigurinë

0

Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi i Mamushës të martën ka mbajtur takimin e radhës. Ka diskutuar për gjendjen aktuale në këtë lokalitet.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e këtij trupi kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Mamushë është në nivel të kënaqshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë janë marrë dhe disa vendime. Kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc, ka njoftuar se në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi është arritur pajtimi “që të formohet grupi punues për hartimin e planit vjetor të punës lidhur me çështjet e sigurisë”.

“Ndërsa gjendja aktuale e sigurisë është vlerësuar të jetë e mirë”, ka thënë Butuc. Njëherësh, ka bërë të ditur se anëtarët e Këshillit… kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe popullatës lokale duhet të jetë në nivel më të lartë dhe se duhet të ndërmerren hapa konkretë në këtë plan.

Butuc, gjithashtu ka sqaruar se ka plane që gjatë vitit të ardhshëm në Mamushë të aplikohet sistemi elektronik i kontrollit, i cili pritet që të kontribuojë në uljen e shqetësimeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

Lirohet Donika Kadaj- Bujupi

0

Donika Kadaj- Bujupi është liruar nga burgu,transmeton Gazeta Express

Kërkohet lirimi i shkrimtarit Liu Xiaobo

0

Poetja Judith Rodriguez ka thënë: “Të gjithë përkrahësit e lirisë së shprehjes përballë regjimeve shtypëse duhet ta admirojnë dhe të flasin për Liu Xiaobo. Liu Xiaobo ka vënë jetën e tij në linjë. Është një nder të mbështetësh parimin e tij të lartë dhe guximin”.

Margaret Atwood dhe Ian Rankin janë në mesin e shkrimtarëve të cilët i kanë kërkuar Kinës lirimin e poetit dhe fituesit Nobel, Liu Xiaobo, për shtatëvjetorin e arrestimit të tij për “nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror”.

Poeti, mbrojtësi i të drejtave të njeriut, u dënua me 11 vjet burg pas një historie të gjatë të shkrimeve disidente dhe protestave paqësore. Ai u arrestua fillimisht në vitin 2008, si autor kryesor i Kartës ’08, një manifest që bën thirrje për reforma demokratike dhe për të drejtat e njeriut në Kinë. Por në vitin 2009 u akuzua.

Grupi i shkrimtarëve “PEN International” lëshoi ??një deklaratë duke thënë se ajo qëndron “në solidaritet të vazhdueshëm” me Liu Xiaobo, i cili ishte president i Qendrës së pavarur Kineze PEN, dhe gruaja e tij, artistja dhe poetja Liu Xia, e cila ka qenë në arrest shtëpiak për më shumë se pesë vjet.
Deklarata PEN është nënshkruar nga Margaret Atwood dhe Ian Rankin, së bashku me autorin libanez Hananit Al-Shaykh, autorja turke Elif Shafak, autori kanadez Yann Martel, gazetari Robert Cottrell, poeti Judith Rodriguez, president i “PEN International”, Jennifer Klementit, dhe presidenti Emeritus i PEN International, John Ralston Saul.

“Liu Xiaobo dhe Liu Xia përfaqësojnë shumë zëra kritikë nëpër Kinë”, tha Clement. “Fjalët e tyre kumbojnë në të gjithë globin dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për lirinë e tyre, derisa Kina të dëgjojë thirrjen tonë. Ata mund të burgosen, por ne nuk do të heshtim”, ka thënë ai.

Poetja Judith Rodriguez ka thënë: “Të gjithë përkrahësit e lirisë së shprehjes përballë regjimeve shtypëse duhet ta admirojnë dhe të flasin për Liu Xiaobo. Liu Xiaobo ka vënë jetën e tij në linjë. Është një nder të mbështetësh parimin e tij të lartë dhe guximin”.

Në tetor të vitit 2010, Liu Xiaobo u nderua me çmimin e paqes Nobel për fushatën e tij për demokraci dhe të drejtat e njeriut në Kinë. Ndërsa ai ishte në burg, poeti u përfaqësua nga një karrige bosh në ceremoninë në Oslo. / KultPlus.com

Kryetari Begaj, priti pjesëtarët e LMT-së së KFOR-it në Malishevë

0

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën tij kapitenin zviceran Benjamin Mauchle, pjesëtar i KFOR-it (LMT), të cilët veprojnë në Malishevë, në një takim me karakter njohës, ku është biseduar për bashkëpunimi e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme rreth Komunës së Malishevës.

Kryetari Begaj e njoftoi kapitenin Mauchle, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës, popullsinë, infrastrukturën, arsimin, pastaj me gjendjen ekonomike, kulturën dhe rininë si dhe me problemet me të cilat përballet Komuna e Malishevës. Po ashtu me këtë rast ka falënderuar KFOR-in zviceran për përkrahjen e deritashme dhe shprehi gadishmërin për bashkëpunimi të më tejshëm me pjesëtarët ushtarak të KFORIT(LMT), dhe pasi që jemi në prag të fundvitit i uroi edhe për festat.

Nga ana tjetër kapiteni zviceran Benjamin Mauchle, po ashtu falënderoi kryetarin Begaj për pritjen, dhe u shpreh i gatshëm gjithashtu të bashkëpunoj ngushtë me Komunën e Malishevës, ku në mes tjerash e vlerësoi lartë mikpritjen që i bëhet nga institucioni komunal dhe qytetaret e Malishevës./PrizrenPress.com/

Nexhat Çoçaj dhe pesë zyrtarët e Arsimit kthehen në punë

0

Drejtori i Arsimit në Prizren dhe pesë zyrtarë të drejtorisë që ai udhëheq janë kthyer në punë, por ndaj tyre vazhdojnë hetimet.

KALLXO.com ka siguruar një dokument në të cilin Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren i është përgjigjur kërkesës së Zyrës së Personelit të Komunës së Prizrenit për informacione në lidhje me masat e ndërmarra të gjykatës rreth 6 zyrtarëve komunalë.

Sipas dokumentit të lëshuar më 7 dhjetor, kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha, e kishte njoftuar Zyrën e Personelit se aktualisht zyrtarët komunalë nuk kanë në fuqi ndonjë masë, edhe pse sipas Hoxhës, ndaj tyre vazhdonin hetimet.

“Pas kalimit të afatit të aktvendimit prej një muaj ditësh me të cilën është shqiptuar masa dhe ndalesat, Prokurori i Shtetit nuk ka propozuar vazhdimin e masave ndaj asnjërit prej të dyshuarve, ashtu që nga data 02.12.2015 të dyshuarit nuk kanë të shqiptuar asnjë masë dhe janë të lirë, por hetimet edhe më the ndaj tyre janë duke u zhvilluar,” thuhet në letrën e kryetarit të gjykatës.

Kjo përgjigje e kryetarit të gjykatës ka bërë që drejtori Çoçaj dhe të tjerët të kthehen në punë.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com edhe shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit Ymer Berisha.

“Të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit nga data 02.12.2015 nuk kanë asnjë ndalesë nga organet gjyqësore, ndaj në bazë të Ligjit të Shërbyesve Civilë, Komuna ka kthyer në pozitat e tyre të gjithë këta zyrtarë komunalë përfshirë edhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçajn,” tha Berisha.

Edhe drejtori Çoçaj, ka thënë se është kthyer në punë në pozitën në të cilën ndodhej deri më 2 nëntor të këtij viti.

Drejtori komunal i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë komunalë, Reshit Kushaj, Elbasan Shoshaj, Ferdi Kovaq, Ruzhdi Elezkurtaj dhe Almir Sahiti më 2 nëntor 2015 u arrestuan dhe ndaluan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, si dhe për cenim të së drejtës në punësim dhe të papunësisë.

Ndërsa më 3 nëntor 2015, Gjykata Themelore në Prizren, drejtorit Çoçaj i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa zyrtarëve tjerë masën e arrestit shtëpiak.

Më 11 nëntor Gjykata e Apelit ndryshoi masën e paraburgimit për Çoçajn dhe po ashtu edhe masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit tjerë dhe i zëvendësoi këto masa, me masën për ndalimin e ofrimit vendit apo personit të caktuar.

dokumenti111

Sulmohet fizikisht mjeku Ardit Kryeziu nga Kijeva e Malishevës

0

Mjeku Ardit Kryeziu është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës në Kijevë të Malishevës. Sulmi ka ndodhur mbrëmë nga disa persona, rreth orës 18:00.
Ndërkaq, Sindikata e QKMF-së Malishevë, ka reaguar dhe dënuar këtë sulm fizik ndaj mjekut Ardit Kryeziu.

“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme,dhe përderisa në akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës. Ko bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së QKMF-së në Malishevë. /MalishevaPress