13.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

SBASHK: Veprime sindikale në gjysmëvjetorin e dytë

SBASHK ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve sindikale në gjysmëvjetorin e dytë në rast se institucionet qendrore dhe ato lokale nuk realizojnë premtimet e dhëna ndaj punonjësve të arsimit.

Reagimi i plotë i tyre më poshtë:

SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.

Kryesia e SBASHK-ut bashkë me veprimtarët sindikalë ka zhvilluar veprimtarinë në dy fronte të angazhimit. Në njërën anë janë mbajtur takime me mësimdhënës në të gjitha komunat dhe është kërkuar nga ta mendimi për gjithë çështjet aktuale , kurse në anën tjetër është bërë angazhim i madh për të zhvilluar takime me institucionet qendrore e lokale të shtetit për të zgjidhur gjithë çështjet dhe kërkesat përmes dialogut. Përfaqësuesit e institucioneve që i janë përgjigjur ftesave tona për takime janë njoftuar nga afër me kërkesat dhe shqetësimet e të punësuarve në arsimin e Kosovës, ndërsa ka edhe përfaqësues që nuk kanë gjetur kohë për dialog dhe kjo është keq.

SBASHK-u i drejtohet publikisht edhe atyre që kanë gjetur kohë për të zhvilluar dialog konstruktiv me ne, por edhe atyre që nuk e kishin këtë vullnet, siç janë Ministri Abrashi dhe Ministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të parashohin mjete buxhetore për realizimin e kërkesave të drejta nga Kontrata Kolektive dhe që të planifikojnë mjete për përmirësimin e lëshimit të rëndë lidhur me pensionet e të punësuarve në arsim, ngase atyre, edhe pse ligjërisht u janë njohur si kontributdhënëse vitet 90-99, në praktikë e që nga prilli i këtij viti të pensionuarit nga sektori i arsimit nuk e gëzojnë pensionin 140 euro, por atë prej 75 euro, që në të vërtetë është ndihmë sociale. Po ashtu u drejtohemi Ministrit Hoti dhe Abrashi që “Projektligjin për Statutin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99’’ ta finalizojnë dhe ta dërgojnë që tani në Parlament, aq më tepër kur ky Projektligj është iniciuar tani e tri vite nga përbërja e kaluar e parlamentit, është punuar e ripunuar me gjithë kërkesat dhe ndodhet tani e sa kohë në duart e Ministrit Hoti.

SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nis me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen, dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor.

Më Shumë

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Lajmet e Fundit