18.3 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6840

Rikthimi në Paris

0

Eagles of Death Metal, koncerti i të cilëve muajin e kaluar u ndërpre nga sulmet terroriste në Paris, do të rikthehen në skenë në kryeqytetin francez, sonte, bashkë me U2, raporton magazina Billboard.

Ata do t’i bashkohen U2, në këngën e fundit të rockerëve irlandezë në AccorHotels Arena, duke krijuar kështu një moment të fuqishëm emocional për të dyja bendet dhe për adhuruesit e muzikës të mbledhur aty.

Kur EODM dhanë intervistën e tyre të parë, pas masakrës që kishin përjetuar në Bataclan – ku terroristët e ISIS lanë të vdekur 89 veta – premtuan se do të ktheheshin për ta përfunduar koncertin e lënë përgjysmë nga plumbat, posa Bataclan do të rihapej.

Kjo sallë koncertesh ende nuk është hapur, por duket se bendi nga California është gati të ngjitet sërish në skenë. Kësaj radhe, duke iu bashkuar legjendarëve të U2 – që më 6 dhe 7 dhjetor performojnë në Paris.

U2 pat planifikuar koncert në Paris më 14 dhe 15 nëntor, por ishte detyruar ta shtynte atë pas tragjedisë që goditi Francën – vetëm një ditë më parë, më 13 nëntor – e cila numëroi 130 të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Frontmeni i U2, Bono, ndërkohë, u ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të Eagles of Death Metal. Ai u ka blerë telefona të rinj, sepse ata që kishin – u patën mbetur në Bataclan, e po ashtu ua ka lënë në dispozicion edhe avionin e tij privat. /Politiko.net

Bataclan-Eagles of Death Metal

Sherifi: Serbia e di se ku janë të pagjeturit

0

Sekretari i Përgjithshëm i “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi ka thënë se Serbia e di se ku janë personat e pagjetur, por nuk dëshiron ta zbardh fatin e tyre.

“Personat e pagjetur, në fakt nuk janë të pagjetur, janë persona për të cilët Serbia shumë mirë e dinë se ku janë, por nuk është e gatshme të tregoj dhe të zbardh fatin e secilit qytetarë që e ka kidnapuar, e ka vrarë dhe e ka dërguar në Serbi. Pra për neve ata mund të jenë të pagjetur, por jo edhe për Serbinë”, ka potencuar Sherifi për “Zërin”.

Ai madje ka thënë se shteti serb, kriminelët e luftës po i konsideron heronj. Kjo sipas Sherifit nënkupton që Serbia nuk ka heq dorë nga krimi që e ka bërë.

“Serbia pas krimin dhe gjenocidit që e ka bërë duke i vrarë e masakruar, tani po e bënë krimin e dytë mbi ta. Ju e patë se si e vlerësoi Aleksander Vulini dhe çka tha për një gjeneral të dënuar për krime të luftës në Kosovë, tha se ai është heroi i tyre, tha se nuk do të heqin dorë nga heronjtë. Pra ai nuk heq dorë nga krimi që e ka bërë”, ka thënë më tej ai.

E përgjegjëse për mos zbardhjen e fatit të këtyre 1650 personave Sherifi e bënë edhe Qeverinë e Kosovë, e cila sipas tij, nuk ka një agjendë të qartë se si do të sillet në raport me nevojat dhe kërkesat e Kosovës, por ka hy tërësisht në agjendën e Serbisë për të biseduar për kërkesat e këtij shteti që i ka në raport me Kosovën.

Ftesa për dialog, një dinakëri komuniste e Mustafës

0

Përplasjet pozitë-opozitë për marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi

Abrashi duhet të shkarkohet, njëjtë siç u veprua me Jabllanoviqin

“Pas gjithë këtij shkatërrimi, pas të gjitha burgosjeve dhe pas të gjithë skenarëve titistë e poshtërues kundër Kosovës dhe opozitës, ftesa e Isa Mustafës për dialog është më shumë se hipokrizi. Dialogu me opozitën, pa i hequr nënshkrimet, pa i anuluar marrëveshjet dhe pa i liruar nga burgu deputetët, nuk ka asnjë kuptim, nuk ka asnjë logjikë, përveç përpjekjeve për ndonjë intrigë, mashtrim a kurth të radhës, për të cilat Isa Mustafa është i specializuar”, shprehet analisti Shefqet Dibrani

Ftesa e kryeministrit Isa Mustafa për dialog me opozitën duket një hipokrizi. Pas arrestimeve të shumta të deputetëve, ndërhyrjes në selinë e partisë më të madhe opozitare dhe pas asaj dhune të shfaqur e të demonstruar deri në armiqësi ndaj të gjithë opozitarëve dhe sidomos subjektit ‘Vetëvendosje’ në selinë e saj, si dhe cilësimi si ISIS ndaj opozitës nga zëdhënësi i Qeverisë ‘Mustafa’ e humb kuptimin edhe dialogu. Analistë dhe përfaqësues të opozitës mendojnë se oferta është joserioze. Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Slemani, thotë për gazetën se dialogu do të duhej të kishte ndodhur përpara se të nënshkruheshin marrëveshjet.

“Dialogu mes pozitës dhe opozitës është dashur të ndodhë para se kryeministri Isa Musatafa të shkojë në Bruksel për marrëveshje. Atëherë nuk do të ndodhte as arrestimi i deputetëve, as skemat e gazit as ndërhyrja e policisë në zyrat e VV-së. Me këtë koalicioni LDK-PDK në Kosovë ka vdekur demokracia dhe arroganca e numrave u vërejt se nuk sjell rezultat. Kjo ftesë tani pas vizitës së Kerry-y i këndelli pak, sepse kjo pozitë kishte besim se po vepronte mirë, por u pa se duhet respektuar edhe deputetët opozitarë, sado që kanë pak numra në Parlament.

Selmani habitet se pse ftesa nuk është bërë më herët, por pasi dikush i ka bërë trysni. “Dialogu ka mundur të ndodhë herët dhe jo arrestime, gaz, protesta dhe përdorim të Policisë së Kosovës. Turpi i madh ka ndodhur, që nga shtatori në Kuvendin e Kosovës dhe tani kjo deklaratë e ministrit dhe zëdhënësit të Qeverisë që e krahasoi opozitën me ISIS-in do të duhej që ai vetë të japë dorëheqje morale”, thotë ajo./kosova sot/

Ilir Meta takon sot opozitën kosovare

0

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta duket se ka marrë rolin e ndërmjetësuesit mes koalicionit qeverisës në Kosovë dhe opozitës pas krizës politike në vend dhe bllokimit të punës së Kuvendit.

Ai një natë më parë ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërkohë të dielën pritet që të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit opozitar në vend për të diskutuar rreth krizës në vend.

Siç është informuar opinioni, kryeministri Isa Mustafa, të premten, u ka bërë thirrje tri partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën, që me 7 dhjetor të takohen dhe të diskutojnë.

Ai ka thënë se është i shqetësuar me situatën në vend dhe për këtë i ka ftuar zyrtarisht që të ulen dhe t’i trajtojnë të gjitha çështjet me opozitën për dy marrëveshjet që opozita po i kundërshton ajo për Asociacionin e komunave serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, e kanë refuzuar kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar rreth këtyre dy marrëveshjeve pasi që ofertën e kryeministrit e kanë konsideruar si jo serioze dhe të thatë, derisa kanë shtuar se zgjidhja e vetme është anulimi i këtyre marrëveshjeve.

E sa i preket personaliteteve të Shqipërisë të cilët kanë shfaqur disa gjykime e komentime rreth situatës së krijuar në Kosovë, kryeministri Mustafa në fillim të javës së kaluar u ka dërguar një mesazh që të mos ndjellin asnjë konflikt në Kosovë.

Si e luftoi korrupsionin Pashko Vasa

0

Për të treguar se shqiptarët kanë nxjerrë historikisht njerëz të mëdhenj për të mbrojtur pasurinë e atdheut, tokën dhe pasurinë e popullit, do të marr si simbol rilindësin e madh Pashko Vasë Shkodrani, i cili për vlerat historike të kontributit të madh të tij që ka dhënë me pendë e me jetë përgjatë 40 viteve të veprimtarise së tij për kombin tonë, populli ynë e ka vlerësuar lart dhe e ka vendosur ne piedestalin e lartë të burrave të shtetit.

Por ai ka lënë edhe një vepër madhështore në drejtim të administrimit shtetëror si guvernatori për 10 vite i qytetit të madh dhe të lashtë të Bejrutit në Liban, përveç atyre vlerave të mëdha në letërsi në gjuhën amtare që tani populli e i njeh mirë dhe të cilat bukur i ka paraqitur në veprat e tij shkrimtari prof. Vehbi Bala.Por unë ju drejtova këtij burri të shteti për luftën që i bëri për 10 vite në administratën që ai drejtonte që vilajetit të Bejrutit. Ju duhet të dini se figura e tij e madhe merr permasa të reja kur ai ka dhënë edhe një kontribut të shquar edhe për popullin arab të Libanit. Duke qenë themelues i teatrit kombëtar libanez në

Bejrut ai shkroi për disa vite shumë vepra me vlera të mëdha edukative të cilat u shfaqën periodikisht në teatrin e Bejrutit. Pra është ky burrë shteti që zotëron 6 gjuhë të huaja, duke përfshirë edhe arabisht që në përvojën e tij historike dha një kontribut të madh edhe për kulturën arabe. Veprat e tij i botoi plotësisht kur ishte guvernator në Bejrut (1883-1892).Në këtë 10-vjeçar të drejtimit të tij nuk ka asnjë dokument që vërteton korrupsionin e tij personal ndaj këtyre investimeve. Prandaj me të drejtë shqiptarët pyesin tani: “Po si e luftoi korrupsionin asokohe në administratën e Bejrutit ky rilindas?”. Sigurisht edhe asokohe ka patur korrupsion, por me energjitë dhe aftësitë e tij ai u tregua gjithnjë parimor e reformist në luftën kundër korrupsionit.

Ai filloi në sektorin e drejtësisë ku shkeljet më të mëdha ishin bërë në këtë sektor nga njerez të veçantë dhe në sistemin e drejtësisë ai largoi nga puna me dhjetëra të korruptuar që ishin përfshirë në abuzime apo për rryshfete të ndryshme. Ai thoshte se ndershmëria e një gjykatësi apo prokurori është pasqyra më e gjallë te puna e tij e përditshme, te familja, te pasuria, te jeta e thjeshte si një nëpunës. Kështu ai bëri thirrje që në rradhët e sistemit të drejtësisë të emëroheshin gjithnjë njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me horizont.

Në mbarimin e mandatit të parë dhe fillimin e të dytit u ndesh me korrupsionin që bënte dhëndrri i tij italian, Kupelinjo, që asokohe ishte drejtor i sektorit politik për marrëdhënien me jashtë. Ky korrupsion që filloi të marre erë dhe u pasqyrua në disa gazeta arabe bëri që emri dhe figura e guvernatorit të lakohej në shtypin e asaj kohe. Dhe Pashko Vasa, me kujdes duke mos nënvlerësuar për asnjë rast shkrimet kritike të gazetarëve mori kontakt me këta gazetarë dhe u bind për ato që shkruheshin.

Vendosi me gjakftohtësi largimin nga puna të dhëndrrit të tij, duke e detyruar që të shkojë përsëri në Itali së bashku me vajzën e tij, Rozën dhe dy mbesat. Ai u shpreh kështu: “Nuk lejoj të më nxihet fytyra, por dhe zemra para popullit libanez të Bejrutit për të cilët jam betuar se do t’u shërbej me ndershmëri”. /Shekulli

Dekoratë me emrin e Masar Shalës

0

Bashkim Gashi nga shoqëria civile ka propozuar ndryshime dhe plotësime në disa nene të propozim-rregullores për dekorata të vitit.
Ai ka propozuar një dekoratë që do të ndahej për individë apo subjekte që i kanë kontribuar zhvillimit të demokracisë në Prizren do të duhej të jepej me emrin e aktivistit të ndjerë Masar Shala.

Te llojet e dekoratave, parashihen titujt si: “Qytetar nderi”, “Vrapuesja e Prizrenit” (sport), “Remzi Ademaj”, “Xhevat Berisha” (arsim), “Halil Berisha, Xhelal Xhibo, Daut Mustafa” (shëndetësi), Bekim Fehmiu (art e kulturë), “Nderi i Prizrenit”, etj.

Diskutimi publik për propozim-rregulloren për llojet dhe ndarjen e dekoratave është mbajtur ditë më parë nga Kryesusi i KK-së Kujtim Gashi.

Masar Shala ka ndërruar jetë vitin e kaluar. Ai pas përfundimit të luftës ka qenë përfaqësues i asamblesë në të gjitha legjislaturat e Asamblesë Komunale të Prizrenit. Shala para dhe gjatë luftës ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës.

Të pagjeturit, kusht për vazhdimin e dialogut

0

Gjurmët e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të freskëta derisa nuk mbyllet plaga e të pagjeturve, e cila për 16 vjet me radhë po instrumentalizohet nga politika.

Derisa Qeveria e Kosovës nuk është treguar e “zonja” që çështjen e 1650 personave të zhdukur ta vënë si temë bazë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Qeveria e Serbisë po bën politikë me të pagjeturit kosovarë.

Partitë opozitare në Kosovë thonë Qeveria e Serbisë e di saktë se ku janë kosovarët e zhdukur, por vazhdimisht po mundohet ta minimizojë çështjen, deri në zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Madje, sipas tyre, kjo temë nuk dialogohet, por duhet të jetë kusht i dialogut.

Ata madje kujtojnë faktin se Serbia obligohet nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Për më tepër, subjektet politike opozitare në Kosovë përgjegjëse për moszbardhjen e fatit të të pagjeturve e bëjnë edhe Qeverinë e Kosovës pasi, sipas tyre, po iu nënshtrohet kërkesave të Qeverisë serbe.

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar për herë të dytë dokumentin me listën e temave që kërkon të trajtohen në dialogun e Brukselit e ku ndër temat kryesore, sipas saj, është edhe çështja e të pagjeturve… /zeri/

Statujë për The Beatles në Liverpool (Foto)

0

Një statujë e re e grupit legjendar, The Beatles, është zbuluar dje me plotë solemnitet në qytetin e tyre të lindjes, Liverpool për të shënuar 50 vjetorin e shfaqjes së tyre të fundit në këtë qytet.

Grupi kishte performuar për herë të fundit në Liverpool në Teatrin Empire më 5 dhjetor 1965.

Skulptura prej bronzi është realizuar nga artisti Andy Edwards.

The Beatles-statuje

Aurela Magjike (Video)

0

Është hera e tretë që ajo e fiton Këngën Magjike. Aurela Gaçe me këngën “Akoma jo” ka fituar për të dytin vit me radhë këtë festival, me vota absolute nga konkurrentët tjerë.

Në vend të dytë u rendit Endri Prifti, ndërsa e treta në renditje ishte Juliana Pasha.

Çmime fituan shumica e yjeve kryesore pjesëmarrëse në këtë edicion të këtij festivali. Ndër fituesit ishin këngëtarët, si Juliana Pasha, Albërie Hadërgjonaj, Stresi, Shpat Kasapi, Flori Mumajesi e shumë të tjerë.

Më poshtë lista e plotë e fituesve:

Çmimi i TV Klan – Mariza Ikonomi ft Klea

Çmimi Telekom Albania – Renis Gjoka

Çmimi Magjia e parë – Janex Trio

Artisti i ri më i mirë – Venera Lumani ft Lind Islami

Kënga stil – Revolt Klan

Kënga më e mirë hip-hop – Stresi

Kënga më e mirë rok – Altin Goci

Çmimi i RTV21 – Shpat Kasapi

Kantautori më i mirë – Endri Prifti

Dueti më i mirë – Erik Lloshi dhe Angjela Peristeri

Çmimi tendencë – Semi Jaupaj

Balada më e mirë – Gerta dhe Klejti Mahmutaj

Artisti më i klikuar në internet – Flori Mumajesi

Çmimi diskografik – Stine

Interpretimi më i mirë – Aurela Gaçe

Çmimi i kritikës – Albërie Hadërgjonaj

Vokali më i mirë – Juliana Pasha

Vendi i tretë – Juliana Pasha

Vendi i dytë – Endri Prifti

Vendi i parë – Aurela Gaçe

Bashkimi mposht Trepçën

0

Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e gjashtë të stinorit sonte duke e mposhtur Trepçën e dobësuar në “Sezai Surroi”, me rezultat 86-68.

Para, jo më shumë se njëqind shikuesëve në natën me plotë mjegull, ekipi prizrenas ka arritur të mposht rivalin nga katërshja e madhe, Trepçën.

Ekipi mitrovicas nuk është më ai i pjesës së parë të stinorit, pasi që i janë larguar disa lojtarë në ndërkohë dhe Bashkimi nuk e kishte problem të mbahej ndaj gjelbërezinjëve të cilët sado-kudorezistuan mirë në ndeshje.

Bashkimi me këtë fitore gjendet në vendin e dytë, derisa Trepça për momentin është e treta.

Përndryshe, kjo është fitorja e parë e Bashkimit në këtë stinor ndaj një ekipi nga katërshja kryesore e basketbollit në Superligë.