Rikthimi në Paris

Eagles of Death Metal, koncerti i të cilëve muajin e kaluar u ndërpre nga sulmet terroriste në Paris, do të rikthehen në skenë në kryeqytetin francez, sonte, bashkë me U2, raporton magazina Billboard.

Ata do t’i bashkohen U2, në këngën e fundit të rockerëve irlandezë në AccorHotels Arena, duke krijuar kështu një moment të fuqishëm emocional për të dyja bendet dhe për adhuruesit e muzikës të mbledhur aty.

Kur EODM dhanë intervistën e tyre të parë, pas masakrës që kishin përjetuar në Bataclan – ku terroristët e ISIS lanë të vdekur 89 veta – premtuan se do të ktheheshin për ta përfunduar koncertin e lënë përgjysmë nga plumbat, posa Bataclan do të rihapej.

Kjo sallë koncertesh ende nuk është hapur, por duket se bendi nga California është gati të ngjitet sërish në skenë. Kësaj radhe, duke iu bashkuar legjendarëve të U2 – që më 6 dhe 7 dhjetor performojnë në Paris.

U2 pat planifikuar koncert në Paris më 14 dhe 15 nëntor, por ishte detyruar ta shtynte atë pas tragjedisë që goditi Francën – vetëm një ditë më parë, më 13 nëntor – e cila numëroi 130 të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Frontmeni i U2, Bono, ndërkohë, u ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të Eagles of Death Metal. Ai u ka blerë telefona të rinj, sepse ata që kishin – u patën mbetur në Bataclan, e po ashtu ua ka lënë në dispozicion edhe avionin e tij privat. /Politiko.net

Bataclan-Eagles of Death Metal

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit