7.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026
Home Blog Page 6848

Aksident trafiku në Landovicë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit. Policia e Kosovës, njofton se nga aksidenti ka pësuar vetë vozitësi dhe pasagjeri i veturës.

“ I dyshuari derisa drejtonte veturën e tij me targa vendore nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës”, njofton PK.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”./PrizrenPress.com/

Arrest shtëpiak prej 30 ditësh për Shalën dhe Kurteshin

0

Deputetit të Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve.
E njëjta masë i është shqiptuar edhe deputetit tjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshit.

Dy deputetët në fjalë janë arrestuar ditën e hënë pasi hodhën gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të punimeve në Kuvend.

Seancë për masën e sigurisë ndaj Haxhi Shalës

Sot pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit të Nismës Haxhi Shala.
Kërkesën për këtë seancë prokuroria e ka dorëzuar në gjykatë.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli.

Deputeti Haxhi Shala aktivizoi gazin lotsjellës në seancën e 30 nëntorit me qëllim të pengimit të mbajtjes së saj.

Ai pas këtij veprimi u shoqërua në polici, ndërsa avokati i tij Naser Sopjani tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij është vetëdorëzuar.

Shalës po atë ditë iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Po për lotsjellës në Kuvend janë arrestuar edhe katër deputetë tjerë opozitarë, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim

Kerry vjen me porosi të qarta për Kosovën

0

Vizita e Kerry, megjithëse jo e planifikuar në itinerarin fillestar, mund të jetë edhe një interesim për shqetësimin në ngritje nga aleatët e Kosovës për rrjedhat e muajve të fundit.

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Prishtinë sot vlerësohet si një vazhdimësi e interesimit të administratës amerikane dhe mbështetje për shtetin e Kosovës, një vizitë e tretë kjo e kryediplomatëve amerikanë gjatë mandatit të presidentit, Barack Obama. Hillary Clinton, ish sekretare e shtetit, e ka vizituar Kosovën dy herë gjatë mandatit të saj.

Ndalimi i punës së Kuvendit, është thënë më se njëherë se është një veprim i papranueshëm për çdo vend demokratik, raporton RTK.

Ndër mesazhet kryesore që do të sjellë Kerry për spektrin politik të vendit do të jetë ai se ‘bisedimet janë një formë më e pranueshme e zgjidhjes së të gjitha mospajtimeve pozitë-opozitë’; se ‘vazhdimi i dialogut dhe krijimi i një atmosfere të fqinjësisë së mirë me Serbinë dhe të gjitha vendet në rajon’ janë një politikë pa alternativë që duhet të ndjek çdo qeveri; dhe se ‘zbatimi i shpejtë dhe i plotë i strategjisë kombëtare në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë,’ është një zotim që ka marrë Kosova si pjesëtare e koalicionit gjithëpërfshirës kundër ekstremizmit.

Ndër mesazhet e kohëve të fundit që ka dhënë qeveria amerikane ishte edhe porosia që ‘populli i Kosovës pret që përfaqësuesit e zgjedhur të saj t’i kthehen menjëherë punës normale për të zgjidhur çështjet e rëndësishme politike, ekonomike, dhe sociale me të cilat përballet vendi

Bandat e politikës bllokojnë Specialen dhe dekriminalizimin

0

Republika, e rrezikuar nga mungesa e sundimit të ligjit

Sunduesit e drejtësisë po e mbajnë peng Kosovën

Profesori Riza Smaka ka pohuar se qytetarët e shohin nevojë imediate pastrimin e kësaj skene politike nga të gjithë të inkriminuarit, por derisa krimi e ka kapur majën e pushtetit dhe nuk ka se kush t’i kundërvihet, është vështirë të ndodhë një pastrim i tillë

Pasojat e krizës politike në vend, si rrjedhojë e bllokimit të institucioneve, sipas analistëve, më së tepërmi po hetohen në fushën e sundimit të ligjit. Subjektet në pushtet, por edhe ato të opozitës, me këtë krizë që po zgjat në këta muajt e fundit, po përfitojnë në kohë duke lënë në harresë shumë procese për të cilat vendi nuk pret.

Kriza ka ndikuar te ngecja e çdo nisme për hartimin e Ligjit mbi Dekriminalizimin e politikës dhe të pushtetit në të tri shtyllat kryesore dhe në të gjitha nivelet e tjera, njëkohë- sisht edhe procesin tjetër me rëndësi që gjithashtu ndërlidhet me pastrimin e skenës politike nga krimi dhe korrupsioni. Mosfillimi i punës së Gjykatës Speciale, që pritet ta pastrojë politikën dhe oligarkinë e inkriminuar për shume vjet në këtë situatë të mbajtjes peng të fuqizimit të sundimit të ligjit, duket i qëllimshëm nga politikanët e papërgjegjshëm, të korruptuar e të inkriminuar.

Analisti politik, Faik Krasniqi ka pohuar se Kosova prej pasluftës ka mbetur peng i kriminelëve, hajnave, banditëve dhe profiterëve të korruptuar të politikës dhe parapolitikës. “Edhe sikur të mos kishim këtë krizë politike, dekriminalizimi i pushtetit nuk do të ndodhte kurrë, sepse pushteti dhe skena politike është në duart e mu atyre që do të duhej të largoheshin nga skena politike dhe të burgoseshin për krimet e tyre. Prandaj, është vështirë të ndodhë dekriminalizimi i pushtetit dhe institucioneve shtetërore”, tha ai./kosova sot/

Zafir Berisha i përgjigjet Çadrakut: Ti je një spiun

0

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës i është përgjigjur deklaratave të ish-ushtarit të UÇK-së, Halil Çadrakut i cili e ka akuzuar deputetin se ka dezertuar nga lufta e UÇK-së në vitin 1998.
Lexoni të plotë deklaratën e Zafir Berishës:

“Më vjen keq që ka njerëz që ende i besojnë djalit të shkinës Halil Çodrakut, se është veteran… Ai është misionar i dajve të vet serb të cilit kanë qenë ushtarë të Mladiqit në Republika Serbska ku kanë masakru mirë mysliman. Me një fjalë ai është një spiun muti dhe asgjë më shumë, një kriminel dhe hajn ordiner dhe bandit i Hashim Thaçit, që për 15 vite i ka terrorizu qytetarët e Prizrenit me haraç dhe uzurpime të pronës publikë, prandaj me u marr me këtë idiot është ulje po ja që ka mbeturina të Serbisë për fatin e keq që ende gjejnë hapësirë në Kosovë.

Ky matrapaz bashkë me sojin e vet për 15 vjet merr pension si gjoja invalid edhe pse në prapanicë është bërë operacion prej majasili.

Se kush është Zafir Berisha e din qytetarët e Prizrenit dhe ata që kanë luftua me mua, për ilustrim në fund Halil Qadraku e di mirë se kush ka hy në Prizren nga Tusuzi kur është çliru dajt e tu ushtar të Mladiqit, Zafa me ushtar” (sic). /Telegrafi/

Thaçi e Mustafa mund të burgosen

0

Kërkohet hetimi i marrëveshjeve të dëmshme të 25 gushtit

Partnerët qeveritarë mbajnë përgjegjësi për nënshkrimet që po i mbrojnë

Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm

Po bëhen rreth gjashtë muaj, kur Kosova ka hyrë në një krizë të thellë politike, për shkak të kontestimit të marrëveshjeve me Serbinë, për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Gjatë kësaj kohe, ekspertë të ndryshëm nga opozita, shoqëria civile po jo vetëm kanë argumentuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve në fjalë nga kryeministri Isa Mustafa, por edhe partneri i tij, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe për më tepër është cenuar sovraniteti dhe hapësira territoriale e Kosovës.

Kjo situatë ka shkaktuar trazira, dhunë dhe arrestime, mirëpo organet e drejtësisë kanë zgjedhur të merren vetëm me ata që kontestojnë marrëveshjet dhe jo me nënshkruesit e tyre. Sipas njohësit të çështjeve të drejtësisë, profesor Muhamet Kelmendit, Prokuroria Speciale do të duhej tashmë të kishte nisur hetimet për marrëveshjet mbi Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi. “Duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku janë përcaktuar përgjegjësitë e autoritetit shtetëror dhe natyrisht në Kodin Penal të Kosovës, i cili e ka thelluar më tej këtë çështje duhej të nisnin hetimet.

Në Nenin 123 të Kodit Penal të Kosovës është përcaktuar kjo çështje taksativisht. Aty thuhet se kushdo që kryen veprimtari dhe nënshkruan duke e lënë Kosovën nën okupimin e huaj, apo një pjesë territoriale ia japin një shteti tjetër, dënohet me dhjetë vjet burg deri në burg të përjetshëm. Duke u nisur nga kjo bazë ligjore duhej që Prokuroria Speciale, pavarësisht të gjitha rrethanave të tjera, të niste hetimet për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Marrëveshjen për Asociacionin. Pasi këta dy persona ( Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi) , i pari në cilësinë e kryetarit të Qeverisë dhe i dyti në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme kanë shkelur Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale, e konkretisht Nenin 123. Kur është përcaktuar kjo anë juridike është pasur parasysh fakti se nënshkrimin e marrëveshjeve nuk mund të bëjë një qytetar i thjeshtë, por organet e shtetit”, ka sqaruar profesor Muhamet Kelmendi../kosova sot/

Uluni dhe bisedoni si vëllezër

0

Profesori Kudusi Lama ka thënë se zgjidhja e krizës politik në Kosovë duhet të bëhet nëpërmjet dialogut.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve dhe partive politike të ulen e të bisedojnë vëllazërisht dhe mbi të gjitha të jenë atdheu dhe kombi.

Lama ka thënë për ‘Epokën e re’ se përplasjet e deritanishme kanë sjellë armiqësi ndër shqiptare dhe se kjo është humbja më e madhe e Kosovës në 100 vjetët e fundit.

Kurse, sa i përket protestave, ai ka thënë se nuk i sheh si zgjidhje.

Duke i komentuar marrëveshjet për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin, Lama ka thënë se asnjëra palë nuk i kanë bërë të qarta këto marrëveshje.

Gjergj Fishta 102 vjet më parë: Shqiptarët presin çfarë u jep Europa

0

Duket se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë edhe sot.

Figura e shquar e letrave shqipe Gjergj Fishta vjen në rolin e profetit në këtë shkrim të 102 viteve më parë, shkruan Gazeta Mapo.

Komenet janë të tepërta.

Gjergj Fishta-shkrim

“Nëntori kombëtar”, ekspozitë e skulptores Rrezelinda Begaj në Malishevë

0

Në ambientet e Muzeut të Malishevës po qëndron e hapur ekspozita e skulptores së re, Rrezelinda Begaj, e titulluar “Nëntori kombëtar”, ku po prezantohen disa punime artistike.

Begaj tregon për KosovaLive se ka përzgjedhur 14 skulptura të saj për t’i prezantuar në këtë ekspozitë para artdashësve.

“Ekspozita ime e dytë personale pas asaj në Fushë Kosovë quhet ‘Nëntori kombëtar’ dhe në të prezantohen punimet e mia artistike, kryesisht portrete, figura dhe relieve”, tregon Begaj.

Si skulptore e re, Rrezelinda e pranon që nuk është e lehtë t’i përkushtohesh artit dhe të arrish të prezantohesh me ekspozita personale, por thotë koha që i kushton këtij arti dhe ndihma e familjes gjithashtu, po i ndihmojnë shumë asaj.

“Të jesh skulptore do të thotë që të kesh talent dhe përkushtim për këtë art tre dimensional, i cili të jep ndjenja të përziera, ndjenja të bukura dhe njashtu dhe vështirësi gjatë procesit të punës pasi që kalohet nëpër disa faza derisa të vijmë tek faza përfundimtare por me mbështetjen dhe motivimi e madh që ka ardhur nga familja ime unë kam arritur t’iu bëjë ballë gjithë këtyre vështirësive”, thotë Begaj.

Nga skulpturat e ekspozitës “Nëntori kombëtar”, Begaj veçon atë të të ndjerit Milaim Elshani, banor i Malishevës, kontribuues i çështjes kombëtare dhe baba i dëshmorit Agim Elshani.

Ekspozita është hapur më 27 nëntor dhe do të qëndrojë dy javë, deri më 11 dhjetor.

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është përkrahëse e kësaj ekspozite. /KosovaLive

Ekspozite e Rrezelinda Begaj ne Malisheve1

Zyrtari i policisë tregon për shtimin e vjedhjeve në Suharekë

0

Ekipi i emisionit Ora e Fundit, sonte ishin në Suharekë për të biseduar me Zëdhënëskomandantin e Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Syla.

Me Sylën është diskutuar rreth tentim-vjedhjes së një nate më parë në objektin e KEDS-it në Suharekë, njofton Klan Kosova.

“Personat që janë arrestuar mbrëmë rreth orës 1, kishin për synim vjedhjen në objektin e filiales së KEDS-it”.

Syla ka treguar se këta persona të cilët mbrëmë kanë tentuar të hyjnë në objektin e KEDS-it janë nga Podujeva.

“Këta persona i takonë komunës së Podujevës, ata kanë kryer një mori vjedhjesh dhe janë të njohur për Policinë e Kosovës”.

Me zëdhënës –komandantin është diskutuar për një zingjir vjedhjesh që kanë ndodhur së fundmi në Suharekë.

“Në komunën tonë janë raportuar një mori vjedhjesh nëpër fshatra dhe qytete”.

“Policia ka rrit masat e sigurisë pas këtyre vjedhjeve”.

“Policët janë duke patrulluar me qëllim për të parandaluar”.

Syla u shpreh se arsye pse janë shtuar rastet e vjedhjes në këtë komunë, kjo nuk ka të bëjë me dërgimin e forcave policore në Prishtinë pasi që shumë nga ta janë dërguar në kryeqytet për shkak të eskalimit të gjendjes politike në vend.

“Policia është angazhuar në situata të ndryshme, mirëpo ka policë të mjaftueshëm”.

Syla ka treguar se personat e arrestuar nuk ishin të njohur për policinë e Suharekës, ai gjithashtu ka bërë të ditur se dy nga ta jën nën moshën 18 vjeçare.

“Personat që janë arrestuar nuk janë të njohur për policinë e Suharekës, kurse për Podujevën dhe Prishtinën këta persona ishin të njohur”.

“Dy prej tyre janë të mitur”.