Arrest shtëpiak prej 30 ditësh për Shalën dhe Kurteshin

Deputetit të Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve.
E njëjta masë i është shqiptuar edhe deputetit tjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshit.

Dy deputetët në fjalë janë arrestuar ditën e hënë pasi hodhën gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke pamundësuar kështu zhvillimin normal të punimeve në Kuvend.

Seancë për masën e sigurisë ndaj Haxhi Shalës

Sot pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit të Nismës Haxhi Shala.
Kërkesën për këtë seancë prokuroria e ka dorëzuar në gjykatë.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli.

Deputeti Haxhi Shala aktivizoi gazin lotsjellës në seancën e 30 nëntorit me qëllim të pengimit të mbajtjes së saj.

Ai pas këtij veprimi u shoqërua në polici, ndërsa avokati i tij Naser Sopjani tha për KALLXO.com se i mbrojturi i tij është vetëdorëzuar.

Shalës po atë ditë iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Po për lotsjellës në Kuvend janë arrestuar edhe katër deputetë tjerë opozitarë, ndërsa disa të tjerë janë në kërkim

Më Shumë

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Lajmet e Fundit